
Postuar mė parė nga
KokeKatrori
Pershendetje,
kerkoj falje per kete Teme sepse kam bindjen se eshte trajtuar edhe me pare ... Une gjithsesi nuk e gjeta dhe prandaj po e hap.
Shikoj se edhe sot investimet me te fuqishme ne Shqiperi behen ne sektorin e ndertimit. Cmimet e Banesave dhe Tokes jane shume stabil dhe nderkohe jane betonuar ne nivele shume te larta.
Nje Hyrje me 80-90m² ne Tirane (apo Vlore, Sarande dhe pika te tjera strategjike) kushton tashme 90.000uro. Kjo shume me duket marramendese dhe aspak e justifikueshme ne aspektin ekonomik (po te mendosh se nje page e mire ne Shqiperi eshte vecse 400uro ne Muaj). Per te mos u mjaftuar me kaq, nuk ndalon ndertimi i objekteve gjithmone e me te medha e gjithomne e me dendur ...
Me sa kam degjuar ndertuesit vete, rralle here kane potencen ekonomike per kete invsetim, por kane adoptuar nje si tip Sistem Piramidal (pershendetje per Gjallica, Vefa, Sudja, Bala dhe Shala) ku betonieri, elektriku, pllakavenesi e keshtu me radhe, nuk marrin leke por shperblehen me Banese/Dyqan etj ...
Pra ndertimi pak a shume eshte i siguruar (alla Shqiptarce, por ama per momentin funksionon).
Pyes, kush blen me Leke reale, Euro apo Dollar keto ndertime ??
Ata qe e shohin me optimizen thone se Shqiptaret jane te etur per Prone, dhe pikerisht Banese/Dyqan ne radhe te pare. Po - Dakort jam.
Ku i gjejme ne Shqiptaret 90.000Euro per nje banese ??
Eshte e vertete qe i gjejme si gjejme diku duhet ta futim koken ...
Emigrantet, kane deshire te madhe te blejne nje Banese/Dyqan ne Shqiperi - PO, dakort jam !!
POR une personalisht nuk do ta blija nje Banese 90.000uro ne Sarande sepse do kisha mundesi ta "shfrytezoja" vecse 1 muaj ne Vit. Me llogari ekonomike, une bej pushime te kendshme ne Shqiperi duke reziduar ne Hotelin me te mire te Sarandes dhe me 100uro naten, pra 3.000uro ne muaj (per te mos permendur ketu qe me 3.000uro ben pushime "all inklusive" ne Bali, Greqi, Itali, Turqi, Egyptia etj etje etj, pakez me mire se ne Sarande ;-) ).... Pra i bie te kem 30Vjet Pushime te siguruara me kete shumen prej 90.000
Per ta mbyllur 2 petje per Ju :
1- A ka llogjike blerja e ketyre objekteve (Banese/Dyqan/Toke Ndertimi) kaq te shtrenjta ne Shqiperi ??
2- Kemi te bejme me nje flluske sapuni te destinuar te shnderrohet ne ajer shpejt a vone ?? apo mendoni se cmimet jane te arsyeshme dhe nuk do kete renie ?
Ju faleminderit paraprakisht per mendimet Tuaja dhe perseri me falni nese Tema eshte e shumeperseritur.
Krijoni Kontakt