Close
Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 231
  1. #41
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga prenceedi Lexo Postimin
    Kunder kesaj enciklopedie kana dale edhe Amerikanet dhe anglezet sepse ne te deklarohet se ushtaret e UCK-se sterviteshin nga oficere amerikane dhe angles
    sot kane dale me deklerata kunder te dy ambasadat amerikane dhe angleze........
    Ne shkrimin qe po lexoj tani nuk permendet ndonje note proteste e shqiperise

    http://www.zougla.gr/page.ashx?pid=2&aid=63655&cid=5
    Perse eshte ofenduese fjala "siptar/shiptar/shqiptar" per shqiptaret e maqedonise? (ndoshta dhe te kosoves)

    Μία άλλη αναφορά που προκάλεσε αντιδράσεις είναι ότι αναφέρονται ως «Σίπταρι», χαρακτηρισμός που θεωρείται προσβλητικός γι΄ αυτούς
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #42
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Perse eshte ofenduese fjala "siptar/shiptar/shqiptar" per shqiptaret e maqedonise? (ndoshta dhe te kosoves)
    Μία άλλη αναφορά που προκάλεσε αντιδράσεις είναι ότι αναφέρονται ως «Σίπταρι», χαρακτηρισμός που θεωρείται προσβλητικός γι΄ αυτούς
    per kete do ish mire te hapej nje teme e vecante............
    ka shume antare te forumit, njohes te historise dhe te gjuhesise qe mund te te japin nje pergjigje me te sakte se une............

  3. #43
    Me vjen per te qeshur kur lexoj qendrime te tilla nga enciklopedia maqedonase. Jo vetem per faktin se mundohen te ushqejne veten me enderra qe askush nuk i beson, por per faktin se vijne nga nje vend dhe shtet qe nuk ekziston. Maqedonasit sikur jetojne me te vertete me enderra. Ata ne nje menyre te pakuptimte, mundohen te vetshpallen pasardhesit e Maqedonise se Aleksanderit te Madh, duke harruar se ata nuk jane autokton ne Ballkan, por jane te ardhur nga pertej Uraleve. Ata harrojne se jane sllave si te gjithe sllavet e tjere te Ballkanit. Ndoshta u vjen turp se jane te tille(sllave), dhe ne kyte pike edhe mund t'i kuptojme, por kjo nuk do te thote se mohimi i identitetit te tyre nga vete ata mund t'a ndryshoje historine.
    Ne shqiptaret eshte e vertete qe kemi problemet tona dhe te metat tona, eshte e vertete qe mund te luhatemi ne pozicionet tona ne lidhje me historine tone dhe te ndiejme nje fare inferioriteti me kombet e medha boterore, por me kombe si ai maqedonas kurren e kurres. Nuk mund te krahasohemi me nje komb si ai maqedonas qe nuk ekziston. Me nje shtet pa nje te ardhme te sigurt, por i ndertuar ne menyre artificiale, qe nuk mund t'i rrezistoje kurre historise, dhe kurre nuk do t'i rrezistoje.
    Maqedonia mendon se jetojme ende ne periudhen komuniste kur ata jetonin nen ombrellen e Jugosllavise, dhe sillen sikur te ishin superior ndaj vendeve fqinje dhe sidomos ndaj shqiptareve. Duke harruar se ne Ballkan gjate viteve te fundit kane ndryshur shume gjera, perfshire edhe pozicionin e sllaveve. Skakiera gjeo - politike nuk eshte ajo e viteve 90, dhe shqiptaret nuk jane me ata te viteve 80. Shqiptaret nuk jane me vetem pjesemarres ne Ballkan, por me kuptimin e plote te fjales "faktori kryesor" i rajonit.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 22-09-2009 më 23:32

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anëtarësuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar më parë nga drenicaku Lexo Postimin
    Perderisa akademit ton qendrojn akoma ne koma,te tjeret merren me neve.
    Une nuk i kuptoi intelektualet tan,te cilet rrin dhe bejn sehir,presin qe serbet ,maqedonet dhe te tjeret te na e shkruajn historin,dhe tani kur dalin gjerat sheshit krrekosen sa per tu mbrojtur e jo per te qen e ofenziv.
    Maqedoni qendron se egzistuari pikrisht fal shqiptarve,dhe si shperblim nga kjo mbeturin marrin keso genjeshtrash.
    sepse fondacionet dhe shoqatat e huaja i kane majmur me leke ..... dhe leket nuk ti jep njeri kot ne ket ebote .... i kane "dehur" per te mos luajtur nga vendi ne raste te tilla ...



    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Μία άλλη αναφορά που προκάλεσε αντιδράσεις είναι ότι αναφέρονται ως «Σίπταρι», χαρακτηρισμός που θεωρείται προσβλητικός γι΄ αυτούς

    na e shkruaj edhe perkthimin ne shqip se une greqishten nuk e kuptoj ....
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesuesi_1 : 20-09-2009 më 04:50
    "They will not control us, We will be victorious"

  5. #45
    Enciklopedia e re e Maqedonisë, reagojnë akademikët shqiptarë

    Nga Express më 19.09.2009 në ora 22:27
    Asnje akademik qe ka sadopak njohuri ne fushen e arkeologjise apo dhe te historise nuk do te guxonte te shkruante pretendimin se shqiptaret jane nje popull malesor qe u vendos ne Maqedoni pas shekullit te 16. Ky eshte vleresimi i pare i zevendeskryetarit te Akademise se Shkencave te Shqiperise Myzafer Kerkuti, i cili ne nje interviste per Alsat jep disa fakte konkrete te pranise se fiseve ilire ne token maqedonase dhe deri ne kufi me lumin Vardar.

    "Kam parasysh botimet e bera pas Luftes se Dyte Boterore nga vete specialistet ish jugosllave, ose maqedonas. Ne vitin 1952 arkeologu i njohur Lahtov, botoi studimet qe kishte bere ne varrezen e Trebenishtit. Trebenishti eshte ngjitur me Ohrin, nje varreze monumentale, shume e pasur, e shekujve 7-8 para Krishtit. Dhe pasuria e materialit, larmia e materialit, luksi i materialit, eshte fjala per maska prej ari, per objekte te shtrenjta, te nje parie, aristokracie mjaft te avancuar bashkekohore. Dhe ne perfundimet e tjera esht dhe konkluzioni i rendesishem, shume historik, ku vete Lahtovi thote se kjo popullsi eshte popullsi ilire. Nuk kemi pse te veme ne dyshim nje te vertete qe eshte nga vete goja e specialisteve te tyre", thote Myzafer Kerkuti, Zv/kryetar i Akademise se Shkencave, Shqiperi.

    Akademiku Kerkuti thote se te dhenat e mesiperme jane te materializuara edhe ne zbulimet arkeologjike qe ndodhen ne zemer te Maqedonise, ne muzeun e Shkupit.

    "Ne mbeshtetje te ketyre dy shembujve qe prura nga specialistet e vendit te tyre, une pata rastin vitin e kaluar te shoh rezultatin e kerkimeve ne kalane e Shkupit, dhe ne kalane e Ohrit. Dy qendra te medha antike, parasllave ne tere kuptimin e vet, sepse per informacion duhet te kujtojme qe sllavet e pare, ose bullgaret me mire, se keshtu quhen sllavet bullgare, vijne ne shekullin 6-7 pas Krishtit. Kane zbuluar jo me shtresa vetem te vona te mesjetes, ose te periudhes sllave te hershme po kane zbuluar shtresa te pasura kulturore te epokes se hekurit", vijon Kerkuti.

    BDI: Enciklopedia e Maqedonisë – shoviniste

    Enciklopedia e re e Maqedonisë është me përmbajtje tendencioze, që nuk e reflekton realitetin e të gjithë popujve, që jetojnë në Maqedoni, e veçanërisht të popullit shqiptar, tha Xhevat Ademi, anëtar i kryesisë së Bashkimit Demokratik Për Integrim.

    Sipas tij, ky publikim është i papranueshëm, i pavërtetë, tendencioz dhe shovinist, në raport me shqiptarët në Maqedoni.

    Zoti Ademi, mëtutje i tha Radios Evropa e Lirë, se BDI-ja kërkon që kjo Enciklopedi të tërhiqet dhe ka paralajmëruar proces gjyqësor kundër autorëve të kësaj Enciklopedie.

    Reagon Tirana: Enciklopedia, me prapavijë politike

    Studiuesit shqiptare e cilësojnë një minim për bashkëjetesën mes dy komuniteteve Enciklopedinë Maqedonase, duke pohuar madje se ajo nuk është një botim rastësor, por një provokacion politik.

    Historiani Pëllumb Xhufi ka deklaruar se kjo akademi në 2001 botoi promemorie që hidhte idenë e ndarjes së Maqedonisë dhe e cilëson këtë enciklopedi si shpirt të keq intolerant, që nuk sheh mundësi bashkëjetese mes sllavëve dhe shqiptarëve, njofton gazeta Shekullli.

    Studiuesi Dritan Egro, e cilëson këtë nj dështim të radhës të Maqedonisë dhe argumenton se shqiptarët janë një nga popujt më të vjetër nëe Ballkan.

    “Më duket e pavend sot kur dokumentacioni historik Maqedoninë nga shekulli i 15-te nuk e përmend fare. Ky shtet u krijua për të kënaqur fuqit e mëdha”, u shpreh Egro.

    Ndërkohë, historiani Sabri Godo pohon se një botim i tillë duhet të hiqet urgjent nga qarkullimi, kurse qeveria maqedonase duhet të mbajë një reagim zyrtar për këtë dokument. (INA&Alsat)

  6. #46
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    Perse eshte ofenduese fjala "siptar/shiptar/shqiptar" per shqiptaret e maqedonise? (ndoshta dhe te kosoves)
    Edhe une nuk e kam te qarte kete gje. Por ia shpjegoj vetit keshtu:

    Nga vitet 81 kur filluar demonstratat e serishme te kosovareve per te drejta te barabarta me popujt tjere jugosllave, pra per te drejten per "Republike" si dhe per te drejta tjera themelore, te cilat u mohoheshin shqiptareve atebote, qeveria jugosllave filloi te quante shqiptaret e Kosoves "shiptari", e nganjehere edhe "shiftari". Ky term perdorej apo u zbulua per te u munduar te tregojne se ne nuk jemi "albanci" sikur quhen ne gjuhet jugosllave qytetaret e Shqiperise. Pra per te ndare popullin shqiptar ne "shiptari" dhe "albanci".

    Ky term u perdor pastaj nga te gjithe nacionalistet serbe. Nuk e di se cfare tjeter luajti rol, por me vone (ne te 90at) ky term perdorej nga nacionalistet, intelektualet e parlamentret serbe si ofendim ndaj shqiptareve te Jugosllavise. Dhe si i tille perceptohej edhe nga shqiptaret. Keshtu qe sot ka padyshim karakter ofendimi ne te dy palet: jugosllave dhe shqiptare. Pra eshte i krahasueshem me termin "nigger" (=ofenduese per zezak) apo me termin "shka" (= ofenduese per serb).

    Keshtu e shpjegoj une kete gje. Por merre me rezerve, ndoshta shpjegohet edhe ndryshe kjo gje.



    *

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e K.i EPERM
    Anëtarësuar
    09-03-2009
    Postime
    924
    Pershendetje
    firaku---Ske qka pret tjeter nga nje rrace e poshter si Maqedonasit

    si perfundim
    rracë e poshter pa fe e pa atdhe

    Përshendetje vetem për Popullin Shqiptarë

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-06-2009
    Postime
    224
    thote fjala e popullit çka mbjelle korre ,eshte fat i keq se si ai popull shqiptar ka devijuar ka ndrruar komplet identitetin e vet ,ajo enciklopedi eshte bere me ndihmen e vetquajturve shqiptar___________________

  9. #49
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    http://lajme.dervina.com/foto/018b1d...aab%5B1%5D.jpg

    keto maloket e bullgarise "gjejn shesh bejn pershesh"

  10. #50
    Ky lajme u publiku sot ne media sllovene ne internet. Edhe qka po lexoj krejt ofendime per neve:


    "Hah qka po dojn a pet keta šiptari, apo dojn me marr nje cope nga Maqedonia siq e murren nga Serbia? Shikoni sa shum jane ne Slloveni tash do te kerkojn edhe ketu pavarsie, nuk ban me leshu Sllovenia viza mo per keta"




    Pse na ndodh gjith kjo e keqe neve? Kur do te dalin te vertetat ne shesh.

Faqja 5 prej 24 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •