Zv.kryeministri dhe ministri i Jashtem, Ilir Meta, perballe gazetareve ne emisionin "Opinion" ne TV Klan, perballe nje paneli gazetaresh, deklaroi mbreme se Berisha, nuk e ka shqetesimin e Nanos kryeminister, per qendrimin krah tij. Teksa i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve se keni menduar pozicionin qe ka marre ne krah te Berishes, ai tha se ekziston nje marreveshje qe do te respektohet. Teksa ka shpjeguar prioritetet ne krye te diplomacise, Meta eshte shprehur se kjo eshte nje qeveri e integrimit. Nderkohe ai ka nenvizuar se prioritetet e ketij koalicioni jane mbyllja me sukses e mandatit, zgjedhjet vendore dhe zgjedhja e Presidentit,
Sot u jeni rikthyer zyres se ministrise se jashtme. Si jeni ndjere?
Jam ndjere shume mire. Por, mund t'ju them se gjate ketyre 4 viteve, kam qene vazhdimisht ne kete ministri. Kam qene ne raporte shume te mira me trupin tone diplomatik, jam ndjere si ne shtepine time.
Pse zgjodhet zevendeskryeministrin dhe ministrin e Jashtem?
Ka pasur nje sere negocimesh. Ne synonim nje rol te rendesishem ne kete qeveri, ne raport me integrimin evropian, kuptohet qe ministria e Jashtme ka ndikimin ne kete drejtim.
Si ish-kryeminister ndjeheni komod qe jeni ulur me zotin Berisha?
Nuk ndjej asnje lloj shqetesimi. Per mua nuk eshte e rendesishme se ku ulesh, perderisa politika eshte nje pergjegjesi. Kryesore eshte te kontribuosh kudo.
Mendoni se kjo ishte arritja juaj me e madhe ne 7 vjet apo po te ishit ne PS, do te ishit me lart?
Kjo nuk ka asnje rendesi. Une kam ikur me deshiren time. Une i kam provuar te gjitha pozicionet ne nje fare menyre. Kam pergjegjesi perpara forces politike, perpara vendit. Per mua eshte e rendesishme qe ne kete pozicion qe une jam sot, shqiptaret te arrijne disa nga aspiratat e tyre me te medha gjate dy dekadave te tyre te pluralizmit politik.
Ju keni qene edhe me zotin Nano ne kete pozicion dhe keni pasur debate. E keni menduar mire pozicionin qe keni marre?
Pavaresisht debateve qe kam pasur me zotin Nano, nuk kam pasur debate ne publik, por kam pasur mendimet e mia. Natyrisht debatet u bene me pas publike. Perderisa zoti Berisha nuk e ka kete shqetesim, as ju s'keni pse e keni kete shqetesim. Perderisa eshte arritur kjo marreveshje, marredheniet jane raporte qe rregullohen.
Pse nuk moret kreun e Parlamentit?
Individualiteti ruhet thjesht ne nje pozicion te caktuar Kushtetues. Jam i bindur qe ky eshte pozicioni me i pershtatshem, per te luajtur ne rolin e integrimit. Jo vetem qe kemi eksperience, por njekohesisht edhe perfaqesimi modest i LSI ne Parlament, per shkak te sistemit, do ta bente jokomode per mua drejtimin e Parlamentit.
Nuk keni folur me zotin Mustafaj, pse u lodh me zotin Berisha, meqenese ju keni qene ne ministri...?
Kjo per mua nuk eshte e rendesishme. Une kam shume respekt per zotin Mustafaj. Per mua eshte e rendesishme permbushja e kesaj marreveshjeje. Do te bashkepunoj me zotin Berisha, pa asnje paragjykim. Detyrat jane shume te qarta, te dy palet kane marre detyrimet e tyre dhe askush s'ka arsye te kete perplasje.
Mund te kete perplasje idesh apo konceptesh, nese ju perfaqesoni nje ide tjeter, ate te LSI...?
Nuk ka arsye qe te ekzistojne mendime te ndryshme. Natyrisht qe ne qeveri secili mund te thote fjalen e tij dhe mendimin e tij. Une besoj se zoti Berisha eshte i interesuar qe te kete nje qeveri e suksesshme. Nuk ka asnje arsye per ta shnderruar qeverine apo mazhorancen ne nje shesh konfliktesh.
Nuk ka pasur arsye edhe kur keni qene ne qeveri me zotin Nano?
Por te mos kthehemi mbrapa, tani kemi plane te reja.
Nje nga deputetet e tuaj cilesohej nga zoti Berisha si "Klani i Zemunit", ka dhene voten e tij per qeverine. Si e mendoni kete?
Sot jemi ne nje kohe, secili mban pergjegjesi per veten e tij. Por mund t'ju them se e kam vleresuar. Vete komuniteti i Durresit e ka vleresuar ne periudhen qe ka qene kryetar bashkie. Fakti qe ne kemi sot disa politikane, qofte edhe Meta-Berisha, qe ne te kaluaren jane perballur me njeri-tjetrin dhe qe sot lexojne me pergjegjshmeri voten e qytetarit shqiptar, jane gjera qe ne s'mund te ngelemi peng i se kaluares. Shqiptaret kerkojne liberalizim vizash, ne do te punojme per kete gje.
Ju duket se keni fituar, cfare kerkuat e moret. Por moralisht a ka fituar LSI-ja?
Shqiperia nuk ka kohe prape te humbase me zgjedhje te tjera. Cfare me shqetesoi mua? A kam qene une Kryeministri qe dhashe doreheqjen, kur mund te rrija. Por kam dhene doreheqjen. Nuk e kuptoj cili eshte morali...
Ju e keni akuzuar zotin Berisha per ceshtjen e ligjit per "dosjet", se ai po vinte ne kontroll organet e drejtesise. Ju thoni qe keni hequr dore nga ligji?
Nuk kam asnje arsye qe te nisem nga paragjykime, pasi sot zoti Berisha eshte ne nje marreveshje me nje parti politike, qe nuk ka qene me pare.
Mund te rreshtoni arsye qe mund te prishni koalicionin?
Pse mund te diskutohet, koalicioni eshte ne rruge te mbare. Te jeni te sigurt qe nuk shikoj aspak mjegull ne horizont, shikoj vullnet pozitiv. Nuk eshte koha per te investuar me dyshime, por me vullnet, pasi shqiptaret votuan. Edhe forcat qe kane marre persiper te bejne nje koalicion qeverises, edhe forcat qe jane ne opozite, duhet te permbushin detyrimet e tyre ndaj vendit.
Identiteti i ardhshem i LSI, ju e keni pasur popullaritetin dy vite me pare si nje i majte i vendosur. Si do ta ndertoni tani identitetin e LSI?
LSI do te vleresohet nga kontributi qe do te jape. Te jeni te sigurt qe vleresimi do te jete teper pozitiv. Natyrisht qe LSI jam i bindur qe do te cmohet per kete kontribut qe po jep, kontribut konkret. Te mos harrojme qe e kemi cliruar vendin nga nje ankth, pasi ishte nje situate qe mund te dergonte deri ne konflikte te pakontrollueshme, qe mund te degjeneronin. LSI ka qene ne nje trysni te jashtezakonshme jodemokratike, per shkak te nje kodi diskriminues. E vetmja force qe ka te drejte te ngreje zerin eshte LSI, pasi u perjashtua ne nje menyre krejtesisht jodemokratike. Megjithate une jam i bindur se ne jemi nje force e majte, liberale dhe pa paragjykime, larg dogmave te kaluara. Ky nuk ishte nje pozicion i paravendosur. Ju sjell ndermend ftesat e bera prej nesh dhe refuzimet arrogante te lidershipit te Partise Socialiste. Detyrimi yne eshte ndaj vendit dhe ne radhe te pare, ndaj ketij programi qe ne kemi bere.
Pese "rebelet" e LSI e kane kundershtuar, eshte nje carje?
Nuk eshte nje carje. Mua me vjen shume keq. LSI ka shume nenkryetare. LSI per kete vendim qe ka marre ka bere nje konvente kombetare, ku kane marre pjese rreth 800 delegate dhe te ftuar edhe nga rrethet. Ka pasur 1 vote e gjysme kunder, nje vote e zotit Klosi dhe zoti Xhufi ishte gjysme vote kunder. Ai tha qe e kupton se eshte e vetmja zgjidhje qe mbetet, por qe t'i jepej vota Berishes, por te mos hyhej ne qeveri. Kjo nuk ka sens. Ne nuk mund te krijojme idene qe edhe mbeshtesim dhe s'e mbeshtesim, ne marrim pergjegjesi. Ne fakt nuk kemi disa vota per te dhene, por edhe program per te realizuar sfida. E dyta qe ka thene zoti Xhufi, por ta bejme kete, te vijne dy-tre ambasadore ne parti dhe pastaj te themi qe na e kerkuan ambasadoret. Ne nuk jemi proktetorat, kjo gje s'mund te ndodhe. Nuk mund te marr une vendimin e ambasadave se cfare mund te bej une.
Cfare do te beni 2 vjet me vone, cili do te jete pozicioni i LSI, koalicioni dhe qendrimi ne te ardhmen?
Keto nuk jane aspak me te rendesishme se ato qe po diskutojme. Zgjedhjet lokale, zgjedhja e Presidentit, jane disa stacione qe duhet te kaloje mazhoranca, per perfundimin e mandatit te saj. Natyrisht qe ne zgjedhjet lokale, do te hyme me nje marreveshje.
Do te kete marreveshje per ne Tirane?
Do te kete marreveshje, pasi jane dy stacione qe kane te bejne me suksesin e kesaj mazhorance.
Nese do te kerkoje anetaresia qe ne zgjedhje lokale te hyni me PS, cili do te jete pozicioni juaj?
Ne zgjedhje lokale mund te kemi koalicione nga me te ndryshmet. Nje gje duhet ta dini, qe elektorati i LSI eshte teper i zhgenjyer nga marreveshja qe ne beme me vitin 2007 me PS. Kudo ku patem kandidat te LSI, ata bene nje loje duke vendosur kandidat si te pavarur. Zgjedhjet lokale jane lokale, nuk jane te pergjithshme, pra jane stacione.
Pese "rebelet" u takuan ne Peze me zotin Rama, a eshte kjo nje carje?
Konferenca e Pezes nuk eshte per te bashkuar nje grup kunder te tjereve. Konferenca ka qene per te dhene mesazhin qe te gjithe te bashkohen pa dallim krahine dhe ideje. Bashkimi nuk ishte ne Peze, por ne Kuvend, per te dhene mendimin si qeveri e ardhshme. Konferenca e Pezes ishte ne Parlament, prandaj do te ece mbare kjo qeveri, pasi ishte 16 shtatori.
Ju do te jepni doreheqjen si kryetar i LSI, per te lejuar te tjere te garojne?
Eshte e vertete qe ne kemi caktuar objektiva, perpara se te behej Kodi. Ju e dini mire se cfare presioni eshte bere nga Partia Socialiste per te mos votuar LSI. Kush na futi ne ne greve urie? Zoti Berisha ka deklaruar se LSI i takon komisioneri, por problemi ishte qe per kete reforme kushtezonte zoti Rama.
Si do ta beni neser?
Edhe me kete Kod ne do te jemi perfaqesues, pasi jemi force e trete dhe do te perfaqesohemi ne te gjitha nivelet. Ne arritem qe te jemi force percaktuese, ky eshte nje sukses.
Nuk te duket cinike deklarata qe te vije PS te beje ndryshimet per Kodin e ardhshem?
Kjo eshte gjeja me pozitive qe nje mazhorance mund te beje. Nuk eshte problemi se ne po e mbajme kete qendrim thjesht se ne jemi ne mazhorance. Te mos harroni qe edhe ne vitin 2005 ishim e vetmja force qe u demtuam nga Dushku, por nuk bojkotuam, vajtem ne Parlament.
Fakti qe ju pranoni se ju jane vjedhur votat, a jane keto zgjedhje me standarde?
Nuk jam une gjyqtari i zgjedhjeve, une jam lojtar. Ju mos prisni qe une te bej gjyqtarin suprem te zgjedhjeve. Keto zgjedhje jane vleresuar jo vetem nga OSBE-ODHIR, por edhe nga te gjithe nderkombetaret.
Keni kontaktuar me zotin Rama pas zgjedhjeve?
Nuk kam pasur komunikim drejtperdrejte, natyrisht qe komunikime indirekte ka pasur.
Ku ka konsistuar?
Po tani, t'i leme keto histori sepse s'dua te kthehem prapa. E rendesishme eshte qe i bera te gjitha perpjekjet per te vendosur nje bashkepunim.
Nese BE nuk liberalizon vizat ne mesin e 2010, do te jepni doreheqjen?
Une jam gati te marr cfaredolloj pergjegjesie. Do te ishte gabim per cilindo, aq me teper per kryetarin e PS qe vazhdon te sillet ne menyre plotesisht destruktive, me shpresen se duke u sjelle ne kete menyre, do te demtojne kete proces dhe do t'i bejne dem Berishes.
Nese mund te jete nje kryetar tjeter, do te prishni koalicionin me Berishen?
Absolutisht jo. Kjo ndermarrje per te vendosur kohen e duhur, nje zgjidhje politike per vendin per sa i takon pozicionit tim dhe LSI, vinte si domosdoshmeri per te mos krijuar nje situate destabilizuese. Shqiperia ka nevoje per nje opozite te forte dhe qeveri solide. Respektimi i marreveshjes ne thelbin e vet, si nje marreveshje qe do t'i sherbeje procesit te BE-se. Nuk prishet marreveshje as per nje minister me pak apo me shume. Nuk eshte problemi i bazes se u be nje minister me shume apo nje drejtor me shume. Problemi kryesor eshte qe kjo qeveri te kete sukses.
Do te kerkoni qe te zgjidhet ceshtja e Gerdecit?
Ceshtjen e Gerdecit ta ndjeke prokuroria, nuk nderhyme ne ceshtjet e prokurorise. Ne atehere kerkuam komision parlamentar, por s'pranonte kryetari i PS. Ceshtja e Gerdecit eshte nje ceshtje e cila meriton nje hetim teper serioz, per ate ceshtje nje minister ka dhene doreheqjen. Une i kam thene zotit Mediu, qe ate dite, se duhet te jepte doreheqjen. Ai e dha, drejtesia te hetoje per te.
Ne c'pika programet nuk perputhen?
Ne pergjithesi programet jane ne menyre sinergjike. Per nje ceshtje nuk kemi rene dakord, per referendumin. Natyrisht qe kemi qendrimin tone.
Si jeni ndjere kur jeni ulur ne Parlament dhe nuk ndodhej PS?
Mua me vjen keq, jam i bindur qe shumica e tyre nuk jane te bindur me qendrimin jashte Parlamentit. Nuk mund te krahasohen zgjedhjet e 28 qershorit me ato paraardhese. Nuk ka asnje arsye per me teper per nje parti politike, qe ka diktuar reformen zgjedhore.
Si e shihni LMN-ne?
Une nuk ia lejoj vetes te hyj ne punet e PS. Kjo qeveri ka nevoje per ballafaqim. PS ka njerez te afte, ka ekspert.
Cfare gabimesh i njihni vetes si politikan?
Edhe si politikan une kam ato gabimet e mia, por jam i bindur qe s'kam bere asnjehere gabime qe kam demtuar vendin.
Krijoni Kontakt