Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    Britanikët prenotojnë në Shqipëri për vitin 2010



    Nga Express më 23.09.2009 në ora 19:56
    Operatorët britanikë janë duke u përgatitur për një ekspansion të turizmit në Shqipëri, për vitin që vjen. Ndonëse sezoni turistik i këtij viti është mbyllur, agjencitë britanike i kanë bërë gati paketat dhe guidat për në mot.

    Sipas agjencisë turistike britanike "Holiday Options", programet e udhëtimit në Shqipëri do të përfshijnë grupe të vogla turistësh, të cilat mendohet të akomodohen në plazhin e Durrësit.

    "Unë kam vizituar disa pika turistike këtë verë në Shqipëri dhe jam habitur nga bukuritë, larmia dhe standardet e larta të akomodimit, rrugëve dhe infrastrukturës në tërësi, ka deklaruar për gazetën “Koha Jonë”, hartuesi i planit, drejtori i agjencisë "Holiday Options", Alan Brown.

    Paketa turistike "Misteret e Shqipërisë dhe Mali Zi i panjohur" do të jetë një udhëtim, i cili do të vazhdojë nga maji në tetor, duke përfshirë një guidë në Tiranë, në Apolloni dhe në qytetet antike të Krujës dhe Shkodrës.

    Çmimi për person do të jetë 755 funta për shtatë ditë.

  2. #2
    755 British pounds = 837.709671 Euros

    Qmimi qenka i mire.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    ahaha ne Dures :S . Ai Britanik qe do ta shkel duresin nje her , do ti vije per te vjelle gjith jeten . Jo pse duresi eshte i keq por qe gjat sezonit turistik shenderohet ne nje "magjup mahalle" lagje te "magjupve" pa pastertija ne plaze osht katastrofe .
    We are all Aliens

  4. #4
    Nga plazhi i Durresit qekan mahnitur keta? Shqiperia ka plazhe e vende te tjera turistike shume here me te mira.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Mos u merzitni! Britanikeve i intereson gjithe Shqiperia e jo vetem Durresi!
    "They will not control us, We will be victorious"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •