Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt i Lirë
    Anëtarësuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    27 janar - Dita e Perkujtimit të viktimave të Hollokaustit

    Me 27 janar 1945 ushtarer e Armates se Kuqe sovjetike hyne ne Auschwitz, dhe rrezimi i kangjellave te ketij kampi shfarroses ishte dhe nje gjest simbolik, per ata hebrenj te kallur aty brenda dhe qe ishin viktimat e terrorit te zi nazist.

    Ate dite, te paket ishin ata hebrenj qe u liruan nga trupat ruse, fshehur skutave te kampit. Te tjeret o ishin bere pre e dhomave te gazit me kohe, o ishin ne marshim te sforcuar drejt territorit gjerman.

    Krimet naziste gjate Luftes se Dyte Boterore nuk duhen harruar kurre.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Dash...me kembore Maska e Toro
    Anëtarësuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    CALIFORNIA
    Postime
    1,404
    Fatkeqesisht sot kujtohen vetem cifutet e shfarosur nga nazistet.Kjo nuk ben vecse shtimin e ndjenjes antisemite ne bote.Eshte me se e vertete qe cifutet vuajten shume ne LIIB.Por ka dhe kombe te tjera qe vuajten dhe u persekutuan nga palet nderluftuese te LIIB.
    Te kujtohen dhe ata cifute qe u zhduken nga Stalini duke u syrgjynosur ne Siberi, nxjerre si armiq e agjente te imperializmit etj.
    Te kujtohen dhe ata polake qe u zhduken si nga gjermanet ashtu dhe nga ruset gjate pushtimit te dyfishte te Polonise.
    Te kujtohen dhe ata cigane, jevgj, rome, ceke , hungareze qe u persekutuan njesoj si cifutet.
    Te kujtohen dhe vrasjet dhe perdhunimet e civileve gjermane te kryera nga ruset kur invaduan ne Gjermani. Vetem ne dy muajt e fundit te LIIB u perdhunuan mbi 2 milione femra ( gjermane ne shumicen derrmuese, por dhe qytetare sovjetike te futur nga gjermanet ne pune te detyruar). U perdhunuan dhe u vrane nga "clirimtaret" e kuq qe kurre nuk dolen ne Hage.
    Te perkujtohen dhe viktimat civile te bombardimeve te Londres, Liverpulit, Drezdenit, Lajpcigut, Hamburgut, Varshaves etj.
    Te perkujtohen dhe japonezet civile te Hiroshimas, Nagasakit, Okinavas, Ivo-Xhimas.Ndoshta ata qe u vrane nga bomba atomike ne nje fare menyre me vdekjen e tyre pershpejtuan mbarimin e LIIB duke u shpetuar jeten rreth 600 mije amerikaneve dhe 2,5 milione japonezeve qe do te humbnin jeten ne se Amerikanet do te zbarkonin ne Japoni ( vleresime amerikane) , por fakti eshte NJE: ishin civile te pafajshem dhe u vrane padrejtesisht.
    Te kujtohen dhe ata kineze , filipineze, tailandeze e filipinas qe u zhduken nga japonezet gjate LIIB.
    Te kujtohen dhe ata serbe, kroate, boshnjake, shqiptare etj qe humben jeten gjate veprimeve luftarake ne Jugosllavi gjate LIIB.
    Te kujtohen dhe ata qytetare sovjetike qe humben jeten gjate invazionit gjerman ne BRSS.Nga 22 milione sovjetike qe humben jeten gjate LIIB, vetem 7 milione ishin ushtare. Te tjeret ishin civile te pafajshem.
    Te kujtohen dhe ata rober lufte te ciles do pale qofshin te cilet humben jeten dhe u keqtrajtuan . Te perkujtohen ata 2 milione rober lufte sovjetike qe u trajtuan si kafshe nga gjermanet, por me vone pesuan te njejtin fat nga bashkeatdhetaret e tyre ruse duke u degdisur ne Siberi, duke u pushkatuar etj. Te kujtohen dhe ata roberit gjermane te Stalingradit , te cilet nga 90 000 u kthyen ne Gjermani ne vitin 1986!!!! vetem 5000. Te tjeret u zhduken ne menyre misterioze dhe arbitrare neper stepat e Siberise. Te kujtohen dhe ata rober amerikane lufte te kapur nga japonezet, nga te cilet vetem 10% i shpetoi ekzekutimeve masive.
    Natyrisht tragjedia cifute gjate LIIB ishte e padrejte. Ashtu sic eshte e padrejte qe sot 60 vjet pas mbarimit te LIIB te kujtohet vetem kjo tragjedi dhe jo cfare u ka ndodhur te gjithe te pafajshmeve civile te te gjitha paleve.

    Thenien e nismetares se temes :"Krimet naziste gjate LIIB nuk duhen harruar kurre" do ta korrigjoja duke thene se TE GJITHA KRIMET E KRYERA GJATE LIIB NUK DUHEN HARRUAR KURRE!
    Me respekt Toro
    "Who is John Galt?"

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,241
    Postimet në Bllog
    22
    Trashegimia e Mbijeteses

    Nga Xhon L. Uidhers, II, Ambasador i SHBA ne Shqiperi
    E Enjte, 28 Janar 2010

    Pese vjet me pare, Asambleja e Pergjithshme e OKB-se miratoi nje rezolute qe shpallte 27 janarin si Diten Nderkombetare te Perkujtimit ne nderim te viktimave te holokaustit. Kete vit Dita Nderkombetare e Perkujtimit i kushtohet "Trashegimise se Mbijeteses," per te theksuar mesimet universale qe te mbijetuarit i percjellin brezave te mepasme. Duke qene se mbeten cdo vit me pak te mbijetuar qe mund te tregojne historite e tyre, eshte nevoje urgjente qe kjo trashegimi te ndahet me njerezit kudo, per te nxitur respekt per diversitetin dhe te drejtat e njeriut per brezat qe do te vijne.

    Duke pasur kete ne mend, Presidenti Obama ka caktuar nje Delegacion Presidencial te nivelit te larte per ne Krakove te Polonise per te marre pjese ne perkujtimin e 65 vjetorit te Clirimit te Aushvicit me 27 janar.

    Roli i Shqiperise per te shpetuar hebrenjte nga tmerret e holokaustit nuk eshte i njohur aq sa meriton. Eshte dicka me te cilen te gjithe shqiptaret mund te krenohen. Eshte dicka qe i ka rrenjet ne ate qe shkruante Ambasadori i Sh.B.A. ne Shqiperi Herman Bernstain gazetes se Nju Jorkut The Jewish Daily Bulletin, ne vitin 1934: "Ne Shqiperi nuk gjen dot as edhe nje gjurme te vetme te cfaredo diskriminimi kunder hebrenjve, per arsye se Shqiperia eshte njeri nder vendet e rralla ne Europen e diteve te sotme, ku nuk ekzistojne paragjykimi dhe konfliktet fetare, megjithese vete popullsia shqiptare eshte e ndare ne tri fe."

    Shqiperia mund te beje gjithmone me shume per t'i treguar botes historine e vet te shkelqyer per te parandaluar persekutimin e hebrenjve ne token e saj. Disa shqiptare jane duke bere pikerisht kete. Per shembull, Profesor Shaban Sinani. Punimet e tij te shumta dokumentojne qe edhe ne vitet me te erreta te holokaustit, ne Shqiperi ndodhi nje bashkim i te gjitha kaheve politike dhe besimeve fetare - antifashiste dhe profashiste, komuniste dhe nacionaliste, myslimane dhe te krishtere, besimtare dhe jobesimtare - per t'u siguruar qe asnje hebreu te strehuar ne Shqiperi nuk do t'i hynte gjemb ne kembe. Mund te permendja edhe dokumentaret e shkelqyer te gazetares se Top Channel dhe historianes Monika Stafa.

    Jam i kenaqur qe Bashkia e Tiranes po luan rolin e vet te rendesishem per te percjelle trashegimine, duke percaktuar nje vendndodhje per Monumentin Perkujtimor te Holokaustit ketu ne kryeqytet.

    Gjithashtu, ishte kenaqesi kur degjova qe vitin e kaluar, Bashkia e Beratit emeroi nje prej rrugeve te qytetit "Hebrenjte." Edhe ky eshte nje kontribut per te percjelle trashegimine e mbijeteses, per t'u mesuar brezave te ardhshem mesimet e rendesishme te nxjerra nga holokausti dhe nga aktet heroike te shqiptareve gjate atyre koherave te tmerrshme.

    Ne anglisht, themi se nje foto vlen sa nje mije fjale. Fotografia perkrah ketyre pak fjaleve te mia ilustron vertetesine e kesaj thenieje. Eshte nje foto e vitit 1943 e Refik Veselit - ai dhe familja e tij ishin shqiptaret e pare qe u njohen nga qendra e dokumentacionit te holokaustit Yad Vashem si "Fisnike Mes Kombeve" - duke mbajtur ne krahe dy vajzat e familjes hebreje Mandili, e cila kishte gjetur strehe ne Shqiperi.

    Kjo foto, e cila ben kontrast te mprehte dhe frymezues me mijera fotot e hebrenjve nga pjese te tjera te Europes gjate regjimit nazist, flet vellime te tera fjalesh mbi trimerine me te cilen shqiptaret ruajten humanizmin e tyre gjate nje kohe barbarie. Shqiperia ka trashegimine e saj dhe eshte nje trashegimi te cilen bota meriton ta njohe dhe nderoje.

    KJ

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Zor se mund te kuptosh ku e ka hallin ky ambasador , se me pare cohet ky per te drejtat e shqipetareve se sa vete shqipetaret.Shqipetaret i mbajten apo ato u mbajten tek shqipetaret ne menyre natyrale,sepse kerkush nuk i tha atyre se kjo eshte e denueshme.Pra ketu nuk ka pune trimerie , sakrifice apo rrezik. Gjermanet qe ishin ne Shqiperi nuk merreshin me hebrejt, por pregatisnin terrenin per te mbeshtete terheqjen e trupave te tyre per ne Gjermani.Shqipetaret i luftuan gjermanet se ashtu i thane , por jo se ishin te shqetesuar prej tyre.Nga kjo lufte per te tjeret ,shqipetaret vetem i sollen fatkeqesi popullit te tyre duke u djegur fshatra te tere, vrare njerez te pa faj etj, pasi raporti i ndeshkimit ishte nje per njeqind.
    Zoti amasador e ka hallin te evidentoje dy bashkite me te dashura te tije , ate te Braces dhe ate te Edvinit.C'na can tarravilen ky ne are.Me gjithe qef do ja kish fute nje shpulle.Majmuni!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Anesti_55 : 29-01-2010 më 11:41

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Anesti_55
    Anëtarësuar
    22-10-2005
    Postime
    2,647
    Citim Postuar më parë nga Toro Lexo Postimin
    Fatkeqesisht sot kujtohen vetem cifutet e shfarosur nga nazistet.Kjo nuk ben vecse shtimin e ndjenjes antisemite ne bote.Eshte me se e vertete qe cifutet vuajten shume ne LIIB.Por ka dhe kombe te tjera qe vuajten dhe u persekutuan nga palet nderluftuese te LIIB.
    Te kujtohen dhe ata cifute qe u zhduken nga Stalini duke u syrgjynosur ne Siberi, nxjerre si armiq e agjente te imperializmit etj.
    Te kujtohen dhe ata polake qe u zhduken si nga gjermanet ashtu dhe nga ruset gjate pushtimit te dyfishte te Polonise.
    Te kujtohen dhe ata cigane, jevgj, rome, ceke , hungareze qe u persekutuan njesoj si cifutet.
    Te kujtohen dhe vrasjet dhe perdhunimet e civileve gjermane te kryera nga ruset kur invaduan ne Gjermani. Vetem ne dy muajt e fundit te LIIB u perdhunuan mbi 2 milione femra ( gjermane ne shumicen derrmuese, por dhe qytetare sovjetike te futur nga gjermanet ne pune te detyruar). U perdhunuan dhe u vrane nga "clirimtaret" e kuq qe kurre nuk dolen ne Hage.
    Te perkujtohen dhe viktimat civile te bombardimeve te Londres, Liverpulit, Drezdenit, Lajpcigut, Hamburgut, Varshaves etj.
    Te perkujtohen dhe japonezet civile te Hiroshimas, Nagasakit, Okinavas, Ivo-Xhimas.Ndoshta ata qe u vrane nga bomba atomike ne nje fare menyre me vdekjen e tyre pershpejtuan mbarimin e LIIB duke u shpetuar jeten rreth 600 mije amerikaneve dhe 2,5 milione japonezeve qe do te humbnin jeten ne se Amerikanet do te zbarkonin ne Japoni ( vleresime amerikane) , por fakti eshte NJE: ishin civile te pafajshem dhe u vrane padrejtesisht.
    Te kujtohen dhe ata kineze , filipineze, tailandeze e filipinas qe u zhduken nga japonezet gjate LIIB.
    Te kujtohen dhe ata serbe, kroate, boshnjake, shqiptare etj qe humben jeten gjate veprimeve luftarake ne Jugosllavi gjate LIIB.
    Te kujtohen dhe ata qytetare sovjetike qe humben jeten gjate invazionit gjerman ne BRSS.Nga 22 milione sovjetike qe humben jeten gjate LIIB, vetem 7 milione ishin ushtare. Te tjeret ishin civile te pafajshem.
    Te kujtohen dhe ata rober lufte te ciles do pale qofshin te cilet humben jeten dhe u keqtrajtuan . Te perkujtohen ata 2 milione rober lufte sovjetike qe u trajtuan si kafshe nga gjermanet, por me vone pesuan te njejtin fat nga bashkeatdhetaret e tyre ruse duke u degdisur ne Siberi, duke u pushkatuar etj. Te kujtohen dhe ata roberit gjermane te Stalingradit , te cilet nga 90 000 u kthyen ne Gjermani ne vitin 1986!!!! vetem 5000. Te tjeret u zhduken ne menyre misterioze dhe arbitrare neper stepat e Siberise. Te kujtohen dhe ata rober amerikane lufte te kapur nga japonezet, nga te cilet vetem 10% i shpetoi ekzekutimeve masive.
    Natyrisht tragjedia cifute gjate LIIB ishte e padrejte. Ashtu sic eshte e padrejte qe sot 60 vjet pas mbarimit te LIIB te kujtohet vetem kjo tragjedi dhe jo cfare u ka ndodhur te gjithe te pafajshmeve civile te te gjitha paleve.

    Thenien e nismetares se temes :"Krimet naziste gjate LIIB nuk duhen harruar kurre" do ta korrigjoja duke thene se TE GJITHA KRIMET E KRYERA GJATE LIIB NUK DUHEN HARRUAR KURRE!
    Me respekt Toro
    Po lete kujtohet dhe holokausti shqipetare i shkaktuar perj komunisteve, bijte e te cileve i kemi ne politike dhe ne pushtet krah per krah me ambasadorin amqrikan.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •