Denoncimi, bashkiakët nuk paguajnë qoftet që hëngrën
» Dërguar më: 19/09/2009 - 14:29
TIRANE- Oficerët e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës kanë shoqëruar dy kolegë të Policisë Bashkiake, të cilët duket se kishin ngrënë qofte në një qebaptore, në rrugën "Vëllezërit Huta", në Tiranë dhe donin të iknin pa paguar. Në fakt, ka qenë pronarja e qebaptores, Amerie B., e cila ka denoncuar ngjarjen dhe ka kërkuar ndihmën e shërbimeve të policisë së rendit. Sipas denoncimit, dy policët bashkiakë kanë dëmtuar edhe pajisje të lokalit gjatë debatit me pronaren. Burimet policore thanë se edhe në momentin që kanë ndërhyrë uniformat blu, dy punonjësit e Policisë Bashkiake, Gëzim S., dhe Shkëlqim M., kanë kundërshtuar dhe kanë debatuar me punonjësit e rendit. Shërbimet e Komisariatit numër 1 të Policisë së Tiranës i kanë shoqëruar menjëherë dy policët bashkiakë në rajon. Për dy punonjësit e Policisë Bashkiake mësohet se ka nisur procedimi penal për kundërshtim të punonjësve të policisë dhe shkatërrimit të pronës, pasi kanë dëmtuar pajisje të lokalit. ge.xha.
gsh.
Krijoni Kontakt