Close
Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 231
  1. #91
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    ENCIKLOPEDIA E SHTETIT DHE E POPULLIT TE TRILLUAR

    Kim Mehmeti

    Një popull, që ka akademikë si ata që i ka populli i vetëquajtur maqedonas, ai popull edhe gjatë kohës do të mbetet i ngatërruar në të kaluarën e vet, pa ditur as vendlindjen dhe as emrin e prindërve. Një popull, që ka akademikë të llojit të Bllazhe Ristovskit, përjetë do mbetet i hutuar përpara rrugëve që e çojnë drejt së nesërmes dhe asnjëherë nuk do e kuptojë se shëmtinë tënde nuk mund ta mbulosh duke i shpallur të tjerët njësoj të shëmtuar sa vetvetja. Dhe një popull, që ka akademikë si ata që i kanë maqedonasit, është popull që duhet të të dhimbset, sepse ai popull do vuajë shumë, derisa të arrijë të rrisë elita kulturore, politike e shkencore, të cilat do kenë guxim të përballen me portretin e vërtetë të tyre kolektiv. Më në fund, një popull që ka elita shkencore si këta që e përpiluan dhe e lejuan botimin e Enciklopedisë së Maqedonisë, edhe më tej do jetojë në mjegullën e punimeve "shkencore", që do dëshmojnë atë që e thonë thuajse të gjithë fqinjët e Maqedonisë, përpos shqiptarëve: se nuk është lehtë të trillosh popull dhe shtet në kohën e internetit. Pra, do dëshmojnë me dorën e tyre atë që thonë disa shkencëtarë grekë, bullgarë e serbë: se nga një popull dhe shtet i trilluar nuk mund të presësh asgjë më shumë, përpos histori, kulturë dhe gjuhë të trilluar, të arnuar nga mbeturinat e popujve të tjerë të Ballkanit. Tani të kalojmë tek ata që financuan botimin e saj, pra edhe te shqiptarët në pushtet, të cilët në mos më shumë, duhet ta pengojnë financimin e projekteve antishqiptare me paratë e shtetit. Të dalim te përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, të cilët këto ditë ishin kritikë ndaj autorëve dhe botuesve të kësaj Enciklopedie, thua se ata janë organizatë joqeveritare, e jo parti në qeverinë e Gruevskit. Të dalim te BDI-ja, e cila duhet të dijë çfarë vendimesh merren nëpër kabinetet ministrore dhe se cilat botime i lëvdon dhe i përuron Kryeministri i këtij shteti.

    Kur bëhet fjalë për përfaqësuesit e BDI-së në pushtet, duhet thënë qartë: sa u përket atyre, Gruevski mund të bëjë të gjitha përgatitjet për t‘i sulmuar vendbanimet shqiptare, e ata këtë ta marrin vesh pasi t‘u bien bombat mbi kokë. Dhe të dalin pastaj para nesh e të protestojnë kundër një veprimi të tillë antishqiptar të qeverisë, thua se ata kanë qenë kopshtarë të Gruevskit, e jo atë që thonë se janë - bashkëdrejtues të shtetit.

    Duhet, pra, të thuhet hapur ajo që është përsëritur shumë herë deri më tani: BDI-ja është pjesë e qeverisë së Gruevskit, për të njëjtat arsye që më parë ishte PDSH-ja pjesë e koalicionit qeverisës - që të shërbejë si mbulesë për antishqiptarinë e VMRO-DPMNE-së. Dhe si të tillë, përfaqësuesit e BDI-së as që guxojnë ta drejtojnë gishtin nga përgjegjësit e vërtetë për botimin e kësaj Enciklopedie: drejt ministres së Kulturës, e cila nuk i përfill shqiptarët, sa edhe sot e kësaj dite, e shteron arkën e shtetit për përmendore e kisha, e për kulturën shqiptare nuk ndan mjete as sa për kopshtin zoologjik të Shkupit. Duhet thënë gjithashtu hapur, se mbase, nuk janë larg së vërtetës pohimet se BDI-ja, as që do reagonte kundër botimit të kësaj Enciklopedie, sikur të mos kishin reaguar ambasada amerikane dhe ajo angleze.

    Kaq lidhur me pushtetarët shqiptarë, sa të dimë se kë duhet ta padisim për Enciklopedinë e Maqedonisë, ne, shqiptarët e këtushëm.

    Tani të themi hapur diçka që ka të bëjë me gjithë ne shqiptarët e Maqedonisë: gjatë dy dekadave të kaluara, më të vlefshmen që ne bëmë, ishte t‘u dëshmonim qarqeve antishqiptare maqedonase dhe "kolltukokratëve" tanë shqiptarë, se jemi kolektivitet që ka një virtyt shumë të lartë njerëzor - di të falë, por edhe një mangësi trishtuese njerëzore - harron shpejt. Si të tillë, ne mirë bëmë që i falëm të gjitha "brodecët" tanë, por nuk bëmë mirë që i harruam të burgosurit e pafajshëm, që nuk kërkuam përgjegjësi nga askush, as nga pushtetarët tanë që u vunë në krah të terrorit shtetëror mbi shqiptarët, e të cilët sot na tregojnë për mjerimin që shpreh Enciklopedia skandaloze e Maqedonisë, duke mos na shpjeguar ndërkohë se ç‘tregojnë "brodecët" që na ndodhën.

    Ne mirë bëmë që falëm "gostivarët" tanë, por nuk bëmë mirë pse aq shpejt harruam se para do muajsh, Maqedonia bleu edhe me paratë tona helikopterë luftarakë, pa e ditur këtë pushtetarët e BDI-së, e ne nuk kërkuam përgjegjësi prej atyre që duhet të na mbrojnë që të mos na përsëritet viti 2001, kur policia dhe ushtria maqedonase rrafshoi fshatrat e shqiptarëve të këtushëm me granatat që ne ua kishim blerë.

    Kaq lidhur me autorët dhe botuesit e Enciklopedisë së Maqedonisë, kaq edhe për pushtetarët tanë që i habiti ky botim, financimin e të cilit e ka lejuar qeveria ku ata marrin pjesë, kaq edhe për ne shqiptarët e këtushëm, që nuk e kuptojmë se çdokush ta bën vetëm atë që ia lejon.

    Tani të them diçka që s‘ka të bëjë me këtë temë: ka parashikime se deri në vitin 2020 do të vdesë shtypi i shkruar dhe se në Maqedoni, maqedonasit do të jenë pakicë etnike. Autorin e këtij teksti nuk e trishton rreziku i zhdukjes së gazetave, atë nuk e bën të ndihet më mirë pse pasardhësit e tij do mund të jenë pronarë dominues të këtij shteti: atë e mërzit e vërteta, se të rinjtë e asaj kohe do të qeshin me të gjithë ne të sotmit dhe nuk do ia dalin ta kuptojnë atë që ne kemi shkruar për verbërinë e atyre që dolën në krye të kolonave si vizionarë, e duke mos parë as majën e hundës së tyre. Autorin e këtij teksti e brengos e vërteta, se në vitet kur Maqedonia do ketë emër dhe mbiemër tjetër, pasardhësit e tij do të tallen me këto shkrime dhe do thonë: sa paraardhës budalla që paskemi pasur - në vend që të shtrihet buzë detit të marrëzisë njerëzore e të rrezitet siç bëjnë shumica e të tjerëve, ai ka ngul këmbë që atë ta zbrazë me

  2. #92
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2009
    Vendndodhja
    Preveze
    Postime
    71
    Citim Postuar më parë nga Glaukia88 Lexo Postimin
    Sipas mendimit tim gabimi ka qene i joni (Republikes se Shqiperise) qe nuk i dham suportin tone bashkekombesve tane qe jetojn ne Ish Republiken Jugosllave te Maqedonise:
    1) kurre ata arriten te shpallin "Republiken e Ilirides"
    2) ne kryengritjen e 2001
    Por ne te kunderten ushtruam presion ndaj tyre per te firmosur te ashtu quajturen "Marveshjen e Ohrit"...

    Pikerisht.
    Ky esht gabimi historik qe kush e di sa do svariti per te korrektuar edhe sa vuajtje edhe gjak shqiptari to kostoj.
    Slavomaqedonve bulgari nuk ju hjeh gjuhen, serbi nuk ju njeh kishen, greku nuk ju hjeh emerin ose fare, vetem shqiptaret i njohen plotesisht.
    Nje dekade na tallin me ashtuquajturen marveshje e ohrit edhe elitat tona politike sikur te kenaqur qe e qetsoven popullsin shqiptare me ket mashtrim.
    Kollaborator nuk jan vetem sa pseftoskencar por pashalleket politike ne te gjitha trojet te kyhyera ne kleptokraci diku filluar me ata ne Tirane qe penguan forcat te armatosura te japnin fund edhe kancerit slavomaqedon.
    Keta si kulish te serbve vazhdojn me akademin e shkencave te beogradit bi manifestos e qubrilovicit per zhdukjen e shqiptarve.
    Mua me ben cudi pse jemi kaq te befasuar se dollen me nje enciklopedi te tille.
    Kush prit se slavet jan humanizuar? Kaq shpejt i harovem gjarjet e djeshme?
    I vetmi slav human esht slavi gordhur.

  3. #93
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Dikush me lart e ceki fen,sbesoj se feja eshte problem te shqiptaret qe i harojn keto gjera tjera,ska te bej aspak me kete.Sllavet keetu ne Maqedoni keto 5 vitet e fundit kan ndertuar rreth 50 kisha dhe perseri mundohen ne anen tjeter te punojn per kete shtet.
    Shqiptaret ketu ne maqedoni jan te rrejshem kur ju del paraja dhe karigja perpara per tu ulur.Ketu partit politike shqiptare jan si nje "Piun" i shahut,qe gjithmon presin se ku do ta vendosish,nese nuk ju besohet ja shihni se cfar politike dhe kush e ben politiken ketu ne maqedoni.
    Nuk diten nje proteste mbar shqiptare me organizu ne mes te shkupit dhe ti thuhet kadal more se jemi te vetedijshem se cka na boni.

    Politikanet tone njiher nuk diten te dalin bashk dhe te thojn ore shka kadal se jemi te bashkuar dhe nuk mujsh me luj ti me na,ja rasstin e paten edhe tash po prap su bashkuan ne nje tavolin dhe me nje ze te perbashket ta thojn kete.

    Dhe mendoj se maqedonia me kete enciklopedi don me ndajt shtetin dhe humbes jemi na tash per tash,mendimi im.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  4. #94
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Ata qe krijuan nje kapitull historie ne ate nenqiell, tash u bene spektatore!!!

    Nuk kane faj sllavomaqedonet, mundohen te lindin si nje komb i trilluar, me emer dhe histori te trilluar dhe detyrimisht do te botojne enciklopedia dhe libra historie me fakte te trilluara.
    Te paqenit behen zot ne ato troje: greket nuk duhet te leshojne pe per emrin sic nuk duhet te leshojme ne shqiptaret pe per teritorin(gjysmen e Maqedonise).
    Me gjithe perpjekjet e bashkesise nderkombtare qe ta mbaje nje krijese artificiale si shtet me vete sic beri pas Luftes se dyte Boterore me krijesen monstrum Jugosllavine , vetem e vetem te mbaje te qetesuar Ballkanin e cmendur,eshte kalkulim i gabuar per mendimin tim.
    Me analizat se per ate cope te vogel mund te nise nje konflikt i madh merr legjitimitetin nje shtet dhe nje komb i paqene,nje vendim politik dhe i paqendrueshem dhe i pa perkueshem me realitetin.
    Eshte e vertete se Serbia don nje nje cope,Bullgaria,Greqia dhe Shqiperia( ne fakt e duam ne shqiptaret nen Maqedoni copen tone per Shqiperine,se sa e do shteti i sotem administrativ shqiptar eshte per tu diskutuar-)
    Sidoqoft fajet i ka klasa politike shqiptare pa perjashtim por, sidomos BDI e cila rrin ne pushtet si mace nen tryezen jo te pronarit te vet por sikur eshte nen tryezen e kojshiut.
    Subjektet politike shqiptare ne Maqedoni nuk duhet te bejne lufte per pushtetin qe nuk egziston, ne parlamentin qe nuk i perfill, por te dalin me program ta federalizojne Maqedonine , ky federalizim me vetadministrim ne Maqedonine Perendimore do ti parapri nje pavarsimi te plote, pra shqiptaret ne Maqedonine Perendimore do te kene te drejte te vendosin vete per vetveten, dmth mund te bashkohen ne federaten - bashkimin e ardhshem shqiptar me Kosoven dhe Shqiperine.

    Per klasen politike shqiptare ne Maqedoni:
    Politike nuk quhet pozita per avansim personal ne te gjitha drejtimet, por per te perpiluar program kombetar per elektoratin- pra shqiptaret nen Maqedoni, dhe gjetur zgjidhje dhe zbatuar deri ne fund, me ndihmen tone gjithesesi.
    Fati i prin vetem trimit, guximtarit pra.
    Jo si nje lypes inferior por, si nje Zot i vetvetes ,si nje egzekutor konfident i vullnetit qe ta jep ty emrin dhe fuqine.

    Kush na quan neve ardhacake!!! ?? Qen bir qeni, i paqeni.

    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga bili99 : 23-09-2009 më 14:14
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shkup: ASHAM vendosë ta korrigjojë enciklopedinë skandaloze

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, ka vendosur sot që ta korrigjoj enciklopedinë skandaloze me të cilën fyheshin shqiptarët. Njoftimin e ka bërë kryetari i saj, Gjorgji Stardellos. ...
    Postuar: 05:15:10 / 23.09.2009
    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Gjorgji Stardellos dhe redaksia e enciklopedisë në një takim të përbashkët kanë vendosur që ky institucion të mos e tërheqë tërësisht enciklopedinë, por të bëjë korrigjime të caktuara të cilat do ti bëjnë vet autorët e botimit të parë. Korrigjimi i enciklopedisë vije pas reagimeve të shumta të faktorit politik shqiptarë dhe diplomatëve ndërkombëtarë. /B. Iseni/


    | s.b & RTK staff |
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Shkup: ASHAM vendosë ta korrigjojë enciklopedinë skandaloze

    Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë, ka vendosur sot që ta korrigjoj enciklopedinë skandaloze me të cilën fyheshin shqiptarët. Njoftimin e ka bërë kryetari i saj, Gjorgji Stardellos. ...
    Postuar: 05:15:10 / 23.09.2009
    Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Gjorgji Stardellos dhe redaksia e enciklopedisë në një takim të përbashkët kanë vendosur që ky institucion të mos e tërheqë tërësisht enciklopedinë, por të bëjë korrigjime të caktuara të cilat do ti bëjnë vet autorët e botimit të parë. Korrigjimi i enciklopedisë vije pas reagimeve të shumta të faktorit politik shqiptarë dhe diplomatëve ndërkombëtarë. /B. Iseni/


    | s.b & RTK staff |

    Degjova sikur keta pallat e Akademis Shkencore te Maqedonis e kishin krruajt by.then dhe me Britaniket - duke thene qe ushtare Britanik kane marre pjese ne disa raste ne trajnimin e ushtareve te UCK-se! Ketyre ju paska ngrene suma gjithandej mer plak!
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    Pocerka dhe Lisi,pocerka urrit per nji vit dhe the i tha lisit, shih sa jom rrit per nji vit,dhe nji brym e mengjesit u tha.

  8. #98
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316
    Berisha kritikon ashpër presidentin e Maqedonisë George Ivanov - Enciklopedia do ndryshojë

    BEQIR SINA, New York

    Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje
    NEW YORK CITY (Bota sot) - Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Kryeministri Berisha ka zhvilluar një takim me Presidentin e Maqedonisë, z. Gjorge Ivanov. Gjatë bisedës, të dy personalitetet rikonfirmuan marrëdhëniet shumë të mira e miqësore ndërmjet të dy vendeve, si dhe vendosmërinë e palëve për t’i forcuar e zgjeruar ato dhe bashkëpunimin në të gjitha fushat edhe më tej, në të ardhmen.

    - Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj enciklopedisë kur ka takuar në Nju York, Presidentin e Maqedonisë, George Ivanov. "Publikimi se fundmi, nga ana e Akademisë Maqedonase, i një enciklopedie është një qëndrim absurd dhe i papranueshëm", mësohet ti ketë thënë sot në Nju Jork gjatë një takimi bilateral në margjinat e Kombeve të Bashkuara, Kryeministri i Shqipërisë dr Sali Berisha, Presidentit të Republikës së Maqedonisë George Ivanov. Kryeministri Berisha, në këtë mënyrë, duke kushtëzuar së fundmi edhe "mardhëniet e mira ndërmjet dy vendeve" bënë trysni ndaj Maqedonisë, që të ndërhyjë pranë

    Akademia së Republikës të Maqedonisë, të ndryshojë domosdoshmerisht Enciklopedinë Maqedonase.

    Berisha i ka kërkuar, kreut të shtetit maqedonas, që si presidenti i një vendi të ndërhyjë pasi Akademia është një institucion zyrtar i Republikës së Maqedonisë. "Ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonase me një qëndrim të qartë ndaj këtij problemi do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë", ka thekuar Berisha.

    Takimi u zhvillua gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. .

    Kryeministri e njohu Presidentin me vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të kompletuar lidhjen hekurudhore me Maqedoninë dhe i bëri me dije se rruga e Arbrit, që po ndërtohet nga qeveria shqiptare, shkurton distancën me Shkupin rreth 100 km.

    Integrimi evropian është një tjetër fushë ku mund të rritet bashkëpunimi dhe Maqedonia është e gatshme t’i ofrojë Shqipërisë përvojën, në veçanti për sa i përket përgatitjeve për statusin e vendit kandidat për anëtar në BE. Duke e përgëzuar Kryeministrin Berisha për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, Presidenti Ivanov u shpreh se vend i tij ndihet shumë krenar për këtë arritje të popullit fqinj e mik shqiptar.

    Kryeministri Berisha theksoi se publikimi së fundmi nga ana e Akademisë Maqedonase i një Enciklopedie, e cila falsifikon historinë, është një qëndrim absurd dhe i pa pranueshëm. Duke qenë se Akademia është një institucion i Republikës së Maqedonisë, ndërhyrja e autoriteteve të lartë maqedonas me një qëndrim të qartë ndaj këtij problem, do të ishte e domosdoshme, për faktin se askush nuk mund të ndërtojë identitet bazuar mbi falsifikim të historisë.

    Lidhur me këtë çështje, Presidenti Ivanov tha se, sapo të kthehej në Shkup, do përpiqet të ndikojë në këtë çështje.

  9. #99
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804

    Per shyqyrin!

    Enciklopedia sllavomaqedonase me permbajtjen fallco ne faqet qe quan shqiptaret ardhacake nuk cenon qenjen shqiptare vetem te copes te teritorit te Maqedonise Perendimore por ,shqiptaret si komb ne teresi,dhe adopton nje teritor shqiptar po nga ajo teresi(Shqiperia e coptuar)
    Me fjale te tjera ku cenohet qenja shqiptare ne Ballkan, ne shqiptaret duhet te mendojme si nje TRU i vetem edhe pse ende nuk jemi nje TRUP i vetem.
    Nese ne nuk dijme ,le te mesojme nga kojshite: kur sllavomaqedonasit mundohen te pervetsojne emrin dhe historine e Maqedonise Antike, greket e gjithe botes kane kundershti, dhe kundershtia me e madhe vjen nga ketu nga greket e Amerikes shumica e te cileve as qe kane lindur ne Greqi.

    Shpresoj te mbushemi me mend dhe te hyjme ne tema nese kemi gje per te thene, jo per te fyer vetveten dhe per te "zbuluar" siperfaqesine dhe injorancen, ne rastin e fundit do te jete me mire , te kalojme neper tema pa u hetuar.

    me nderime ,
    bili99
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 25-09-2009 më 17:09
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

  10. #100
    mall Maska e bili99
    Anëtarësuar
    05-04-2007
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    1,804
    Sa ndegjova se ne keto ore jane duke u zhvilluar protesta ne Vendlindje mu per kete ceshtje- enciklopedine fyese !
    Edhe nje lajm i keq nga vendlindja , dmth ende politika per te mbrojtur te drejtat shqiptare dhe per te mbrojtur te verteten shqiptare behet ne rruge dhe nga ata qe nuk paguhen si gjithmone- pra vete populli i ngrate , keshtu i lene si perpara te luftoje vete per te gjitha hallet e pazgjedhura edhepse ka zgjedhur njerez te vet dhe biles i paguan me djersen e vet mu per keto ceshtje.
    Faji eshte ne mesin tone, thuajse gjithmone !
    I Ilirides jam Iliri,
    dhe i lire dua me mbet.
    Per cfardo xhevahiri,
    Shqiperine se jap per jete

Faqja 10 prej 24 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •