Close
Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 231
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e agas
    Anëtarësuar
    22-05-2009
    Postime
    258
    Shqiptaret ne maqedoni te ndare e te percare me njeri tjetrin.Per te perfituar ndonje favor te vockel ne administraten qeveritare sllave shqiptaret sulmojne njeri tjetrin.Seshte cudi qe ne enciklopedine maqedonase te kene kontribuar edhe shqiptare me gjak te holluar per tu treguar besnike ndaj pushtimit sllav.Kur do te ndergjegjsohen shqiptaret se vetem shteti i unifikuar i zgjidh njeheree pergjithmone problemet e shqiptareve.Partite shqiptare ne Maqedoni duhet ti lene ambicjet per pushtet si bisht i partive maqedone.Partite Shqiptare te maqedonise duhet ti bashkojne forcat e tyre ne mbrojtje te interesave te elektoratit te tyre .Jane vec shqiptaret ata qe atyre u japin forcen e pushtetit ne qeveri e ne parlamentin Maqedon.Pra bashkojini forcat e bejuni bllok vellezer shqiptare ne Maqedoni.Mos lejoni tju trajtojne si qytetare te dores se dyte.Jeni zoter autoktone ne trojet etnike shqiptare.Perkrahja nga shqiptaret e shqiperise por besoj edhe nga shqiptaret nga kosova nuk do tju mungoje.U bene edhe shulet tju shesin pordhe shqiptareve.Maqedonia pa shqiptaret eshte shtet inekzistent kjo dihet boterisht ,prandaj te kene kujdes shulet.Perndryshe........

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Ske qka pret tjeter nga nje rrace e poshter si Maqedonasit

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e firaku
    Anëtarësuar
    03-04-2008
    Vendndodhja
    Nen qiell
    Postime
    660
    Nje popull si ne duhet ta shkruaj historin vete e mos te leme te na mekembin kombe si maqedonasit qe nuk ja din fillet as vetit.

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636
    Citim Postuar më parë nga firaku Lexo Postimin
    Nje popull si ne duhet ta shkruaj historin vete e mos te leme te na mekembin kombe si maqedonasit qe nuk ja din fillet as vetit.
    ....i nderuar, ne kemi shkruar historin tone por edhe ne anen tjeter nuk duhet lejuar te tjeret qe te botojne lloje lloje shkarravine duke mohuar origjinen e popullit tone..!

    Fajtor pra jemi ne qe e pranuam dhe e njohem nje shtet te tille kopile ne ballkane qe as nuk ka kurrefare lidhje me banoret e vjeter te maqedonis..

    Shqiptaret eshte dashur te protestojne edhe kunder flamurit maqedon, edhe kunder emrit te Aeroportit te Shkupit Aleksandri i maqedonis etj..pra duhet sa me pare te vehemi edhe ne ne akcion ne forume internet, you tube etj..dueht shlyhet historia fallce e ketij shteti..;
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #25
    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    ....i nderuar, ne kemi shkruar historin tone por edhe ne anen tjeter nuk duhet lejuar te tjeret qe te botojne lloje lloje shkarravine duke mohuar origjinen e popullit tone..!

    Fajtor pra jemi ne qe e pranuam dhe e njohem nje shtet te tille kopile ne ballkane qe as nuk ka kurrefare lidhje me banoret e vjeter te maqedonis..

    Shqiptaret eshte dashur te protestojne edhe kunder flamurit maqedon, edhe kunder emrit te Aeroportit te Shkupit Aleksandri i maqedonis etj..pra duhet sa me pare te vehemi edhe ne ne akcion ne forume internet, you tube etj..dueht shlyhet historia fallce e ketij shteti..;
    Me intereson se qka mesojn ne shkollen e Tetoves per historin? Me siguri qe e mesojn verzionin "botenor" per maqedont, greket etj...Pra ketu ka faj bota e jo vetem ne.

  6. #26
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Epo mire na e bejne, se qeveria shqiptare ishte e nder te parat qe e njohu Maqedonine kur ajo shpalli pavaresine....

  7. #27
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Turpi akademik, të japin dorëheqjen

    Gazeta Tema

    Ka dalë në shesh pjesëmarrja e akademikëve shqiptarë, por edhe shkencëtarëve shqiptarë, që kanë qenë pjesë e skenarit të redaktimit të “Enciklopedisë Maqedonase”. Disa mohojnë se kanë gisht në këtë skenar të turpshëm për shqiptarët, por një pjesë e tyre pohon se ka marrë përgjegjësi dhe honorare për punën e bërë.

    Bëmat e akademikëve shqiptarë kanë dalë në shesh nga akademiku Blazhe Ristevski, i cili ka bërë të ditur emra të përfshirë në këtë projekt si akademikët dhe shkencëtarët shqiptarë: Shukri Rahimi, Agim Poloska, Alajdin Abazi, Ali Aliu dhe Luan Starova. Disa prej tyre kanë heshtur, ndërsa pjesa tjetër ka folur, duke tentuar të shmangë përgjegjësitë.

    Në mesin e këtyre emrave të akademikëve akoma nuk janë rrëfyer Ali Aliu dhe Luan Starova, dy veteranët, që kohët e fundit janë shmangur larg opinionit publik, pas gjithë atyre zhvillimeve diskriminuese shqiptare në arsim, kulturë dhe shkencë.

    Anëtari i kësaj akademie, Alajdin Abazi, që njihet si rektori i UEJL në Tetovë, ka theksuar se si anëtar i këtij institucioni ka qenë i anashkaluar edhe përkundër sugjerimeve të dhëna. “Me kohë u bënë përpjekje që të paralajmërohet institucioni shkencor për konsekuencat komplekse që mund t’i shkaktojë një “dokumentim” me qasje e tij të paargumentuar, por nuk kishte as mirëkuptim e as kujdes për këtë”, - ka theksuar akademik Abazi, duke pohuar se distancohet me vonesë nga ky projekt. Shukri Rahimi figuron si redaktor i enciklopedisë në pjesën e historisë shqiptare, por ai, edhe pse është deklaruar nga krerët e ASHAM se ka marrë honorare për punën e bërë, mohon pjesëmarrjen e tij në shtrembërimin e fakteve historike. Por një nga akademikët, Bllazhe Ristovski, ka theksuar se Rahimi ka qenë i përfshirë dhe tërë kohën ka marrë honorare për pjesëmarrje. “Enciklopedia Maqedonase” ishte një goditje e radhës antishqiptare, e cila konteston historinë dhe vlerat kombëtare shqiptare në këtë troje dhe ajo u përpilua para syve të shkencëtarëve shqiptarë, që paguhen nga ASHAM me honorare të majme.

    INA

  8. #28
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    Turp turp,ja shihni cka bejne politikanet shqiptar ne Maqedoni shiheni zotri patriotin Ali Ahmetin ku na pru,na kthej ne kohen e para 2001 turp per popullin Shqiptar se cfar shqiptaresh ka zgjedhur ne krye.


    Po ku je o Sali Berisha o patriot i kombit kalo kufij njeher dhe eja roki per fyti njeher keta udheheqesit e shqipetareve ne maqedoni,i vetmi ti je qe mundish me i rezu per toke.


    Mereni ju mandej se je shqiptar musliman apo katolik apo lesh,ja cka na punohet.
    O tetovar, mos e ke harruar se Sali Berisha isha nder te paret shtete e qeveri qe ne 1992 njohu maqedonine si shtet....

  9. #29
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nga Gazeta Koha (MKD)

    SHBA-të dhe britanikët agresorë, reagojnë ashpër ambasadat


    Enciklopedia Maqedonase - vazhdimësi e shovinizmit maqedonas (2)


    Amerikanët dhe Britanikët kanë ndihmuar agresionin e UÇK-së

    Evis HALILI

    Shkup, 18 shtator - Shfryrja e mllefit dhe mëria ndaj shqiptarëve gjen vend edhe në historinë më të afërt. Konflikti i vitit 2001 dhe Ushtria Çlirimtare Kombëtare, e cila renditet në një prej njësive në vëllimin e dytë të "Enciklopedia Maqedonase" përshkruhet si një formacion ogurzi që ka rekrutuar në radhët e saj banda dhe vrasës me pagesë të cilët kanë kryer krime edhe ndërkombëtare. Tonet ironike dhe zhargonet e përdorura janë finesat me të cilat lakohet gjuha akademike. Në Enciklopedi tekstualisht thuhet se Ushtria Çlirimtare Kombëtare (UÇK) është një formacion ushtarak i armatosur, i përbërë nga rreth 7 mijë persona të stërvitur në kampe trajnimesh në Shqipëri dhe Kosovë, nga njësitë SAS amerikane dhe angleze, të lidhura ngushtë me Ushtrim Çlirimtare të Kosovës. UÇK është formuar në vjeshtën e vitit 1999 nga ish rekrut të mbledhur përreth Ramush Haradinajt. Në përbërjen e saj përfshihet një numër i konsiderueshëm i ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Bandat e armatosura nga Kosova, forcat e parregulluara dhe vrasësit e paguar që zhvillojnë operacione, futen në territorin e Maqedonisë. Më tej, thuhet se deri në gusht të vitit 2001, UÇK-ja realizoi operacione luftarake serioze, me të cilat janë kryer krime ndërkombëtare. Qëllimi i proklamuar i UÇK-së është ri rregullimi thelbësor i Maqedonisë si shtet i dy popujve të barabartë... Më poshtë, duke iu referuar një ngjarje tjetër, nënshkrimit të Marrëveshjes kornizë të Ohrit thuhet se kjo e fundit nënkupton edhe pajtueshmërinë për të hequr dorë nga ambiciet separatiste, respektimin e institucioneve të Maqedonisë, çarmatimin dhe amnistimin për të gjitha veprat e kryera, përveç krimeve ndërkombëtare. Duke u çarmatosur nga gjithçka (enë të vjetra, tenxhere, shkopinj, karota etj) populli maqedonas, në mënyrë cinike dhe me shaka, shprehu revoltën ndaj të ashtuquajturit çarmatim, të kryer në prani të "bashkësisë ndërkombëtare", e cila e mblodhi vetëm armatimin e dorëzuar me dëshirë.


    Enciklopedia duhet të

    ndëshkohet

    I pyetur nga "KOHA" ish lideri i Ushtrisë Çlirimtare dhe kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, dënon përmbajtjen e Enciklopedisë. Ahmeti, preferon të jetë i rezervuar në përgjigjet e tij me justifikimin se nuk është njohur plotësisht me përmbajtjen e zgjeruar të dy vëllimeve të veprës. Kreu i BDI-së, lë të kuptohet se së shpejti forca që ai përfaqëson do të prononcohet lidhur me këtë çështje, ndërsa duke iu referuar shkrimit të një dite më parë në gazetën "KOHA", ku zbardhen dy prej njësive të enciklopedisë, ato lidhur me marrëdhëniet shqiptaro - maqedonase dhe shqiptarët në Maqedoni, kreu Ahmeti është i ashpër në reagimin e tij.

    "Falsifikimi i hapur i historisë shqiptare dhe vënia në pikëpyetje e autoktonisë stërgjyshore të shqiptarëve në Maqedoni, është një akt skandaloz dhe ne nuk duhet ta lejojmë", thotë ndër të tjera lideri i BDI-së.

    Përmbajtja e kësaj enciklopedie tregon se kemi të bëjmë nga njerëz me mëndje me të vërtetë të ndryshkur, që përdorin një gjuhë të 100 vjetëve më parë, që kërkojnë ringjalljen e armiqësisë midis popujve, gjë që është jashtë kohës dhe vendit. Me këto fjalë shprehet historiani dhe politikani Sabri Godo. Ai pohon se Qeveria maqedonase dhe Parlamenti duhet të refuzojnë një enciklopedi të tillë dhe duhet ta ndëshkojnë atë publikisht. Ai shton se nuk mund ta imagjinojë sesi mund të ekzistojnë racizma të tilla në shekullin që jetojmë dhe sesi mund të ketë njerëz që ushqehen gjëra të tilla.

    "Ky është një akt flagrant, i fandaksur, i turpshëm që duhet ndëshkuar dhe gjithsesi meriton një përgjigje. Meqenëse kemi të bëjmë me një enciklopedi zyrtare duhet të reagojnë edhe forcat politike në Maqedoni, duhet ta thonë edhe fjalën e saj edhe Akademia e Shkencave në Shqipëri, duhet të thonë mendimin e tyre Ministritë e Arsimit në të dy vendet, sepse gjithsesi kjo Enciklopedi ka të bëjë edhe me kulturën që marrin nxënësit nëpër shkolla dhe kulturën që merr qytetari", thotë historiani.

    Historiani Godo, i njohur edhe për veprën e tij me titull "Ali Pashë Tepelena", pohon se tre vjet më parë libri i tij është botuar në maqedonisht dhe brenda pak orëve është hequr nga qarkullimi, duke u tërhequr të gjitha kopjet nga libraritë. Lidhur me figurën e Ali Pashait i cili sipas enciklopedisë rezulton si një person satrap dhe pushtues i Maqedonisë, Godo thotë se bota shkencore, studiues amerikanë e evropiane e njeh si një sundues që i shërbeu emancipimit të Ballkanit për daljen nga shoqëria feudale mesjetare në kohët e reja. Ai është quajtur një njeri mizor e një pasha i drejtë dhe sa i përket madhështisë së tij si figurë e kohës dhe Godo e ilustron me përshkrimin që jep shkrimtari i njohur francez Viktor Hygo, i cili nuk njeh asnjë personalitet të denjë të shekullit përveç Ali Pashës për ta krahasuar me Napolonin. Luani i Francës dhe tigri i Janinës ecin përkrah njëri - tjetrit, do të shkruante Hygo në kronikat e kohës.


    Reagojnë akademikët shqiptarë

    Akademiku Ali Aliu pohon se ajo çka duhet të na preokupojë tani është gjendja e modaliteteve me të cilat do të paditet dhe do të ndalohet qarkullimi i mëtejshëm i këtij libri. Aliu vëren se në këtë rast kemi të bëjmë me dy fakte që nuk duhen anashkaluar. Pikësëpari, në krye të projektit të Enciklopedisë, është vendosur një person antishqiptar me urrejtje patologjike ndaj çdo gjëje shqiptare, për rrjedhojë ka realizuar një vepër me frymë të theksuar urrejtjeje ndaj shqiptarëve. Aliu pohon se nga pjesëmarrja në Enciklopedi kanë hequr dorë akademiku Luan Starova dhe historiani Ramiz Abdyli. Por, fatkeqësia qëndron te fakti që gjithnjë gjenden njerëz të tjerë që vihen në shërbim të politikave antishqiptare. Në këtë rast Aliu i referohet tre autorëve shqiptarë që janë pjesë e këshillit redaktues.

    "Unë e kam refuzuar pjesëmarrjen time, por nuk e kuptoj sesi e kanë vënë emrin tim aty", pohon historiani Shukri Rrahimi, emri i të cilit gjendet në redaksinë e historisë antike dhe mesjetare, krahas emrave të dy shqiptarëve të tjerë si Sefedin Sulejmani dhe Agim Poloska. Akademiku Alajdin Abazi, një ditë pas publikimit në "KOHA" të fragmenteve të Enciklopedisë, publikisht ka deklaruar distancimin nga kjo vepër, e cila del pikërisht nga institucioni ku ai aderon, me përkufizimin se ai është një projekt joshkencor antihistorik dhe antikulturor dhe mbi të gjitha i drejtuar kundër popullit shqiptar.

    "AShAM me këtë vepër shkakton distorzime dhe shmangie të theksuara nga parimet e bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit midis bashkësive etnike, me çka shndërrohet në katalizator të tensioneve të reja ndëretnike në vend. Krejt kjo, me vetëdije ose pa të, gjeneron vetëm efekte të politikës nacional-shoviniste ditore që është në kundërshtim me agjendën time personale dhe në shpërputhje të plotë me integritetin tim intelektual, akademik dhe njerëzor", thotë akademiku dhe Rektori i UEJL-së.


    Falsikopedia e ASHAM-it

    Ka reaguar edhe Lëvizja qytetare "ZGJOHU!", e cila nëpërmjet një komunikate drejtuar mediave, është shprehur e fyer me "përmbajtjen skandaloze dhe trushpërlarëse të Enciklopedisë së parë Maqedonase, të promovuar ditë më parë nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë". "Veprimet e vazhdueshme të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë krijojnë përshtypjen që detyra e vetme e këtij institucioni është që të funksionojë si laborator për përvetësimin e figurave historike shqiptare, falsifikimin e historisë, në veçanti asaj të popullit shqiptar, si dhe të shpërlajë trurin e popullit të vet. Dyshojmë që projektet e ASHAM përpilohen në Beograd dhe kanë qëllime djallëzore. ZGJOHU! konsideron që ky institucion me agjendë politike, që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, po nxit urrejtje ndërnacionale dhe po rrezikon marrëdhëniet ndëretnike në vend. ZGJOHU! kërkon nga Qeveria, si financuese e këtij projekti, të distancohet nga përmbajtja e Enciklopedisë, ndërsa Akademia urgjentisht t'i kërkojë falje popullit autokton shqiptar të këtyre trojeve si dhe të përmirësojë Enciklopedinë duke e tërhequr nga tregu", thuhet në komunikatën e kësaj Lëvizje.


    KOHA pyeti Ambasadën Amerikane dhe atë Britanike në Shkup


    Pretendime false, të pabaza dhe të papranueshme


    Ndaj pretendimeve të Enciklopedisë së Maqedonase për involvimin e oficerëve amerikanë dhe atyre britanikë në stërvitjen e ushtarëve të UÇK-së, gazeta KOHA drejtoi katër pyetje të njëjta drejt ambasadave të SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në Shkup. Në vazhdim do të mund të lexoni në formë integrale pyetjet dhe përgjigjet e këtyre ambasadave.


    Qëndrimi i Ambasadës Amerikane


    KOHA: A është e vërtetë se oficerë të SHBA-ve kanë trajnuar ushtarët e ish-UÇK-së?

    Ambasada e SHBA-ve: Jo. Ky është një pretendim i pabazë dhe i papranueshëm.

    KOHA: A do të kërkoni llogari nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë?

    Ambasada e SHBA-ve: Ne do të jemi në kontakt me Akademinë e Shkencave të Maqedonisë në lidhje me ketë çështje dhe jemi të zhgënjyer që ky institucion ka vendosë emrin e vet në një pretendim të tillë qesharak.

    KOHA: Çka do të thotë kjo për SHBA-të, si i konsideroni këto pohime të Akademisë së Shkencave në këtë Enciklopedi?

    Ambasada e SHBA-ve: Pyetja e vërtetë këtu do të ishte: Se si reflektohet shtypja e pretendimeve të pabaza nga Akademia e Shkencave? Sa i përket SHBA-ve, ne vazhdojmë të punojmë në përforcimin e partneritetit me Maqedoninë. Si një shembull nga kjo javë është nënshkrimi i Memorandumit për Mirëkuptim që ka të bëjë me Trajnimin dhe Ndihmat që lidhen me të që e nënshkruam me Qeverinë e Maqedonisë dhe që do të sigurojë që trajnimet e vlefshme miliona dollarë që ne ia kemi ofruar Maqedonisë të vazhdojnë t'u shërbejnë interesave të qytetarëve të Maqedonisë për vitet që vijnë.

    KOHA: Ky Projekt është financuar nga Qeveria, respektivisht Ministria e Kulturës, a do të kërkoni shpjegim, eventualisht tërheqje të "Enciklopedisë" nga distribuimi në treg?

    Ambasada e SHBA-ve: Pretendimi është i pabazë, dhe ne do t'ia shprehim këtë të gjitha palëve të interesuara në këtë çështje. Do t'i ngelë Akademisë së Shkencave të vendosë se si do ta përmirësojë kredibilitetin e vet.


    Qëndrimi i Ambasadës Britanike

    KOHA: A është e vërtetë se oficerë të SAS-it britanik kanë trajnuar ushtarët e ish-UÇK-së?

    Ambasada e BM: Mbretëria e Bashkuar në asnjë moment nuk ka ndihmuar U-në. Çdo pohim i kundër është falsifikat.

    KOHA: Nëse jo, a do të kërkoni llogari nga Akademia e Shkencave të Maqedonisë?

    Ambasada e BM: Po, Ambasada do të kërkojë të korrigjohet kjo informatë e ASHAM-së.

    KOHA: Çka do të thotë kjo për Britaninë e Madhe; si i konsideroni këto pohime të Akademisë së Shkencave në këtë Enciklopedi?

    Ambasada e BM: Është e qartë se kjo informatë e prezantuar në këtë publikim të ASHAM është fals.

    KOHA: Ky Projekt është financuar nga Qeveria, respektivisht Ministria e Kulturës, a do të kërkoni shpjegim, eventualisht tërheqje të "Enciklopedisë" nga distribuimi në treg?

    Ambasada e BM: Kjo është një çështje për institucionet relevante në Maqedoni.


    Shukri Rahimi

    Unë e kam refuzuar pjesëmarrjen time, por nuk e kuptoj sesi e kanë vënë emrin tim aty


    Redaktori i "Enciklopedisë Maqedonase", akademiku Bllazhe Ristevski, thotë se qëndron prapa fakteve të publikuara. "Nuk e di nëse jeni të vetëdijshëm se pse popullsia shqiptare vepronte me kërcënime, dhe me rrëmbime në këto troje, këto janë fakte. Unë nuk mund tua fshij këto fakte autorëve. Ne nuk mund të bëjmë një enciklopedi të falsifikuar, enciklopedia është me fakte të vërtetuara historike", ka deklaruar akademiku Bllazhe Ristevski për BBC në shqip.


    Sabri Godo

    Ky është një akt flagrant, i fandaksur, i turpshëm që duhet ndëshkuar dhe gjithsesi meriton një përgjigje. Meqenëse kemi të bëjmë me një enciklopedi zyrtare duhet të reagojnë edhe forcat politike në Maqedoni


    Alajdin Abazi

    AShAM me këtë vepër shkakton distorzime dhe shmangie të theksuara nga parimet e bashkëjetesës, tolerancës dhe mirëkuptimit midis bashkësive etnike, me çka shndërrohet në katalizator të tensioneve të reja ndëretnike në vend


    Ali Ahmeti

    Falsifikimi i hapur i historisë shqiptare dhe vënia në pikëpyetje e autoktonisë stërgjyshore të shqiptarëve në Maqedoni, është një akt skandaloz dhe ne nuk duhet ta lejojmë"


    Ali Aliu

    Ajo çka duhet të na preokupojë tani është gjendja e modaliteteve me të cilat do të paditet dhe do të ndalohet qarkullimi i mëtejshëm i këtij libri

  10. #30
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Edvin83 Lexo Postimin
    Epo mire na e bejne, se qeveria shqiptare ishte e nder te parat qe e njohu Maqedonine kur ajo shpalli pavaresine....
    pikerisht................po kush qendron pas Maqedonise
    Nje *shtet* qe si trembet syri edhe kunder Greqise.............

Faqja 3 prej 24 FillimFillim 1234513 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •