Close
Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 108
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e daniel00
    Anëtarësuar
    05-06-2004
    Vendndodhja
    tr
    Postime
    2,836
    Realitetin e tynelit dhe te zgjedhjeve duhet te jesh socialist qe te kerkosh ta hedhesh poshte neper gazeta , eshte njesoj sikur keta militante aktivista te mblidhen ne forum e te krijojne nje realitet virtual ku rruga te jete e shkaterruar dhe zgjedhjet e fituara , kur shikoj per ça njerezish votova te na rroje Sala edhe njezet vjet kryeminister

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    O njerz eshte e thjeshte fare puna.
    Nuk ka perfunduar rruga akoma.
    E hapi Sali Enver Hoxhe Berisha qe te rrente popullin qe ja boj vepra une. Bile brenda afatit te planit 4 vjecar (jo 5 vjecar si Enveri)
    Dhe populli i zgjuar shqiptar e hengri, rrofsh sa malet i tha.
    Cdo lloj rruge qe celet pjeserisht per trafik vjen dita kur here pas here bllokohet per punime qe nuk behen ne prezence te trafikut. Eshte normale.
    Albania Uber Alles

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594
    Citim Postuar më parë nga Kaprosi Lexo Postimin
    te rrej tjetri diten per diell vetem shqiptaret e bejne..o zot si nuk pushuan gojet e liga per kete vepper madheshtore..ham ham cdo dite veq e veq ta njollosin ate.ndonje dite kur te thone se do dale jasht perdorimit e gjithe vepra..aman o zot cka jemi ne shqiptaret...nga inati kemi mundesi te shajme edhe nenen qe na ka bere koken..
    nuk e tha kot pashko vasa..deri pasha shkove ne siri,po cka bere per shqiperi...
    Kur nje veper inagurohet quhet e perfunduar.
    Sa do kushtoje akoma problem sekondar.
    Populli:
    Fshati qe duket s'do kallauz
    edhe e kunderta
    Shikoi gunen dhe jo punen(gunen).
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e DardanG
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Postime
    441
    Citim Postuar më parë nga juanito02 Lexo Postimin
    O njerz eshte e thjeshte fare puna.
    Nuk ka perfunduar rruga akoma.
    E hapi Sali Enver Hoxhe Berisha qe te rrente popullin qe ja boj vepra une. Bile brenda afatit te planit 4 vjecar (jo 5 vjecar si Enveri)
    Dhe populli i zgjuar shqiptar e hengri, rrofsh sa malet i tha.
    Cdo lloj rruge qe celet pjeserisht per trafik vjen dita kur here pas here bllokohet per punime qe nuk behen ne prezence te trafikut. Eshte normale.
    Së pari nuk do të deshiroja që prishjet në tynel të jenë të pandrecshme dhe do të deshiroja që ndërhyrjet e nevojshme të jenë sa më të lehta, sa më të shpejta dhe më pak të kushtueshme! Eshtë një objekt madhështor kjo udhë me tynele(pa marrë parasysh koston e tij), objekt shumë i nevojshëm, shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, Kosovën, për të gjithë shqipëtarët kudo që janë.
    Prishje dhe ndërhyrje në këtë tynel janë të pritshme për mua! Ndërhyrje të tilla kanë ndodhur dhe ndodhin shpeshëherë edhe në tynele(më të gjata e edhe më të shkurtëra, se sa ai në Shqipëri) të tjera nëpër Europë si në Zvicër, Francë, Austri, Norvegji...madje edhe në atë tunelin e gjatë nën ujin e deit që lidhë Francën dhe Anglinë, por edhe në Azi... (Japoni, Honkong, Kore, Kinë....) Hapja e tuneleve (dhe të papriturat që sjellin ato) nuk është punë e thjeshtë as për firmat më të mëdha ndërtuese, firma më përvojë, të cilat aplikojnë arritjet më të përparuara inxhinerike dhe teknoligjonë më të përsosur... Kam parë një dokumentar në një kanal televiziv, për një tunel në Honkong dhe problemet e papritura që ka sjellur ndërtimi i tij. Eshtë dashur të ndryshojë teknologjia e ndërtimit, të shpenzohen disa herë para më shumë se sa ishte planifikuar, koha e ndërtimit të zgjatet edhe për disa vite për shkak të shëmbjeve të dheut dhe ujërave nëntokësore! Por, tuneli, më në fund ishte bërë, Hon Kongu kishte arritur qëllimet e tij, inxhinierët ishin të kënaqur, ndërtuesit hapnin shishet e shampanjës dhe festonin...!
    Por ne shqiptarët nuk jemi(duket) sikur të tjerët, jemi ca të vecant! Vetë jemi(cdo njëri nga ne), inxhinier, i njohim më mirë punët sikur inxhinierët e vërtetë, shohim edhe ku nuk shohim, bëjmë llogaritë e ndërtimit pa një pa dy, kritikojmë qeverinë(cfarëdo që të jetë ajo) për cdo gjë që bënë e për cdo gjë që nuk bënë, qeveria, bankat kredituese, ndërtuesit duhet të na jepin llogari dhe ne cdo ditë atyre duhet t´ua ngrejmë veshin dhe pse jo ndonjë flakareshë hakmarrëse duhet të kërcetë! Dhe një ndërhyrje e vogël, nëse ndodhë në tunel, dridhet e tërë Shqipëria, bëhet kiameti!
    Por, shqetësimet e alla shqiptarëqe nuk rrjedhin, unë mendoj, pse mbyllet për pak apo për më gjatë tuneli në Durrës-Kukës dhe pse atje duhet të këtë ndërhyrje plotësuese, por cështja është a e deshtën të ndërtuar dhe a e duan të ndërtuar shqipëtarët këtë arterje kombëtare dhe a i gëzohen apo janë thellë të deshpëruar pse kjo veper e madhe ingjinierike që lidhë kombin, me interesa ekonomike, strategjike e kombëtare, po merr formen e vet?! Mendoj se një pjesë e kombit ishte dhe është kundër kësaj rruge, nuk i gëzohet ndërtimit përfundimtar të saj, por do ta deshironte katastrofen e saj: tuneli të shëmbet, këmbët e urave të këputen e mbi asfaltin e shtruar sa më shpejtë të mbijnë drunj dhe bar. Një katastrofë e tillë e deshiruar, për ata që i gëzohen edhe ndonjë shëmbje të vogël dhe ndonjë (mos)ndërhyrje të vogël apo të madhe, fundja nuk është shënjë e ndonjë hakmarrje kundër( ndonjë) qeverie në pushtet, por dicka më e thellë, reagim kundër forcimit të Shqipërisë, kundër afrimit të kombit shqipëtarë. Fatkeqësisht!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DardanG : 19-09-2009 më 05:24

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    O shqipe të përgjashkshme.

    Gazeta Shekulli nuk i ka mbush ende premtimet e dhëna tek shefi i sajë Edi Rama. Ajo duhet edhe pas zgjedhjeve të vazhdoj të luftoj kunder Sali Berishes. Shefi i tyre duhet në parlament të luftoj me gjitha forcat , kurse këta gazetaret në shtyp.

    Edi Rama punon ditë/nat.


    Aspak ska dallim prej babit tij Enverit dhe mamit Nexhmijes i ka ngja komplet.

    Unë vertet përpara kam mendu se NANO është më i keq se Edi por tani më jam bind se Nano qenka lule ndaj Edit.

  6. #26
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837
    ndertimi i ketij tuneli ose ndryshe mos perfundimi i ketij tunali coi ne fitoren e Saliut,ky po ndjek te njejten stretegji drejtimi si Enveri,i thote popullit se po ecim perpara dhe se tunali mabroi nderkohe sheti ka hyre ne deficit financiar dhe prap se prap harxhohen miliona euro,do vije nje dite ku do ngelim pa breke vetem se Sala i harxhon parate sikur po blen karamele.Shqiperia po ndryshon.Rrena e viti kjo e tunelit.Ne po vuajme varferine si popull ndersa keta merrenme tunale,ne vend qe te investohen ne shendetesi dhe ne gjera te tjera qe hyn ne interes te popullit dhe jo te shtetit
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  7. #27
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    e paskan ndertuar shume mire me sa duket ..lol

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Edhe te kete demtime, s'ka per ta besuar njeri. Ke frike te pohosh, se te marrin per anti-shqiptare. Jemi bere si ne komunizem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mia@ : 19-09-2009 më 14:26
    Feelings change - memories don't.

  9. #29
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar më parë nga INFINITY© Lexo Postimin
    Nqs nuk ka probleme me kete tunel, pse duhet ta mbyllin?!
    Me sy lexon apo me na gjo tjetër?

    Tuneli mbyllet sepse po bëhen punime/shpërthime ke tuneli i dytë. Unë s'ka nevojë të lexoj gazeta e jashtë FSH-së, kam shokë e miq që punojnë në atë projekt. Shekull sidomos po edhe GSH kanë kohë që kanë humbur vërtetësinë e lajmit. Vërtetuar mijëra herë.
    Life's too short to remove USB safely.

  10. #30
    Citim Postuar më parë nga Jack Watson Lexo Postimin
    Me sy lexon apo me na gjo tjetër?

    Tuneli mbyllet sepse po bëhen punime/shpërthime ke tuneli i dytë. Unë s'ka nevojë të lexoj gazeta e jashtë FSH-së, kam shokë e miq që punojnë në atë projekt. Shekull sidomos po edhe GSH kanë kohë që kanë humbur vërtetësinë e lajmit. Vërtetuar mijëra herë.
    Kur te mesosh si t'u drejtohesh te tjereve, atehere ec dhe na bej ekspertin ketu.

    Deri atehere qofsh mire.

Faqja 3 prej 11 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •