Close
Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 231
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    Citim Postuar më parë nga Val9 Lexo Postimin

    Nga Express më 18.09.2009 në ora 19:19
    Qytetarët shqiptarë në Maqedoni shprehen jashtëzakonisht të fyer me përmbajtjen skandaloze të Enciklopedisë së parë të Maqedonisë, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë., në të cilën akademikët maqedonas paraqesin shqiptarët si të ardhur nga Shqipëria, dhe uzurpues të shtëpive maqedonase. Reagon ashpër shoqëria civile.
    (B. Iseni/ RTK)
    Fjalimi më iriton!
    Shqiptarët kanë llafe e mbajnë fjalime pa mbështetje edhe kjo është irituese për mua. Edhe gomari i Babastasit e dinë se shqiptarët e Kosovës të quajtur muhaxhir, me gjuhën t’onë kosovarçe i quajm muhaxher. Shembull: delegati i Kuvendit të Kosovës Ymer Muhaxheri etj. Kush janë muhaxherët? Ata janë shqiptar të dëbuar nga viset e Shqipërisë veriore siç janë Nishi, Bardhova, e vendet tjera që sot janë të okupuar nga Serbia e qe ata kanë synuar dhe synojnë sot e asaj dite jo ta rrudhin Kosovën, por të okupojnë deri në Shkodër trojet shqiptare. Serbi nuk flenë, serbi natën ëndërron okupimin, ditën punon për okupim. Shqiptarët nga llafet e tyre të shterrpta dhe mbushëja e stomakut me bukë, kanë harruar dhunën shekullore që e kanë pasur dhe e kanë nga serbi – maqedoni etj, kanë harruar fare të lexonin libra, kanë harruar se për të mbrojtë vendin e vet duhet dhjetëfishuar punën në raport me okupatorin. Me llafe e akademi nuk mbrohet as që ndërtohet vendi. Vendi ndërtohet dhe mbrohet me punë përmanente dhe shumë të disciplinuar, duke futë veprat e shkenctarëve dhe akademikëve, jo vetëm shqiptar por edhe të atyre botëror në vepër, të finalizonin ato dhe të korrin rezultatet e tyre e jo vetëm më sharje, fyerje e shantazhe të ndryshme duke nisur nga koka e shtetit siç është parlamenti e deri të fëmijët e rrugës të te cilët fjala e parë e tyre është: “hej ku je ti ta q... nënën!” Në vend se më thënë Mirëmengjesi...! Ja një shembull se si ndërtohet dhe mbrohet vendi:
    Në vitët e tetëdhjeta, kosovari ngarkonte mahunën me traktor dhe të gjitha paimet (mjetët) për të punuar tokën në Serbi dhe vojvodinë. Punonin me dhjetra deri në qindra ha. Në vjeshtë, në Kosovë sjellnin të mira materiale në vlerë të një, dy e më shumë ha tokë të Serbisë, apo Vojvodinës. Kur serbi vërejti se, kosovari me mallin qe e siguronte në trevat e tyre do i blejë tokat e tyre që i kanë okupuar, atëherë filloi dhuna në Kosovë deri në eskalimin e luftës. Lufta është produkt i serbit me moton “sulmo për tu mbrojtur shteti i tyre!”
    Kosova ka rënë në duart e serbit pikrisht për dy faktor: nën një sepse kemi qenë mikëpritës dhe fare nuk e kem njohur serbin dhe synimet e tija, dhe nën dy shtimi (nataliteti) i madh i serbit është shfrytëzuar ta okupoi Kosovën duke dëbuar kosovar nga Nishi dhe rrethi i ti. Duhet treguar gjeneratave të reja se në kohën ekspanzive të natalitetit serb, nga serbët është kënduar kënga: devet jugiviqa i stari jug Bogdane!” përkthim: “nëntë jugoviq dhe i vjetri jug Bogdani!” Kjo do të thotë se Jug Bogdani ka psur nëntë djem, atëherë është luftuar në Kosovë.
    Serbi ka imagjinatën, forcën dhe teknikën luftarake. Shqiptari ka vetëm zemër. Kjo vërtetohet nga fjalët e komshijëve t’onë kur thonin: “hallall u çoftë, kur me një forcë aq të madhe siç është serbi patet guximin të hapni frontin me te!” Besoni se edhe fçinjët edhe bota e dinë se sikur të ishte shqiptari punëtor, i ditur i disciplinuar si slloveni dhe me natalitet të mëparshëm kosovar, telashe do i kishte dalë jo serbit por edhe Evropës. Sipas menidimit tim kjo është e vërtetë. E vërtetë është se janë duke hapur shkolla që është barazi me një stallë kuajsh bastard, ndërsa ai qe e mbanë një stallë dhe kultivon një at të mirë, vëlen sa një stallë kuajsh të shfrenuar që bëjnë dëme nëpër fush dhe bezdisin popullatën e vendit ku ata bëjnë dëm.
    Hasan Salihaj

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Si u krijua ne vitin 2009 shteti me i ri ne Ballkan me emrin VOLGLAND ?

    Ne keto raste shifet se ne shqiptaret ende nuk e kemi kuptuar diplomacine, as Strategjin....

    Armiku na u eshte pergjigjur me nje fjale te shkurter "shqiptaret kane ardhur ne Volgland"
    e ne vend se edhe ne t'i pergjigjemi shkurtimishte me slogane te shkurtera prej dy fjalesh; "volgaret erdhen ne ballkan nga Volga(Rusia) dhe krijuan nje shtet me emrin VOLGLAND ku edhe ne do ta ndryshojmi enciklopedine tone dhe do shlyhet pergjithemon emri maqedonas dhe ne vend te tij do shkruhet prej ketij viti; " Shteti VOLGLANDIA, per ne ne shqipe kurse per anglishte duhet te quhet VOLGLANDE !
    Kjo eshte pergjigjeja me e shkurter qe e kane kerkuar dhe qe e meritojne keta Volgaret... fqinje..

    http://bbs.keyhole.com/ubb/ubbthread...9.78033143.kmz

    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-09-2009 më 05:03
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Kjo eshte qyqarllek, kur heshtet kur duhet folur e vepruar ne forma adekuate dhe pakkush del perballe hipokrizive aq te marra, sa edhe ne enciklopedi mund te behet mashtrim i hapur, grabitje e hapur edhe e historise dhe i shtijme vesht ne lesh, pa asnje demonstrim te hapur, kunder falsifikimit te hapur historik ndaj shqiptareve. Ne momentet kritike te historise, kur prore u kthye ne nje histeri te rrejshme, nuk duken atdhetaret ne sheshbote, ta demaskojne hapur publikisht e boterisht edhe rastin e fundit te encipordhedise zyrtarisht e pseudoshkencerisht, kur i qet shqiptaret ardhes ne Ballkan, e nga kush behet kjo - nga nje popull, qe vet iu mvesh emrit dhe historiografise makedhoine illiriane, me histori te falsifikuar, me symbole shteterore te falsifikuara, me nje origjine bullgare, qe as vcet bullgaret nuk i pranojne si komb !!!

    Pokeshtu thuren dokrra qorre ne emer te shkences, me shekuj edhe politikisht dhe shqiptaret si elitat politike, si ato shkencore - gervallen mesvete duke iu thure kurtha njeritjetrit, dinakerisht, duke mos lene asnje intelektual shqiptar, te qendroj ne kembe te veta, as ne progresin individual, duke mos i lene profesionistet ne vendet e tyre perkatese, duke manipuluar me popullin e ndare e copetuar politikisht edhe sot, gjoja ne milleniusin e ri e shekullin e ri kibernetik! Miopet e shterzyesit politik e shkencor, zvarriten neper rrjetat e thurura nga tjeret dhe veprojne e bejne pune veglash te huaja, pa dituri, drejtesi as guxim, gjoja po tregojne pune e aktivitete politike e shkencore, as edhe akademite tona, nuk dine te zgjohen kurre, nga ankthi i huaj, por del shkrimtari i shpifur, gjoja po shkruanb dhjetra vepra, pa ditur as te shprehet ne nivelin e nji gazetarit te thjeshte - poeti, gjoja po krijon novatorizem me lojera fjalesh - politikani, gjoja po ben politike kotaresh te ndara - shkencetari, me grada te huaja shkencore, duke u vetthurur ne labirinthin falsifikues pseudoshkencor. - Kemi plot shkrimtar, poet, shklencetar, analist siperfaqesor- e nuk kemi pothuaj asnje shtylle te vertete arti, letersie, kulture e shkence te mirefillte - duke i demaskuar hapur e fshehur deri ne zhdukje, e nga kush - nga vet shqipfolesit qe masturbojne mediokritete...

    Kush mund ta toleroje nje enciklopedi te tille, pa asnje reagim te mirefillte shkencore, politik e kulturor e historik - pa asnje demostrat gjithpopullore mu ne qender te ShKUPIT SHQIPTAR, shkuptar shqiptar, e te asgjesohet hipokrizia e hapur edhe pseudoshkencore?!!! Asnje popull, nuk e duron nje gje te tille, vetem vetmohuesit e vet historise se tyre!!!

    E shihni, si heshtin edhe akademite tona, hipokrizisht, sepse jane mesuar te fshehen pas hijes se njeritjetrit e pas hijeve politike te shkuara e te sotme, fshehen si minjt birave, pa asnje reagim te mirefillte, te pjekur, te duhur ne moment historik! Kur shkrova pere ethymologjine e emrit - makedonia, e te vet Shkupit dhe historikut real - ne vend perkrahjeje e plotesimit te shkrimit, dolen matrapazet spijuj hipokrit, sharllatanet e hajvanet shqipfoles, mu ketu ne forum e tjera media elektronike e shtypit - duke demaskuar shkrimin tim, per emrin e rrejshem maqedonas, historikun e rrejshem te tyre, duke u gervallur hapur e fshehurazi edhe duke njollosur vet integritetin tim personal... sa Agron Tufa e sa leshi e kaleshi, shkruan pa pike turpi, gjoja edhe ne revista e rrjete, se ''Shqiperia qenka atdheu i elefanteve'', hora e puthadora te zgjebosur!

    Ku eshte masa, ku eshte populli, kush i prine te ndricoje e te drejtoje historine?
    Ndryshuar për herë të fundit nga ZANOR : 27-09-2009 më 05:25 Arsyeja: teknike
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Nezir Myrta


    Ballkan - Makedhonia -
    Ballkan - fjalë shqipe



    Ethymologjia e fjalës - BALLKAN shkencërisht origjinën e vet e ka në Gjuhën Shqipe të Vjetër, apo në Illirishten e Re dhe asnjë gjuhë tjetër indo-europiane, sot as kurrë, nuk mund ta spjegojë në bazë të morfologjisë historike as në bazë të fonetikës historike. Vetem Shqipja ka fuqi spjegimi morfologjik e fonetik, që vet emri - Ballkan, deri sot mbeti emër i papërcaktuar shkencërisht, ashtu sikur janë të papërcaktuara vet fillet e shkencës botërore.
    Fjalën - Ballkan e spjegon guha skipe illire - gjuha shqipe e sotme. Kjo fjalë - Ballkan, është fjalë - skipe illire - shqipe illire, e nuk ka ndonjë gjuhë tjetër i.e., që mund ta spjegojë origjinën historiko-linguistikë me fakte shkencore.
    Emri - Ballkan, përbëhet prej dy fjalëve, kur zbërthehet morfologjikisht - BALL + KAN = BALLKAN.
    Fillesa, fjala e parë e kompozitës, është rrënja skipe - shqipe - BALL dhe pjesa e dytë - KAN është folje skipe - shqipe, që vie nga folja - me pasë, për të pasur, por mund të jetë edhe rrënjë e të dy foljeve ndihmëtare: me pasë dhe me qenë.
    Fjala BALL është edhe emër: linguistik, gjeografik, anatomik, historik, psikologjik, filozofik, arkeologjik, sociologjik, astronomik dhe i të gjitha shkencave, ku në çdo shkencë gjen përdorimin e vet... emër linguistik: sipas Shqipes, fjala BALL, është emër gramatikor; trajta e pashquar, emër i përgjithshëm, emër konkret, emër i gjinise mashkullore, numri njëjës i emrit, emër i lakueshëm nëpër rasat gramatikore të emrit, që sipas lakimit të emrit në gjuhën shqipe, mund të spjegohet në këtë mënyrë: Lakimi i emrit BALL sipas gramatikes së Shqipes
    Trajta e pashquar e emrit -

    1.Emnorja (Nominativi) (një)........ BALL
    2.Gjindorja (Genetivi) (i,e,të,një) BALLI
    3.Dhanorja (Dativi) (një).......BALLI
    4.Kallxorja (Akuzativi) (një).......BALL
    5.Thirrorja (Vokativi) (o BALL) ----
    6.Rrjedhorja (Llokativi) (prej - një)BALLI
    Ndërsa, pjesa e dytë e kompozitës (fjalëformimit) nga BALL + KAN, rrënja KAN është folje ndihmëtare, nga folja - me pasë, për të pasur, apo nga folja - me qenë, me kanë (geg.), për të qenë, ku në të dy rastet e kemi zgjedhimin e foljes nëpër veta të përemrit vetor kështu: ball KAM (unë); ball KE (ti), ball KA (ai,ajo)- njëjsi dhe - ball KEMI (na); ball KENI (ju); ball KANË (ata, ato)- shumësi gramatikor i Shqipes.
    Pra, veta e tretë e shumësit të Shqipes - KANË, si rrënjë e foljes - KAN, formoi pjesën e dytë të kompozitës BALL + KAN = BALLKAN.
    Sipas linguistikës Gjenetike, e cila si shkencë moderne, që shkon paralel me linguistikën Komparative (gjuhësinë Krahasimtare), rrënjët shqipe (skipe-skype) BALL dhe KAN, që formojnë kompozitën - BALLKAN, mund të zbërthehen a deshifrohen edhe sipas Fonetikes Historike te Shqipes, ku tre tingujt e rrënjës së parë si pjesë e parë a fillese - B + A + LL = BALL, shprehin nganjë tërësi emërtimesh në vetvete, ku tingulli i parë B lidhet me hieroglifin e Thotit - BROF, që ka kuptimin e ngritjes, zgjimit, brofjes, çuarjes në këmbë, zgjimin e vetëdijes së njeriut - menjëherë pas Krijuesit (si tingull i dytë i alfabetit) - ku tok me zanoren A, kjo tokzanore B (bashkëtingëllore) formon diftongun që difton, tregon, spjegon BA - babën, të Parin e njeriut - BA-BA dhe tingulli i tretë, apo dytingullori LL, lidhet me illiret, që kuptohet sipas fonetikes historike shqipe, si dritë illire, ball illir, lidhet me dritën e diellit, dritësi, yllësirë; ku formoi ky tingull LL emërtimin për dritën në disa gjuhë i.e. licht=dritë ger., light(llajt)= dritë ang. etj.
    Fillesa BALL nga emërtimi Ballkan, si emër gjeografik, kuptohet si lartësi mbidetare gjeografike, balli i tokes, balli i Dheut, balli i bregut, balli i shpatit, balli i majës së bjeshkës, balli i vargmaleve, balli i bregut të detit, ball-toka, ball-deti, ball-bjeshka, ball-guri, ball-shkëmbi, ball-qyteti, ball-mali, ball-liqeni etj. Do të thotë, fjala BALL kuptohet në Shqipen si pjesë e ngritur, e çuar, e lartësuar, që shihet sëpari, në fillim - mbi pjesët e tjera. Këtu në kuptimin gjeografik: Ballkani, toka-gadishulli (siujdhesa) përballë botes, detërave: Egje, Jon, Adriatik, Kaspik dhe përballë, në ballë të Mesdheut...
    Fjala shqipe - BALLI, si emër anatomik është pjesa e parme e kokës lartë mbi vetulla, deri tek flokët - balli i kresë, balli i kokës, pjesa e parme e lartë e kokës, pjesa e përparme ashtore e rrashtës së kresë, e kafkës së njeriut. Por, si emër anatomik - balli është edhe te të gjitha gjallesat me kokë.
    Fjala shqipe Balli, si emër sociologjik: balli i burrave, balli i kuvendit (kryesia), balli i katundit, balli i qytetit, balli i kombit, balli i atdheut (kryesia e atdheut prej njërezve që udheheqin), balli i vendit, balli i Odes, balli i oxhakut (kryesia e odës së burrave shqiptare), balli i ushtrisë (kreu ushtarak) etj.
    Fjala Shqipe BALL-i, si emër psikologjik: ballëlartë, ballëhapur, ballëçelur, ballëngritur, ballëndritur, ballzdritur (krenaria e njeriut); ballëzi, ballëultë, ballëskuqur, ballërrexuar (ligësia e njeriut); ballëngjeshur, ballështrenguar, ballëgjak, ballëshkëmbore (trimëria e njeriut); ballëqeshur, ballëgezuar, ballëdiell, ballëdritë (gëzimi i njeriut); lule balli, lulja e ballit, ne lulballi(mesi i ballit) etj...
    Fjala shqipe - BALL-i, si emër historik: balli i luftës - ballëluftë; balli i mejdanit, balli i lirisë, balli ushtarak (kreu ushtarak); balli i historisë...
    Fjala shqipe BALL-i formoi edhe kompozitat e tjera: ballina (e librit); balloja (e valles, theatrit, muzikës); përballë, përballuar, përballimi, ballafaqimi, ballafaqe (haptazi); përballje, ballësimi, ballsamimi, ballancimi, ballist, balli kombëtar, ballërrudhur-ballërrudhan (rrudhat e ballit, ballë me rrudha); ballon, ballona (aeroplani) etj.
    Fjala shqipe BALL-i, formoi kompozita të shumëta të linguistikës indo-europiane, qoftë emërtime gjeografike dhe shkencore në përgjithesi: Ballgaria (Bullgaria), Ballkaria (krahinë në Kaukaz), Balltik-u (liqeni Balltik), Balltikë (shtetet balltike), balladë-ballada (balada, poemë e vogël tregimtare); ballajkë (tambura popullore ruse në formë trekëndëshi me tre a më shumë tela); ballancë (ballancimi, peshore, peshoje, kandari); ballanit (mjek. pezmatim i kokës së organit seksual të mashkurllit); ballast, bast (rryp, ushkur në ballë trupi); balldakin (çati mbi fronin altarin në odë); ballo-balloja (pjesë vallëzuese muzikore); ballërina (balerina); ballët (baleti); ballëtmaester (drejtues i baletit); ballista (hist. makinë luftarake për të hedhur gurë, shtiza etj); ballistik (që i përket ballistikës, që lëviz sipas ligjeve të ballistikës); ballistofobia (mjek. frikë e madhe nga gositja e projektileve); ballistokardiograf (aparat që përcakton vëllimin sistolik të zemrës, me anë të ballistokardiografit); ballistokardiogram; ballsam, ballaban (njeri i trashë fizikisht); ballgun (shpardh, shparr - Quercus Conferta) etj. Ku të gjitha këto fjalëformime (kompozita) origjinën ethymologjike e kanë në Shqipen ilire - skipe illire.
    Fjala shqipe BALL-i, formoi kompozitat i.e. Ballkan (gadishulli ballkanik); Ballkanika (Balcanica); Ballkanistika (Linguistika ballkanike); Ballkanologjia; ballkanolog-u; ballkanikë, ballkanizmi, ballkanizimi, ballkanizmat etj...


    MAKEDHONIA ILLIRE


    Nezir Myrta / ETHYMOLOGJIA E EMRIT – MAQEDONIA

    (Historiku gjeo-linguistik). –
    Fjala emër – Maqedonia, (Macedonia-Makedonia) në gjuhën shqipe dhe në gjuhët ballkanike dhe i.e. është përciellë si një falsifikat gjeo-linguistik dhe gjeo-politik, gjatë Luftës së Dytë Botërore (1944), si toponom i shpifur ish-jugosllav mbi tokat shqiptare – Makedonija - gjoja duke u mbështetur në emërtimin e hershëm – në toponomin real gjeo-historik – Makedhonia illire dhe duke u zëvëndsuar me emërtimin e një populli, si antroponom – maqedon – si substrat mbetje bullgaro-sllave, që nuk ka të bëjë asgjë ethnogjenetikisht me makedhon illirian. – Kjo mbetje e popullësisë bullgare është substrat qysh pas invazionit bullgaromadh, pas Kongresit të Shën Stefanit (1879) – kur Bullgaria e Madhe pushtuese u shtrij dhe u zgjërua mbi tokat shqiptare deri në mbrëndësi të Shqipërisë së sotme.
    Makedhonia illire e Lekës së Madh illirian (Aleksandri I Madh) shtrihet në një pjesë të territorit të Maqedonisë së sotme (IRJM) dhe pjesa më e madhe e saj shtrihet gjeo-politikisht deri në zemër të Greqisë së sotme, si historiogafi e falsifikuar sllavo-greke. E gjithë Antroponomia edhe Toponomastika e këtij linguinomi – Makedhonia paraqet bartjën e gjithmbarshme historiografike antike illire prej antroponomeve, toponomeve, hidronomeve, si emërtime të cilat mund të spjegohen vetëm përmes Shqipes së Vjetër. Dihet se, ndryshimet ethymologjike, të cilat u bënë gjatë periudhave greko-bizantine dhe romake, poashtu edhe pas këtyre sllave, në lidhje me prejardhjën e emërtimeve, përkundër vështirësive të gjurmimeve linguistike, përsëri mund të vërehen rrënjet skipe-illire, në toponomet dhe hidronomet kryesore makedhone.
    Gjuha e vendit illirian – Makedhonia ishte – Skipja – Shqipja e Lekës së Madh, e Filipit të Makedhonisë, ishte ajo gjuha që nuk e kuptonin authorët antik, të cilët nga mëria ekspanzioniste e quanin Shqipen e Vjetër edhe gjuhë barbare ("Akeksandri I Madh fliste një gjuhë barbare, që nuk ishte as greke dhe as latine"). Ishte ajo Shqipja e Lekës së Madh, e përciellur gjatë pushtimeve të tij deri në Aleksandri, e deri në – Hindi, poashtu deri tej Illerit gjërman – në rrafshin trekontinental afriko-azio-europian! Leka I Madh nuk pushtoi vetëm ushtarakisht, por edhe pushtoi kulturalisht antikuitetin botëror të kohës, Ai krijoi edhe Mrekullitë e botës si Farin e Aleksandrisë.
    Leka I Madh foli shqip tok me Antikuitetin, nga Aleksandria e deri në Hind! *)
    Ethymologjia. -
    Ethymologjia e emrit të sotëm – Maqedonia-Makedonia si toponom, emër gjeografik, në cilëndo formë linguistike të hulumtimeve, që të provosh, me të gjitha gjuhët indo-europiane, me të gjitha gramatikat historike të gjuhëve i.e. ky emërtim – makedonia, në këtë formë siç është sot, nuk paraqet kurrëfarë kuptimi linguistik, si një kompozitë e cila nuk tregon asgjë, as në kuptimin historiko-gjenetik të vet emrit, as të vet popullit, I cili sot është vetemruar – maqedon (makedon).
    Sekreti I emërtimit të kompozitës – makedonia, qëndron në tingullin e dyfishtë të shqipes – dh, si fillesë e rrokjës së tretë të kompozitës – e cila rrokje – dho : është edhe vet kuptimi I toponomit, që nuk ka mundësi fonetike, të theksohet në gjuhët sllave dhe mu për atë, ka mbetë I njohur si falsifikat histriografik – emër pa kuptim, I papërcaktuar ethymologjikisht në pikëpamje shkëncore.
    Fjala emër – Maqedonia edhe në shqip është përciellë si toponom, emër gjaografik I deformuar, që nuk përcakton emërtimin e hershëm origjinal, nga gjuha paraardhëse e Shqipes, e cila konteston të gjitha format emërtuese i.e. qoftë sipas fonetikës dhe morfologjisë historike të Linguistikës Komparative, poashtu edhe të Linguistikës Gjenetike.
    Ethymologjia e emrit – Maqedonia (Makedonia) mund të spjegohet vetëm përmes Shqipes së Vjetër, I cila kompozitë është në origjinal – Makedhonia – që lidhet me foljën e lashtë shqipe-gege – me dho : - me dhonë PIE (Paraindo-europiane)– pra folja – me dhanë (gege) – për të dhënë (toske).
    Kompozita linguistike – Makedhonia – në esencën kryesore të thelbit të saj, përbëhet nga tri rrokje të lashta shqipe – ma+ke+dho: - ma: > ke: < dho: >n (ë), ku folja e lashtë dardhanishte gege-shqipe – dho: - dho: n(ë) e theksuar përmes nazalizmit të hershëm [img]/forum/images/smiles/icon_eek.gif[/img] sikurse tek emërtimet: so - zo - mo- nom-i, zoni, zona, dho : na-dhona, (Dhona e Zotit!), dh^ana, dh^ena – dhana, e dhana – gege - dhëna, e dhëna – toske, me kuptimin – ajo çfarë të jepet (japet), nga zoti apo nga njeriu Si determinim i asaj që të japet, dhurohet, falet...(dhonet) si formë dhunëtie, e dhonne, (e dhanne), theksimi i zanores – O-hundore sikur tek fjala - bonne (e banne) – kurse këtu shprehja shqipe - e dhanme, e banme, gege dhe – e dhënne, e dhënme, toske-shqipe, janë këto shumë më të vonshme, si nazale – a-hundore dhe – e-hundore.
    Forma e hershme dardhane gegënishte – O ^ hundore vie si formë më e vonshme nazale – a^hundore që zëvëndësohen gati të gjitha format e theksimit, duke iu larguar edhe theksimit origjinal PIE (paraindo-europian) – son-i, so: na-zo: na, dho: na, dho: (kur dhohet në gjinj) o^sht dho: në gjii (delja, lopa...). Rrjedha fonetike shqipe e vjetër nga theksimet më të hershme: O^: - a^ - e^: ë^ si konfiguracion fonetik, nga dy fazat gege, në shqipen e sotme – me –e- të pazëshme.
    Zatën, edhe nomet e hershme PIE (paraindo-europiane): zot, zoti – son-soni-zon-zoni, nom-nomi, zonë-zona-t (zana-t e malit), dho: - dhonë-dhona (dhana-dhëna) – dhona e zotit – ajo si t’i japet njeriut – ato forma fonetike PIE, janë edhe vet spjegimi PIE i kompozitave më të lashta të antikuitetit.
    Kompozita origjinale – Makedhonia – përmes spjegimit të Shqipes së Vjetër, zbërthehet a dëshifrohet në këto rrokje të lashta – ma+ke+dhon+i+a= makedhonia, ku secila rrokje ka kuptim fonetik e morfologjiko-historik në vetvete:
    Ma = trajtë e shkurtë e perëmrit pronor shqip, veta e parë – mue-mua
    Ke = trajtë e shkurtë ndërfoljore, nga folja me pasë, për të pasur
    dhon = trajta e shkurtë e foljës së hershme shqipe gege:dhonë-dhanë
    i = sufiksi në trajtën e pashquar të emrit si toponom – makedhonii
    a = sufiksi në trajtën e shquar të emrit si toponom – Makedhonia.

    Emërtimi – Makedhonia – përbëhet prej dy trajtave të shkurta të perëmrave të shqipes së lashtë, si trajta vetori e pronori dialektor të Gegënishtes dardhane të lashtë, me kuptim mbiemror dhe duke kaluar në ndërfoljore, ku rrënja kryesore e kompozitës është folja e lashtë – dho: - dhonë-dhona-e dhonna-e dhonmja - (dhanë-dhana- e dhanmja), dhënë-dhëna-e dhënmja – që theksohet me tingullin – o-hundore dhe si folje e lashtë gege, mund të zgjedhohet nëpër vetat gramatikore të vetorit të shqipes së vjetër, kështu:
    Ma ke dho^në (mue) na ke dho^në (neve)
    Ta kam dho^në (ty) ju ka dho^në (juve)
    Ia ke dho^në (atij,asaj) iu ke dho^në (atyre-ve)

    Shprehja shqipe gege e lashtë – ma ke dho^në – e cila është kuptimi i mëvonshëm – ma ke dha^në, (ma ke dhanë-ma ke dhënë) e spjegon ethymologjikisht, krejt fjalëformimin – Makedhonia, në të cilën nënkuptohet shprehja në variante të ndryshme, por, që mendoj se vie pikërisht nga dhunëtia e natyrës, e cila i dedikohet njeriut, në shpërthime piedestalesh të aftësive, zotësive të dhuruara, si ato të mënçurisë, trimërisë-guximit, shkathtësisë, e dhëna e mbarësisë - që i dhurohen njeriut – si dhunëtia e natyrës, ku do të spjegohej përmes shprehjeve të ndryshme: - Ma ke dhonë o Zot...! Ma ke dhonë...diturinë, drejtësinë, guximin! – Ma ke dhonë të Mbarën!...
    Emërtimi I vendit – toponomi I sotëm – Maqedonia (Makedonia) është poashtu edhe një deformim fonetik, ku ashtu sikurse tek emri – shqipja-skipka, në këtë kemi deformimin e tokzanores (konsonantes) – K në Q e cila sipas theksimit latin, kjo theksohet - Q=Ku – e cila është edhe njëkohësisht një deformim fonetik, në shqiptimin – Maqedonia, në vend se të thohet – Makedhonia – vendi makedhon, gjuha makedhone, flamuri makedhon, kultura makedhone, historia makedhone etj.
    Symboli kombëtar makedhon I Makedhonisë illire origjinale ishte flamuri me diell, I cili është përvehtësuar krejtësisht nga ky substrati i sotëm bullgaro-sllav (makedon) dhe Dita e Flamurit makedhonas, ishte Dita e Hillit – Hillit të Dritës – Dillit – Diellit – Dita e Hillit – Dita e Illit – Dita e Yllit pikërisht, kjo dita festive kombëtare maqedonase – Illinden- ILLINDENI – illi+n+den - Këtu fjala – illi është hilli hillirian – ILLI ILLIRIAN + den = dita pra, spjegohet përmes Shqipes së Vjetër si – DITA E ILLIT = ILLINDITA!
    Poashtu edhe tek formimi I gjuhës maqedone, Maqedonishtes, që në të gjitha format është terminologji e papërcaktuar shkëncërisht, e që u përpilua nga Cirili e Metodi (shek.IX. e.r.) – ku vet këto dy emërtime spjegohen përmes Shqipës së Vjetër – CIRILLI E METHODI – ÇIRILLI E METHODI (METHOTI) – të cilat antroponome, janë në lidhje koherente linguistike me skipen illire.
    CIRILLI – (Ciril) – ÇIRILLI spjegohet me ethymologji skipe, pikërisht nga Shqipja e Vjetër, ku zbërthimi fonetik dhe morfologjik I emrit bëhet – cir+il=Ciril, çir+ill=Çirill- Çirilli. Pjesa e parë e emrit – fjala – cir – çir – vie a rrjedhë nga PIE – k*c >I:>R = kcir=k*Ç>I: R = k’Çir = ÇiR = Çiri = qiri, qiriri – si preokupim morfologjik I spjegimit të dritës, dritës së diturisë, ndërsa pjesa e dytë; e emrit – il<ill * illi – (ylli), në kuptimin – drita e qiriut – illi I çirit – Çirilli.
    Antroponomet e sotme – Kiro = Kçiro = Kqira-Kçira- Çiro=Çira (Qira) si tek antroponomet e sotme maqedonase, poashtu edhe tek ato shqiptare në Makedhoninë, janë me prejardhje nga kuptimi I qiriut, si kuptim I dritës, kurse poashtu lidhen direkt fono-historikisht me kuptimin e emërtimit për dritën – ill – illi – LL (AMA), si kuptim I lashtë për dritën, nga – skipja illire – LLAMA ILLIRE.
    Poashtu edhe antroponomi tjetër – Metodi (Metod) kur analizohet fonetikisht, në bazë të Fonetikës Historike, spjegohet nga shprehja – me thot-I, Methoti – e që lidhet me rrënjen e foljes – thot – (me thot ai… më thotë, - me <*thot – pikërisht lidhet me Thotin Skipe krijuesin e hieroglifeve të para dhe krijuesin e alfabeteve të para…
    Nga fjala – Methoti (Metod-I) ngase në sllavishtet nuk ekziston tingulli I dyfishtë – dytingullori – th, theksohet si – t – ku parafjala – me – e cila lidhet me foljën – thot – krijon emërtimin – Methoti – (Metod-I), si antroponom me kuptimin e lashtë nga folja shqipe – thot (ai), me thot (ai), më thot(ë) Thoti!
    Rrjedhshmëria kronologjike emërtuese nga kompozita – methot e që u krijuan kompozitat tjera i.e. dhe PIE (metodë, metoda-t, metodika, metodicient-i-e-ja-et) dhe që në realitet sipas burimit linguistik fonetiko-morfologjik, duhet të jenë reale: methot(d)ë < methodë – methoda – methodika – methodicient-I-ja-et-ët, dhe që edhe në shqipen e sotme thohen sipas fonetikës slave. Anipse, Shqipja ka mundësi fonetike origjinale të theksimit të drejtë të kompozitave në fjalë, si karakteristikë linguistike e Shqipes, me elemente të saja edhe në grupin lindor të gjuhëve – satem, ashtu sikundër Shqipja I ka karakteristikat e elementeve të saja edhe në grupin perëndimor të gjuhëve – kentuum.
    Çirilli e Methodi të cilët njihen si përpiluesit e alfabeteve sllave, pikërisht të Sllavishtja e Vjetër – njihen si përcaktuesit e gjuhëve sllave, me qëllim lidhjeje nga Thrrakishtja e lashtë, por me një distancim linguistik nga Greqishtja e Vjetër, anipse të gjita këto gjuhë sllave, merren se janë gjuhë greke dhe pikërisht, në shkëncën e Linguistikës, anashkalohet emërtimi grek, që sot kemi termin linguistik për studimin e gjuhëve sllave – Sllavistika.
    Toponomastika ballkanike në këtë pjesë të Makedhonisë illire (tok me Maqedoninë e sotme) e cila shtrihet gjeopolitikisht sipas hartës së lashtë deri në qëndër të Greqisë - është krejtësisht me spjegim nga Shqipja e Vjetër.
    Duke u nisur, që nga toponomet, emrat gjeografik, poashtu edhe tek hidronomet, të njohura edhe më vonë gjatë pushtimeve turke si vilajete shqiptare – Vilajeti I Manastirit dhe Vilajeti I Janinës, tok me Vilajetin e Kosovës e Vilajetin e Shkodrës, janë lidhje koherente toponomastike, që sot na përkujtojnë, një tërësi territoriale të një shteti të lashtë, emrime nga një gjuhë makedhone, e cila ishte vetëm një dialekt illirian – ashtu sikur është sot e folmja dibrane në relacion me shqipen – Dibranishtja, një e folme shumë e lashtë e ruajtur etnogjenetikisht, falë autoktonisë historiko-natyrore, sensit të fortë linguistik, pozitës linguistiko-strategjike, e ruajtur si ndërlidhshmëri fono-morfologjike natyrore, të genit foljor, që I ka përballuar të gjitha atyre imponimeve të pushtuesve gjatë periudhave historike e deri tek ato parahistorike…
    Toponomet: Skopi (Skupi) Shkupi, si emri I hershëm I kyeqytetit të Dardhanisë, Astibi(Shtipi), Manastiri – Linkestidi (Bitoli), Tanusha e lashtë, Kërçova, Tetova, Gostivari, Struga, Prespa, Ohri etj. janë me ethymologji shqipe, në emërtimet e lashta. – Poashtu dhe hidronomet – Vardari (Aksi) …"edhe lumi I madh I dardhanëve, I cili më parë quhej me emrin Paeion – Aksi, të cilin Homeri e lavdon, mori emrin illirian – Vardari", sipas I. Degmexhiqit, që është thjeshtë ethymologji shqipe-illire – vardar – vazhdar – që vazhdon -I gjatë.
    Hidronomi – Ohri që është një nga liqenet më të bukura, ku nga freskia e ashkut të frymëmarrjes së këndshme, u formua nga pasthirma e gëzimit – Oh dhe nga folja shqipe – rri, rri këtu, Oh rri – Ohrri – Ohri. Poashtu, emërtimi – Klementi – ndryshim fonetik nga emri shqip – Kelmenti – Kelmendi, si alternom nga antroponomi i cili e përcaktoi edhe vet toponomin në fjalë.
    Ndërsa, sot në milleniusin e Tretë, popullësia e vërtetë - trashigimia ethnogjenetike makedhone illire – shqiptarët e sotëm si popull shtetformues edhe I kësaj gangrene gjeo-politike ish-jugollave – Makedonia, (1945), (IRJM), shtrihen në zonat më të pazhvilluara, që me qëllim të caktuar, mbeten pa infrastructure, vetëmpse janë shqiptarë!

    Spjegime:
    *) Filipi i II-të, mbreti i Makedhonisë illire - babai i Lekës së Madh, e authorizoi dijetarin më të madh të botës antike, filozofin e madh – AristoTelin, që të ia mësoië, arsimojë dhe edukojë – Lekën e ri. Leka i Madh, ishte nxënësi i AristoTelit – po në cilën gjuhë mësoi Leka i Madh (Aleksandri i Madh), përveçse në skipen skolastike illire! Aristo Teli – Zoti Teli (zotëri Teli), aristo ishte titulli aristokrat, kurse Teli, ishte emri I tij, si symbolizim linguistiko-filozofik – Tel – mendje tel – mendje hollë – kuptimi I mënçurisë – mendjeholli. Kështu mund ta spjegojmë përmes Shqipes!

    Ethymologjia E Emrit – Albania
    ETHYMOLOGJIA E EMRIT – ALBANIA



    Korabi
    Diftongu – AL difton një lartësi të bardhë, bardhësi e lartë, shprehje e madhërishme bardhësie, për të ardhë der tek kuptimi I dritës – bardh – kuptimi I të cilës bardhësie të lartë, vie nga ama, ëma krijuesja e bardhësisë – dritës – duke u kthyer në shprehjen e theksimit tingullor të dyfishtë - L+L = LL, ku nga diftongu – AL, u formua diftongu – ALL – ama – LL(AMA) llama illire – drita – atje N*- AL – T – deri tek kuptimi I shprehjes – DRITA ATJE NALT(Ë) – gege-shqipe dhe DRITA ATJE LART(Ë) – toske-shqipe.
    Diftongu – AL difton si ngritje lartë deri tek kuptimi I dritës, bardhësisë, e deri tek krijuesi nga drita – zjarri – në kuptimin e gjithësisë – me dyfishin e tingullit – L – LL - Gjithësia – All-ah (arabe), nga – al – nyje e parme e gjuhëve arabe, deri tek diftongu - ALL = gjithë, e gjitha, e tëra – në gjuhët gjermanike,(Alleman), ALL (o : ll)– gjithë, krejt – në gjuhët anglo-saksone (all sky). Pra, nga tingulli – L - si ngritje lartë e deri tek formësimi I bardhësisë – dritës – LL.
    Diftongu - AL është kuptimi I fjalës N+<AL*> T (Ë) bardhësi e naltë – bardh në naltësi – bardhësi e lartë, bardhësi e ngritur - diçka e ngritur, e lartë, në kuptim bardhësie, e deri tek kuptimi i dritës – e kemi në disa fjalë shqipe - MAL – M*AL – mali, kodër e lartë, e madhe, kodër e ngritur mbi rrafshin tokësor, e cila fjalë është PIE (paraindo-europiane), fjalë aqë e lashtë shqipe – mal, mali, malet, malor, malok, Malcia (Malësia), malësori, malësorja, malësorët etj.
    Diftongun AL e kemi poashtu në fjalën shqipe – PAL – p*< al (krhs), pale, paleo (zoiku), në shqipen e vjetër ka kuptimin e domethënies së lashtësisë, apo kur dikush pyet – Pale, na thuaj diçka... ? Apo kur çuditet njeriu për diçka – Pale pale! Si shprehje e pakënaqësisë apo edhe e kënaqësisë, kur ndëgjon dika të bukur, të mënçur...
    Diftongun AL e kemi poashtu në fjalën – dal = d*al – dalja, të dalurit, rrugëdalja, derëdalja, shtegdalja, që kuptohet si avansim përpara, e deri tek fjala – ndal – (nd)* al – ndalja, ndalimi (halt, ger.), që kulmi i fjalës është rrënja – al. Poashtu tek fjala shqipe – kal-i – k* al – kuptimi edhe si zoonom, emër kafshe, kalë, kali – poashtu edhe si fjalëformuese e disa kompozitave tjera – kalimi, kalorësi, vendkalimi, anashkalimi, kaluar, kaluese etj. Gjithashtu në fjalët tjera shqipe – val – val(ë), vala – v* al – si ngritje vale mbi nivelin e ujit, - fjalë – fj* al (ë), ku – fj – është të folurit, gjuha, tëvona tek fjala shqipe – b* al (ë) – Bal(ë) është si kuptim bardhësie, Bala.
    Kurse me rrënjen e diftongut – al – si ngritje, përsosje e të shprehurit të gjuhës – fjala – gjithashtu kemi fjalën shqipe – gal – g* al – (geni - al ) si ndryshim i genit – al , deri tek fjala që shquan si sufiks – al – gjeneral, sufiksal – genial, gjenial, verbal, paradoksal, final etj.
    Këto ishin vetëm disa fjalë shqipe, përmes të cilave deshtëm të kuptojmë se ku gjindet diftongu – AL – në parimin: prej të afërmes kah e largëta, duke hulumtuar deri tek burimi apo ethymologjia e diftongut në fjalë, pasiqë është aqë i lashtë PIE deri tek Gjuha e Parë e njeriut, në kuptimin gjeneral – për të dalë tek formimi i rrokjes – alb – si një nga shumë rrokje tjera – alb, alf, alk, alp, alv – / alb = alba, albania, / - alf=alfa, / - alk= alka, alkimia, / - alp= alpe, alpet, / - alv=alvan, alvin, alvanit etj.
    Diftongu – AL formoi antroponome, toponome, etnonome, PIE – që mendoj se është më i lashtë sesa diftongu – AR – për të ardhë tek rokjet e përafërta – ALB – ARB – respektivisht tek etnonomi – alban – arban – (albën – arbën) – Albania – Arbania – Arbëria, deri tek etnonomet – arbanas, arbër, arbëresh, arvanit-as etj.
    Përkundër të gjitha studimeve të derisotme të linguistëve: G. Majeri, A Majeri, N. Jokli, E. Giordano, P. Skoku, M. Pavloviqi, V. Dorsa, T. Trajanoski, P. Ilievski, J.B.Hofmani, A. Walde, H. Pederseni, A. Ducellieri, A. Vukiçeviqi, A.V. Desnickaja, M. Shufllaji, C. Truhelka, e deri tek linguistët shqiptarë – S. Frashëri, E. Çabeji, Sh. Demiraj, A. Xhuvani, I. Ajeti, A. Buda, Z. Shkodra, R. Ismaili, S. Anamali, Dh. Shuteriqi, E. Sejdaj etj. të cilët dhanë kontributet e tyre në ethymologjinë e emrave – alban – arbën – si përfundim i derisotëm shkencor linguistik – "mbetët çështje e hapur dhe se nuk ekziston një mendim i përbashkët" definitiv se këto dy fjalë – alban – arbër – janë me ethymologji illire-shqipe, por Çabeji e Pederseni, ngulin këmbë se këto fjalë janë të huaja (!) duke u nisur nga rrënjet – alb – arb. A duhet të mbetet kjo ende çështje e hapur e derikur?
    Mjafton ta marrësh vetëm studimin e njerit prej këtyre studjuesve dhe të gjithë i ke aty !
    Përdorimi i këtyre dy emërtimeve alban - arban (arbën), qoftë si rrënje të fjalëve – alb – arb – edhepse përputhen hipothezat e linguistëve, se kemi të bejmë me të njejtin etnonom etnogjenetik të përcaktimit të emrit për të njejtin popull, i cili më vonë do të quhej shqip – shqiptar ( e që ndoshta, edhe para këtyreve – skip – skiptar), - duhet kuptuar si ndryshim kohor gjatë etapave historike dhe ky përdorim (përgojim) jovetëm që flet për të njejtin popull, por ngërthen në vetvete një dallim si metamorfozë kuptimore etnonomike, përmes dy tingujve të ndryshëm të të dy rrënjeve L tek rrënja ALB dhe R tek rrënja ARB. Tash, shtrohet pyetja: cili prej tingujve të të dy rënjeve L (ALB) – R (ARB) do të ketë ekzistuar më përpara në rrënjen e vet L në alb – apo R në arb, për ta dijtur se cila nga këto rrënjë është më e lashtë?
    Arabët jetuan nga ari (ari i bardhë e ari i zi – nafta), ndërsa
    arbnorët jetuan kryesisht nga ara e bukës si formë ekzistence.
    Nëse diftongu AR si fillesa e emërtimit të etnonomit arab – Arabia do të bazohej në pikëpamje ethymologjike – do të thoja, se vie nga kuptimi i metalit të çmueshëm ar, ari, sepse atje nuk kemi të bëjmë me – arë – ara – arat – tokë e gatshme për të mbjellë të lashtat, sikurse kemi të bëjmë tek etnonomi – arban, arbën Arbania – Arbënia / – arbër – Arbëria. – Mendoj se diatheza etnonomike dallon përnga procesi i punës, ku nënkuptohet puna si mjet ekzistence. Çka do të thotë se diftongu AR është më gjeneral i përgjithësuar tek disa popuj – ar – arab /, ar – armen /, ar – arban-arbën-arbër / - si e drejtë kuptimore etnogjenetike e popujve në fjalë – nga të tri rrënjet – ara / arm / arb / - si etnonome për tre popujt – arab, / armen, / arban-arbën-arbër. Nga diftongu ar u formuan rrënjet tjera, të cilat dallojnëe secila sipas kutimit të tyre, gjatë formimit të emërtimeve sikurse janë disa sosh: arb, arg, arm, ark, art, ars, arp etj.
    Ndërsa, tek etnonomi nga rrënja – alb – kemi një kuptim fonetiko-morfologjik në vetvete, sepse është i vetmuar, si një etnonom në vete, me paraqitje synkronike të një singullariteti morfologjik, që formoi etnonomin – alban – Albanoi – Albanopoli – Albania.
    Mendoj se më e lashtë është rrënja – alb, si rrënja monomorfologjike e etnonomit sesa kjo – arb, të cilat i përkufizon në përcaktimin emroro-historik vet tingulli i përbashkët – B, i cili e fikson kuptimin e njejtë, respektvisht - i cili i shquan rrënjet në fjalë – alb – arb, sepse rrënja alb është e njëmvehtësishme, që nuk ka ndonjë shoqe tjetër, përsa i përket një etnonomi për emërtimin e popullit – alban, që vet albanët ishin një prej fiseve illire-pellgase.
    Nga rrënja arb kuptojmë një rrafsh të pjerrtë, për qëllim sa më lehtësim pune fizike, bregore të një are të bukës – si arë buke, nga arë basi – arëbansi - arëberësi – / arban-arbanët Arbania / arbënët – Arbnia – Arbënia / arbëri – arbërët / arbëresh – arbëreshët – Arbëria. Edhe kjo ka të bëjë me një – naltësi – n* - al – t (ë), lartësi ku krijon një bardhësi të të lashtave – një – alb (albus) bukolik që dallohet në natyrë kah pjekja e të lashtave. Më shumë këtu nënkuptojmë profesionin bukolik të bujqësisë së illirëve, si bujq e blegëtorë të vyeshëm, por që ekzistenca mvarej kryesisht nga ara e bukës. Këtë përcaktim etnonomi arb – arbnor - arbëror e lidhë thjeshtë edhe S. Frashëri dhe ky është përcaktimi më i njohur në të gjitha përmasat etno-gjenetike të etnonomit, si përkufizim popullor e nacional i arbonëve të Arbnisë, arbnorëve të Arbënisë – arbërorëve të Arbërisë.
    Ndërsa, rrënja alb, kuptohet si al – hi hillir – që e përcakton vet rrënjen – tingulli - b – dhe nuk është vetëm si një shenim hartografik në Illirinë e Vonë, në shek. II-të e.r. nga gjeografi Ptholemeu, në hartën ballkanike me etnonomin – Albanoi, e që merret edhe nga greqishtja – Alvanoi – por, është kjo rrënjë – alb – edhe më e hershme, sepse, sigurisht Pthoemeu nuk e krijoi i Pari këtë etnonom, por e mori nga larg nga Hartografia hillire – atje nga ai – hi hillir –al – që tëvona u bë një – al arab – i formuar nga hieroglifet e Thotit Skipe – Tehuti .
    Diftongu – AL – si fillesa e shumë fjalëve, antroponome, toponome, hidronome, e deri tek etnonomi – alb-a-n-i-a – doli a rodhi nga pjesa gjeo-morfologjike jugore e trekëndëshit illirian trekontinental azio-afriko-auropian. Ky diftong AL mori kuptimin e hinit (hini i zjarrit) në kutimin etnogjenetik të origjinës së jetës së njeriut e gjallësave tjera në natyrë – dhe në kuptim të gjërë të mendimit, u bë fillesë emërtimi të kuptimshmërisë linguistike e shkencore në shumë fusha diturie. Kështu, nga ky diftong - al - u formuan shumë kompozita linguistike gjenerale – emërtime me fillesën - al – hinore, nga hini, apo tretja e bimëve dhe e kafshëve pas jetës, rrodhi fjala arabe – AL K’AL – që do të thotë, - hii bimësh dhe shprehja – al kimi, alkimia, si shprehje alkimike – alk – alkalet, alkaloidet, alkimetri, alkaloza, alkimetria, alkitherapia, alkooli, - al ku’ul = pluhuriza etj.
    Diftongu AL – hini hillir përmes fjalës shqipe – bardh – ku edhe i merret tingulli fillesë – b – dhe gërshetohet fonetikisht me – al – në – alb – nga boja e bardhë, ngjyra e bardhë, nga ai hii hillir linguistik – nga kuptimi i origjinës së jetës nga hini, rrodhi fjala – alba – nga rrënja – alb. Tash këtu fjala alba – ka kuptimin – bojë njeriu, që në shqipen e vjetër është shprehja kuptimore – një bojë njeri – edhe si bojë e bardhë, por edhe si masë gjatësie e njeriut, gjatësia e figurës së njeriut, si gjatësi vertikale, por edhe si gjatësi horizontale – për të vdekurin. E shtini n’dhee një bojë njeri! Një bojë njeri thellë në tokë! Një bojë njeri naltë! E tjera shprehje shqipe, që lidhën me ketë dykuptimshmëri bilogjike, me dy kuptime të ndryshme dhe me një shprehje linguistike.
    Nga ai – al – hii hillir që nënkuptohet boja e hinit, bojë hini - ngjyrë hiri, nga hini i zjarrit, e që kjo fjalë shqipe si diftong – HI (hii) hini, nga Shqipja e Vjetër, përmes një tingulli të lashtë, që sot merret si grup dytingullor – nd – ishte vetëm një tingull gege-shqipe – si bashkim fonetik n+d=nd, që nuk ekziston sot në alfabetin e shqipes, por që flitet në gjuhën e folur – u formua edhe spjegimi për etnonomin – hind – hindi – Hindia, India. – Ku vet toka e Indisë është bojë hini, njerëzit janë bojëhini, natyra e Indisë është si bojëhini, toka,dheu si bojëhini. Mirëpo, me shëmangien e tingullit fillesë – h – ashtu sikurse në shumë etnonome, toponome, hidronome i.e. në gjuhët indo-europiane (Histria, Hindia, Hadriatiku, Hindiana, Historia, Hilliria, hilli – hylli, etj.) edhe tek etnonomi – Hindia – Toka Hinore (Hindore), rodhi ky etnonomi i sotmi – India. Kështu e mendoj pra, edhe ethymologjinë e vet emrit – Hindia – India, si etnonom edhe si toponom a hidronom – Hindi – Indi, lumi që brigjet dhe lymi i të cilit janë bojë hini – ngjyrë e përhirtë, e përhimtë, e përhime, përhimur, hinore.
    Fjala alba – si rrënja e shumë kompozitave tjera i.e. në të vërtetë është PIE si formin i etnonomit – alban – i cili e ka kuptimin e dokës së njeriut, i dokshëm, i pashëm, i bukur, alban = i bardhë. Nuk ka fuqi ekzistuese përcaktimi i etnonomit – alban – nga rrënja – alp – që sipas disa linguistëve edhe sipas E. Çabejit, po vijka nga kjo rrënjë – alp me kuptimin ‘thik përpjetë’, pjerrtësi e rrëpinjtë malore, alpike dhe paska pësuar ndryshim fonetik, si alterfon ndryshimi i tingullit – p – në tingullin – b – dhe nga rrënja – alp, qenka formuar rrënja – alb -, që po u lidhka me kuptimin alpik, malor, alban = malcor, malësor, sepse qenka vet relievi gjeografik malor alpik i vet Shqipërisë!
    Vet kuptimi linguistik i rrënjes – alp – mendoj se nuk është tregues i pjertësisë së alpeve, por një kuptim i bardhësisë, që alpet gjithmonë duken të bardha nga bora (dimër e verë) dhe për atë logjikë edhe e morën emrin si toponom – alp – alpe – gjithmonë të bardha nga bora, si kuptim i lartësisë së bardhë, apo i bardhësisë së lartë. Këtu tek toponomi si emër gjeografik – alp – alpe – mendoj se rrodhi nga skipja illire – m* al – p = malp, malpe, nga fjala shqipe – mal, për tu refleksuar diftongu – al – si kuptim i bardhësisë – bjeshkë gjithmonë me borë, bjeshkë të bardha, bjeshkë bore etj. si kuptim gjenealogjik i bardhësisë – Alpet.
    Ethymologjia e emrit - Albania – si kompozitë e formuar nga rrënja – alb – që do të thotë – bardh – edhe vet enonomi – alban – si dhe toponomi, emri i vendit të shqiptarëve – vijnë si fjalëformime nga domethënia kuptimplote – alb = bardh, alba = bardha, albani = bardhi, Albana = Bardha, albanët = bardhanët, Albania = Bardhania.
    Pra, emri – Albania – vie nga rrënja – alb = bardh, që mund të vërtetohet shkëncërisht dhe të përcaktohet më drejtësi logjike, linguistike, leksikografike, gjeo-morfologjike, pikërisht nga kuptimi i sotëm shkencor i të gjitha kompozitave të cilat vijnë, nga kjo rrënjë – alb – duke krahasuar vetitë psiko-fizike të zoonomeve, si bionome, apo si veti karakteristike materiale shkencore, qoftë si elemente, duke peshuar me vërtetësi përbërjen shpirtërore, fizike e materiale, të emërtimeve që vijojnë:

    Albatrosi = zogu i bardhë i deteve australiane.
    Albedo-ja = bardhësi-a në Astronomi: ajo pjesa e dritës rënëse – vrushkulli i bardhë i
    Dritës që përhapet, shpërndahe nga një sipërfaqe.
    Albin = albus = i bardhë, njeri apo kafshë me veti të bardha – albniste.
    Albinizëm = bardhësi, në mjekësi: mungesë e plotë e lingut të pigmentit në lëkurë e në
    Anekse të saj – shënja e bardhë e lindjes në lëkurë.
    Albit = bardhor, në mineralogji – feldspat i bardhë.
    Album = bardhësi – fletore e posaçme me fletë shumë të bardha, për fotografi...
    Albumina = e bardha e vesë (voes).
    Albuminometri = në kimi – lëngu organik në të bardhë të vesë (voes) – aparat, për
    Matjen e të zbardhurit të urinës.
    Albuminurina = bardhësia në serumin e gjakut e urinës, zbardhimi i urinës...


    Të gjitha këto emërtime edhe shkencore vijnë nga rrënja e fjalës – alb – që domethënë – bardh – në kuptimin e përbërjes dhe të funksionit të tyre si elemente, të emërtuara sipas vetive të tyre.
    Faktet shkencore dalin nga origjina e tingujve ashtu sikur edhe janë formuar.
    Tash, se cili emërtim etnonomi është i imponuar për shqiptarët – etnonomi i sotëm alban – apo etnonomi – shqiptar – edhe si toponom – Albania – apo – Shqipëria, ku disa linguistë shqiptarë dhe të tjerë, e marrin imponim etnonomin – shqiptar!
    Mendoj, se etnonomi – alban – gjeo-morfologjikisht është vetëm një emër i një fisi të lashtë të illirëve – kurse, etnonomi – shqiptar (skipetar) – është gjithëpërfshirës i shqiptarëve ballkanik, respektivisht, na del aqë sa edhe është me të vërtetë atdheu i shqiptarëve – e për pushtuesit më i madh në kuptimin gjeo-historik dhe hartografik – si etnonom bashkimi edhe jashtë kuptimit të një fisi illirian Albanoi.
    Për këtë shkak edhe u njoftë ndërkombëtarisht nga bota e sotme ky etnonomi, që mendoj së pikrisht, ky është i imponuar nga fuqitë – Albania, gjuha albane, historiografia albane, kultura albane, - e jo ashtu siç e thotë e vërteta historiografike shqiptare – Shqipëria, gjuha shqipe, kultura shqiptare, historiografia shqiptare... Ngase, imponimi u bë pikërisht nga fuqitë e kohës, që mos të njihet etnonomi kuptimplotë i shqiptarëve e tokave shqiptare te pushtuara nga popujt sllavo-grek, që me toka e popullësi shqiptare edhe u formuan si shtete përrreth dhe mbeti një pjesë gjeo-politike - toponomi – Albania!
    Me fjalën – Shqipëria – përfshihet gjithë ballkani shqiptar illirian – ashtu sikurse edhe ishte gjatë pushtimit turk i ndarë në katër Vilajete: Kosova, Shkodra, Manastiri e Janina – ashtu sikundër ishin edhe fiset illire si shtete antike – Illiria, Epiri, Makedhonia, Dardhania, Delmatia, Dakia, etj.
    Të dyjat këto etnonome – Albania e Shqipëria paraqesin të njejtin kuptim historiko-linguistik, por që dallojnë në kuptimin gjeopolitik të shqiptarëve ballkanik. Mjafton, vetëm të krahasosh vëllimin hartografik dhe gjeopolitik të Shqipërisë gjatë pushtimeve turke e romake, ku Shqipëria ishte edhe për katër herë me e plotë (as e madhe as e vogël) por sa ishte dhe është sot populli shqiptar në Ballkan, e që duhet patjetër të bashkohet në Shqipëri të Vërtetë!
    Etnonomi – shqiptar (skipetar) është unikati më i përshtatshëm – Shqipëria!


    _________________
    Promethee, është fjalë shqipe-skipe-illire, ndahet në tri morfema: Pro + me + the, që është krejt shqipepra, pro ME THE ), se nuk do t’iu japesh zjarrin njerëzve në tokë, më thee, (thanë, thënë). Çka ishte Pormethe veçse illirian?
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Zanore, ketu ska nevoj per komente te gjata..ata qe dijn te kuptojne, mjafton ky vizatim...

    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    Ketu e gjithkund ka nevoje per fakte historike, e jo per shenime gazetareske!

    Vizatimi osht vizatim dhe duhet shkence!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636


    VOLGLANDIA ...!

    Me vite kam revandikuar qe ne ta quajm kete shtetin fqinje me kete emer, VOLGLANDIA ...

    Me mire do ishte me parapare apo me e sherua tani kete smundje qe na sollen si virus, si nje grip AHN1 ?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-09-2009 më 05:32
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  8. #118
    i/e regjistruar Maska e ZANOR
    Anëtarësuar
    25-09-2002
    Postime
    1,114
    E si mund te behet tash - Bullgaria - Volgaria?
    Dihet tingulli greqisht B-V, Volgaria-Bolgaria = Bullgaria. Ketu flitet per maqedonet, e jo per bullgaret...

    Ketu nuk behet fjale per Volgarine / Bullgarine, por per Maqedonine fallse!!!
    HISTORIA NUK SHKRUHET ME SHKROLA E SHKOKLA!

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    E si mund te behet tash - Bullgaria - Volgaria?


    Ketu nuk behet fjale per Volgarine / Bullgarine, por per Maqedonine fallse!!!
    NUK KA POPULL MAQEDON...ne VOLGLANDI o Zanor ! Ka vetem popull Volgagji...se di se pse spo don te kuptosh ?
    .per mua nuk egziston emri Maqedoni perpos i kohes se Aleksandrit kur ne ate kohe keta Volgaret ndoshta ishin vetem si nomad aziatike..;prandaj as qe dueht tua permendim as emrin maqedon e as shtetin e ketij popullit qe sot keta e revandikojne por duhet ti njohim me emrin e vertete VOLGAR, te ardhur nga Volga dhe qe krijuan shtetin e ri ne ballkan mbi tokat iliro thrakase qe sot ky popull duhet te quhet me te drejte sipas origjines se zingjirit te historis si popull Volgar dhe shteti i tyre duhet te quhet VOLGLAND, VOLGLANDIA ...
    Ani, le te quhet Bullgaria ashtu si eshte per en ne shqipe Bullgaria, mirepo pjesa tjeter e ketij populli qe mbeti ne trojet ilire duhet te quhet VOLGLAND dhe problemi i vjeter u krye sa i perkete maqedonve te vjeter..;

    kemi biseduar 1000 here rrethe ketij problemi me duket..;te gjithe e kemi te qarte..;
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kreksi : 27-09-2009 më 06:12
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e getomental
    Anëtarësuar
    18-04-2008
    Vendndodhja
    Shkup-Dardani-Shqipri.
    Postime
    251
    Citim Postuar më parë nga ZANOR Lexo Postimin
    E si mund te behet tash - Bullgaria - Volgaria?
    Dihet tingulli greqisht B-V, Volgaria-Bolgaria = Bullgaria. Ketu flitet per maqedonet, e jo per bullgaret...

    Ketu nuk behet fjale per Volgarine / Bullgarine, por per Maqedonine fallse!!!

    Mfal shoki kur thue se këtu bëhet fjala për "Maqedonet" e ke fjalen për këta Primatet e sotmit që jetojn në tokat shqiptar që e quajn veten "Maqedon",Këta jan Tataro-Mongol.
    Adresa jon ne boten e Liris esht: Besa Shqiptare.

Faqja 12 prej 24 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •