Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anėtarėsuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Forumi Shqiptar apo Forumi Kosovar?

    Tek temat e shtypit tė ditės shof qė 2 faqet e para jan me mbi 89% tė temave nga gazetat Kosovare qė sjellin dy anėtarėt qė kan hy nė inati mes vete!

    A jemi nė njė forum shqiptar apo nė ndonjė webfaqe e ndonjė Gazete personale kosovare?

    Keni shum tema qė jan me 0 postime dhe temat qė kan vlerė gjindet shum mbrapa shkaku i kėtyre Kosovaro-robotve tė gazetave kosovare.

    Forumi i politikes dhe shtypit ka qen njė nder forumet mė tė forta kėtu , por tani mė ka fillu qė ky forum tė shėndrrohet nga ai Shqiptar nė Kosovar.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,174
    Postimet nė Bllog
    22
    Ti po ankohesh per nje nga arritjet me te medha qe forumi shqiptar ka bere ne keto vite ekzistence: mbledhjen e gjithe shqiptareve nga te dy anet e kufirit dhe nga gjithe bota ne nje komunitet si ky. Kjo perben edhe habine me te madhe per te gjithe ata qe vizitojne forumin per here te pare, te cilet jane mesuar qe ne jeten e tyre shoqerore te shoqerohen vetem me "shqiptare" apo vetem me "kosovare" apo vetem me "bashkeqytetare" apo "bashkefshatare". Fakti qe te gjithe anetaret e forumit marrin pjese ne kete forum si shqiptare, pavaresisht se nga vijne e ku jetojne, eshte ne fakt arritja me e madhe e forumit shqiptar ne vite. Qe ta vleresosh kete sa duhet te kesh te qarte historine mes shqiptareve ne te dy anet e kufirit dhe realitetin virtual te tyre qe ishte i ndare me thike vetem disa vite me pare.

    Forumi shqiptar eshte vendtakimi i vetem shqiptar ditor i shqiptareve nga te gjitha trevat dhe mbare bota. Dhe te mirat qe vijne nga ky vendtakim i perbashket jane te shumta, por ato me kryesoret jane qe problematika shqiptare shkrihet ne nje: shqiptaret ne te dy anet e kufirit jane te mireinformuar per ate qe ngjet ne Shqiperi apo Kosove apo emigrantet shqiptare kudo ne bote.

    Ne Temen e Shtypit te Dites, ka plot tema si nga Kosova edhe Shqiperia dhe kjo eshte pozitive pasi ndihmon anetaret qe te informohen mbi gjithcka duke vizituar ate forum. Kuptohet qe ne ate forum diskutohen vetem temat kryesore te shtypit ne Tirane apo Prishtin, kjo cdo lajm ordiner. Ti si anetar perfiton nga kjo pasi nuk ke perse viziton faqet e shtypit shqiptar dhe kosovar per tu informuar, i gjen gati ne listen e temave te atij forumi apo brenda diskutimeve.

    Verejtja e vetme qe une kam per ate forum eshte qe cdo lajm sillet si teme e re. Kjo per faj te anetareve qe nuk e kane fort te qarte se si funksionon forumi. Megjithate, moderatoret mbajne rregull duke i bashkuar temat me temat ekzistuese hapur me pare dhe kjo nuk perben problem.

    Nese ti je nje nga ata shqiptare qe deshiron vetem te diskutosh me bashkeqytetaret dhe bashkefshataret e tu, atehere Forumi Shqiptar nuk eshte per ty pasi do te ndihesh keq kur diskuton me shqiptare nga cdo cep i botes e nga cdo qytet e fshat i Shqiperise e Kosoves.

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •