
Postuar më parë nga
Toro
Fatkeqesisht sot kujtohen vetem cifutet e shfarosur nga nazistet.Kjo nuk ben vecse shtimin e ndjenjes antisemite ne bote.Eshte me se e vertete qe cifutet vuajten shume ne LIIB.Por ka dhe kombe te tjera qe vuajten dhe u persekutuan nga palet nderluftuese te LIIB.
Te kujtohen dhe ata cifute qe u zhduken nga Stalini duke u syrgjynosur ne Siberi, nxjerre si armiq e agjente te imperializmit etj.
Te kujtohen dhe ata polake qe u zhduken si nga gjermanet ashtu dhe nga ruset gjate pushtimit te dyfishte te Polonise.
Te kujtohen dhe ata cigane, jevgj, rome, ceke , hungareze qe u persekutuan njesoj si cifutet.
Te kujtohen dhe vrasjet dhe perdhunimet e civileve gjermane te kryera nga ruset kur invaduan ne Gjermani. Vetem ne dy muajt e fundit te LIIB u perdhunuan mbi 2 milione femra ( gjermane ne shumicen derrmuese, por dhe qytetare sovjetike te futur nga gjermanet ne pune te detyruar). U perdhunuan dhe u vrane nga "clirimtaret" e kuq qe kurre nuk dolen ne Hage.
Te perkujtohen dhe viktimat civile te bombardimeve te Londres, Liverpulit, Drezdenit, Lajpcigut, Hamburgut, Varshaves etj.
Te perkujtohen dhe japonezet civile te Hiroshimas, Nagasakit, Okinavas, Ivo-Xhimas.Ndoshta ata qe u vrane nga bomba atomike ne nje fare menyre me vdekjen e tyre pershpejtuan mbarimin e LIIB duke u shpetuar jeten rreth 600 mije amerikaneve dhe 2,5 milione japonezeve qe do te humbnin jeten ne se Amerikanet do te zbarkonin ne Japoni ( vleresime amerikane) , por fakti eshte NJE: ishin civile te pafajshem dhe u vrane padrejtesisht.
Te kujtohen dhe ata kineze , filipineze, tailandeze e filipinas qe u zhduken nga japonezet gjate LIIB.
Te kujtohen dhe ata serbe, kroate, boshnjake, shqiptare etj qe humben jeten gjate veprimeve luftarake ne Jugosllavi gjate LIIB.
Te kujtohen dhe ata qytetare sovjetike qe humben jeten gjate invazionit gjerman ne BRSS.Nga 22 milione sovjetike qe humben jeten gjate LIIB, vetem 7 milione ishin ushtare. Te tjeret ishin civile te pafajshem.
Te kujtohen dhe ata rober lufte te ciles do pale qofshin te cilet humben jeten dhe u keqtrajtuan . Te perkujtohen ata 2 milione rober lufte sovjetike qe u trajtuan si kafshe nga gjermanet, por me vone pesuan te njejtin fat nga bashkeatdhetaret e tyre ruse duke u degdisur ne Siberi, duke u pushkatuar etj. Te kujtohen dhe ata roberit gjermane te Stalingradit , te cilet nga 90 000 u kthyen ne Gjermani ne vitin 1986!!!! vetem 5000. Te tjeret u zhduken ne menyre misterioze dhe arbitrare neper stepat e Siberise. Te kujtohen dhe ata rober amerikane lufte te kapur nga japonezet, nga te cilet vetem 10% i shpetoi ekzekutimeve masive.
Natyrisht tragjedia cifute gjate LIIB ishte e padrejte. Ashtu sic eshte e padrejte qe sot 60 vjet pas mbarimit te LIIB te kujtohet vetem kjo tragjedi dhe jo cfare u ka ndodhur te gjithe te pafajshmeve civile te te gjitha paleve.
Thenien e nismetares se temes :"Krimet naziste gjate LIIB nuk duhen harruar kurre" do ta korrigjoja duke thene se TE GJITHA KRIMET E KRYERA GJATE LIIB NUK DUHEN HARRUAR KURRE!
Me respekt Toro
Krijoni Kontakt