OKB, Shqipëria lobon për shtetin e Kosovës
Nga Nju Jorku, Beqir Sina/INA
Me pjesëmarrjen e sekretarit të përgjithshëm të OKB Ban Ki Moon dhe përfaqësuesve të 192 vendeve të botës, u hap dje Sesioni i 64-të, i Asamblesë së Përgjithshme (AP) të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.
Dr Ali Abdussalam Treki, u zgjodhë Kryetari i radhës me aklamacion. Dr. Treki, do të marrë postin e ri në hapjen e debateve gjatë sesionit 64 të, më 20 shtator 2009. Kryetarët e Kuvendit të Asamblesë së Përgjithshëm janë të zgjedhur në baza rajonale, dhe kjo ka qënë arsyeja e rradhës në përzgjedhje, që pas Amerikës qendrore, Kryetari i i radhës të ishte nga Grupi i vendeve të Afrikës
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun e përshëndeti marrjen e detyrës së Kryetarit të radhës së Asamblesë së Përgjithshme, nga dr Treki, duke iu referuar punës, kontributit dhe të dijes së tij të gjerë me Kombet e Bashkuara.
Hapja zyrtare e punimeve në New York, u zhvillua më 16 shtator. Ndërsa debatet e Sesionit të 64-të, i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do t’i zhvillojë punimet në debatin e përgjithshëm nga data 23 deri më 30 shtator. Në këtë sesion pritet të marrin pjesë mbi 120 burrshtetasë, mbretër, dhe kryeministra si dhe dhjetëra ministra të jashtëm të të gjitha vendeve anëtare dhe nga të gjitha kontinentet. Me ç’rast janë planifikuar të debatohen 64 çështje, ku përvec sigurisë botërore dhe paqes, folësit do të debatojnë dhe diskutojnë reformën e Kombeve të Bashkuara dhe për ndryshimet klimatike. Java e parë në New York kur në Asamblenë e Përgjithshme pritet të flasin liderët e pothujase të gjitha vendeve të botës, do të jetë poashtu e ngjeshur edhe me shumë takime bilaterale, konferenca e minisamite.
Pritet që Shqipëria të flasë për Kosovën në Sesioni i 64-të vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB
Kryeministri i Shqipërisë dr. Sali Berisha, i cili kryeson delegacionin e RP të Shqipërisë në Sesionin e 64-të vjetor të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së e mbanë fjalimin të mërkurën, në orën 18.00 (ora lokale), para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e mbledhur në sesionin e 64-të të saj. Fjalimin e fundit Kryeministri Berisha e mbajti në Sesionin e 62-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Ndërsa, në fjalimin që ka mbajtur në Sesionin e 63-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti shqiptar Bamir Topi ka, folur rreth 6 minuta vetëm për Kosovën.
Sesioni i 64-të vjetor i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së nxit aktivitetet lobuese të diplomacisë së R. së Shqipërisë, dhe liderëve kosovarëve, të cilët pritet të jenë në Nju Jork, gjatë zhvillimit të punimeve të takimit i 64-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së . “Misioni i Përhershëm i Shqipërisë, në Kombet e Bashkuara dhe ai i shteteve të Quintit, me SHBA-ës në krye në përgjithësi na kanë ndihmuar në organizimin e takimeve të presidentit Fatmir Sejdiu dhe të ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, me përfaqësues të shteteve të ndryshme në OKB”.
Burime diplomatike kanë thënë se Presidenti i Kosovës dr Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtëm Skënder Hyseni përballë në këtë fushat lobimi për më shumë njohje do t’i kenë edhe kryetarin e Sërbisë Boris Tadiq dhe ministrin e jashtëm Jeremiqin, të cilët do të kërkojnë t’i bllokojnë njohjet e reja të Kosovës, nga shtetet që hezitojnë ose ende nuk e kanë njohur Kosovën. ILIRIA NEWS AGENCY
Krijoni Kontakt