Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    75-vjetori i Brigitte Bardot

    75-vjetori i Brigitte Bardot

    "ėshtė e trishtė tė plakesh, por e kėndshme tė piqesh"

    Pas skandalit ndėrkombėtar qė provokoi nė vitin 1956 me fi lmin "Dhe Zoti krijoi gruan", Brigitte Bardot u shpreh nė njė interv-istė se nuk do tė kishte dashur kurrė qė tė lindte. "Dje ‘eksporti‘ mė me vlerė i Francės, pas ‘Renault‘, mbushi 75 vjeēe", sipas fjalėve tė vetė ish-Presidentit de Gaul. Bota e modės dhe e kinemasė e ka risjell sėrish nė vėmendje tė saj kėtė ikonė tė shekullit XX.

    Kur vendosi "tė dalė nė pension" nė vitin 1973, ishte vetėm 39 vjeēe, por me 50 filma nė karrierė. Ajo u tėrhoq nė shtėpinė e saj nė San Trope dhe iu kush-tua me kohė tė plotė borės dhe mbrojtjes sė tė drejtave tė kafshėve. Kėtė vend do ta linte vetėm kur i duhej tė protestonte pėr mbrojtjen e kafshėve nėpėr vende tė ndryshme tė botės. Gjatė gjithė jetės dhe sidomos pasi u tėrhoq nga kinemaja, ajo ka qenė vetvetja, madje edhe nė paraq-itjen e jashtme, duke mos u munduar qė t‘i shtojė fytyrės apo trupit tė saj asgjė tė tepėrt pėrveē atyre qė ia kishte dhėnė natyra. Nuk ka kryer asnjė operacion plastik, ndėrkohė qė shumė bashkė-moshatare tė saj tė botės sė kinemasė e kanė "ndrequr" fytyrėn me bisturi qė hershėm. Bardot ėshtė ndėr tė rrallat aktore qė vazhdon t‘i mbetet besnike autenticitetit tė saj, fytyrės qė ia ka falur Zoti, edhe pse ajo me kalimin e viteve ėshtė rrudhur dhe ėshtė tkurrur. Ajo ka refuzuar njėherazi jo vetėm ndryshimet fi zike, por edhe hipokrizinė njerėzore dhe shpesh thotė se po aq tė pavlera janė edhe kujdesi, pėrllogaritja dhe parapėr-gatitja pėr diēka. Kur doli pėr herė tė parė nė publik nė vitet ‘50, Franca dhe bota nuk ishin tė pėrgatitura pėr tė. "Gratė e brezit tim e mbajnė fare mirė mend foton time tė parė nė kopertinėn e revistės ‘Elle‘", thotė Bardot. Ajo ėshtė fotoja e njė biondeje shumė elegante dhe sharman-te, qė kishte pozuar si tė ishte njė kėrcim-tare e vėrtetė. Por nė kėtė foto njė sy i vėmendshėm do tė vinte re diēka qė nuk ishte shfaqur mė parė nė shoqėri, qoftė edhe nė botėn e modės. Kjo ishte diēka vajzėrore dhe e pastėr. Para Bardot, ad-oleshentet nuk pėrfshiheshin nė jetėn publike, madje as nė botėn e modės. Me tė ndodhi njė ndryshim i madh, qė u pasua nga tė tjera aktore e modele tė moshės sė hershme. Sipas specialistėve, Bardot krijoi njė modė tė sajėn dhe bashkė me tė njė stil tė ri jetese. Mė nė fund adoleshentet nuk do tė visheshin mė si gra apo fėmijė, por si vajza nė prag tė rinisė. Dhe kur Bardot u bė grua, bota u ēmend fare. Nė moshėn 18-vjeēare ajo u martua me Roger Vadim, regjisorin me tė cilin luajti edhe tė pėrdalėn nė fi lmin "Dhe Zoti krijoi gruan". Nė vitet qė pa-suan dhe qė u "sunduan" nga James Dean dhe Elvis Presley, format dhe vėsh-trimi i saj shkaktuan njė revolucion tė papritur e me pėrmasa tė paparashi-kuara dhe me filmin e mėsipėrm ky revolucion arriti pikun e tij. Bardot inter-pretonte Juliete, njė grua me njė oreks tė jashtėzakonshėm pėr seks. Skena kur ajo kėrcen me fl okė tė lėshuar, zbathur dhe me fustan tė shkurtėr, ėshtė njė nga skenat qė pėrcaktuan kinemanė e atyre viteve dhe pėrbėn njė gur kilometrik edhe nė vetė historinė e kinemasė. Njė kritik i njė tė pėrditshmeje amerikane shkruante: "Pėr sa i pėrket Bardot, ajo ēka i ēmend meshkujt nuk ėshtė perfor-manca e saj nė shtrat, por ajo ēfarė mund tė bėjė. Ajo ėshtė njė fenomen i pabe-sueshėm qė mund tė arrish ta kuptosh vetėm kur e ke pėrballė". Filmi "Dhe Zoti krijoi gruan" ishte njė fi lm qė skandalizoi Amerikėn dhe suksesi e kundėrshtitė qė ai krijoi shkaktuan njė boomerang tė vėrtetė nė Europė. Nė vitin 1958, bot-uesi i asaj kohe i revistės sė famshme parisiene, "Paris Match", i dedikoi njė artikull 8-faqėsh ēėshtjes "Bardot". Ai e konsideroi njė fenomen pėr t‘u studiuar, nė tė cilin duhet tė bėheshin bashkė sociologė, antropologė, psikologė, pėr tė dhėnė shpjegimet e duhura nė lidhje me rrėnjėt dhe ndikimin e fenomenit "Bar-dot". Ai analizoi veēanėrisht ngjarjet nė Shtetet e Bashkuara, qė nė disa raste kishin shkuar nė ekstrem. Kėshtu, kishte raste kur pronarėt e kinemave ishin ar-restuar pėr shkak tė shfaqjes sė fi lmit. Pas shfaqjes sė fi lmit madje pritej qė trans-metimi i tij tė ndalohej. Ndėrsa pėr sa i pėrket artikullit tė "Paris Match", nė fund tė tij shkruesi konkludon: "Bardot ėshtė njė imorale nga koka te kėmbėt". Madje nė tė thuhet se Bardot duhet tė ndalohet nga ekranet e kinemave. Ndėrkohė, in-telektualėt francezė, tė pėrballur me kėtė reagim tė ashpėr tė shtresave borgjeze, e kuptuan se kėtė herė bėhej fjala pėr shumė mė tepėr se disa linja femėrore tė shfaqura me tepri nė kinema. Nė njė ese tė shkruar nė vitin 1959, me titull "Sin-dromi i Lolitės", e famshmja Simone de Beauvoir e cilėsoi Bardot si "lokomotivėn e historisė sė grave" dhe e krahasoi hyr-jen e saj nė shoqėrinė franceze me vetė ekzistencializmin. Sipas saj, aktorja bu-kuroshe dhe seksi pėrfaqėsonte femrėn mė tė ēliruar tė racės sė pasluftės. De Beauvoir shkruante: "Kur Marlene Diet-rich shfaqi nyjet e zhveshura tė kėmbėve ndėrsa kėndonte, ajo sikur bėnte magji… Ndėrsa Bardot nuk bėn magji, ajo aktron. Mishi i saj nuk simbolizon pasivitet. Kur ajo zhvishet, ajo nuk nxjerr nė pah mis-tere. Ajo thjesht tregon trupin, njė trup qė ėshtė nė njė lėvizje tė vazhdueshme. Ajo ecėn, kėrcen, lėviz. Nė lojėn e gju-etares ajo ėshtė viktima dhe gjahtarja njėherėsh. Pėr tė meshkujt janė thjesht njė objekt, sikundėr edhe ajo pėr ta ėshtė njė objekt. Njė sjellje e tillė ka lėnduar shumė krenarinė mashkullore, ndaj pėr ta ajo ėshtė njė "kurvė". Pėr tė gjithė tashmė ishte e qartė qė si "I Huaji" i Al-bert Kamy, edhe Bardot e eksploronte botėn pėrmes tė ndjerit. Nė ditėt e sot-me, feministet nė Britaninė e Madhe dhe nė Shtetet e Bashkuara do tė reagonin tė tmerruara ndaj faktit se Bardot ėshtė konsideruar dikur si njė emblemė e femrės sė ēliruar, edhe pse ky ishte men-dimi i feministeve tė viteve ‘50. Sipas njėrės prej tyre, Bardot ishte tėrėsisht e ēliruar dhe e jashtėzakonshme nė vepri-met e saj tė paragjykuara dhe kjo veēa-nėrisht nė njė kohė kur femrat nuk lejo-heshin tė ishin tė ēlirėta. Dhe tė men-dosh qė ajo vinte nga njė familje borgjeze. Bardot jetonte siē i pėlqente asaj, vishej sipas tekave tė saj, dhe bėnte atė qė donte. Nė kėtė sens, sipas disa tė tjerėve, liria e saj ishte shumė provokuese. Pro-vokative, por kurrė e ndyrė. "Njė grua e ēliruar ėshtė e kundėrta e njė gruaje mendjelehtė dhe tė pavlerė", shkruante mė poshtė nė artikullin saj De Beauvoir. Pėr tė, sensi qė kishte Bardot pėr lirinė ishte absolut, thuajse ekzistencial. "Natyrshmėria e Bardot duket mė per-verse se ēdo lloj sofi stikimi. Ajo e vlerė-son dhe e ndjen veten tė barabartė me meshkujt pėr nga dėshirat dhe pėrcjell idenė se mes femrave dhe meshkujve ka vetėm dėshirė dhe kėnaqėsi tė ndėrsjel-lėt. Kjo ėshtė arsyeja pėrse nė sytė e shoqėrisė ajo duket njė qenie e rrezik-shme", shkruante De Beauvoir. Sikundėr vetė fi lozofja e madhe e parashikoi nė shkrimet e saj, Bardot do tė refuzonte qė hershėm tė ishte njė "nėnė e mirė" dhe njė "bashkėshorte e mirė". Ajo dashuro-hej, braktiste e dashurohej sėrish me meshkuj tė ndryshėm. U martua 4 herė rresht, theu qindra zemra, lindi njė djalė i cili u rrit nga i ati dhe pati marrėdhėnie shumė tė kėqija me tė ėmėn. Pėr fi lo-zofen, Bardot nuk ishte as rebele, as imorale, por njė qenie njerėzore e lėnė nė gjendje tė lirė. Bardot nuk donte tė provokonte, nuk kishte kėrkesa, nuk e kishte idenė se ēfarė gjėje ishte e drejtė, apo cilat ishin detyrat e saj. Ajo ndiqte instinktet, kur i hahej hante dhe bėnte dashuri kur e ndjente tė nevojshme njė gjė tė tillė. Ajo nuk kritikonte askėnd dhe nuk pranonte kritika, por jetonte, thjesht jetonte. Bardot nga ana tjetėr i kishte magjepsur intelektualėt e famshėm francezė tė kohės. Kjo ėshtė aq e vėrtetė, sa Marguerite Duras dhe Franēoise Sa-gan e kishin shndėrruar nė njė objekt studimi dhe shkrimesh. Nė vitin 1975, dy vjet pasi ajo vendosi qė ta linte kine-manė, Sagan shkroi njė libėr pėr Bardot. "Ajo ishte njė sukses, para, dashuri dhe mbi tė gjitha ajo nuk mendonte se i detyrohej kujt pėr ato qė kishte arritur. Bardot nuk kishte turp nga sa thuheshin pėr tė, nuk kėrkonte falje pėr triumfi n e saj tė plotė, ndėrsa shumė tė tjerė kėrkonin falje pėr fi toret gjysmake. Kjo ėshtė arsyeja pse sjelljet e saj skandali-zonin shumėkėnd", shkruan Sagan. Ndoshta aseti mė i mrekullueshėm i Bardot, sipas kėndvėshtrimit francez, ishte moskokėēarja e saj. Kur Jane Birkin luajti "Don Juan" me tė nė vitin 1973, ajo ishte magjepsur: "Brigitte nuk ka dashur kurrė qė tė bėjė njė fi lm jashtė Francės, sepse nuk donte kurrė qė tė ishte larg Francės sė saj tė dashur. Ajo duket si njė qenie pa asnjė lloj ambicieje dhe nuk kėrkon asnjė lloj aprovimi pėr ato qė bėn. Kėto dhe veti tė tjera e bėjnė njė qenie shumė tėrheqėse, ndaj sė cilės shumė njerėz janė kuriozė. Ajo ėshtė aq indife-rente dhe kjo indiferencė i ēmend tė gjithė", shkruante mė pas aktorja pėr kolegen. Ndėrsa njė shkrimtar francez, Paul Fournel, ka shkruar: "Bardot ishte indiferente pėr pushtetin qė kishte. Ajo nuk ka dashur qė tė bėhej aktore, kėngėtare apo seks-simbol, por ja qė ndodhi kėshtu dhe ajo nuk refuzoi. Ajo kishte njė mėnyrė shumė origjinale tė tė menaxhuarit tė bukurisė sė saj, qė ishte njė mėnyrė shumė pėrparimtare. Ishte shumė moderne dhe avangardė. Ajo ecte zbathur e shpengueshėm, pa e ēarė kokėn se ēfarė thoshin tė tjerėt nė njė botė tė mbushur me paragjykime, keqgjykime e analiza tė tepruara nga njerėz tė paguximshėm. E gjithė sjellja e saj ishte tipike dhe anti-franceze njėher-azi". Mėnyra e saj indiferente e tė jetu-arit dhe tė parit tė realitetit, e bėrė bashkė me bukurinė dhe sinqeritetin e qenies sė saj, e bėnė atė armiqėsore me shumė njerėz, mentalitete e mėnyra je-tese. Madje kjo u agravua deri nė atė pikė, saqė konservatorėt francezė dhe moralistėt do ta tregonin me gisht atė dhe filmat e saj si mishėrime tė njė shoqėrie tė degraduar. Sipas disave, ajo ishte shkaktarja e destabilizimit tė shoqėrisė franceze, me njė ndikim nė kėtė shoqėri, mė tė madh nga njė pro-gram partiak. Mėnyra se si ajo jetonte, me njė indiferencė e vetėbraktisje, ishte shumė e rrezikshme pėr disa dhe mund tė korruptonte dhe shtrembėronte vetė rininė franceze, ndaj nga kėta njerėz ajo u konsiderua njė "kurvė", ndėrkohė qė pėr tė tjerėt ishte njė "revolucionare".

    shqip.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,261
    Brigitte Bardot, me vertet nje femer shume terheqe dhe me nje karakter shume atraktiv
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Nji thenje e saj shume intersante,"Sa njerze qe njohe ma shum aqe ma shume i du qente"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    i eshte kushtu mrbojtjes se te drejtave te kafsheve, thote ktu. shum mire ka ba, por ka tregu qe nuk i plas per te drejtat e njeriut me gjanat qe ka thane kunder emigrantave ne france.
    aq sa ka qene e bukur dikur, aq eshte idiote sot

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e noel*
    Anėtarėsuar
    10-09-2009
    Postime
    120
    Nje plake e rrjedhur nga trute eshte tani dhe asgje me shume.

    Ubi solitudinem faciunt, pacem apellant

  6. #6
    .
    Anėtarėsuar
    19-03-2009
    Postime
    254
    E rrjedhur nga trute ishte edhe e re ajo.....

    Me baze titullin qe pashe me lart,iu deshen 75 vjet asaj te piqet.Tani eshte eshte bere hi nga djegia.Hahahahaha

  7. #7
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar mė parė nga *~Rexhina~* Lexo Postimin
    Brigitte Bardot, me vertet nje femer shume terheqe dhe me nje karakter shume atraktiv
    Rexho aman ku e gjeti atraktivitetin kjo mė qafsh? O rofshin dy filmat mė tė mirė nė njė karrier 21 vjeēare si: ''Rum Runners'' dhe ''Act of love'', se asgjė tjetėr nuk ka bėrė. Ku arriti dhe ēfarė mori nga jeta artistike? ASGJĖ, thjesht njihet si njė aktiviste e kafshėve qė gjat gjithė kohės rri e mbuluar me gėzofin e tyre. Rroftė bashkėshorti i parė Roger Vadim qė e nxorri nė botėn e artit dhe mori njė farė fame, po nė atė kohė nuk tė linte Merilyn Monroe tė ngrije kokė, ashtu siē u ngrit u shuajt shum shpejtė. Thjesht mos thoni femėr tėrheqėse apo atraktive, se ku e shikoni atraktivitetin e saj njė Zot e di. Po mund tė thuash pėr Jane Russell qė ka qėnė divė dhe atraktive, tėrheqėse dhe njė artiste me vlera.

    Njė kokė boshe ka qėnė tėrė jetėn e saj. Dhe thėnia ''Sa mė shum i njoh njerėzit, aq mė shum i dua kafshėt'' nuk ėshtė nė pronėsi tė Brigitte Bardot po e tė madhit Ernest Heminguey

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e noel*
    Anėtarėsuar
    10-09-2009
    Postime
    120
    Ama kshu, goxha ka qene
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

    Ubi solitudinem faciunt, pacem apellant

  9. #9
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    09-10-2008
    Vendndodhja
    Ōsensei
    Postime
    1,118
    Citim Postuar mė parė nga noel* Lexo Postimin
    Ama kshu, goxha ka qene
    Si Pornostare ishte e mirė kjo Noel*, po si aktore dhe muzikante nuk vlente dy grosh. Ishte dėshtake, dhe Franca e mban si pishtar se nuk ka tjetėr Tė pyesim Kirk Douglas sesi ka qėnė nė shtrat se ai e ka provuar nja dy herė tė mira

    P.s Ato dhėmbėt si kastor plak tė fusin tmerrin, buzėt i ka kryevepėr dhe vetullėn pastaj tė tjerat s'ja kemi parė

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •