I pari dhe mė i miri
Eleni Laperi | 18/09/2009 | Kulture |
Studiuesja e artit, Eleni Laperi, analizon njė stereotip tė zmadhuar dhe tė shumėfishuar nga mediat.
Pretendimi "i pari" dhe "i vetmi" pėr produktet kulturore dhe aktivitetet pėr to, janė imponuar si njė realitet qė anashkalon vlerat reale dhe standardet profesionale
Kur gazetari austriak, Joseph Roth, vizitoi Shqipėrinė nė vitin 1927, gjėja qė i bėri pėrshtypje nė lidhje me karakterin e shqiptarėve u pėrshkrua nė artikullin e tij si ambicia mė e madhe e shqiptarit ėshtė tė bėhet kryetar bashkie e nėse nuk ia arrin, tė rrėzojė kryetarin nė pushtet.
Kanė kaluar mbi 80 vjet nga vizita e Roth-it nė Shqipėri, po kur lexon artikujt e tij pėr Shqipėrinė, tė duket sikur i ka shkruar sot.
Sepse ende ambicia mė e madhe e jona mbetet "tė jemi tė parėt", "tė jemi tė vetmit" dhe jo "tė jemi mė tė mirėt"! Dėgjojmė shpesh libri i parė mbi..., emisioni i parė pėr..., vendi i parė me Kryeministrin mė tė ri..., i pari institucion qė organizon rregullisht aktivitete, seminare, workshop-e mbi artin bashkėkohor(?!)...e kėshtu me radhė njė sėrė "tė parėsh".
Nė bazė tė kėtyre tė dhėnave ne duhej tė ishim "vendi i parė" nė shumė drejtime, po mbetemi ende midis vendeve tė fundit, sepse na mundon mania pėr tė qenė "i pari".
E trishtueshme ėshtė se kjo mani i ka kapluar edhe tė rinjtė.
Para disa kohėsh doli nė qarkullim monografia "Sadik Kaceli", kushtuar piktorit shqiptar tė shekullit tė 20-tė nga autorja Eli Xoxa. Libri, i ilustruar me fotografi tė veprave e jetės sė piktorit Kaceli. Ėshtė njė libėr i artit shqiptar i niveleve tė larta.
Po as autorja Eli Xoxa, as ndokush tjetėr nuk e cilėsoi si librin e parė tė artit shqiptar tė njė niveli ndėrkombėtar. Ndėrsa unė po e quaj tė tillė, jo pėr t'i shtuar librit vlera, po pėr tė ngritur problemin e cilėsisė nė veprimtaritė pėr krijimtarinė qė bėhen tek ne.
Eli Xoxa, e diplomuar pėr skulpturė nga Instituti i Arteve nė Tiranė (sot Akademia e Arteve) ka nxjerrė nga duart njė libėr me vlera tė vėrteta, i cili duhet tė jetė shembull pėr autorėt qė do duan tė ndėrmarrin nismėn pėr tė pėrgatitur libra e katalogė pėr artistėt tanė tė arteve pamore.
I pajisur me informacion tė plotė e tė saktė mbi jetėn e veprimtarinė e piktorit Sadik Kaceli, i shkruar me njė gjuhė tė thjeshtė e tė pastėr, i ilustruar pasurisht e me kujdes, libri ėshtė fryt i njė pune tė gjatė, tė pėrkushtuar e profesionale me gjithė kuptimin e fjalės.
Autorja merr pėrsipėr tė shkruajė pėr njė temė, tė cilėn e njeh prej vitesh, shkruan vetėm pėr fakte qė i ka marrė drejtpėrdrejt nga piktori, familja e tij apo dokumente tė shkruara, i pėrmbahet njė fushe qė e zotėron.
Ajo nuk merr pėrsipėr tė bėjė "kritikė arti", sepse nuk e ka njė formim tė tillė, dhe na kursen trishtimin qė shumė tė tjerė nuk mungojnė tė na e japin me doza tė mėdha. Autorja Eli Xoxa na jep shembullin e mirė tė njė teksti tė shkruar qartė e thjesht, sepse shkruan pėr gjėra qė i ka menduar gjatė dhe i rendit harmonikisht. Prandaj edhe lexuesi merr informacion tė saktė dhe tė dobishėm.
Gjuha e pėrdorur nė libėr nuk ėshtė me fraza tė ngatėrruara, si shpesh i gjejmė sot nėpėr libra e artikuj, fraza qė mundohen tė mbulojnė injorancėn e autorėve. Gjuha e pėrdorur nė libėr, edhe pse shtjellon njė temė tė njė fushe specifike, si artet pamore, ėshtė njė shqipe e saktė, qė pėrcjell njė tekst qė lexohet me kėnaqėsi nga tė gjithė: qė nga lexuesi i zakonshmi e deri te njė gjuhėtar.
Teksti nuk tė shkakton atė ndjesi lodhjeje qė tė japin sot shumė libra, pėrkthime apo artikuj, tė cilėt detyrohesh t'i korrigjosh me mendje gjatė leximit. Njė gjė mjaft e rėndėsishme e kėtij libri ėshtė se mė nė fund, njė autor i arteve pamore shqiptare ka njė botim dinjitoz, fryt vetėm i njė pune tė gjatė e tė menduar mirė.
Ky libėr vjen nė njė boshllėk tė madh qė ekziston nė mendimin bashkėkohor shqiptar. Jo se nuk janė financuar botime nė kėtė fushė, madje edhe nga fondet publike tė ministrive, si Ministria e Kulturės apo ndonjė tjetėr, por po t'i analizojmė ato botime, sheh se pėr shumicėn e tyre fondet janė dhėnė sepse aplikuesi ishte mik i kėtij ministri apo i asaj zėvendėsministreje, e jo se pėrcjellin vlera pėr publikun, qė nė fakt paguan pėr to.
Po pse pas njėzetė vitesh nė demokraci (ose tė paktėn kėshtu na pėlqen ta quajmė), ngutemi nė garėn "pėr tė qenė tė parėt" dhe nuk pėrpiqemi edhe pak, nuk presim edhe pak para se t'u ofrojmė tė tjerėve informacione, libra apo aktivitete me ambicien pėr tė qenė "mė tė mirėt"?
A mos ndoshta kjo ka tė bėjė me faktin se nuk ka vlerė pėrpjekja pėr tė arritur nivelet ndėrkombėtare, pėr sa kohė mund tė nxjerrėsh tė ardhura nga etja e njerėzve pėr tė shprehur vetėkėnaqėsinė?
Ėshtė e trishtueshme kur nė grackėn e pėrfitimit edhe pse shkelin mbi etikėn e profesionalizmit, bien njerėz tė zot nė profesionet e tyre. Me lėshimet qė ata u bėjnė mediokriteteve nė kėmbim tė njė pagese, i sjellin njė dėm tė madh gjithė sistemit tė vlerave.
Ėshtė e natyrshme qė gjithkush ėshtė i lirė tė botojė, tė ekspozojė, tė organizojė koncerte, kur ėshtė nė gjendje tė financojė vetė kėta produkte. Po nuk ėshtė e moralshme kur specialistėt "u japin" tituj e grada shkencore, mbėshtesin publikisht krijime tė dobėta, duke ua rekomanduar publikut si vlera tė mirėfillta.
Reklama qė njė gjuhėtar dhe pėrkthyes i shkėlqyer i bėri njė libri limonadė tė njė gazetareje, mė bėri tė shpenzoj pėr tė blerė atė libėr pa vlera; profesori im i pikturės, artisti Vilson Kilica, mė tha njė ditė se ndėrronte kanalin nė TV kur niste njė program mbi artet pamore, pėr shkak tė nivelit jashtėzakonisht tė ulėt tė drejtuesit tė emisionit; televizionet kthejnė nė "ikona shqiptare" personazhe vulgarė; nė njė sėrė emisionesh apo bisedash televizive mbi problemet sociale, politike apo kulturore, mediat i ofrojnė publikut opinionet e vetėm tre-katėr personave, tė cilėt mė kujtojnė refugjatėt shqiptarė tė viteve '90, qė kur kėrkonin punė nėpėr Evropė deklaronin se dinin tė bėnin gjithēka.
Janė po ata qė kritikojnė gjithkėnd nė emėr tė etikės e moralit, ndėrkohė vetė shkelin etikėn profesionale dhe moralin me tė dy kėmbėt, pėr hir tė pagesave tė ėmbla qė u ofrohen.
Dikush mund tė buzėqeshė, pasi shprehja "e moralshme" ėshtė mjaft relative dhe varet nga cili qėndrim shihet. Ēmimi i "moralit" sot ka rėnė shumė, pėr tė mos thėnė qė "morali" ka falimentuar nė "bursėn shqiptare tė vlerave".
Megjithatė, sido qė tė ndryshojnė sistemet e vlerave, sado tė ndryshojė qėndrimi ndaj moralit, ėshtė njė sistem i cili mbetet gjithnjė i pandryshuar: profesionalizmi. Njė profesionist i vėrtetė e respekton punėn e tij nė atė nivel, sa nuk mund t'i lejojė vetes tė anashkalojė pėrkryerjen.
Kur nga pozita e specialistit i ofrohen publikut vepra pa vlerė, kur merret pėrsipėr tė jepen mendime pėr fusha qė nuk i njohin, kur u jepen "tituj" personave qė nuk i meritojnė ende, kur promovohen mediokritete shtyrė vetėm nga fitimi, ne pushojmė sė qeni profesionistė. Tani ėshtė domosdoshmėri tė nisim tė mendojmė pėr tė konkurruar me "mė tė mirėt" dhe jo tė jemi akoma nė garė me mė tė fundit pėr tė qenė "tė parėt".
shekulli.
Krijoni Kontakt