
Postuar mė parė nga
Dritė
O Xhamia, po cke ore se vajza ta sqaroj bukur ajetin!
A din vella arabisht?! Nese jo athere cka me fillozofon ketu me mendjemadhesi?!
Shikoni si ka degjeneru kjo teme ku gjith shkruajne dhe "grindemi" rreth ceshtjeve madhore e asnjeri prej nesh s'kemi kompetencat siq do ti kishte dikush i cili eshte thinje me studime shumevjecare teologjike.
Cka mi hapni keta tema ketu aman, a nuk keni ndonje person kompetent aty ku jetoni e te ja drejtoni keta pyetje e te merrni spjegime te hajrit?!
Nese kete teme metevertete e ke hapur me qellim qe te marresh spjegime te them se nuk e kuptoj si ka mundesi te kerkojsh sqarime ketu?! Kur kerkojsh dituri rreth pyetjeve te nderlikuara, zgjidhe profesorin e hajrit dhe jo "pseudoshkenctaret virtual"! Mos ta permendi shembullin e doktorit perseri. lol
Sa i perket ajetit ne fjale, pas argumentimeve qe te jane dhene ti akoma me kokfortesi kembengul se ti ke te drejte. Aty permendet fjala khumurihine shumesi i fjales khimar qe don te thote mbulese koke ose shami.
Ndersa fjala qe eshte perkthyer si krahahor eshte perdor: xhujubihine qe eshte shumesi i fjales xhejb dhe kjo fjale mund te perkthehet ne gjuhen shqipe si psh XHEPI qofte kjo xhep ku mban gjerat personale ose thjeshte nje xhep, hapje ose e cara e nje rrobe per ta fut koken dhe krahet. Tash per ilustrim ua jap si shembull ta imagjinoni nje veshje pa menge me tre te cara, tek njera e fut koken dhe te dy tjerat krahet. Te tri keta te carat quhen xhejb-e. Pra ajeti do te thote le te mbulojne me mbulesat e kokes vendet e xhejb-eve , qe ne kete rast i bie te mbulojne qafen dhe krahet, sepse keto jane vendet e trupit ku ndodhen xhejbe-t.
Nga perkthyesit shihet me e pershtatshme qe keta vende te perkthehen me nje fjale te vetme dhe prandaj e perdorin kraharor, dhe pikerisht kjo edhe kerkohet, te hidhet mbuloja mbi kraharorin, dmth te mbulohet qafa dhe krahet. Per ta pasur me te qarte pse ne ajetin nuk permendet mbulimi i kokes duhet te shqyrtojme ate se si jane veshur femrat e asaj kohe. Femrat kan veshur khimar -- mbuloje (shami) e cila ka mbuluar koken por ka qene e hapur dhe e leshuar pas shpine duke e lene te zbuluar qafen dhe krahet.
Prandaj permendet te leshojne shamite (khumurihine) mbi kraharoret (xhujubihine) duke mos i lene shamite mbrapa ka shpina, po ta mbulojne kraharorin me te. Shpresoj se isha e qarte me spjegimin.
E pikerisht ketu lindin problemet gjate perkthimeve, nje fjale e vetme arabe mund te kete shume kuptime ose kerkon nje spjegim me te gjate dhe perkthyesi mundohet te gjeje ate qe mendon se pershtatet me shume ne kontekst.
Prandaj thash, per ta bere komentimin e nje ajeti duhet ta dish arabishten mire dhe jo te marresh vetem perkthimet. Une ne shtepi kam disa Kur'ane ne disa gjuhe, kur i krahasoj has dallime ne perkthime, prandaj kur kam dicka te paqarte i kthehem Tefsirit ose pyes dikend qe ka me shume dije.
Edhe vete arabet studiojne me vite te tera vetem e vetem mos bejne leshime ose gabime ne interpretime te fjaleve te cilet permenden ne Kur'an. E ti ketu qohesh peshe dhe na mban leksione rreth ajeteve Kur'anore!
Rreth obligimit (farsit) te hixhabit kan rene ne unanimitet (ixhmaja) te gjith dijetaret per qindra vjet me rradhe, dhe ixhmai eshte argument i pakundershtueshem ne fe, kush bie ne kundershtim me te shkon ne humbje, aq me teper per gjera te tilla qe dihen qarte nga shumica dermuese e muslimaneve ne bote.
Ju ketu doni ate ta hidhni poshte duke mohuar nje pjese te fese?!
All-llahu ju udhezofte!
Kete spjegim qe ua shkruajta mua ma ka dhene nje teolog. Une pyetjet e mia dhe paqartesite qe kam nuk i hedh ne nje forum siq eshte ky, po drejtohem tek personat kompetent. Te njejten gje ua keshilloj edhe gjith juve ketu, kerkoni dijen nga njerzit kompetent dhe jo ne faqe interneti te dyshimta apo faqe siq eshte kjo ketu ku sillen lloj lloj njerez.
Sinqerisht jam tejmase e zhgenjyer ne ju, e keni shenderuar kete teme ne fushebeteje dhe cfar sjellje keni ndaj njeri tjetrit, keta nuk jan pjese e nje edukate te mirefillte! Nuk jeni ne gjendje edhe nje diskutim ta beni pa kaluar ne ofendime personale dhe ironizime.
All-llahu ua shtofte rrespektin e ndersjelle, diturine e hajrit dhe besimin.
Poashtu e lus te na i fal gabimet dhe leshimet qe bejna.... Amin
Selam alejkum wr wb dhe mbyllni kete teme me se lat nam!
Krijoni Kontakt