Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2

Tema: Agim Deva

  1. #1
    Zogu Arberor Maska e zogu kosovar
    Anėtarėsuar
    19-06-2009
    Vendndodhja
    Ne Internet
    Postime
    408

    Agim Deva

    Agim Deva (1948-2009) kreu Fakultetin Filozofik nė Universitetin e Prishtinės – nė Degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe. Magjistroi dhe doktoroi nė fushėn e letėrsisė pėr fėmijė. Pas diplomimit nė fakultet u punėsua gazetar nė “Zėrin e rinisė”, e mė vonė qe kryeredaktor i parė i “Gazetės sė pionierėve”. Qė nga viti 1973 punoi nė Fakultetin e Filologjisė, sė pari – asistent nė Teorinė e letėrsisė, e pastaj, ligjėrues nė lėndėn Letėrsia pėr fėmijė. Pėrveē kėsaj, Agim Deva ligjėroi edhe Fillet e gazetarisė, Kritikėn letrare, kurse nė departamentin e gazetarisė zhvilloi lėndėn Zhanret e gazetarisė. Ishte profesor ordinar nė kėtė Fakultet. Njėherėsh, Agim Deva ishte anėtar i PEN- Qendrės sė Kosovės dhe themelues e drejtues i OJQ-sė “Karvani i Shkrimtarėve pėr Fėmijė” qė nga viti 2000 e kėtej. Poashtu, qė nga viti 2005 ishte edhe anėtar i Shoqatės “Pranė fėmijėve”. Organizoi disa simpoziume e sesione shkencore mbi ēėshtjet e letėrsisė pėr fėmijė e tė rinj. Botoi njė numėr tė konsideruar veprash letrare (prozė e poezi), antologji tė ndryshme, panorama tė poezisė botėrore, vepra tė ndryshme shkencore, monografi, kritika, recensione, ese, parathėnie e pasthėnie, njė libėr leximi pėr klasė tė katėrt fillore, dy libra pėr fėmijėt e hendikepuar, libra ilustrativė pėr fėmijėt e moshave parashkollore, libra me karakter ambiental dhe sė fundi Abetaren. Qė tė gjitha kėto shtrihen nė 80 vėllime. Mori pjesė nė Simpoziumin Ballkanik tė Letėrsisė pėr Fėmijė tė mbajtur nė Tiranė ( nė vitin 2000), si edhe nė shumė manifestime letrare para fėmijėve tanė nė Austri, Belgjikė, Gjermani, Zvicėr, Itali, Francė etj. Pėr punėn e tij letrare u nderua me njė varg shpėrblimesh nė Kosovė dhe mė gjėrė. Poezitė e tij u pėrkthyen nė disa gjuhė tė huaja si nė anglisht, gjermanisht, arabisht, italisht, rusisht, sllovakisht, rumunisht, kroatisht, turqisht, sllovenisht, maqedonisht, etj.
    Kurrė mos thuaj kurrė.

  2. #2
    Hap krahet e fluturoj...! Maska e zogu dukagjinas
    Anėtarėsuar
    15-06-2009
    Vendndodhja
    Nen embelsinee lotit Tend... !!
    Postime
    3,741
    Me se shumti me ka bere pershtypje hapja e KARVANIT TE SHKRIMATREVE TE KOSOVES PER FEMIJE- AGIM DEVA !!
    Askush nuk ta bėn atė qė ta bėn vetvetja !!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •