Profeti salallahu alejhi ue selem namazin e Bajramint ne Musala (vend i madh ne natyre per falje).Nuk i ka falur Bajramet ne xhami pervec se nje here edhe ate per shkak te shiut.Per kete feste i vishte rrobat me te bukura .Para namazit te Bajramit te Ramazanit(fiter Bajramit)ka ngrene hurma me numer tek,ndersa ne Bajramin e Kurbanit nuk ka ngrene derisa eshte kthyer dhe se pari ka ngrene mishin e kurbanit.Ka transmetime qe esht lare(pastruar) per bajram.Ne namaz ka shkuar ne kembe,e vononte namazin e fiter Bajramin ndersa e shpeitonte kurban Bajramin,Pejgamberi salallahu alejhi ue selem e ka lejuar qe ai i cili vjen ne namazin e Bajramit mund te degjoje hutben ose te shkoje.Gjate kthimit nga namazi kthehej nga ndonje rruge tjeter nga ajo qe kishte shkuar.

Udhezimi i Profetit salallahualejhi ue selem ne lidhje me sadakatul fitrin

Ka urdheruar ndarjen e sadakatul-fitrit per vete dhe ata qe i mbajne(kujdeset per ta)qofshin ata te vegjel apo te medhenj,ne sasi prej nje sa'a(nje mase e vjeter me sai prej kater grushteve apo perafersisht 2 kg)te hurmave ,elbit,djathit te thate ,rrushit te thate,miellit etj..
Nga udhezimi itij eshte dhenia e sadakatul-fitrit para namazit bajramit
Profeti salallahu alejhiue selm ka thene
Kush e jep zakatin(dmth fitrat)para namazit ai do ti pranohet,ndersa kush e jep pas namazit atehere ajo eshte vetem sadaka.
Udhezimi i tij eshte ndarja sadakatul fitrit te varfereve.