Asaj

LUMO SKENDO


Si kombet me vetija e me mendime tė thjeshtė q’i falen njė fytyre gdhendur nė gur a nė dru; si kombet mė tė qytetėruara qė rrinė me orė dhe luten pėrpara njė fytyre bėrė me ngjyrė vaji a dy copėra drurė tė bashkuar; si ata kombe qė marrėn me muaj udhė qė tė venė t’i falen gurit tė zi; si ata tė moēmit q’i falen diellit, zjarrit, shikonin me adhurim tė thellė yjtė, dhe bėheshin therorė pėr perėndit’ e pėr perėndeshat, a si ata qė dhe sot shtriten e shtypen nėn qere tė Budės; ashtu dhe unė, o e bukura ime, dua t’u falem dy yjeve qė janė mė tė bukura e tė gjith yjt’ e qiellit, dy yjve qė janė syt’ e shkruar tė tu, dhe tė bėhen hi, o e dashura ime, nėn kėmbėt vogėloshe tėnde!

Vjeshtė 1905



II

Nė ėshtė vėrtet se zemra jote s’rreh kurrė pėr mua- ashtu si ke dashur tė mė duash,- nė ėshtė vėrtetė se fytyra ime nuk zė asnjė vend nė ėndėrrimet e tu, pse, o e bukura ime, kur mė sheh ngadalėson ēapni, pse mė lėshon vėshtrimn e atij syri tė shkruar tėnt?

Nuk’ e di ti si mė buēet dhe mė zjen gjaknė ay vėshtrimi yt kaq i qetė dhe i ftohtė? Nuk e di ti si mė ēpon zemrėn ay vėshtrimi ngjyrė qielli? Vėshtrimi yt ėshtė si njė shtizė nė dorė tė njė djali qė lot me njė zok; vuajtjet e shpesit i heq dhe zemra ime. Tė lutem pusho, pusho kėtė lodėr tė gjakime. Po ē’them unė! Shtjemė, shtjemė syt’ e tu, se vėshtrimi yt, o e bukura ime, m’i fjeshtė se frymė e Johavajt, i ep gjėllim shpirtit tim

Prill 1906



III

Pse ikėn ashtu nga unė? Nuk e di ti qė dashuria ėshtė me krahė dhe m’e shpejtė se vrapi yt? Dashuria ime tė ėshtė qepur si hieja. Kudo qė tė vesh tė ka pėr tė rėnė pas, kudo qė tė jesh do tė tė dalė pėrpara, dhe kur tė na ndajė njė mėrgim i madh, hieja ime prapė tė ka pėr tė ardhur pranė. Malet, fushat, as njerėzit, s’na kanė pėr tė ndarė, se shpirti im ėshtė qepur pas shpirtit tėnt, se trupi im tė ka pėr tė kėrkuar gjithnjė.

Edhe vdekja kur tė mė marrė nga kjo botė, edhe athere hieja ime- e dashur’a e tmerruar- ka pėr t’ardhur tė tė gjejė nė tė mugėtit e nė t’errėtė.

Edhe kur pėr ty- ah, dua qė tė jetė shumė e largme- do vij’ora qė tė shuhen ata sy q’i dua kaq, dhe tė bėhet hi ay trup i bukur, edhe athere, o zemėrkeqe, mos pandeh se do tė shpėtosh nga ndjekja ime; shpirti im tė ka pėr t’ardhur gjer nė varr, se shpirti im ėshtė qepur pas shpirtit tėnd, dhe trupi im ka pėr tė kėrkuar gjithnjė; athere, brenda nė varr t’errėt e tė ftohtė, eshtrat do tė dridhen, se nė dashuri do tė jem gjithnjė besnik!

Shėnėdre 1906



IV

Mė pyet sa ėsht’ e thellė dhe a ėshtė e pėrjetshme dashuria ime. Athere syt’ e tu, ata sy tė zez q’i dua kaq, marrėn njė shkėlqim, njė vėshtrim tė ri, edhe buza jote ka njė tė qeshur tė hidhur. Pse, o e dashura ime, pse letė hyjnė tė tillė mendime tė hidhur n’atė kokė tė bukur? Nuk’ e di ti qė ēdo gjė nė kėtė jet’ ėshtė e vdirshme? Nuk e di ti qė ēdo gjė mi kėtė dhe ka njė funt? Prapsi, prapsi, kėto mendime. Mos i pėrsėrit kėto pyetje.

Tė dua me gjithė shpirt, me dashuri tė thellė; sot tė dua sa pėr njė jetė tė tėrė. Mos prish gaz’ sotme duke mestuar nesėrmen e errėt. Mos mė pyet mė sa ėsht’ e thellė dhe as ėsht’ e pėrjetshme dashuria ime!



V

Mė pyete pse tė dua, dhe qesha. Qesha, ma tani po mejtohem dhe them: Pse tė dua? Tė dua pėr atė tė qeshur tė bukur, kur tė ēkėlqen syr’ i kthjelltė nėn ballė tė qėruar; tė dua pėr ato leshėra ku ėshtė pshtjellė gjithė thellėsi e natės, dhe pėr atė vėshtrimi ku kėndohet gjith gaz’ i ditės, pėr atė vėshtrim q’ėshtė si njė yll i lumturisė; tė dua, se kur flet, ay zė mė zgjon nė zemėrt time gjithė zėret e fshehtė tė shpirtit; tė dua se pranė teje, e ndjej vethen time tė madh dhe tė fortė, se nė dashurit tėnde shoh zbardhėllimin e jetės. Po tė dua se, tekdo, me gėzimt e fatbardhėsisė, a nė t’errėt tė helmit, se nė qeshje tė mėngjesit, nė tym tė tė mugtit, se nė ngjyrė tė lules, a nė pėrkedhelje tė veriut, tekdo, o e dashura ime, ty tė gjej dhe ty tė shoh; tė dua se edhe kur zbres nė thellėsi tė shpirtit dhe nė fund tė zemrės, edhe atje thellė tė gjej.




09/09/2009

standart