Euro nuk ka bere asgje tjeter veç rrenimit te ekonomise ne vendet ku ka hyre, te pakten ne itali po.
Euro nuk ka bere asgje tjeter veç rrenimit te ekonomise ne vendet ku ka hyre, te pakten ne itali po.
Epo Sala e ka fjalen, qe perderisa ne kemi lek goxha te dobet, edhe euroja sot eshte ne krize, me mire te perfitojme ne kete moment e te bejme konvertimin e lekut ne euro... Vetem se harron se aty ku ka takse interesi, ka edhe levizje te gjithe ekonomise politike, ndersa ne monedhen unike, do ndjekesh politiken e perbashket...
Nga nje ane s'e ka keq, se duhet perfituar ne kohe te dobeta, si investimet kur te tjeret jane drejt falimentimit, por puna eshte qe ne sa kemi filluar te rimekembemi e mbase edhe euroja mund te na coje ne nje hap mbrapa.
La vita è bella...
Derisa ishte Mark ne Gjermani, shefat shkonin neper kampet e azilit per te kerkuar puntore, dhe grindeshin ndermjet vete pse po mi merr puntoret.
Sapo hyri Euro, puntoret u gjenden ne rruge me shumice dhe tani shumica gjenden ne listat e Arbajsamtit.
Po ti degjosh gjermanet duke vajtuar per Mark, disa i kane futur ne kornize 10 Marka dhe i ruajne si nje mall te cmuar.
Gjithashtu po ti dergoje 1000 marka ne Kosove, shpalleshe hero i lagjes, tani jo 500 po as 1000 euro nuk ti ben hesap askush.
Leku
Shum para pa vler
1 Euro- 128 lek
phhh
shum palidhje
si perfundim si do shpetoje EURO-ja Shqiperine
Edhe leku nuk mund ti rezistoi euvros.
E kam shume te veshtir te kuptoi se ta zem 1000 lek te rinje dhe 1000 lek te vjeter ku eshte dallimi.
Pse te rinje dhe te vjeter,ku ka keshtu ne nje vend tjeter
Mos ngatroni vendet e BE qe formuan euron ne vitin 2000 me nje shtet si Shqiperia qe kerkon te perdoe euron si monedhe.Jan dy gjera krejt te ndryshme.Ja sepse.
Vendet me ekonomi te dobet si Greqia u preken me shume,sepse prodhimi i brendshem i tyre nuk ishte e barabarte me Francen apo Italine, keshtu qe deomos kjo do te perkthehej ne ngritje cmimesh.
Kur Greqia pranoi te perdorte euron si monedhe, dhrahmia greke ate kohe u zhvleresua rreth 60 % brenda nates.
Ne nuk na duhet ky risk, por te perdorm euron pa e zhvleresuar monedhen tone deri ne nje zevendesim te plote.Ne nuk kemi prodhim te brendshem bruto qeta mbaje lekun stabel apo ta forcoje.Ne varemi akoma nga te ardhurat e emigranteve.Perdorimi i euros ul reziqet e zhvleresimit te monedhes tone dhe si pasoje edhe uljen e prodhimit.Kosova apo Mali i Zi, nuk kane pasur ndonje te keqe nga perdorimi i euros,thjesht nuk kane e kokecarje se mos monedhat e tyre do te zhvleresoheshin gjate krizes boterore apo zhvillimeve ne Ballkan.
Nje favor qe do ti behet ekonomise tone eshte se duke perdorur euron eshte me e lehte tregetia me vendet fqinje si ajo me Italine dhe Greqine,por edhe eksportet.Me dollar kuotohet vetem nafta,kafja dhe mishi qe vjen nga Brazili.
Nje tjeter favor eshte se do te njohim kapacitetin real te ekonomise tone, sepse tani shifrat perkthehen sipas interesit here ne euro,here ne dollare e here ne leke.
Nese nje pensionist mer 8000 leke pension, nuk mund ti thuash se mer mbi 100$,sepse mer vetem 50 euro.Kjo vlen edhe per GDP qe nje minister e lexon me euro dhe nje tjeter me dollar.Pra do te ulet shkalla e manipulimit me ane te shifrave ne burse.
Megjithate i takon Guvernatorit te Bankes si dhe Ministrise se Financave qe te shprehin mendimin tyre.
... E ku thuhene ne karte
Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!
Kosova ka pasur humbje te medha me perdorimin e Euros dhe vazhdon te kete, ndoshta dikur kur te forcohet do te jete mire po ka shume vite qe ka humbur shume.
Pse???
Sepse para luftes 1000 marka mi dergu ne Kosove, 6 muaj ka jetu mire nje familje, ndersa tani i bie 500 euro per 1 muaj nuk dalin.
Cmimet pra jane rrit gjithkah siq kane qene mark, vetem jane bere euro numri nuk ka ndryshuar, merr shembullin me banal 1 kafe ka qene 50 pfening, tash eshte 50 cent.
Krijoni Kontakt