http://img38.imageshack.us/img38/7786/triniteti.jpg Kjo asht e verteta
Jo e nderuar unë e kuptova po aq bukur po aq bukur sa e paraqite ti në atë shembull, unë nuk po flas në këtë rast për antarë forumesh, por po pyes ata (antarët) për ata (fetarët) që gjinden afër jush dhe që ju mendoni se janë me të vërtetë fetarë dhe nuk e ndryshojnë aspak fenë e tyre siq u kunvenon ... !!!
I mora këto dy shkrime, dya janë nga I njëjti autor, net ë njejten temë, por paragjykime dhe kunderthenje!
Me kujdes kam percellur këtë temë edhe pse nuk ishte interesante, pra, nuk postova asgjë derisa vertetë kuptova mire se qka do të thotë ky mik.
Kjo kur thua: "Katoliku i Vërtetë është ai që Solidarizohet me të gjitha Fetë të tjera". Ma kujton kohen e serbve, kur ishin ne Kosovë, ata shqiptar qe punonin me ta, I quajshin “shqiptar te mirë, të ndershem, solidar” ndersa ndonji rrebel sikur puna ime, I quanin; “terrorist, nacionalist, ekstremist” dhe denim me burg, besa as qe guxoja te vij ne Kosove legalisht. Pse ndodhte kjo? Sepse bindjet tona ishin të ndryshme dhe me diferencë shumë të madhe. Drejtimi dhe bindjet nuk I shkonin per shtati, pastaj edhe I pernjekte. Ndersa ata qe Iu pershtashin, I quante “te mire, solidar” . E ngjajshme është edhe e jotja.
Edhe kjo ndodhë kështu. Ne mund të jemi të afert njëri me tjetrin, solidarizohemi me të tjerët, por realisht, kjo edhe ndodhë, unë nuk shohë ndonji te keqe në jeten e perditshme. Kjo ndodhë edhe pasi jemi shqiptar dhe kemi edhe obligim kombetar dhe moral. Jemi vëllezer të gjakut, fisit dhe tradites, unë nuk shoh ndonji problem te qytetarët. Problemi është te ekstremistet musliman sikurse puna jote. Dhe problem është në këtë forum dhe në seite te tjera qe nuk pushoni duke shkruar kunder Krishterimit, Bibles dhe besimit të krishter. Kjo është e vertetë. Pse them kështu?
Psh, mua apo ndonji katoliki, deri neser, fol per besimin islam, per Muhamedin, per Kuranin, nuk na pengon, beso se veq të degjoj dhe nuk ëshë pengesë dhe nuk do të jam pengesë etjetrit. Por të flas unë vetem një rresht dhe jo më shumë; të them Krishti është ZOT, ti menjëher e humb durimin dhe harron besimin tend dhe vjen duke më mbajtur ligjerata per Biblen kinse po din diçka, a, realisht nuk din.
Si perfundim, kerkohet një sqarim nga ti; kerkon “katolik të mire. Solidar” qe I beson Muhamedit dhe shkrimeve kuranore, apo ai katolik qe të thotë “qka po ma nine mua per fe, njerez jemi”, apo kerkon katolik fisnik qe e don Jezusin, e beson Jezusin, ka perqafuar mësimet biblike mbi Jezusin Zot dhe njeri, beson dhe shpreson në Jetë të pasosur, nderon dhe respekton vlerat dhe humanizmin etj, ku e ke fjalen, cili është katoliku qe mendon ti se është “katolik I vertetë”?
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Unë për vete nuk e di nëse Priftërinjët e lagjës tuaj ju shtyejnë që të ofendoheni me fetë tjera, apo vendosni vetë të bëni një gjë të tillë, por mesa duket shumë njerëz po abuzojnë me postin e tyre dhe kështu mendoj se edhe me priftërinjët ka ndodhur dhe kjo nuk është gjë e mirë dhe mesa shoh shumë priftërinjë kanë marrë të njejtën kahje dhe për këtë hapa një temë që ju të më adresoni tek një " Prift i Vërtetë".
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Çka je bënë blla blla blla allahile? Çka është kjo akuzë? Je ti në mend ore? Me thuaj ti mua se cili prift në Kosovë, apo cili katolik në Kosovë apo ne Shqiperi, e bëri gjestin e Shefqet Krasniqit? Cili? Të kujtohet ty kur Shefqeti doli dhe akuzoj Nënen Tereze edhe si kurvë?!!
Rri aty se nuk ka gjë më mirë se nëse nejriu e njeh veten.
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Faleminderit. Mund ta marrë me mend se sa e doni dëshirën për të mos ofenduar njëri-tjetrin.
Unë dua një Katolik i cili ia kushton jetën "Jezus Krishtit", që zbaton cdo udhër që ka caktuar Jezus Krishti, por normalisht të rrespektoi edhe urdhërin që jam i sigurtë që e ka urdhëruar Jezu Krishti duke ju thënë : "Duaje te afermin tend si vetveten" pra përderisa ju ka urdhëruar Jezus Krishti një gjë të tillë atëherë pse nuk e zbatoni këtë urdhër, pse nuk duheni me fetë të tjera poashtu dhe me ateistët por ndjeni urrejtje ndaj tyre ... Ju shumë bukur e shikoni se vetë Zoti juaj ju ka urdhëruar të duheni me të tjerët, atëherë pse e kundërshtoni Zotin tuaj dhe nuk i bindeni atij .
Unë e dua këtë Katolik, katolik i cili zbaton cdo urdhër që i është caktuar nga Jezu Krishti.
Nje pjese njerezish vepron pa menduar,pjesa tjeter mendon,por pa vepruar.
Ne fakt solidariteti ndermjet fetareve te dy feve semite ma te mdhaja(kristianizmit e islamizmit)ka ekzistu dhe ekziston gjithmone!
Asht e njejta dogme,e njejta propagande,e njejta utopi qe i bashkon!
Anmiku i tyne i perbashket asht " ai qe mendon ndryshe"!
sikur t kisha gja ne dor
e t u bajsha akullor
buzt e tuja me shiju
ne gjoks tandin me piku-Orosh
Mua, nuk ekziston nje njeri ne kyte bote qe mund te me udhezoje se çfar duhet te them dhe se si duhet te jetoj, aq me pak nje prift. Une jam i lire, dhe i vetdishem per te gjitha aksionet ne jeten time. Jam i vetdishem se kush eshte e mira dhe e keqja. Dhe jam kunder ç'do ideologjkieje qe ne shoqeri sjell shtypje te njeriut nga njeriu, qe sjell roberim te shoqerise. Dhe keto ideologji kane ekzistuar me pare dhe ekzistojne ende ne ditet e sotme, fashizmi, nazizmi, islamizmi.
Por per t'i dalluar keto ideologji nuk kam nevoje qe t'a degjoj nga te tjeret.
Ilgmap, kysh ja jep te drejten qe t'ua caktoni se ku do te shkoje nje person, ne ferr a ne parajse. Nena Tereze s'ka besuar ne martese me 'bardhoshe symedha'. Keta fetaret mendojne se kta dijne gjithcka... per shume shqiptare Nena Tereze eshte e shenjte, s'duhet m'u bazu ne persona se ku do te shkoi ai person. Ku ka thene nena Tereze se 'Allahu ka djale' as nuk ka asnje krishter ne krejt boten me shiku qe thote se Allahu ka djale?! Katoliket se besojne allahun, as qe jau nin per allahun se cfare adhurimi pranon ai e cfare nuk pranon. Allahu ka pasur 3 vajza, ato ishin Al-lat, Al-Uza, Al-manat, te cilat Muhamedi njehere i ka pranu, e pastaj i ka ndalu dhe Kurani tashme thote se Allahu ska femije.
http://media.photobucket.com/image/t...desstriple.jpg
http://troyspace2.wordpress.com/2008...tone-at-mecca/
Muhamedi ka qene gabim, s'u kon dasht me i ndalu, duhet t'i adhurojme vajzat e perendise pagane allah, e sigurisht do te shpetohemi e do te shkojme ne parajse...
Shiqo, nuk po gjykoj por po flas ashtu si edhe është.
Ti personalish, më fton mua të zbatoj urdhërat e Krishtit, mua apo një të krishter, kjo është e mirë, mirpor, nuk mendoj se të krishterët në Kosovë apo Shqiperi të ken shkelur keto ligje duke mos i dashue apo duke i urrejtur vëllezerit shqiptar te besimit Islam. Mund bëhet, apo ndoshta dikush konsideron armiqesi apo urrejtje nëse lavderojmë dhe besojmë Zotin dhe këtë e shprehim në shkrime, fjalë dhe vepra, ama nuk është ashtu. Ne anen tjeter, ti je vet ai person, i cili, së paku, tridhjet tema qe unë ti ka fshi, qe ke hapur kunder Krishtit, kunder Bibles, kunder doktrinave te Kishes, me provokime te ndryshme, ajo e fundit se u dasht edhe ta mbylli ne kete forum ishte ajo temë lidhur me Martin Luterin ku qellimi i yt ishte i caktuar etj etj, k`shtu qe ti je në shenje per te keq..
Dashuria është e mirë dhe gjë e shenjt, dashuria buron nga zemra e Zotit. Dashurinë e deshmoj Jezusi te cilin ne e besojmë. Dashuria është e vetmja mundesi per shelbimin dhe paqen e njeriuit. Mirpor, more burr i dheut, si me shprehë unë dashuri ndaj teje ndryshe pos asaj qe të kursej nga gabimet. Si e konsideron ti dashurinë, dashur nëse të the amen kur ti fynë Biblen, besimin në Krisht, hyjininë e Krishtit, Kishen e mbr krishterimin? Pos asaj, ti flet per dashurinë, por edhe kjo temë e jotja nuk është hapur me qellime te dashurisë hyjnore, por është e mbrapsh. Nuk jemi sefte unë dhe ti.
Unë të kam percellur ty në ketë forum dhe nuk ke lënë skutë pa i futë hundet dhe kinse mësues i te gjithve deri edhe te bektashinjet. Shkrime dhe akuzat me të mëdha e ke kunder "gabushmerisë së Bibles"!! Kunder hyjnisë së Jezusit, kunder trinitetit! Tani ti po na flet per mural dhe dashuri te Krishtit?!!!
Ik ore. Krishti ka thënë "duaje Zotin HYJIN tënd me gjith zemer, dhe të afermin por si vetveten", por unë ashtu të dua edhe ty, sikurse vetveten - duke besuar Krishtit, duke adhuruar Hyjin në Krishtin, duek festuar krishtlindje dhe pashkë. duke besuar Biblen dhe jo Kuranin, kjo është dashuria si vetveten. Bash sikurse vetveten.
Per ndryshe, unë dashurinë time (flas per vetveten dhe familjen time) e shprehi me secilin njeri, në angazhimet dhe në jeten e perditshme, në rrugë, dhe kudo. Kam shokë dhe shoqe, miq dhe dashamirë, bashkpuntor dhe bashkpuntore, bashkaktivist te jetes politike dhe të angazhimeve çlirimtare etj, te gjithë thuaja se janë musliman, kaloj mirë me ta dhe as qe i dalloj, shumher edhe zezatemi ne mes veti, por qe kemi vertetë miqesi dhe shoqeri te shendoshë. Por, nuk mund të lejoj ty tash, pasi te njoh mirë tmë mbajsh mua konferenca per mural dhe dashur kristiane ti këtu!! Lere more se nuk e ke nga zemra por nga qellimi.
Unë po, te dua, por qe dashuria e ime nuk kuptohet ashtu sikurse edhe shprehet. Unë i nderuar as nuk jam prift as hoxhë, jam qytetar i Kosoves, shqiptar, besimin në Jezusin Krisht. Jam në ngjarje dhe nuk po më kalon asgjë pa e verejtur në Kosovë. Nuk dua të jap edhe shumë vlersime sepse vlersimet e mia i jap aty ku është vendi dhe jo në këtë forum. Por, e them nga realiteti i gjendjes tonë; në Kosovë nuk jan punët edhe aq mirë në mes të dy besimeve, apo ashtu sikurse duhet të jetë ne një shoqeri të shendoshë dhe demokratik. Nuk me vjen mirë pse eshte ashtu por kjo është realitet. Katoliket janë të anashkaluar dhe të diskriminuar në forma të ndryshme dhe realisht në sy të njerzve ky diskriminim nuk duket te secili, por realisht vertetë ka diskrimin, të perbuzur dhe të urrejtur, besoj se nuk do te shkoj edhe shumë gjatë kjo dhe do te ketë ndryshime. Se si dhe në çfar mënyre, s'ka rendesi, e rendesishme është se do të ndryshojmë pozitivisht.
Kemi treguar dashuri, jemi tregiuar dhe ishim gjithmonë gjymtyrë e kombir dhe të pa thyeshem. Kemi respektuar muslimanët dhe nuk jemi mashtruar nga ndikimet e huaja të jashtme qe ishin dhe janë kristiane edhe pse kemi patur oferta te ndryshem etj, por realisht, pas lufte, nuk janë te trajtuar mirë katoliket, kjo edhe nuk duket edhe aq shumë pasi ne kemi heshtur, por realisht jemi të perbuzur, jemi të urrejtur, aq shumë është bë zhurem kunder katolikve, kunder Katedrales, per Nenen Tereze dhe te tjera sa eshte turp, turp e turp i madh. Aq shumë është bërë zhurem kunder katolikve në këto dhjet vitet e pas luftes, sa eshte turp dhe e tepruar. Këtë e kam thënë në vende më të rendësishme istitucionale, por jam i sigurtë se do të ndryshojnë per të mirë, ose do të ndryshohet, ose do ta ndryshojmë.
Sidoqoftë, jemi vëllezer, katolikë nuk janë shumë në Kosovë, edhe siku te ishin shumë të k♪7qijë, ata nuk jnë rrezik per shumicen islame. Por sidoqoftë, janë shqiptar dhe askush nuk ka te drejt të ua mohoj te drejten vet, te Katedrales, te Kishes, te besimit, te shtatoreve, e vlerave, të kultures dhe besimit etj, sepse nuk jemi te ardhur por jemi autokton. Ndodhta ndaj serbëve (nese munden) mund tua kufizojnë gjërat, apo magjupeve dhe boshnjakve, a jo ndaj shqiptarëve autokton te besimit te krishter. Është mirë nëse njerëzit e rendesishem dhe qe janë faktorë në istitucionet fetare kulturore, dhe shtetrore të dinë dhe të kuptojnë këtë me kohë.
Por, askush nuk ka faj sa ti dhe sa ata shokët tu qe janë si ti, ju qe kurr nuk ndaleni as nuk pushoni duke ngjujtur gurë ndaj katolikve dhe besimit të tyre. Siç është Shefqet Krasniqi i cili ai i frynë kësajë murtaje dhe jam mëse i sigurtë se aspak nuk i sherben dashurisë, tolerances dhe prespektives së Kosoves, sjelljet e juaj, dhe te shefqetave dhe kështu me radhë, nuk janë dashuri, Nuk është dashuri të urrejsh gjithçka është katolike shqiptare; Katedralja, Ipeshkvi, Nëna Tereze, kunder priftave, Bibles, Trinisë, besimit në Krisht, vlera të krishtera dhe kështu me radhë qe nuk pushoni, deri edhe per Gjergj Kastriotin keni filluar të hedhni gurë! Per te gjitha këto është folur - uluritur pa turp publikisht nga vëllezerit shqiptar-islam në Kosoven e pas luftes, tash sa vite!
E tash, dikush nga ata me flet per dashurinë kristiane!!
Mos bre pashë besen.
Ndryshuar për herë të fundit nga toni77_toni : 21-09-2009 më 19:55
Gjej kohen të lexosh, është themel i të diturit.
Krijoni Kontakt