Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1

    Pse nuk behen filma qe te tregojne fatin e shqiptareve nen diktaturen komuniste?

    Pse nuk behen filma qe te tregojne fatin e shqiptareve nen diktaturen komuniste?

    Shikon televizione te ndryshme shqiptare, shikon pjese filmash te vendosura ne internet dhe lehtesisht dallon se 100% e tyre, jane krijime te kohes se diktatures komuniste, ne te cilat mbizoteron propaganda shteterore e kohes, qe e paraqiste jeten tone si nje "oaz mireqenje" ne shkretetire; qe tregonte "forcen " idealeve komuniste, qe nxirrte ne pah "epersine" e instruktoreve te partise ndaj idealeve te botes se lire, etj.

    Pse nuk paraqiten ende ne asnje krijim, krimet e diktatures qe gjate luftes e deri ne vitin 1992?
    Pse i shmangen krijuesit temave te tilla?

  2. #2
    Po mendoja te njejten gje ne fakt. Si shpjegohet qe nuk eshte bere asnje film nga shqiptaret per 97-ten dhe krimet qe ju ben popullit shqiptar?!

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Sepse komunistet e ndalojne dicka te tille o Dydrinas!
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  4. #4
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar mė parė nga INFINITY© Lexo Postimin
    Po mendoja te njejten gje ne fakt. Si shpjegohet qe nuk eshte bere asnje film nga shqiptaret per 97-ten dhe krimet qe ju ben popullit shqiptar?!
    Perderisa jane akoma ne pushtet te njejtet kriminele te '97, nuk ma ha mendja se do behen filma me permbajtje te tille, sepse sado qe jemi ne demokraci, tek ne ekziston akoma cenzura.

    Sa per kohen e komunizmit, mjafton te shikosh filmat qe jane bere mbi Gjermanine lindore, apo Polonine e me rradhe. Fundja komunizmi nje permbajtje ka. E vetmja gje qe ndryshon tek ne, eshte qe edhe komunizmin e kemi trajtuar ne baze te interesave qeveritare e prandaj nuk kemi pas nje ndikim e vije te drejte, por kemi kaluar nga miq me jugosllavin, ne miq te ngushte me BRSS, deri sa na leverdisi me teper kinezi e ne fund izolimi total.

    Cfare do shihet si film per komunizmin aman, librat e kuq, apo internimet e vrasjet ne mase apo burgimet per nje fjale kunder partis unike e qeverise? Jane gjera qe dihen. Ndoshta per shume edhe do ndiqeshin me interes, por qe ne nuk dime t'i realizojme pa kerkuar dot firmen e pushtetit, perderisa nuk po arrin te rishkruaje nje "histori" akoma e na ka lene vetem me dy gjera heroike "Pavaresia" e "Koha e Skenderbeut". Nuk them qe s'kane rendesi, por ama jane te vjetra e te kaluara. Duhet dicka tjeter qe te na beje te dallojme e duhet me teper njohuri mbi cfare kemi qene, pervec patosit e atdhetarizmit...
    La vita č bella...

  5. #5
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin

    I bie qe per krimet mafioze ne te shohim vetem filma italiane, per krizat shpirterore dhe ekonomike vetem filma amerikane ose franko-italiane, per komunizmin vetem filma ruso-polak etj.

    Cdo popull ka historine e vet, rrjedhimisht duhet te kete dhe krijimtarine e vet!

  6. #6
    Pasioni pėr shkencėn Maska e Erlebnisse
    Anėtarėsuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Po ne fakt ne Historine e Skenderbeut e kemi bere me gjysmat e aktoreve te huaj. Me mire fundja po shof gjithe filmin te huaj, se me duket edhe me real ne realizim, se sa te rri te shikoj te njejten histori 20 here vetem e vetem se u kujtuan tani, mbas kaq vitesh.
    La vita č bella...

  7. #7
    Mommy to a beautiful girl Maska e MijnWonder
    Anėtarėsuar
    01-05-2006
    Vendndodhja
    📍 The Netherlands
    Postime
    939
    ku mjafton filmi duhet telenovele sepse nga te njejtet aktore do luhet pervec enverit qe na ka lene shendene , po eshte sala , etj etj pra dhe ata te atij sistemi jan keshtu qe filmi sdo mjaftonte por telenovele qe zoti e di se me sa seri do ishte
    ●•∙ яє¢ℓαιмιηg вα¢к мy ωσяℓ∂●•∙

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-12-2006
    Postime
    3
    Pse nuk paraqiten ende ne asnje krijim, krimet e diktatures qe gjate luftes e deri ne vitin 1992?
    Pse i shmangen krijuesit temave te tilla?
    ne fakt konstatimi yt eshte i gabuar. ne kinematografine shqiptare te pas 90 -es diktatura ka zene vendin e vete, madje ka qene elementi me i rendesishem.

    ja disa nga filmat qe e kane trajtuar ate teme.

    Vdekja e Kalit Saimir Kumbaro
    Kolonel bunker Kujtim Cashku
    parrullat e Gjergj Xhuvanit
    si dhe filmi i tan minarollit (titulli sme kujtohet) dicka nate me hene a pa hene, nje film i dobet me thene te drejten, qe ka futur nje personazh te tille.

    tani ti je i lire te numerosh sa filma jane bere pas vitit 90 dhe do shohesh se sa perqind e krijimeve kane kete teme.

    pergjithesisht per pyetjen tende mund te thuhet edhe se.
    krijuesit ose ata qe merren me kete pune, shkruajne per ato gjera per te cilat ndiejne ngacmim. nese do ishte ndryshe do ishte e gabuar. pra nuk mund ti imponosh nje artisti nje teme te caktuar, se rezultati do ish nje veper e dobet.

    se fundmi per fat te keq me duhet te them se une besoj qe, temat per regjisoret shqiptare i zgjedhin porositesit me nje fjale kompanite e huaja. besoj se regjisoret priren drejt temave qe kane ose mund te kene interes per publikun e huaj, me shume se per ate shqiptar. nga ajo qe kam vene re ja temat qe jane trajtuar ne kinematografine shqiptare mbas nentedhjetes.

    1) diktatura. (ato tituj qe permenda)
    2) emigrimi
    3) gjakmarrja.
    te tre keto tema shiten mire ne europe, madje nje miku im me pat thene njehere se nese doja te coja njeprojekt ne nje tel te huaj, emigrimi ose gjakmarrja do ishin tema qe do pelqeheshin.

    mua me duket se autoret shqiptare e kane patur parasysh kete kerkese. patjeter qe ketu lind nje tjeter ceshtje. Sa i lire eshte nje artist per te thene ate qe do, ne castin qe kushtezohet nga tregu? po kjo ndoshta mund te trajtohet ne nje teme tjeter.

    gjith te mirat Dydrinas, dhe nje keshille (nese ma lejon). nese ty te intereson ajo teme shkruaj vete dicka per te. do jete e vertete, dhe me gjasa edhe e bukur.

  9. #9
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    "Vdekja e Kalit" e trajton deri diku kėtė temė.

    Mendoj se arsyeja pėrse nuk bėhen filma me kėtė temė, temėn e persukutimeve gjatė kohės sė komunizmit, ėshtė fakti qė tė huajt nuk kanė shumė interes pėr tė. Besoj se e dini qė tė gjithė filmat pas '90 (me ndonjė pėrjashtim) financohen nga tė huajt dhe bėhen pėr tė huajt (regjisori i bėn pyetjen vetes se nė ē'mėnyrė duhet ta bėj filmin qė ta pėlqejė njė publik joshqiptar). Deri tani filmat qė trajtojnė jetėn nė komunizėm (por jo persekutimet, vrasje, internimet) janė tė preferuar nga tė jashtmit, si psh "Parrullat".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 28-09-2009 mė 21:12
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #10
    pirg hologramesh Maska e Inteligjentja
    Anėtarėsuar
    08-10-2005
    Vendndodhja
    Ne kontinentin e Kurrkundit
    Postime
    862
    Citim Postuar mė parė nga [era] Lexo Postimin

    Sa per kohen e komunizmit, mjafton te shikosh filmat qe jane bere mbi Gjermanine lindore, apo Polonine e me rradhe. Fundja komunizmi nje permbajtje ka. E vetmja gje qe ndryshon tek ne, eshte qe edhe komunizmin e kemi trajtuar ne baze te interesave qeveritare e prandaj nuk kemi pas nje ndikim e vije te drejte, por kemi kaluar nga miq me jugosllavin, ne miq te ngushte me BRSS, deri sa na leverdisi me teper kinezi e ne fund izolimi total.

    Cfare do shihet si film per komunizmin aman, librat e kuq, apo internimet e vrasjet ne mase apo burgimet per nje fjale kunder partis unike e qeverise? Jane gjera qe dihen. Ndoshta per shume edhe do ndiqeshin me interes, por qe ne nuk dime t'i realizojme pa kerkuar dot firmen e pushtetit, perderisa nuk po arrin te rishkruaje nje "histori" akoma e na ka lene vetem me dy gjera heroike "Pavaresia" e "Koha e Skenderbeut". Nuk them qe s'kane rendesi, por ama jane te vjetra e te kaluara. Duhet dicka tjeter qe te na beje te dallojme e duhet me teper njohuri mbi cfare kemi qene, pervec patosit e atdhetarizmit...
    Pervec kesaj qe eshte mese e vertete, qendron edhe tjetra. Te besh art duhet ta kesh mendjen e kthjellet. Ne shqiptaret s'kemi arritur ende deri ne ate pike sa ta trajtojme te shkuaren si "te shkuar". Po te hapesh cfaredolloj teme me ngjyra politike shumices se shqiptareve ende i vlon gjaku per lidera ashtu sic nuk i vlon per babe e nene. Eshte fatkeqesia jone qe e mbartim ende edhe pas 20 vitesh dhe kjo na ben te pamundur te ecim perpara.

    Me me interes (do te thosha une) jane filmat me permbajtje historike e kombetare per shqiptaret. Pse nuk ka asnje film per iliret psh? Pse te mos behet nje film per Teuten a per Pirron? Pse jo filma, apo qofte edhe dokumentare per rilindasit? Nuk kemi boll materiale dhe ne per tu mburrur e krenuar?
    Homo sum; humani nil a me alienum puto.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •