Pershendetje,
Eshte kenaqesi tu percjell kete njoftim te vecante qe ka qene edhe deshira e shume prej jush. Ne daten 14 Shkurt 2003, diten e San Valentinit, ne Tirane, prane godines se Akademise se Arteve, do te organizohet nje feste e madhe e hapur per te gjithe te dashuruarit e Albasoul. Te gjithe ata qe na vizitojne perdite ne chat, forum, dhe ne gjithe seksionet e tjera. Jane te ftuar te marrin pjese te gjithe vizitoret dhe anetaret tane nga mbare Shqiperia, apo nga diaspora.
Data e Takimit: 14.02.2003
Vendndodhja: Shqiperi. Tirane
Ora e Takimit: 9:30 AM deri 01-02:00 PM
Vendi i Takimit: Akademia e Arteve , perballe.
Do te kete pije freskuese te sherbyera nga kamariere, mundesi per te bere foto per kujtim me anetare te ndryshem te komunitetit, dhe mundesi per te shprehur pershtypjet tuaja mbi komunitetin tone virtual. Duke mos dashur te nxjerr ne drite te gjitha suprizat e takimit, ju ftoj te gjitheve qe te merrni pjese ne kete takim te parin e ketij lloji, por jo te fundit. Ju sigurojme qe do te kete takime te tilla te organizuara ne te ardhmen.
Takimi sponsorizohet nga Coca-Cola, Tirane, dhe IIC (Instituti Italian i Kultures). Merita te vecante per organizimin e ketij takimi ka edhe perfaqesuesi yne ne Tirane, Rais Petrela.
Shihemi ne Tirane ne 14 Shkurt, dhe mos harroni te njoftoni edhe miq e te njohur qe frekuentojne komunitetin tone
Jeni te mirepritur.
Krijoni Kontakt