
Postuar mė parė nga
DYDRINAS
Xhaferr Deva dhe plani ushtarak i Uashingtonit pėr Kosovėn
18-12-2009 / Nga Sejdi Peka
Nė kėtė rishkrim pėr historinė, ndriēimi i rolit tė intelektualit Xhafer Deva pėr mbrojtjen e hebrejve nė Shqipėri, gjatė luftės sė Dytė Botėrore, si edhe organizimin e rezistencės sė popullit shqiptarė pėr mbrojtjen e kufijve etnik tė Kosovės nė drejtimin e Lidhjes sė dytė tė Prizrenit, merr njė rėndėsi tė veēantė
Kur, kryeministri Berisha hodhi idenė e rishkrimit tė historisė dhe ēlirimin e saj nga trajtimi ideologjik, disa nėpunės tė katedrave tė historisė sė marksizėm-leninizmit nė Tiranė dhe nė Prishtinė, reaguan negativisht. Tani pas gati dy vjetėsh, ideja e kryeministrit ka ardhur duke u fashitur derisa duket e harruar. Edhe pėrpjekjet e historianėve si Dr.Beqir Meta dhe Dr.Muharrem Dezhdiu, pėr trajtimin e historisė sė pas pluralizmit, u atakuan nė mėnyrėn mė primitive, nga historianėt-politikanė tė sė majtės ish-komuniste.
Ndaj falsifikimit tė historisė tonė kombėtare, sidomos asaj tė Luftės Dytė Botėrore dhe pas saj, tė paktėn ne, ish-tė pėrndjekurit politikė tė Shqipėrisė, nuk mundet tė heshtim dhe tė pranojmė qė historinė tonė kombėtare ta shkruajnė edhe nė ditėt tona, historianėt e sėmurė dhe tė infektuar me ideologji komuniste. Nė kėtė shkrim unė po marr pėrsipėr tė ndriēoj nė dritėn e fakteve dhe tė sė vėrtetės, rolin e intelektualit Xhafer Deva pėr mbrojtjen e hebrejve nė Shqipėri gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, si edhe organizimin e rezistencės shqiptare nė Kosovė me organizimin e Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit, qė merr njė rėndėsi tė veēantė.
Nuk ka asnjė dyshim se njėri nga kapitujt mė tė shkėlqyer te historisė tonė kombėtare ėshtė Lidhja e dytė e Prizrenit. Ėshtė shpallur dita e 26 janarit,si dita pėrkujtimore e viktimave tė holokaustit nė mbarė botėn. Pėr ne shqiptarėt kjo pėrkujtimore ka njė rėndėsi dyfish tė veēantė. E para se ne jemi ndėr ata popuj qė nė vendin tonė nuk lejaum vrasjen e asnjė njeriu me kombėsi hebreje nga fashistėt gjermanė dhe pėr kėtė kemi pėrse tė jemi krenarė. Dhe e dyta me kėtė rast ne pėrkujtojmė holokaustin e diktaturės komuniste qė pėr 50 vjet ushtroj kundėr popullit tonė; pėr marrjen e pushtetit deri nė vitin 1944 dhe pėr mbajtjen e pushtetit pas kėtij viti deri nė rėnien e komunizmit.
Historia jonė, e njė populli tė vogėl, por mjaft fatkeq, siē shkruan Abdyl Frashėri, ėshtė njė histori e shkruar me gjak dhe me vuajtje, prandaj edhe meriton tė shkruhet ashtu siē ėshtė. Ėshtė e vėrtetė se populli shqiptar i strehoi dhe i mbrojti hebrejtė, ashtu siē duhet tė pranojmė tė vėrtetėn historike se hebrejtė i mbrojtėn edhe qeveritė e ashtuquajtura kuislinge sipas historiografisė komuniste, nė rastin konkret qeveria e Rexhep Mitrovicės. Nė kėtė kohė ministėr i brendshėm ka qenė po sipas historiografisė komuniste edhe kuislinguXhafer Deva - qė po tė shikojmė historinė ky njeri do tė ishte mė vonė po sipas historiografisė komuniste edhe kuisling i amerikanėve pėr pėrmbysjen e komunizmit dhe vendosjen e demokracisė nė Shqipėri. Nė vitin 1949, menjėherė me formimin e Aleancės sė Atlantikut tė veriut NATO, do tė ishte njė bashkėpunėtor i ngushtė i kėsaj aleance. Deva me pėrkushtim dhe vendosmėri, si njeri i traditės dhe besės sė vendit qė e kishte lindur, i mbrojti hebrejtė me nder dhe dinjitet nga shfarosja e synuar prej gjermanėve. Me kėtė rast ky fakt i rėndėsishėm nuk mundi me u pėrmendė si e vėrtetė historike. Kundėr Xhafer Devės dhe tė gjithė nacionalizmit shqiptar nė pėrgjithėsi, ėshtė hedhur kaq shumė baltė nga komunistėt, saqė ėshtė mjaft e vėshtirė tė pėrgatitet opinioni pėr tė mėsuar tė vėrtetėn e historisė tonė kombėtare sidomos nė periudhėn gjysmė shekullore tė regjimit komunist.
Me emrin e Xhafer Devės ėshtė e lidhur e ashtuquajtura masakra e 4 shkurtit 1944, qė po sipas historiografisė komuniste ishte njė vepėr mizore e Xhafer Devės, si nata e Shėn Bartomeleut. Po a ėshtė e vėrtetė masakra e 4 shkurtit nė Tiranė ashtu siē e kanė shkruar komunistėt? Kjo mbetet pėr tu parė nga historianėt nė tė ardhmen dhe gjithėsecilit i duhet dhėnė haku qė i takon me faktet qė duhen shikuar nė dritėn e diellit, pa emocione tė natyrės komuniste. Por sipas fakteve historike rezulton se komunistėt nė luftė pėr marrjen e pushtetit dhe pėr tė pėrligjur vrasjet dhe masakrat e tyre anė e kėnd Shqipėrisė, gėnjeshtrėn dhe propagandėn i kishin parėsore.
Nė internet ėshtė i publikuar njė shkrim i njė autori sipas rrėfimeve tė njė veterani, njė dėshmitar okular i kėsaj ngjarje. Qė nė fillim tė rrėfimit, megjithėse historiani ka qenė pedagog i katedrės sė historisė PKSH dhe sekretar i komitetit tė Partisė sė Punės nė Lushnjė, bėhet fare i pabesueshėm. Atė natė dimri tė ashpėr, e fillon rrėfimin e tij veterani, kur dihet se nė Tiranė nuk mundet tė ketė dimėr tė ashpėr kur trėndafilat ēelin gonxhe edhe nė dimėr. Duke tėrhequr zvarrė nėpėr rrugica e kanale u pushkatuan barbarisht 84 njerėz, u arrestuan dhe u internuan 500 tė tjerė. Dhe autori i shkrimit duke cituar tregimin e njė nėne qė ia kishin pushkatuar djalin atė natė tė 4 shkurtit 1944, shkruan thėniet e tė tjerėve: Lidheni qenin, bėrtisnin Qazim Mulleti dhe Osman Kazazi. Ėshtė pėrsėri fare e pabesueshme qė prefekti i Tiranės ne atė kohė tė shkonte shtėpi mė shtėpi dhe rrugė mė rrugė duke pushkatuar njerėz. Por historiani veteran nga 84 njerėz qė sipas tij u pushkatuan atė natė, megjithėse ka patur mė shumė se njė gjysmė shekulli kohė nė dispozicion, nuk ka mundur tė grumbullojė mė tepėr se 30 emra - edhe kėta ka shumė mundėsi tė jenė vrarė nė rrethana tė tjera.
Duke cituar gazetėn Bashkimi tė dt.03.02.1945, qė nė atė kohė ishte organi mė i besueshėm i komunistėve shqiptarė, themi se ishte shkruar njė njoftim: ftohen familjet, farefis ose shokėt dhe ēdo qytetar, qė di emrat e martirėve tė 4 shkurtit 1944, tė njoftojė brenda ditės sė sotme pranė kėshillit N.ēl. tė qytetit tė Tiranės. Siē shihet edhe njė vit nga koha e kėsaj ngjarje, komunistėt megjithėse ishin ustallarė nė fushėn e propagandės, nuk kishin mundur tė plotėsonin emrat se kush ishte vrarė nė natėn e Shėn Bartolemeut. Gazeta Bashkimi, nė deklaratėn e Komitetit Qendror tė PKSH me rastin e 4 Shkurtit, jep vetėm emrat e katėr personave tė vrarė. Me dt.9 shkurt po kjo gazetė shkruan se Ali Visha po nė kėtė datė tė njė viti mė parė kishte vdekur nga torturat e xhelatėve tė popullit. Ndėrkohė historiani veteran, dr.i shkencave historike, nė listėn qė paraqet me tė vrarėt e 4 shkurtit 1944 ėshtė edhe Ali Visha. Ėshtė fare e pakuptimtė qė i njėjti person tė jetė vrarė me 4, por edhe me 9 Shkurt. Duke e parė nė kėtė kėndvėshtrim dhe shumė fakte tė tjera, nė tė njėjtėn kohė duke ndjerė mjaft keqardhje nėse me tė vėrtetė ka patur tė vrarė,njė gjė ėshtė shumė e vėrtetė; se 4 shkurti ishte sajesė e propagandės komuniste pėr tė diskredituar Xhafer Devėn dhe nė tė njėjtėn kohė pėr tė justifikuar vrasjet e masakrat e tyre kundėr popullit nė tė katėr anėt e vendit.
***
Po kush ėshtė Xhafer Deva pėr tė cilin shqiptarėt janė tė informuar vetėm me propagandėn komuniste, si njeri kuisling nė shėrbim tė fashizmit,injorant,katil dhe tradhtar i interesave kombėtare. Dhe pėr kėtė njeri qė pėr njė kohė ka bėrė emėr nė historinė tonė kombėtare, e vėrteta mbulohet me natė nė mėnyrė tė qėllimshme. Personalisht nuk e kam njohur Xhafer Deven. Por kam patur fatin tė njoh dhe tė bisedoj gjatė me dr.prof.Rexhep Krasniqin, ish-ministėr i Arsimit, ish nėnkryetar i Kuvendit Kombėtar tė Shqipėrisė nė vitin 1943, nėnkryetar i Lidhjes sė dytė tė Prizrenit nė vitet1943 1944 dhe kryetar i Komitetit Shqipėria e lirė nė New-York nga viti 1956-1992. Edhe kėtė fakt duhet tė njohin shqiptarėt, se Komiteti Shqipėria e lirė ka patur pothuajse atributet e njė qeverie provizore nė mėrgim, me pėrkrahjen morale dhe materiale tė qeverisė amerikane. Qindra mijėra shqiptarė tė ndjekur nga regjimi komunist dhe qė strehoheshin nė kampe, si nė Itali, Jugosllavi, Francė, Austri etj., me ndėrhyrjen personale tė Krasniqit pranė qeverisė amerikane erdhėn nė Amerikė. Komiteti Shqipėria e lirė,me kėtė pėrkrahje ka punuar pa u lodhur nė fushėn diplomatike,politike dhe ushtarake pėr pėrmbysjen e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisė ne Shqipėri. Tani, kolosi i patriotizmit dhe nacionalizmit shqiptar, Rexhep Krasniqi nuk jeton mė, por unė i jam shumė mirėnjohės z.Idriz Lamaj, pėr njė kohė tė gjatė gazetar dhe spiker i Zėrit tė Amerikės nė gjuhėn shqipe dhe z.Hysen Biberaj njė luftėtar i papėrkulur pėr njė Shqipėri etnike demokratike, qė mė mundėsuan ta njoh kėtė personalitet, kėtė shkencėtar tė letrave shqipe. Gjatė njė muaj tė qėndrimit nė New-York, nuk kishte pothuaj asnjė ditė qė nuk bisedoja me Krasniqin. Nuk ėshtė pėr tu ēuditur kur kryeministri Berisha ju drejtua vetėm pak kohė mė parė deputetėve tė Kuvendit duke i pyetur: E njihni ju kush ėshtė Rexhep Krasniqi dhe heshtja nė sallė. Pėrsėri i pėrgjigjet pyetjes sė vet Kryeministri: e shikoni se nuk e njihni?. Rexhep Krasniqi ka qenė bashkėpunėtori mė i ngushtė i Xhafer Devės gjatė luftės sė dytė botėrore. Deva ka qenė kryetar i Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe Krasniqi nėnkryetar i kėsaj lidhje, qė organizoi popullin e Kosovės nė luftėn e armatosur pėr jetė a pėr vdekje kundėr instalimit tė regjimit kriminal bolshevik serb nė Kosovė. Mė vonė bashkėpunimi i tyre do tė vazhdonte nė emigracion nė kuadrin e Komitetit Shqipėria e lirė nė Amerikė. Arkivi i kėtij Komiteti, veprimtaria e tė cilit pėrfshin njė kohė mėse 35-vjeēare, hedh dritė edhe nė veprimtarinė e Xhafer Devės. Rexhep Krasniqi nė shkrimet dhe kujtimet e tij tregon se Deva ka mohuar gjithnjė nė mėnyrė kategorike pėr ndonjė masakėr qė mundet tė jetė bėrė me urdhrin e tij pėr sa kohė ai ka qenė Ministėr i Brendshėm nė qeverinė e Rexhep Mitrovicės.
Shkollimi
Xhafer Deva ka lindur nė Mitrovicė nė vitin 1904, nė njė familje me origjinė qytetare nga Gjakova por qė shumė herėt kishte zbritur nga Deva e rajonit tė Hasit. Njė njeri i shkolluar me profesion inxhinier, ishte njė poligliot nė njohjen e shumė gjuhėve si anglisht, gjermanisht, turqisht, frėngjisht dhe italisht. Nė librin Isa Boletini, autori Skender Luarasi, duke bėrė fjalė pėr kreshnikun e Kosovės shkruan se vetėm pėr atė natė qė me trimat e Kosovės e ndali ushtrinė e Xhavit Pashės nė kodrat e Levanit pėr tė mos hyrė nė Vlorė,duke mbrojtur flamurin dhe shpalljen e pavarsisė,asnjė vepėr tjetėr mos tė kishte bėrė, Isa Boletini ėshtė Hero i Popullit. Nė kėtė kuptim, gjithė jetėn e tijė,Xhafer Deva e ka shkrirė nė luftė dhe pėrpjekje tė jashtzakonshme pėr ēlirimin e Kosovės nga pushtimi serb dhe bashkimi me Shqipėrinė i tė gjitha trojeve tė mbetura jashtė shtetit amė. Nė fushėn diplomatike dhe ushtarake,edhe nė emigracion me pėrkrahjen e qeverisė amerikane,pėrpjekjet e tij nuk kanė pushuar asnjėherė pėr rrėzimin e regjimit komunist dhe vendosjen e demokracisė nė Shqipėri dhe nė Kosovė. Me 9 prill 1950, Xhafer Deva i shkruan Rexhep Krasniqit i cili nė atė kohė ndodhej nė Australi:
Shpėrthimi i njė lufte nė Ballkan dhe ma gjanė nuk duhet tė na gjejė tė papėrgatitur. Na nuk mund tė bėjmė mrekulli,por me njė batalion,tė cilin mund ta krijoj dhe udhėhiqi,do tė zbarkojmė nė Tropojė dhe nga aty mund tė thejmė njė pikė sa me hy nė Rrafsh tė Dukagjinit.(Idriz Lamaj,Angazhimi i Xhafer Devės pėr pėrfshirjen e Kosovės nė planin ushtarak tė Washingtonit fq.2). Dhe po aty, Lamaj shkruan se, me 26 qershor 1950, pak para mesnate filloj hedhja e parashutistėve tė Xhafer Devės nė Shqipėri. Ata ishin tė gjithė kosovarė dhe tė veshur me uniformė ushtarake amerikane. Ata ishin pėrgatitur nė njė kamp ushtarak amerikan duke patur Devėn ditė pėr ditė nė fushėn e stėrvitjes.
Nė kėtė kohė komunistėt nė Beograd dhe nė Tiranė u alarmuan si ata e njihnin mjaft mirė se kush ishte Deva.
Gazeta Zėri i Popullit nė Tiranė dhe si motra e saj nė Beograd Veēerne Novostishkruanin artikuj tė gjatė se Xhafer Deva ishte nė lėvizje. Duke hequr njė paralele me atė qė ndodhi 49 vjet mė vonė nė Kosovė,kur UĒK shpėrtheu kufirin pikėrisht nė Tropojė nė drejtim tė Koshares duke hyrė nė rrafshin e Dukagjinit,tregon atė strategji dhe aftėsi tė Devės si prijės ushtarak shumė i zoti.
Qeveria e Rexhep Mitrovicės, nė tė cilėn ministėr i Brendshėm ishte Deva, akuzohet nga historiografia komuniste si qeveri kuislinge. Duhet shkuar mė tej strategjisė sė kėsaj qeverie e cila kishte pėr qėllim tė shfrytėzonte koniukturat politike tė kohės pėr bashkimin e tė gjitha trojeve shqiptare nė njė shtet tė vetėm. Asnjėher nė kėtė kohė nė Shqipėri nuk ka ekzistuar njė parti naziste, as nuk ka patur formacione tė organizuara tė rinisė shqiptare. Nė asnjė godinė shtetėrore ose qendėr publike, pėrveē flamurit kombėtar, nuk ėshtė ngritur flamur i huej (Rexhep Krasniqi, Xhafer Deva, jeta dhe veprimtaria, fq.73).
Ago Agaj, i quajturi krenaria e Vlorės, bashkėluftėtar i Devės nė luftė pėr njė Shqipėri etnike demokratike dhe kundėr komunizmit, prefekt i Mitrovicės, ministėr i Ekonomisė Kombėtare nė qeverinė e Rexhep Mitrovicės, nė kujtimet e tij nė shkrimin Si e njofta Xhafer Devėn shkruan se, Shkruaj si njeri nė moshė tė kaluar por edhe si njeri para Zotit. Zoti dhe kombi nuk duhet tė gėnjehen. Xhafer Deva kishte kėto vetijet e kosovarit dhe hidheshe nė luftė pa i vėnė gurė ballit si asnjė tjetėr pėr tė mbrojtur popullin e tij. Ishte burri,shqiptari mė i shkėlqyer i gjeneracionit tė tij (Po aty,fq.1 dhe 116).
Ėshtė me tė vertetė pėr tė ardhur shumė keq kur tė gjithė ata qė gjith jetėn e tyre luftuan pėr njė Shqipėri etnike demokratike dhe kundėr instalimit tė murtajės komuniste nė Kosovė dhe nė Shqipėri tė mos vlerėsohen por pėrkundrazi tė injorohen. Kjo tregon se shoqėria jonė dhe politika nė Shqipėri ėshtė tejet e infektuar nga reminishencat e regjimit komunist. Nga ky batak qė kemi rėnė sa mė parė duhet tė ngrihemi qė tė rendim nė rrugėn e vėshtirė tė demokracisė dhe tė bashkohemi me kombet e tjera tė qytetėruara.
Tradhtia kombėtare nuk ka qenė kurrė dhe asnjėherė nė anėn e nacionalistėve.
Nacionalistėt ishin tė vendosur nė idenė e tyre, tė njė Shqipėrie etnike demokratike tė bashkuar me tė gjitha trojet e sajė,tė mbetura padrejtėsisht jashtė shtetit amė nga konferenca e Londrės e vitit 1913.
Shqipėria dhe ēėshtja kombėtare u tradhtua nga Enver Hoxha dhe komunistėt qė shėrbyen nė veprėn e tyre kriminale kundėr popullit shqiptar. Kėtu provohet se qėndrimi kundrejt Kosovės ėshtė tradhtia mė e madhe e Enver Hoxhės qė dėrgoj shqiptarėt me derdh gjakun pėr me u sigurue komunistėve jugosllav sundimin e Kosovės (Shih Tajar Zavalani, Historia e Shqipėrisė, pjesa e dytė, fq.278/79, Londėr 1966).
Lidhja e Dytė e Prizrenit e udhėhequr nga Deva dhe intelektualėt e tjerė mė tė spikatur tė Kosovės, do tė mbetet ndėr kapitujt mė tė shkėlqyer tė historisė tonė kombėtare.
Nė kėtė kohė populli i Kosovės qė po luftonte pėr jetė a pėr vdekje kundėr brigadave serbo-malazeze, nė mbrojtje tė kufijve etnikė, nė vjeshtėn e vitit 1944, u sulmuan pabesisht edhe nga brigadat partizane shqiptare tė Enver Hoxhės.
Forcat ushtarake tė Lidhjes sė dytė tė Prizrenit tani mė kishin mbetur ndėrmjet Skillės dhe Karibdės. Edhe Shaban Polluzha me trimat e Drenicės legjendare kishin mbetur tė rrethuar,nga brigadat serbo-malazeze tė Titos dhe nė anėn tjetėr nga brigadat partizane shqiptare tė Enver Hoxhės. Egėrsia komuniste nuk kishte tė ndalur. Mė tepėr se 44 fshatra u bėnė shkrumb e hi. Numri i tė vrarėve dhe i viktimave tė pafajshme qė u pushkatuan nga komunistėt nė Kosovė dhe vise tė tjera nė Maqedoni e Mal tė Zi, arrin nė 47-50 mijė shqiptarė.
Nė listėn e gjatė me qindra mijėra dėshmorėsh po shėnojmė vetėm disa prej tyre: Musa Shehi - kryetari i kuvendit tė Lidhjes sė dytė tė Prizrenit, prof.Kol Marxhini - nėnkryetar i komitetit qendror tė Lidhjes, Aqif Bluta nėnkryetar i Lidhjes, djemtė e Isa Boletinit, Asllan Boletini, Mujo Boletini, Pajazit Boletini; nipat e Isa Boletinit, Kapllan Boletini, Skėnder Boletini, Bedri Peja, sekretari i Lidhjes; Uk Sadik Berisha dhe Shaban Berisha dy djemtė e Sadik Ram Berishės, udhėheqėsi i kryengritjes sė rrafshit tė Dukagjini, Skėnder Curri, Esat Berisha, Mulla Idriz Gilani etj.
Njė vend nderi tė posaēėm lypset dedikuar batalionit Hasan Prishtina tė pėrbėrė prej tė rinjve nė njė moshė fare tė njomė,qė u shkri nė tėrėsi prej 300 vetash nė grykat e Podujevės nė mbrojtje tė njė pike strategjike,kundėr ushtrisė bullgare e udhėhequr prej komisarėve komunist. Kėtė betejė tė pėrgjakshme poeti shqiptar e ka quajtur Termopilet e Kosovės.
Brigadat partizane shqiptare u dorėzuan forcave komuniste jugosllave qė po pushtonin Kosovėn edhe shumicėn e oficerėve tė Lidhjes si: kol.Fuat Dibra, komandant i forcave ushtarake tė lidhjes dhe shtabin e tij, kol.Asllan Vela, n/kol.Sidki Shkupi, kapiten Hajdar Planeja, kap.Rasim Dajēi, kap.Gjon Destanishta, major N.Hoxha, kap.Mark Thani, toger Nush Dobruna, n/toger Qazim Gostivari, asp.Reshit Kaēaniku etj. Tė gjithė kėta oficerė janė dorėzuar nė komandėn e brigadės partizane nė Prizren, e cila menjėherė i ka dorėzuar nė autoritetet komuniste jugosllave qė i kan ekzekutue pa vonesė (Kosova nė vjetėt 1941-1945 dhe Xhafer Deva -R. Krasniqi, fq.67/68). Masakrat vazhduan edhe pas vendosjes sė regjimit komunist serb nė Kosovė.
Nė pranverėn e vitit 1945, 8 mijė luftėtarė tė Lidhjes sė Dytė tė Prizrenit dhe patriotė tė tjerė, lulja e djalėrisė kosovare, u grumbulluan nė Prizren dhe nė internatin Kukės, Pukė, Shkodėr, nė marrėveshje me qeverinė komuniste tė Enver Hoxhės u dėrguan nė Tivar dhe u ekzekutuan.
Xhafer Deva dhe emri i tij, nuk mundet mė tė mbulohen me natė dhe tė mbeten peng i historianėve tė institutit tė studimeve marksiste - leniniste. Emigracioni politik antikomunist nė Europė dhe Amerikė, kanė bėrė pėrpjekjet e duhura pranė qeverisė sė Kosovės, dhe sė shpejti eshtrat e Xhafer Devės, nga Amerika, do tė pushojnė nė Mitrovicėn e tij legjendė tė Isa Boletinit, nė tokėn shqiptare, pėr tė cilėn gjithė jetėn luftoi me nder e dinjitet.
gazeta 55
Krijoni Kontakt