Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 41
  1. #11
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Vegjetarianizmi është politikë e gjigantëve të mëdhenj ekonomikë-industrialë si psh:

    Mekdonallc
    Koka-Kolla
    Fabrikat e biskotave
    Fabrikat e makaronave

    sepse kur të kthehet DIETA PALEOLITIKE, këto fabrika do të falimentojnë.

    Njerëzit do të hanë vetëm mish.
    ate e besoj se vegjetarizmi do perkrahet nga biznesi i produkteve qe konsumohen nga vegjetarianet. o andi pse si thua ti se biznesi duhet percmoje produktet dhe klientet e tyre?

    nejse, nga mamalet mire qeni, po tigri, luani etj qe hane mish pse nuk jetojne gjate pse breshkat qe jane vegjetariane jetojne deri ne 350vjet?

    bota ka rregjistruar njerzit qe kane pasur jetgjatesine e larte edhe te gjithe keta kane qene vegjetariane.

    ne kohen paleolite njerzit jetonin gjate dhe nuk i prisheshin dhembet? ku dreqin ka nje prove te sakte per te?

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    bota ka rregjistruar njerzit qe kane pasur jetgjatesine e larte edhe te gjithe keta kane qene vegjetariane.
    Jetëgjatësia vërehet para se të vdesin njerëzit.

    Kur han ushqim TË HUAJ (drith, bukë, brumë, fasule, bizele, patate) atëherë fillon obeziteti, mungesa vitaminave, kanceri, etj. Çfarë jetëgjatësie mund të kenë këta???

    Si mund të kenë jetë të gjatë kur qysh në moshë të re dallojnë nga një tjetri, njëri i shlndoshë, kurse vegjetariani i sëmurë.

    Shikoji disa linqe ku ka mjaft fakte:

    http://www.paleodiet.com/ me dhjetëra linqe janë vetëm këtu.

    ne kohen paleolite njerzit jetonin gjate dhe nuk i prisheshin dhembet? ku dreqin ka nje prove te sakte per te?
    Janë gjetur eshtrat pra. Arkeologu me një shikim të shpejtë menjëherë mund të dallojë Paleolitikun nga Neolitiku. I pari është më i gjatë, eshtër-madh, etj. Ky i dyti duket si alien.

  3. #13
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Faktorë për jetgjatësinë nuk është vetëm ushqimi.
    Në kohën e sotme, përveç që ushqimi dhe uji janë mjaft të kontaminuar, edhe ajri, toka, bimët, shtazët, kafshët, gati çdo gjë përmban supstanca kancerogjene apo të dëmshme për shëndetin.
    Është e vërtetë që njeriu i kohës së paleolitit ka jetuar më gjatë dhe ka pasur dhëmbë të shëndoshë, po mushkëritë e tij nuk do të përballonin dot ajrin e kohës tonë as edhe për një kohë të shkurtër. Nuk është vetëm ushqimi ai që e zgjat apo e shkurton jetën, ka gjëra që ne nuk i kemi momentalisht në dorë. Duhet të mundohemi pak më shumë për gjeneratat e ardhshme, sa për ne, disa gabime që i ka bërë njerëzimi dhe që ende i hamë pasojat, na bëfshin mirë.

    Unë mendoj se njeriu duhet të hajë edhe mish, por me masë, ndërsa pemë dhe perime mund të hajë pa masë. Ndërsa ushqimi i shpejtë nuk është ushqim, por torturë që vetëm një njeri i keq mund tia bëjë vetes.

  4. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Është e vërtetë që njeriu i kohës së paleolitit ka jetuar më gjatë dhe ka pasur dhëmbë të shëndoshë, po mushkëritë e tij nuk do të përballonin dot ajrin e kohës tonë as edhe për një kohë të shkurtër.
    Ne gjenetikisht nuk ndryshojmë nga njeriu i paleolitit, jemi e njëjta specie, i njëjti kod gjenetik. Prandej paleolitiku do ta duronte këtë ajër të ndotur njësoj sikurse ti.

    Kurse njerëzit e paleolitit kanë qenë të rrezikuar vazhdimisht nga kafshët e egra, kanë jetuar në shpella, nuk kanë pasur shtrat, jorgan, mbuloja, jastëkë, ambulancë, vaksina, etj

    Nëse njerëzit e lashtë janë ushqyer për qindra mijër avite kyresisht me mish, kjo dmth që ata ju kanë përshtat këtij ushqimi, dhe gjenetikisht nga ne kërkohet që ta hajmë këtë ushqim. Ata nuk kanë ngrënë mish em masë, por kanë ngrënë mish derisa janë ngopur. Frutat janë ngrënë vetëm në mëngjes sa për të kaluar ditën, kurse pas gjuetisë ditore në mbrëmje është ngrënë mish me shumicë.

  5. #15
    luftëtare
    Anëtarësuar
    23-05-2009
    Vendndodhja
    Maqedoni
    Postime
    157
    Citim Postuar më parë nga andirago Lexo Postimin
    Ne gjenetikisht nuk ndryshojmë nga njeriu i paleolitit, jemi e njëjta specie, i njëjti kod gjenetik. Prandej paleolitiku do ta duronte këtë ajër të ndotur njësoj sikurse ti.

    Kurse njerëzit e paleolitit kanë qenë të rrezikuar vazhdimisht nga kafshët e egra, kanë jetuar në shpella, nuk kanë pasur shtrat, jorgan, mbuloja, jastëkë, ambulancë, vaksina, etj

    Nëse njerëzit e lashtë janë ushqyer për qindra mijër avite kyresisht me mish, kjo dmth që ata ju kanë përshtat këtij ushqimi, dhe gjenetikisht nga ne kërkohet që ta hajmë këtë ushqim. Ata nuk kanë ngrënë mish em masë, por kanë ngrënë mish derisa janë ngopur. Frutat janë ngrënë vetëm në mëngjes sa për të kaluar ditën, kurse pas gjuetisë ditore në mbrëmje është ngrënë mish me shumicë.
    Po, është e vërtetë se jemi e njejta specie me kod të njejtë gjenetik, po paleolitiku nuk do ta duronte dot ajrin tonë të ndotur Andirago.
    Një njeri që jeton në ndonjë fshat malor, ku përqindja e oksigjenit është me e vogël, ajri është më i rrallë dhe me më pak përqindje të tymit, e me përqindje më të madhe të avullit, po ta çosh të jetojë në ndonjë qendër urbane, ai nëse për një kohë nuk adoptohet, do të ketë çrregullime të tilla të frymëmarrjes dhe mushkërive, saqë mund edhe të vdesë,sepse mushkëritë e tij tajojnë më pak mukus, kanë më shumë aleveola që duhen mbushur. E tërë kjo çon në një fibrozim të alveolave, të cilat me kohë mbyllen, mushkëria humb volumin dhe rëndohet frymëmarrja.
    Paramendo, kjo ndodh me një njeri të ndonjë fshati malor, që shkon të jetojë në një qendër urbane me smog. Paramendoje atmosferën tonë në kohën e paleolitit, paramendojë përbërjen e ajrit, oksigjenin, azotin, ujin, elementet tjera që kanë ekzistuar ndoshta atëherë në të e tash nuk ekzistojnë.
    Është më e logjikshme që ne ti përshtatemi më lehtë ajrit të kohës paleolite, se sa ata ajrit të kohës sonë.
    Çdo sistem bën përshatatje dhe adaptim, qoftë ai i frymëmarrjes, qoftë ai tretës. Edhe sistemi tretës bashkë me ushqimin ka bërë adaptimet e duhura dhe ka kaluar nëpër faza të ndryshme.
    Pastaj edhe kafshët dhe përbërja e mishit në atë kohë kanë qenë më ndryshe. Unë pajtohem me atë që njeriu duhet ta hajë mishin të zier mirë, apo të pjekur pa mëlmesa, nuk jam kundër konsumimit të mishit, por nuk pajtohem me atë se të bazuar në teorinë e paleolitikut mishngrënës, njeriu duhet të hajë mish deri sa të ngopet. Nuk mund t'i krahasojmë këto dy njerëz, kanë jetuar në kushte dhe rrethana të ndryshme, në trupin e tyre kanë ndikuar faktorë të ndryshëm.

    Pastaj ti thua kanë hëngër fruta në mëngjes sa për të kaluar ditën, dhe e thua këtë sikur ato frutat i kanë hëngër ashtu sa për të futur gjë në gojë. Unë duke u bazuar në fjalët e tua do të thoja se ata paskan hëngër fruta tërë ditën, derisa janë ngopur se s'kanë pasur gjë tjetër veç frutave deri sa kanë ardhur gjuetarët nga gjuetia. Dhe kjo nuk është për t'u thënë ashtu kot, edhe tash, ha gjithë ditën fruta, pastaj në mbrëmje ha mish sa të duash, edhe atë gjysëm të pjekur, s'të bën dëm të garantoj.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    Mekdonallc
    lol


    Qe thoni ju kemi ca te njofur ne qe u kthyen ne vegjeterianist (lol) direkt pasi u martuan. Te dy mundoheshin te na mbushnin mendjen mua dhe partnerit tim qe dhe ne nuk duhet te ham mish. Nuk i gjykuam (vetem pak kur flisnim me njeri tjetrin) dhe you know se cili di vet ca ben. Para ca muajsh erdhi burri saj te na takonte te shkolla (jetojn ne fl ata) dhe vajtem te hanim jasht. Ai rrinte cik dhe merte pule nga pjata e partnerit tim LOL. Ehhh ska per te mbajt shume vegjeterianizmi tyre tham ne. Jo thoshte ai...cik fare po ha se me kishte marr malli sdo ha me. Para 1 jave na marin ne tel dhe thon qe kur po pregatisnin darken i thot gruaja qe e ka marr malli per mish. Pas shume diskutimi te gjat (nja 5 min lol) vendosen te vishen dhe te ven te han jasht. Vajten kan ngren nga nje steak te madh secili dhe ju hapen syt se kishin 2 vjet benin kot sikur u vinte gjyna per qenjet e gjalla



    Personalisht I don't get it. Me duket budallek i madh vegjeterianizmi (ndo nje fjale kshu shiptarce nuk doli per kte term?)

  7. #17
    Citim Postuar më parë nga hasanhyseni Lexo Postimin
    Dardajan, nuk po te kuptoj qarte se çfare don te thuash, mirepo te thuash se fjalet e mia nuk jane te verteta, kur une per ato qe kam shkruajtur kam fakte dhe argumente me te vertete nuk e kuptoj çte shtyri te thuash ashtu?!
    Mqs paske fakte, a na i sjell dhe ne t'i lexojme?!

    Sa per vegjetarian, njoh disa ne shoqerine time qe jane dhe kane shume vjet dhe nuk e kane problem fare. Shkojne ne gym, e mbajne trupin ne forme, dhe as nuk duan t'ja dine per mish, etj.

    E kam menduar disa here qe te behem, sidomos mbasi lexova disa gjera se cfare behet me mishin, apo te tjera prodhime qe nuk do i them ketu se mos ju hapim barkun , por ama nuk mendoj se e bej dot. S'e mendoj dot mos te ha steaks te pakten 2 here ne jave.

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    S'më dhemb gjëkund Andirago,
    e kishim fjalën për jetgjatsinë dhe u mundova të ta spjegoj se nuk është ushqimi faktor i vetëm,
    nejse,
    e paske lexuar postimin tim me shpejtësi dhe e ke marrë si kundërshtim ndaj temës,
    epo secili ka mendimin e vet,
    dhe ke të drejtë,
    tema është për mënyrën e të ushqyerit.
    Safa, ta bëj i sqarim të shkurtër.

    Studiuesit e kësaj çështje e kanë bërë krahasimin mes dy kulturave të njëpasnjëshme, që në mes vete nuk dallojnë asgjë përveç se e para mbahej nga gjuetia (pranë kasolleve male të tëra me eshtra kafshësh), dhe e dyta e shpiku përdorimin e drithit.

    Nuk kishte smog as në Paleolit, as në Neolit. I vetmi dallim ishte ushqimi.

    Çfarë është buka? Amidon.

    Çka është Amidoni?? Është sheqer.

    Pra të hash bukë, është njësoj si të marrësh një kovë sheqer dhe të hash me lugë derisa të ngopesh. Sheqeri nuk ka kurrëfarë vlera që të ushqejë organizmin, përveçse energji, hiperaktiv.

    Kjo është arsyeja pse njerëzit e sotëm vazhdimisht marrin vitamina artificiale. Kurse gjuetari paleolitik ngopej me mish, kurse me pemë e perime plotësonte nevojat e tij për vitamina.

    Ç'është e vërteta përdorimi i drithërave solli një zhvillim shoqëror, por degradim biologjik të trupit. U zhvillua shoqëria por u shkatërrua individi dhe shëndeti i tij.

    Sepse përderisa në Paleolit i gjithë burrnimi duhej të merrej me gjueti për të nxjerrë koren e asaj dite, në Neolit ishte ndryshe, një grumbull katundarësh punonin tokën dhe prodhonin drith edhe për priftërinj, shkrimtarë, luftëtarë, rapsodë, mbretër etj.

    Pra përdorimi i drithërave rriti prodhimtarinë, dhe mbivlerën, por që nga atëherë filluan epidemitë, kariesi, degradimi i njerëzve, shëmtimi, shkurtimi jetës, etj.

    Pos kësaj shoqëritë neolitike për shkak të kësaj mbivlere dhe për shkak të posedimit të një ushtrie masive, kishin mundësi të pushtonin fiset ende të pa-neolitizuara, dhe t'i asimilonin ato, pra t'i neolitizonin.

    Neolitizimi ishte edhe skllavërim. Buka, ky ushqim i padobishëm, nuk ishte për sunduesit, por për skllevërit, fshatarët, bujkrobërit etj.

    Sunduesi ushqehej me lloj-lloj mishrash, që nga guaska e deri tek buallica.

    Në mesjetë ndodhi edhe Murtaja e Zezë në Angli, ku shumica e të vdekurve ishin bujkërobër. Sepse bujlrobërit ushqeheshin me bukë, brumë, bizele, etj. Aristokracia ushqehej me lloj-lloj mishrash me lajthi, frute, perime etj.

    Kjo teori nuk e sheh bukën ashtu siç e shohin vegjetarianët mishin. Pra nuk thotë kush: "Pupupu ik se buka". Por vetëm se me këtë teori organizmi nuk duhet të mbështetet në drithëra, bishtajore e patate. Po do të ngopesh, ja ku e ke mishin, vezët, qumështin, pemët, perimet, arrat, etj.

  9. #19
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-06-2009
    Vendndodhja
    webcam or email ne tek tvsh21@yahoo.com
    Postime
    825
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Mqs paske fakte, a na i sjell dhe ne t'i lexojme?!

    Sa per vegjetarian, njoh disa ne shoqerine time qe jane dhe kane shume vjet dhe nuk e kane problem fare. Shkojne ne gym, e mbajne trupin ne forme, dhe as nuk duan t'ja dine per mish, etj.

    E kam menduar disa here qe te behem, sidomos mbasi lexova disa gjera se cfare behet me mishin, apo te tjera prodhime qe nuk do i them ketu se mos ju hapim barkun , por ama nuk mendoj se e bej dot. S'e mendoj dot mos te ha steaks te pakten 2 here ne jave.
    kane veggie burgers me soy ata.

    semundjet kane filluar kur njeriu po i rriste kafshet per mishin e tyre. keshtu duhet ngrene mish me moderim. sduhet te jesh vetem mishngrenes apo vegjetarian, organizmi yne nuk ka lindur ne ate menyre. sduhet kaluar nga ekstremmmi ne ekstrem.

  10. #20

    Vegjetarianët kanë kocka më të dobëta

    Vegjetarianët kanë kocka më të dobëta



    Shkencëtarët nga një institut mjekësor kërkimi kanë zbuluar se vegjetarianët

    kanë kocka më të dobëta. Gjatë studimit ata kanë ekzaminuar fuqinë e

    kockave në 2700 njerëz. Rezultatet kanë treguar se densitetit i kockave të

    vegjetarianëve është 5% më i ulët se tek njerëzit e tjerë. Për më tepët

    vegjetarianët kanë kockat më të dobëta. Nuk është gjetur asnjë ndryshim në

    strukturën e kockave midis mish-ngrënësve dhe vegjetarianëve lactoovo(

    njerëz të cilët nuk hanë mish por hanë vezë dhe produkte

    bulmeti).Sipas shkencëtarëve, studimi tregoi se dietat vegjetariane sillnin

    densitet më të ulët (jo të ulët në mënyrë drastike) në kocka. Ju kujtojmë se,

    densiteti mineral i kockave mund të testohet me ndihmën e një densitometrie.

    Ky studim është publikuar para pak kohe nga 'American Journal of Nutrition'.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndrysho Firmën

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •