Mė 28 shtator, njė aeroplan pėrplot me romė do tė kthehen nga Gjermania pėr nė Kosovė. Deri nė vitin 2010, planifikohen tė kthehen rreth 10 mijė nga 23 mijė sa jetojnė nė Gjermani. Organizata ndėrkombėtare dhe opozita nė Gjermani kritikojnė ashpėr kėtė vendim tė shtetit gjerman.
Nga Express mė 22.09.2009 nė ora 8:40
Rreth 23 mijė romė mund tė kthehen brenda njė kohe shumė tė shkurtėr nė Kosovė. Njė aeroplan pėrplot romė do tė kthehen mė 28 shtator nė Aeroportin e Prishtinės. Ndėrsa, tashmė shteti gjerman ėshtė duke u pėrgatitur pėr kthim masiv tė romėve nė Kosovė. Me kėtė rast, kanė reaguar shumė organizata ndėrkombėtare si Amnesty Internacional, por, edhe disa parti tė pėrfaqėsuara nė Bundestagun gjerman.
Mė parė, Bundestagu gjerman kishte marrė njė vendim tė tillė. Por, ekziston njė mundėsi qė tė mėnjanohet vendimi, ngase landet gjermane mund tė vendosin vetė pėr kthimin e romėve. Nė kėtė beson edhe Rüdiger Sagel, deputet i Partisė sė Majtė gjermane e cila ėshtė e pėrfaqėsuar nė Bundestagun gjerman.
Ėshtė njė gjendje dramatike e romėve nga Kosova qė jetojnė nė Gjermani. Nga 150 mijė romė tė ndjekur nga Kosova, rreth 23 mijė prej tyre jetojnė nė Gjermani. Rreth 10 mijė nga ta kėrcėnohen me kthim nė Kosovė. Mė 28 nėntor do tė ketė njė kthim masiv tė romėve tė parė nga Gjermania nė Kosovė, ka thėnė Rüdiger Sagel.
Romėt, sipas tij, nuk mund tė kthehen mė nė vendlindjen e tyre, ngase ato janė tė shkatėrruara, ose janė tė uzurpuara. Ata do tė jetojnė nė rrugė dhe shumė nga ta nė ndonjė deponi bėrlloku, shton ai.
Rüdiger Sagel thotė se shumica e tyre jetojnė tash e njė dekadė nė Gjermani, fėmijėt dhe tė rinjtė janė rritur nė Gjermani, ata kanė shkuar nė shkollė dhe janė zhvilluar. Nė Kosovė shpeshherė ndodhin sulme raciste ndaj tyre. Papunėsia e romėve ėshtė mbi 90 pėr qind. Nėse shikojmė kėtė situatė, ėshtė e pamundur qė tė garantohet ekzistenca e tė kthyerve, thekson ai.
Sipas tij, Gjermania do tė prodhojė njė tragjedi humanitare, nė rast se i kthen romėt nė Kosovė. Ministri i Punėve tė Brendshme tė Landit Nordrhein-Westfälische, Wolf duhet tė revokojė vendimin pėr kthimin e romėve, kėtu nuk ka tjetėr alternativė, vlerėson Rüdiger Sagel.
Edhe Amnesty Internacional ka publikuar njė raport mė 30 qershor, kur Landi i Hesenit tė Gjermanisė kishte kthyer romėt e parė nė Kosovė. Ministria Brendshme e Gjermanisė po pėrgatit kthime masive tė romėve nga Gjermania, ndonėse shumica e tyre edhe 10 vjet pas lufte jetojnė tė diskriminuar dhe tė pėrjashtuar nga shoqėria. Rreth 23 mijė romė jetojnė sot nė Gjermani dhe kanė gjetur njė vend, i cili u siguron njėfarė sigurie tė pėrkohshme, thuhet nė raportin e Amnesty Internacional.
Gjatė administrimit tė Kosovės nga UNMIK-u, kthimi i romėve ishte kundėrshtuar dhe nuk ishte lejuar nga zyrtarė tė UNMIK-ut. Mirėpo, pas njė marrėveshjeje mes Kosovės dhe Gjermanisė, deri nė vitin 2010 do tė kthen shumica e kosovarėve qė jetojnė pa leje qėndrimi nė Gjermani. Organizata mė e madhe gjermane pėr tė drejtat tė emigrantėve, PRO ASYL ka kritikuar ashpėr kthimin masiv tė romėve nė Kosovė. PRO ASYL kėrkon leje qėndrimi pėr tė gjithė romėt e Kosovės qė jetojnė tash e njė dekadė nė Gjermani.
Krijoni Kontakt