Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Filloi PriFilmFest (Shtator 2009 - Prishtinė)

    VENDET E PRIFILMFEST - KU DHE CKA DO TE NDODH

    TEATRI KOMBETAR - vendi kryesor - TEPIHU I KUQ cdo mbremje. Ceremonia e hapjes dhe e mbylljes. Programi i filmave ne konkurrence zyrtare dhe programi Winners i filmave. SHITJA E BILETAVE NE SPORTELIN E TEATRIT KOMBETAR PREJ DATES 21 SHTATOR.

    ASK CINEMA - Retrospektiva - Kosova PreWar Cinema dhe PostWar Cinema. Projeksioni i 4 premierave kosovare me date 24 shtator 2009. SHITJA E BILETAVE NE ASK, TE PALLATI I RINISE.

    RINGS MEETING POINT, Bulevardi Nena Tereze - vendtakimi ku do te mbahen cdo dite konferencat per shtyp me mysafiret e festivalit si dhe formati i bisedes me mysafiret "Takohu me...". (Rings Restorant) - Eja pi kafe apo ndonje pije duke pasur kenaqesine qe te takohesh edhe me mysafiret e festivalit.

    DEEPO AFTER PARTY - KLUBI ZYRTAR I PRIFILMFEST ēdo natė gjatė PriFilmFest do t'ju ofrojme atmosferėn mė tė mirė nė after party me muzike Live/Hip Hop/ muzike te 80've nga artist vendor dhe ndėrkombėtar. DEEPO ndodhet te QAFA, dhe ėshtė njėri nga klubet mė tė njohura nė 12 vitet e fundit. Ejani dhe kuptojeni pse.





    MISIONI&QĖLLIMI


    Misioni i PriFilmFest ėshtė qė tė hap dyert e shtetit mė tė ri nė botė, Kosovės, dhe pėrmes kinemasė tė jetė nikoqire e kulturave tė ndryshme nga bota, duke e pėrdorur atė si medium pėr tė promovuar njė dialog tė hapur nė mes tė kulturave dhe popujve tė ndryshėm.

    PriFilmFest - Prishtina International Film Festival kėrkon t’i sjellė mė tė mirėn e botės sė kinemasė nė Prishtinė dhe Kosovė dhe tė promovojė mė tė mirėn e filmit kosovar pėr audiencėn ndėrkombėtare.

    PriFilmFest ka pėr qėllim tė zhvillojė talentet lokale dhe ndėrkombėtare, duke nxitur zhvillimin e industrisė sė filmit nė shtetin tonė. Qytetarėt e Kosovės do tė kenė mundėsi tė pėrfitojnė nga PriFilmFest shijimin e vlerave tė mėdha kulturore.

    Znj. Vanessa Redgrave, aktore e famshme britanike, fituese e ēmimeve Oscar dhe Golden Globe - Presidente e Bordit tė PriFilmFest-it


    PĖR FESTIVALIN


    Znj. Vanessa Redgrave, aktore e famshme britanike, fituese e ēmimeve Oscar dhe Golden Globe ka konfirmuar se do tė jetė Presidentja e Bordit tė PriFilmFest-it si dhe do ta mbėshtesė kėtė festival nėpėrmjet rrjetit tė saj tė kontakteve nė botėn e kinematografisė.

    PriFilmFest ėshtė njė iniciativė qė synon tė promovojė Kosovėn si shtetin mė tė ri nė botė nėpėrmjet kulturės. Duke sjellė filma tė mirė & emra tė shquar tė kinematografisė nė Kosovė, ky festival do tė jetė mundėsia e regjisorėve kosovarė tė takohen me industrinė ndėrkombėtare tė filmit dhe tė promovojnė projektet e tyre.

    Ky festival do tė zhvillohet nė shtator tė vitit 2009. Themeluesit e tij janė profesionistė me pėrvojė nė fushat e filmit, televizionit, marketingut dhe marrėdhėnieve me publikun, nė organizimin e eventeve dhe nė dizajn tė cilėt janė bashkuar pėr ta shndėrruar kėtė festival nė njė sukses qė prej edicionit tė tij tė parė.

    Duke ndjekur shembullin e shumė vendeve tė tjera tė rajonit dhe tė botės, ėshtė parė se promovimi mė i mirė pėr njė vend mund tė realizohet nėpėrmjet kulturės sė tij.


    PSE KOSOVA KA NEVOJĖ PĖR PriFilmFest?


    10 vjet pas luftės dhe nė pėrvjetorin e parė tė Pavarėsisė, Kosova nuk ka ende njė eveniment vėrtetė pėrfaqėsues qė mund tė tėrheqė vėmendjen e mediave pėrveē ēėshtjeve politike.Industria filmike e Kosovės ėshtė ende duke ēaluar.

    Me PriFilmFest-in, Prishtina dhe Kosova do tė marrin njė emėr dhe njė indentitet nė botė nė emėr tė kulturės dhe jo nė kontekstin politik. Me PriFilmFest-in, Prishtina dhe Kosova do tė mirėpresin kulturėn e botės pėr 7 ditė dhe kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr imazhin e njė shteti tė ri pasi ne do tė jemi tė aftė tė tregojmė se jeta jonė nuk pėrbėhet vetėm nga politika.

    Ka shumė biznese nė Kosovė qė zhvillojnė punėn e tyre prej 10 vitesh dhe qė e njohin shumė mirė situatėn. PriFilmFest-i ėshtė vendi i pėrkryer pėr kėto biznese t’u dedikojnė pjesė tė buxheteve tė tyre si Pėrgjegjesi Sociale e Korporatės duke investuar pėr komunitetin.

    PriFilmFest-i do tė mund t’i prezentojė sponsorėt nė mėnyrė shumė profesionale dhe do t’u japė hapėsira tė mjaftueshme nė dispozicion gjatė gjithė muajit tė fazės pre-festival si dhe gjatė festivalit pėr vizibilitet dhe promovim tė tyre.

    PriFilmFest-i do tė jetė mėnyra mė e mirė pėr ēdo sponsor tė investojė pėr komunitetin pasi do tė jetė njė javė festive mbushur me evenimente emocionuese, filma tė suksesshėm, tė ftuar tė rėndėsishėm dhe organizim tė mirė.



    SUKSESI I GARANTUAR


    Pėr tė pasur njė festival tė suksesshėm tre janė pikat mė tė rėndėsishme: Filma tė mirė pėr t’u shfaqur, organizim i mirė dhe ndeja tė mira.

    Administrata e PriFilmFest-it po punon pėr tė siguruar qė tė treja kėto kushte tė pėrmbushen nė mėnyrė qė festivali tė shndėrrohet nė njė sukses dhe krenari pėr Prishtinėn dhe Kosovėn.
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anėtarėsuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    ĒMIMET


    HYJNESHA E ARTĖ PĖR FILMIN MĖ TĖ MIRĖ

    HYJNESHA E ARTĖ PĖR REGJINĖ MĖ TĖ MIRĖ

    HYJNESHA E ARTĖ PĖR AKTORIN MĖ TĖ MIRĖ

    HYJNESHA E ARTĖ PĖR AKTOREN MĖ TĖ MIRĖ

    ĒMIMI SPECIAL I JURISĖ

    ĒMIMI I PUBLIKUT


    PRIFILMFEST - FILLIMI I NJЁ MIQЁSIE TЁ BUKUR.


    Vetёm edhe tre ditё na ndajnё nga fillimi i edicionit tё parё tё festivalit ndёrkombёtar tё filmit nё Prishtinё – PriFilmFest.

    Nё natёn solemne tё hapjes sё kёtij festivali, me datё 22 shtator, nё tapetin e kuq pёrvec yjeve dhe emrave tё njohur kosovarё do tё ketё edhe mysafirё tё huaj nё mesin e tё cilёve edhe znj. Vanessa Redgrave, aktorja britanike legjendare, fituese e cmimeve Oscar e Golden Globe, njėkohėsisht Presidente e bordit tё PriFilmFest, e cila edhe do t’a hap zyrtarisht festivalin.

    Mysafirёt nё mbrёmjen e parё do tё kenё mundёsinё qё tё shofin filmin e produksionit Shqiptaro-Italian, ‘Lindje-Perёndim-Lindje’ nё regji tё Gjergj Xhuvanit. Prezentė gjatė premierės do tė jenė ekipi i filmit prej 15 vetash, tё cilёt pas projeksionit do tё dalin nё skenё pёr t’u pёrshёndetur me publikun kosovar.

    PriFilmFest tani mё ka shpalosur programin e kompletuar tё festivalit i cili pёrbёhet nga 30 filma nё tri programme tё ndryshme, atё tё konkurencёs zyrtare ku garojnё 10 filma duke pёrfshirё edhe filmin ‘Lindje-Perёndim-Lindje’. Pastaj filmi kroat ‘The living and the dead’ nga Kristijan Milic, ‘I am from Titov Veles’ nga Teona Strugar Mitevska (Maqedonia); ‘Correction’ nga Thanos Anastopoulos (Greece), ‘Opium War’ nga Siddiq Barmak (Afganistan), ‘Storm’ nga Hans-Christian Schmidt (Germany), ‘Time of the Comet’ (‘Koha e kometes’) nga Fatmir Koci (Shqiperi-Gjermani), ‘Hush your mouth’ nga Tom Tyrwhitt (Britani e Madhe), ‘Snow’ nga Aida Begic (Bosnia&Hercegovina), ‘Look at me’ nga Marija Perovic (Mali i Zi).

    Nė programin jashtė konkurencės tė titulluar‘The Winners’ (Fituesit) ku do tё projektohen filmat fitues nga festivalet mё prestigjioze botėrore, si Cannes, Berlinale e cmimi Oscar. Nė kėtė kategori do tё shfaqen 5 filma, si ‘The white ribbon’ fitues i Cannes 2009, ‘Milk of Sorrow’ fitues i Berlinale 2009, ‘3 Monkeys’ fitues i Cannes 2008, ‘Man on wire’ fitues i cmimit Oscar, ‘Katyn’ fitues i European film awards etj.

    Nė programin Retrospektiva qё do tё pёrfshihen filmat kosovar tё prodhua para dhe pas luftёs, te titulluar PreWar Cinema dhe PostWar Cinema. Si program i vecantё do tё jetё poashtu projektimi i katёr premierave tė kineastėve tė rinj kosovar, filmi i metrazhit tė gjatė i punuar nė teknikėn digjitale ‘Pёrtej rrugёs’ nё regji tё Yll Citakut, dhe tre filma tё shkurtёr tė punuar me teknikėn mė bashkohore xhiruese RedOne.

    Juria ndёrkombёtare qё do t’i vlerёsojё filmat pёrbёhet nga:

    Isa Qosja, Regjisor nga Kosova, kryetar i jurisё,

    Mira Staleva – Zёvendёs drejtoreshё e festivalit ndėrkombėtar tё filmit nё Sofie tё Bullgarisё,

    Marcel Maiga – nga Gjermania, organizator i festivaleve Cottbus dhe Berlinale,

    Saimir Kumbaro – Regjisor nga Shqipёria,

    David Gothard – Regjisor e producent nga Britania e Madhe
    ....


    mė shumė info nė faqen zyrtare:

    prifilmfest.org
    Pijetoret janė vendet ku ēmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •