Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Përrallat e netëve pa drita

    - Per dhjete vjete nderprerja e korrentit eshte bere gje normale.Por e kemi vetem nje problem, kur kalon dy ore behet keq ,se na kane bere si te programuar.Dy ore durojme pa fjale ,por kur kalon atehere nervoza shtohet.
    - Nje nate te tille rrija me nipin tim Dinin qe e ka emrin e babit tim dhe qe e dua shume .Vetem une dhe ai ne dhome, me nje elektrik ,qe bene drite pak.ishte nje ambient interesant.
    - Dimer jashte, ftohte, kurse ne rrinim ne dhome gjysem errsire, une tregoja perralla qe i shpikja aty per aty e Dini degjonte me vemendje.
    - Ja tregova gjashte perralla ,me repriza, ajo qe ka qelluar me e mire .
    - Me vone disa i bera ne vargje pasi ashtu me pelqen me shume.
    Te gjitha jane me kafshe, pasi dashuria me e madhe e Dinit kur ishe pese vjete ishin kafshet ,por ende vazhdojne te jene.


    Bratkosa qe donte te shkonte ne shkolle

    Nje bretkoce bukuoshe
    rinte ne nje qoshe,
    degjonte dy shoqe te mira
    qe flisnin per deshira.

    Njera shoqes i tha
    - babi para me dha,
    kam blere cante te re
    se e vjetra librat s'mi ze.

    Edhe mua nje komplet
    per te veshur ma bleu vete,
    keshtu shoqet flisnin
    bratkoses deshiren ja ngisnin.

    Se'q i brofi nga zemra ne goje
    edhe une ne shkolle do shkoj,
    tek mami shkoi vrap
    dhe zemren ja ka hap.

    Mami ne shpirt kam mall
    si cikat ne mehalle,
    e tha rrufeshem frik
    - te shkoj ne shkolle dhe pike !

    Mami bratkose e ledhatoj
    por deshiren ja refuzoj,
    tha - bretkocat per jete e mot
    ne shkolle nuk shkojne dot!

    Por vogelushja trime
    tha - do plotesohet deshira ime,
    mamit si tregoi fare
    shkoi ne shkolle pa hajgare.

    Por kur hyri ne klase
    shoqeria shkrepi ne gaz,
    - shikoni bretkosa cullak
    si tenxherja pa kapak?

    Qeshjen se ndalnin assesi
    bretkosa e vogel te qaj nisi,
    mesuesja kur hyri ne klase
    ne cast u ndal ai gaz.

    Tani degjohej qarja nga shpirti
    se bretloca per rregulla s'diti,
    mesuesja e kapi me dore
    dhe i tha ne koridor;

    - Thuaji mamit rroba te reja
    me te ble e pastaj eja,
    kam me te hap deren vete
    kush do te mesoj duhet vend te kete.

    Se'q u gezua kjo zemer zjarr
    tek mami vrapoi pa ndare,
    ju holl ne perqafim e gezuar
    tha - ne shkolle kam per te shkuar.

    Habia e mamit shkrihej si bore
    kur i tregoj cka ndodhi ne koridor,
    s'kish durim bretkoca bije
    ne aksion, se s'ish koha te rri.

    Morren para u nisen ne butik
    te blejne dicka shik,
    por bretkoces frika ju shtua
    kur nga butiku u largua.

    Se shitesi duke kerkuar ndjese
    tha - s'kemi asgje per bese !
    bretkosa gati ne vaj
    e tha mamit nese s'gjejme pastaj?.

    - Cdo bejme do shkoj cdo gje kot?
    nga syri i doli nje lot,
    i tha mami me kujdes
    - s'dua te humbesh shprese.

    Por ne butikun tjeter njesoj
    shitesi per mungese falje kerkoi,
    atehere bretkosa nisi lirisht
    te qaj fort, marrezisht.

    Por mami ja fshiu lotet val
    tha - nga situate do te dal,
    nje shoqe rrobaqepese kam
    ajo kete pune e bene bam.

    Ka me 't qep c'te do shpirti
    dhe bretkoses krenarine ja rriti,
    - shoqe e dashur pune e mbare!
    do t'me shkoj goca ne klase te pare.

    - Qepja dicka te shkelqej
    ne shkolle shoqeria t'ja pelqej.
    Rrobaqepsja punetore e mire
    e kuptoi kete deshire.

    Ja morri masat per cdo send
    cante komplet dhe me rend,
    cdo gje qe duhet per shkolle
    ja qepi me shije te holle.

    Kur veshi rrobat u stolis
    u be gati ne shkolle u nis,
    mami e puthi ne ball
    ju duk si enderr si perralle.

    Por bretkoca bije ne krah ju holl
    tha - mami vertete po ndodhe,
    andaj ,me uro sukses e fat
    dhe ti ,te kesh jete te gjate.

    Se une do behem ,a mjeke
    a aktore, se tani me kam shume teke,
    por dikush patjeter ne jete
    e jo nje bretkoce e thjeshte.

    Kur hyri ne klase shoqeria
    te befasuar nga bukuria,
    ju afruan bretkoses e futen ne rreth
    cdo njeri nje fjale ka hell.

    - Ku bleve canten sa e bukur?
    ku bleve fjongon si fluture?
    pranuan mes veti te mahnitur
    bretkose me te bukur s'kane pare kurr.

    E mallengjyer mesuesja nga ajo qe pa
    u tha nxenesve - ja pra,
    tash bretkosa u vesh mire
    dhe do te mesoj me deshire.

    Te mos i thote vetes jetova kot
    por do bej dic per kete bote,
    fillimisht te kenaqet vete
    pastaj familja, shoqeria, bota krejt.

    FUND

  2. #2
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Hahah

    Shume e lezetshme! Ke akoma?

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Suada ka akoma ,vetem duhet te presesh pak.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Viqi stiq

    Ne nje familje fshati
    nje viq shume fat pati,
    se gjithe familja ka prite
    viqi i vogel te dal ne drite.

    Femijet jane gezuar
    me ore nuk jane larguar,
    e kur viqi deshi te ngritej
    dhe me pak force perpelitej.

    Femijet mbeten goje hapur
    njeri tjetrin, per dore e kane kapur,
    e sheh bene ?sa cudi !
    do menjehere ne kembe te rri.

    Babi ju tregoi se nje viq
    se pret nje vit hiq,
    por qe diten e pare si trim
    fillon te ece gjani im.

    I fliste dhe e mbante per dore
    Donen qe kishte nje qafore,
    dhe tha me gjithe shpirt
    - viqit ne qafe kam me ja qite.

    Shkonin e vinin ne ahur
    u be i vizituar me shume se kurr,
    edhe emrin ja ka vene
    Stiq , Dini ka thene.

    Kur viqi u forcua
    cdo femi u deshperua,
    se nena askend s'ka perfille
    tha ;viqin duhet me lidhe.

    Keshtu qe punen ka nise
    viqit ja dha te pije nje sise,
    tha kaq do ti mjaftoj
    dhe nisi planon ta zbatoj.

    Por lopa meme
    tha;me kaq s'do ta leme,
    zonja e shtepise kur e moli
    lopa me kembe foli.

    Kova me qumesht u rrezua
    gruaja shume u nervozua,
    askujt nuk i tregoi
    por diten tjeter njejt pesoi.

    E hidheruar ne kulm
    gruaja nuk u nise ne sulm,
    edhe pse mendoi eshte teper
    si pelqeu kjo veper.

    Andaj burrit i tha;
    lopa nuk di cka ka?
    - me rradhe dy dite
    qumeshtin ne toke ma ka qite.

    Burri pakez mendoi
    dhe pyetjen ja parashtroi;
    - punen e qumeshtit si e ke ndare?
    per kete mendjen a e ke vrare?

    Tre per ne tha lirisht
    e nje per viqin natyrisht,
    eshte i vogel do ti mjaftoj
    se edhe familja ka nevoj.

    - Ndoshta lopa po te tregon
    se ajo ndryshe mendon,
    beri gruaja -ha,ha,ha,
    ti me mua bene shaka?

    Ku di lopa te mendoj
    aq me pak te deshiroj,
    por prape u zbut
    pasi burri e ka lut.

    Gruaja kete se besoj
    por kova ne fund shpetoi,
    u gezuan femijet per shokun Stiq
    se tani me ishin miq.

    Tani viqi vrapon
    nga njera ne tjeter ane shkon,
    qumesht te bardhe pi
    eshte plote lumturi.

    Eshte e lumtur edhe lopa
    duket sikur thote hopa,
    kur perpara i del viqi bir
    andej - kendej dhe ndihet mire

    Kur stomaku i tha stop
    se Stiqi me u ngope,
    tek fytyra i erdhi prane
    nene e bir lumturi bashk ndan.

    Ju duk e bukur kjo skene
    shpirtin e Dinit e rremben,
    me kerkoi ta perseris
    tre here nga e para kam nise.

    Qeshte Dini i gezuar
    qeshja dhe une duke i treguar,
    besoj edhe mes juve ,quni Stiq
    te bej akoma miq.

    Dini vendosi te quhet Stiq bazuar ne filmin ,, LILO DHE STIQ''

    FUND

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009

    Macorri Babagjysh

    Dy kotele ka nje mace
    si lejon vetes luks, te jete pertace,
    nuk i zihet vendi vend
    do femijet ti ket plote shend'.

    Ju them sinqerisht fare
    jane te shendosh, e plote hare,
    kur vjen mami mace ,ato si stuhi
    e mberrthejne per te pire gji.

    Kur ngopen , pushojne pak
    pastaj luajne per merak,
    mami me femijet e vete
    jane te lumtur me te vertete.

    Kotelet rriten me vrrull
    jane familje per shembull,
    do te ishin familje per gjelozi
    te mos mungonte babi.

    Andaj nje dite kotelja qun
    i tha mamit - kam pyetje une?
    po te bej be per koke e bisht
    mami me thuaj sinqerisht.

    Ku e kam babin macok?
    se dua ta kem shok,
    gjithe bota keshtu jeton
    vetem mua me mungon

    Vazhdon quni - Roni me babe
    ec krenar s'me bene hesap,
    edhe une dua ti kaloj prane
    me moter, me mamin, e babain.

    Q'ti thoshte mami e shkrete
    ku eshte se di as vete,
    andaj ja nisi me te mire
    babin tend se kam pare moti, - o bir!

    Quni u mbush me mellef
    mami babin se shef,
    eshte e keqe kjo shume
    do ta ndryshoj kete pune.

    Atehere do te qoj nje shkrese
    Interpolin dhe FBI, ti pershendes,
    dhe tu jap detyre them
    ta kerkojne babin tem.

    Keta bashk po se gjeten
    shpresat e mia s'do treten,
    se testin ADN, cdo macorr
    po nuk deshi ,do e bej me zorr.

    Ke kam baba ,dua te di
    se pa te me ,s'dua te rri,
    por mami birit i thote
    - per kete s'bene te derdhesh lot.

    Zemer lloji jone gjithmone
    ne kete menyre jeton,
    nuk ndryshon leht kjo pune
    po ja me ju ,jam une.

    Andaj , femi me fat jeni
    se mua pandare prane me keni,
    se ka femi pa prinder jane vet
    te pastreh, dhe te shkrete.

    I flet mami me te bute
    dhe nen krahror e fute,
    por macorri i deshpruar
    para mamit eshte betuar.

    Se familje do te krijoj
    kete rregulle do te ndryshoj,
    do te bej cka s'ka bere kush
    do te pres te behet babush.

    Besoj e ke parasysh
    nje macorr te bere babagjysh,
    kete synim kam ne jete
    te krijoj familje te vertete.

    Edhe Dini shume deshire ka
    nje familje te tille me pa',
    duke shetitur me kenaqesi
    besoj ke deshire edhe ti.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    SHetitja e lepurosheve

    Mami kur u doli per gjah
    dy lepuroshe, moter e vella,
    rinin afer koke, me koke
    dhe bisedonin si shoke.

    Vellai ishte me i madh ,trim
    shpesh kishte bere rrugetim,
    neper fushe, e ne rruge ka dal
    kujt pa i thene fjale.

    Kur i tregoi motres kete sekret
    ajo u frikesua vertete,
    e hidheruar ne vazhdim tha;
    - e tradhtove mamin vella!

    Por mami frikesohet pandare
    keshtu qe asgje nuk kisha pare,
    tha vellai plote eufori
    - eja te them dil dhe ti.

    Fillimisht lepurushja moter
    pasi pa mamin se ka lene kete voter,
    i dukej qielli do me u rrezu
    tha - mamit kam me i tregu.

    Vellai me te mire e morri
    dhe kuptohet sukses korri,
    se duke i treguar se cka do shof
    motra u qua ne kembe, beri brof.

    Ecnin, e shikonin me kenaqesi
    kurse kur pane nje njeri,
    motra e vogel u trondite
    mos eshte gjahtar, me i dal ne prite.

    Jo ,jo ! ka pushke gjahtari
    ky njeri sillet shpesh ketej pari,
    me dashuri token punon
    avash - avash, derisa dielli perendon.

    Pane femi ,dhe u gezuan
    por kur femijet kah ta u drejtuan,
    ne nje shkurre jane fsheh
    por kjo sfide i ka deh.

    Vellai i tregoi se nga cdo femi
    kurr nuk pret tradhti,
    sepse sa here i shikon ne fytyre
    jane te buzeqeshur, dhe ne kete menyre.

    E kuptoj se ata na duan
    por shume afer, po mu afruan,
    do frikesohem e pranoj
    tha quni kur gjithcka kaloi.

    Motra shikonte fantazi
    dhe pa kuptuar asnjeri,
    fushes duke biseduar
    ne rruge kane kaluar.

    Aty kaloi nje traktor
    kuptohet mbi te nje punetor,
    lepuroshja me shume frike
    nuk diti kah me ik.

    Nga zhurma e frikesuar
    nje ushtim te tille se kish degjuar,
    mend e shpirt, e turbulluar
    kah traktori eshte drejtuar.

    Ndeshja ndodhi vertete
    lepuroshja e vogel u gjete,
    per toke e shtrire e frikesuar
    por me gervishje ka kaluar.

    Se traktoristi ka vozite
    me kujdes ,por prape u trondite,
    kur shikoj kete lepuroshe
    te shtrire ne nje qoshe.

    Zbriti dhe falje kerkoi
    me lutje qe tu ndihmoj,
    edhe pse fajtor nuk ish
    keqardhje ne shpirt kish.

    Por lepuroshi djal
    tha; - jo ti ne na fal!
    duke biseduar u hutuam
    ardhjen e juaj se diktuam.

    Por kur mbeten vet
    te dy ishin ne siklet,
    tani nese mami merr vesh
    do rendise fjale si moti me rrebesh.

    Vendosen te dy moter, e vella
    mamit mos ti thone asgje,
    pregatiten nje skenar
    dhe cdo gje kane parapare.

    Plagen me uje e pastruan
    cdo gje mire rregulluan
    kete situate luteshin tani
    ta kalojne per mrekulli.

    Mami solli ushqim
    dhe hanin pa shqetsim,
    por tek shpirtra te vegjel ama
    kish kundershtim panda.

    A duhet mamit tani
    te verteten e ndodhur te di,
    sepse genjeshtra mami thote
    e denon i madhi Zot.

    Por siq ndodh zakonisht
    krimi nuk mbulohet tersisht,
    ne qime mami ka pare
    nje pike gjaku qe e ka vrare.

    E kuptoi dicka ka ndodh
    andaj ne pyetje u hodh,
    - c'ju ka ndodhur syve te mi?
    mos ju sulmoi ndonje njeri?

    Prej atyre qe pushke mbajne
    apo kafshet qe duan t'ju hajne,
    te dyte me dore i ka kap
    dhe priste njeri gojen ta hap.

    Te fshihnin ishte e kot
    vajza e mbushur me lot,
    djali prape gojen se ka hap
    por vogelushja ja nisi vrap.

    Mamit ne qafe ju hodh
    i tregoi cka ka ndodh,
    per fat dhembje nuk kish
    dhe e puthi shume fish.

    Mami plagen mire ja pastroi
    dhe situaten e qetesoi,
    ja nisi me keshilla si zakonisht
    duke ju lemuar qimen njekohsisht.

    U morren vesh ne vazhdim
    te bejne bashke kete rrugetim,
    por edhe po te shkojne vete
    te dalin me leje e jo sekret.

    Familja ne fund eshte qetesuar
    se e keqja kishte kaluar,
    dhe vendosen per cdo deshire
    te flasin haptas, me te mire.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Miu me karamele

    Fillova nje perralle ,me embelsire
    me karamele, qe i ka deshire,
    Dini qe e kam prane
    dhe syte nga une si ndane.

    E di ti Din nje dite te mire
    kur ishe te gyshja mysafire,
    me ka ndodhur nje cudi
    me erdhi ne dhome nje mi.

    Derisa lexoja nje gazete
    e shtrire gjere e gjate per lezet,
    tek xhepi i tutave mu afrua
    dhe me gervishti me nje thua.

    Pastaj me gjithe doren filloi
    ketheva koken c' te shikoj,
    kisha prane nje mi bukurosh
    te vogel sa nje grosh.

    Me mustraqe dhe me bisht
    me ngjyre te hirte sigurisht,
    dhe fliste per befasi
    tha; - ketu ka karamele une e di.

    Te degjova kur bleve dje
    gjysmen do ti ruash nenes i the,
    per Enean e Dinin qe ketu nuk jane
    kur te vijne ata ti hane.

    Ti Abi e Dinit degjo mire
    edhe une karamelat i kam deshire,
    pasi ata gje s'kane pa'
    mi jep mua te bej sefa.

    Te embelsohem kenaqesi te ndjej
    te jap fjalen do te ti kethej,
    kur te me jep para mami mua
    s'do te harroj kete hua.

    Dhe ta dish gjani im ti
    bera si deshi bukuroshi mi,
    duar te vogela ka mbush
    iku me se ka pare kush.

    Perse nuk shikove ku shkoj
    nisi Dini se edhe une dua ta takoj,
    ne filma vizatimor ke pare vete
    minjet jane shok te vertete.

    Por shpirt kur shkove tjeter here
    une u befasova edhe nje here,
    se miu i vogel ka mbajt fjale
    prape nga shtepia ka dale.

    Degjova nje trokitje ne dere
    e leshova zerine menjehere,
    kush je ti deren perse se hape
    jam une miu dorezen s'mund ta kape.

    Hapa deren c'te shikoj
    nje qese me karamele miu mi dorezoj,
    sot mami para me dha
    dhe une ne duqan me vrap shkova.

    I thash shitesite mire dita
    me shpejtesi pergjigje nga ai s' prita,
    kam ardhe ketu me nje qellim
    te blej karamele qe ha Dini miku im.

    Shitesi qeshi dhe me tha po e di
    Dini ketu blen dhe i ha me kenaqesi,
    morra karamele dhe e falenderova
    rruges me kujdes vazhdova.

    Por Dinit une nuk i kam treguar
    ai s'di dhe s'ka per e kuptuar,
    po ti jap prape ty me deshire
    i thash haji dhe te befshine mire.

    Por miu ishte krenar
    dhe si duket kishte parapare,
    dua ti japesh Dinit patjeter
    se une e kam mik te vjeter.

    Sepse e shoh cdo dite kur luan
    e lus mami por ajo druan,
    mos Dini mua me lendon
    e mamit brengen kush ja largon.

    Por thuaji te lutem ti
    nese do te kete shok nje mi,
    le te me ftoj tek ajo vrime
    ne oborr me familje aty rrijme.

    Tani tung. te pershendes
    se mami do te vuaj per vonese,
    ma pershendet Dinin mikun tim
    dhe iku shkalleve fluturim.

    Por tani Dini imagjinate ndezur
    me shikon emocione pa fshehur,
    neser te vrima do shkoj
    se dua miun ta takoj.

    Tek vrima ne oborr
    Dini shikonte cast e ore,
    miun e karameleve ta takoj
    me ne fund me te te bisedoj.

    Shume kohe ne kete perralle
    Dini besonte dhe priste me mall,
    e shihja shpirt ngushtuar
    nje genjeshter kam sajuar.

    Do te kene shkuar ne tjeter shtepi
    se minjet nderrojne vrimat ne vazhdimsi,
    nga zemra ja hoqa kete deshire
    perralla mbaroj me te mire.

    FUND

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-01-2004
    Vendndodhja
    diku
    Postime
    1,545
    a mund ti mar dhe tua tregoj mbesa ve te mia ?
    se kisha dit qe shkruje edhe poezi per femije , jane shume te lezetshme,
    aleksia dhe eva [ mbesat e mia ] do kenaqen shume , duke i deghu keto vjersha .

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Merri por shpresoj se do t'ju thuash se i shkrova une ,
    dhe pershendetje per ALEKSIAN DHE EVEN.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-08-2009
    Vendndodhja
    Rahovec
    Postime
    1,009
    Enderr e cuditshme

    Nje takim i cuditshem
    ne gjume me eshte deftuar,
    t'ju them te verteten
    shume me ka befasuar.

    Nje kalores mesjetar
    m'tha me plote goje;
    - ne nje beteje dhjete veta
    munda pernjeheresh ti shpoj.

    O kalores genjeshtar
    ta kishte te famshmen EXKALIBUR,
    nje veper te tille
    s'do e beje kurre.

    Per ta kryer kete pune
    o kalores i uruar,
    si suxhuk njeri pas tjetrite
    ushtaret duhet jene renduar.

    Pastaj gjatesia e shpates
    ne kete rast eshte primare,
    por te bemat e juaja i di
    andaj me mire mos fol fare.

    Por kaloresi fjale shume
    ja nisi prape t'me mundoj,
    edhe me luanin
    m'ka ka rene rasti te luftoj.

    Koha jote ka perenduar
    kalores o mik,
    se tani luftohet me
    plumba e automatik.

    Po art me thike tha kaloresi
    kete mjeshtri tregova,
    me mbretin luan
    ball per ball kur u takova.

    Arti e thikes
    tani e perdorin ne kuzhine,
    se mjeshtri te reja
    njerzite mesojne e dijne.

    Desha kaloresite mesjetar
    t'ja mbylle ate goje,
    andaj fillova pa pertese
    per kohen tone ti tregoj.

    Nuk u lavderova si ai
    te vertetat i tregova,
    por te mira ka shume
    me ore te tera nuk pushova.

    Me trego ja filloi kaloresi
    pernjemend ai automatik,
    nga larg vret
    me mire se nje shpate a thike?

    Po me cudite ai
    qe i thua ti aeroplan,
    fluturoka me ore pa u ndal
    100 fryme mbi shpine mban?

    Pyetje pa fund me merziti
    per fat nga gjumi u zgjova,
    nga kaloresi i merzitshem
    kete nate shpetova.

    Por duke menduar mire
    erdha ne perfundim,
    ne kohen e kaloresit me deshire
    do ta beja nje udhetim.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •