Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    =ஜ۩۞۩ஜ= Maska e toni007
    Anėtarėsuar
    02-03-2009
    Vendndodhja
    Ne vendin e Shqiponjave
    Postime
    3,266

    Maqedonia, racizėm akademik antishqiptar

    Pėr Akademinė e Shkencave nė Maqedoni, "shqiptarėt janė njerėz mali". Kėshtu shkruhet nė Enciklopedinė e pėruruar tė mėrkurėn nė Shkup. Publikimi i saj ka sjellė edhe reagimin e ashpėr tė akademikėve tė njohur shqiptarė, tė cilėt kanė deklaruar se Tirana zyrtare duhet tė ndėrhyjė.

    "Ėshtė njė projekt antishqiptar dhe fatkeqėsi ėshtė qė ky projekt financohet nga paratė tona. Shqiptarėt fyhen dhe kjo gjė mbėshtetet nga autoritetet politike. Tirana nuk duhet tė jetė indiferente", ka deklaruar akademiku Ali Aliu. Tė njėjtin qėndrim mban edhe Shoqata e Historianėve Shqiptarė, e cila thotė se kjo Enciklopedi pėrbėn njė fyerje pėr kombin shqiptar. "Maqedonia, ngaqė ėshtė nė krizė identiteti, shfryn gjithēka kundėr shqiptarėve. Kjo Enciklopedi pėrmban fyerje qė i tejkalon pėrmasat njerėzore", ka deklaruar historiani Skėnder Hasani.

    Enciklopedia pėrmban edhe ngjarje tė tjera tė diskutueshme edhe pėr vetė Maqedoninė, por studiuesit thonė se janė bazuar nė fakte.

    Shtrembėrimet

    Enciklopedia e Parė nė Maqedoni, e promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve, ka pėrmbajtje tendencioze dhe nuk e pasqyron realitetin e tė gjithė popujve qė jetojnė nė vend, posaēėrisht shqiptarėve. Kėshtu kanė reaguar historianėt dhe shoqatat joqeveritare shqiptare. Nė kėtė Enciklopedi thuhet se nė Maqedoni nuk kanė jetuar shqiptarė. Ata nga Shqipėria i kanė kolonizuar kėto vise pas shekullit tė 16-tė, duke u vendosur nėpėr shtėpitė e maqedonasve, tė cilėt i kanė dėbuar mė pas prej aty. Ndėr tė tjera, nė kėtė Enciklopedi shqiptarėt emėrtohen si "arbanasė", "arnautė" dhe "shqiptari", ku kjo e fundit shoqėrohet me shpjegimin nė kllapa ‘Pllaninci‘ d.m.th. "tė malit".

    Nė kėtė Enciklopedi thuhet se shqiptarėt vijnė nga viset e Veriut tė Shqipėrisė, nga i ashtuquajturi fis gegė, dhe emėrtohen si ‘tė ardhur nga mali‘. Faktet janė shtrembėruar edhe pėr krijimin e shtetit tė parė shqiptar, gjoja i themeluar nė vitin ‘44 nga gjermanėt.

    Reagimet

    Kryetari i lėvizjes qytetare "Zgjohu", Artan Grubi, thotė se ky institucion me axhendė politike, qė propozoi ndarjen e Maqedonisė nė vitin 2001, po nxit urrejtje ndėrnacionale dhe po rrezikon marrėdhėniet ndėretnike nė vend. "Zgjohu" i bėn thirrje qeverisė maqedonase, si financuese e projektit, tė distancohet nga pėrmbajtja e Enciklopedisė, ndėrsa Akademia urgjentisht t‘i kėrkojė falje popullit autokton shqiptar tė kėtyre trojeve, si dhe tė pėrmirėsojė Enciklopedinė, duke e tėrhequr nga tregu. Ndėrkohė, historiani Skėnder Hasani, e cilėson Enciklopedinė vazhdimėsi tė projekteve antishqiptare, tė pėrpiluara nga Akademia Serbe gjatė shekullit tė 19-tė.

    "Mė fyese janė elementet qė tregojnė qartė etiketimin dhe elementet qė i nxjerrin shqiptarėt se kanė ardhur prej diku tjetėr dhe kėtu kanė ardhur si vandalistė dhe se janė e keqja e kėtij shteti. Apeloj deri tek akademikėt shqiptarė, pjesėmarrės nė Akademinė e Maqedonisė, tė distancohen nga kjo Enciklopedi dhe pjesėmarrjen e mėtejshme nė kėtė Akademi ta kushtėzojnė me largimin e kėtij botimi, por edhe kėrkim falje nga populli shqiptar", theksoi historiani Hasani.

    "Nėse Akademia e Shkencės dhe Arteve tė Maqedonisė konsideron se komuniteti maqedonas ka krizė tė identitetit tė vet, atėherė kjo krizė nuk mund tė mbrohet duke sulmuar, duke pėrvetėsuar dhe falsifikuar historinė e popullit autokton shqiptar nė kėto troje. Tendenca pėr t‘i paraqitur shqiptarėt si ardhacakė nė kėto troje, e bashkangjitur me fushatėn disavjeēare pėr zhdukjen e trashėgimisė kulturore e shpirtėrore tė shqiptarėve nga kėto troje, ėshtė njė vazhdimėsi e tė gjitha pėrpjekjeve tė kėsaj qeverie dhe komunitetit me shumicė maqedonase", shtoi Grubi.

    Akademikėt shqiptarė pohojnė se, qė nga fillimi i punės pėr Enciklopedinė janė distancuar nga pėrmbajtja e saj. Kėshtu ka deklaruar akademiku Alajdin Abazi. Pėrgjegjėsinė pėr pėrmbajtjen e dyshimtė tė historisė shqiptare nė kėtė Enciklopedi nuk e merr as Shukri Rahimi, i cili figuron si redaktor i Enciklopedisė nė pjesėn e historisė shqiptare. "Duket qė projekti ėshtė pak a shumė politik, i ndikuar prej politikės ditore dhe nuk ka tė bėjė me realitetin shkencor, e po ashtu mund tė ndikojė nė keqėsimin e marrėdhėnieve mes popujve, njerėzve dhe intelektualėve tė pėrkatėsive tė ndryshme", deklaroi Alajdin Abazi, anėtar i Akademisė.

    Shukri Raimi tha se ka qenė i propozuar nga Akademia e Arteve dhe e Shkencave tė Maqedonisė si redaktor i Enciklopedisė, por njė gjė tė tillė nuk e ka pranuar. "Duke e ditur se me kė do tė bashkėpunoja nuk kam pranuar tė bėhem redaktor pėr ēėshtje tė historisė shqiptare. Kam qenė i propozuar, por kam hequr dorė mė pas", shpjegon historiani Shukri Raimi.

    Redaktori tjetėr shqiptar i kėsaj Enciklopedie, Agim Poloska, i angazhuar pėr pjesėn e gjuhės, letėrsisė dhe kulturės shqiptare, thotė se ajo nuk ėshtė e pėrkryer dhe se ka hapėsirė pėr ndėrhyrje nė pjesė tė caktuara. "Ndoshta nuk jam edhe unė i kėnaqur, edhe pse jam redaktor, mundet tė jetė mė e mirė. Por kjo ėshtė njė nismė...", tha ai.
    Mendjemadhesia eshte KRENARIA e njerezve te dobet!

  2. #2
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anėtarėsuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Nė Maqedoni, maqedonasit e vertete (ata qe krijuan perandorine e Maqedonise) jane shqiptaret. Keta qe sot gabimisht thirren maqedonas, jane bullgare.

    Ne jemi kot, se ne fakt duhet te jemi ne qe duhet te kemi pretendime historike mbi maqedonine dhe jo greket. Por ne kete pike per greket kam simpati, se i beri keta horrat bullgare te flasin me vete, o nderroni emrin o ska, keshtu duhet t'ua bejme ne, por ne s'kemi as akademike, as politikane.

    Po keta trapat bullgare kujtojne se nuk e din bota, se kush jane autoktonet dhe maqedonasit e vertete? Ne te gjitha enciklopedite prestigjioze thohet qe maqedonia u krijua nga iliro thraket (ilirishtja dhe thrakishtja ishin si dialektet gege-toske, dmth ishin e njejta gjuhe, dhe i njejti popull). Kujtojne ata se nuk e din bota se kur erdhen ne ballkan keta qener?
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  3. #3
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Nė kėtė Enciklopedi thuhet se nė Maqedoni nuk kanė jetuar shqiptarė. Ata nga Shqipėria i kanė kolonizuar kėto vise pas shekullit tė 16-tė, duke u vendosur nėpėr shtėpitė e maqedonasve, tė cilėt i kanė dėbuar mė pas prej aty.
    Hei nuk ka ndonje gje te keqe te jesh i ardhur ne nje vend. Politika nuk behet me idene se cili eshte i ardhur apo cili autokton. Politika behet ne baze interesash ekonomike.

    Per mendimin tim ata na kane bere nje nder qe na quajne te ardhur dhe uzurpues. Kjo do te thote se jemi me te forte se ata.

    ps. Merrini gjerat me qetesisht

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •