Diēka eshte duke ndryshuar ne mardheniet SHBA - RUSI. Dhe kesaje radhe nuk kemi vetem shkembime batutash pak a shume simpatike, por ndryshime konkrete ne skaklieren nderkombetare. Pas braktisjes se planit anti - misilistik nga Shtetet e Bashkura, qe do te vendosej ne Poloni dhe Republiken Ceke, edhe Rusia nga ana e saje ke hequr dore nga plani e saje per vendojen e raketave ne Kalilingrad. Nje levizje e tille ka shenuar shkrirje te mardhenieve mes dy superfuqive, pas ngrirjes se tyre gjate konfliktit te Kaukazit te veres se kaluar, dhe planit te administrates Bush per dislokimin e raketave mbrojtese ne Poloni dhe Republiken Ceke. "Kam urdheruar nje revizion te plote te planit anti - misilistik ne Europe - deklaron presidenti Obama - edhe se programi berthamor iranian mbetet nje kercenim serioz per Ameriken dhe aleatet e saje". "Programi i ri do te jete, me flesibil, me efikas ne drejtim te costos, dhe me inteligjent me i shpejte, e me i forte ne drejtimin mbrojtes ". Plani i ri i Obames parashikon nje vendosje te raketave anti - rakete ne floten detare amerikane qe gjendet ne Detin Mesdhe. Ky ndryshim strategjije spjegon Obama, "eshte nga te rejat qe kemi mbi programin berthamor iranian, dhe modernizmin e raketave mbrojtese te flotes ushtarake amerikane". "Kjo strategji nga njera ane na informon nga rreziku qe ndryshon, dhe nga ana tjeter teknologjia permirsohet".
Kesaje iniciative te Shteteve te Bashkuara, Rusia i eshte pergjigjur ne menyre me se pozitive, duke bojkotuar planin raketor ne Kalilingrad dhe Biellorusi. Plani rus parashikonte edhe vendosjen e nje radari qe do te bllokonte radarin e mbrojtes amerikan qe e parashikonte plani Bush. Bile disa burime ruse theksojne se, "bojkotimi i planit amerikan anti - raketor, do te merret ne konsiderate nga pala ruse". "Masat e marra ndaj planit amerikan ne Europen e Veriut, do te anullohen, dhe me shume gjasa do te bojkotohen pergjithmone" thekson burimi ne fjale. Nderkohe edhe sekretari i ri i NATO-s Anders Fogh Rasmussen, ne fjalimin e tije te pare, ftoi SHBA-te dhe Rusine, "te programojne nje sistem te ri mbrojtes, nje mbrojtje globale te harmonizuar SHBA - NATO - RUSI. "Besoj se NATO dhe Rusia duhet te bashkepunojne dhe kooperojne ne te gjitha ato fusha ku kemi interesa te perbashketa dhe kercenohemi nga te njejtat rreziqe", shtoi Rasmussen. Po ashtu edhe presidenti rus Medvedev nga ana e tije u shpreh i gatshem per nje bashkpunim te mundeshem ne sistemin mbrojtes. " Deklaratat e presidentit Obama dimostrojne se, Rusia dhe Amerika kane mundesi te medha te punojne per ndertimin e perbashket te raketave mbrojtese" deklaroi Medevedev per agjensine ruse Itar - Tass.
Nje ndryshim kaq ndieshem ne politiken mbrojtese amerikane vjen si rrjedhoje e informacioneve te fundit ne lidhje me programin berthamor iranian. Sipas gazetes Wall Street Journal, plani e Iranit per t'u paisur me raketa me rreze te gjate veprimi, nuk ka bere ndonje progres te veēante. Dhe do te duhet shume me shume kohe nga ajo qe ishte parashikikuar. Qe do te thote se Irani nuk ka kapacitet te godase Ameriken dhe Europen. Ndryshimi i strategjise amerikane sunon qe te rregulloje mardheniet me Rusine, t'a ndergjegjesoje kyte te fundit mbi rrezikun iranian, dhe neser ne nje te ardhme te afert, kur perendimit do t'i duhet te merret me ēeshtjen e Iranit, Rusia mos te jete nje antagoniste por nje aleate.
/gerrard73/
Krijoni Kontakt