Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e belive-god
    Anėtarėsuar
    21-09-2009
    Vendndodhja
    All Over the World
    Postime
    79
    Citim Postuar mė parė nga Dielli_ime Lexo Postimin
    Mau Kiko,

    nuk besoj se ka me te ta shpjegu ndonje njeri ma mire se Zoti ne lutje kete pune. Ka gjera te shpirtit qe fjalet tona nuk i pershkruajne dot.

    Lutju Atit neper Birin permes Shpirtit te Shenjte dhe atehere do ta kesh te qarte gjithcka.

    Qofte levdue Jezu Krishti!

    Kjo asht dielli e gjith e verteta kjo eshte ska tjeter.

  2. #12
    "Nė fillim ishte Fjala" Maska e toni77_toni
    Anėtarėsuar
    09-09-2005
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    4,534
    Dakord, me ler te te them se cfare kuptova:
    Si fillim, Hyji ėshtė njė dhe si njė ėshtė At, Bir dhe Shpirt Shenjt. pra Hyji eshte nje qenie e vetme e njohur edhe si Ati, Biri dhe Shpirti Shenjt?

    Nuk ka tjeter vetem Njė Hyji, Njė At.

    Para sė gjithash, ky pra ėshtė mėsimi i Kishės dhe eksperienca e saj mė e thellė, qė ėshtė vetėm njė Hyji, sepse ėshtė vetėm njė At.

    Ne gjitha shkrimet e shenjta – biblike, termi HYJ me pak pėrjashtime aty kėtu, pėrdoret kryesisht si emėr pėr Atin. Kėshtu, Biri ėshtė Biri i Atit, dhe Shpirti ėshtė Shpirti i Atit. Biri ka lindur prej Atit, dhe Shpirti buron prej Atit dhe te Birit - tė dy nė veprimin pa kohė dhe tė pėrjetshėm tė vetė qenies sė Atit.

    Nė kėtė pikėpamje, Biri dhe Shpirti janė tė dy njė me Atin, dhe nė asnjė mėnyrė tė ndarė prej Tij. Kėshtu, uniteti Hyjnor pėrbėhet nga Ati, me Birin e Tij dhe me Shpirtin e Tij, qė ndonėse tė dalluar nga Ati, janė tė bashkuar pėrsosmėrisht me Tė. Hyji ėshtė njė dhe si njė ėshtė At, Bir dhe Shpirt Shenjt.



    Tani, veta e dyte hyjnore eshte biri, Ati e lindi birin ne bashkim me veten e vet, por duke u bazuar ke shkrimi I cili thote qe Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjte jane nje atehere ndryshe i bie:
    Hyji e lindi Hyjin ne bashkpinim me Hyjin (me thoni ku gaboj) ose, Ati e lindi Atin me bashkpunimin e Atit e keshtu me rradhe.
    Une po bazohem qe ata jane e njejta gje prandaj po bej kete pyetje

    Pra Hyji dergoi veten e tij te lindur prej nje gruaje. Ose edhe: Hyji At dergoi Birin, pra Atin, me nje fjale Shpirtin e Shenjete. apo veteveten????
    Hyji ėshtė njė dhe si njė ėshtė At, Bir dhe Shpirt Shenjt - njė natyrė dhe qenie Hyjnore.

    Asgjė nuk I bie ndryshe, ēfarė ėshtė Ati, janė gjithashtu Biri dhe Shpirti. Ky ėshtė mėsimi i Kishės sė hershem nga eterit dhe e Kishes se sotme. Biri - Jezus, i lindur prej Atit, dhe Shpirti i Shenjtė i buruar nga Ati dhe Biri, kanė tė njėjtėn natyrė hyjnore me Hyjin, duke e pasur tė qenėt njė me Atin.

    Hyji pra ėshtė njė dhe si njė ėshtė At, Bir dhe Shpirt Shenjt, quhet TRINI. Mirpor, qenia e Trinisė sė Shenjt ėshtė njė, ēfarėdo qė Ati dėshiron, deshiron edhe I Biri dhe Shpirti i Shenjtė. Ēfarė Ati bėn, bėjnė gjithashtu Biri dhe Shpirti i Shenjtė. Nuk ka asnjė dėshirė ose veprim tė Atit qė tė mos jetė nė tė njėjtėn kohė dhe dėshirė e veprim i Birit dhe i Shpirtit tė Shenjt.

    Kisha katolike beson dhe shpallė se, nė pėrjetėsi, si dhe ndaj botės nė krijimin, zbulesėn, mishėrimin, shpėtimin, shenjtėrimin dhe lavdėrimin - dėshira dhe veprimi i Trinisė janė njė; prej Atit - hyjnor, me anė tė Birit - hyjnor, nė Shpirtin e Shenjt - hyjnor. Ēdo veprim i Hyjit ėshtė veprim i tė treve. Asnjė nga personat e Trinisė sė shenjt nuk vepron nė mėnyrė tė pavarur apo tė izoluar - kufizuar prej tė tjerėve. Veprimi i secilit ėshtė veprimi i tė gjithėve; veprimi i tė gjithėve ėshtė veprimi i secilit. Dhe veprimi hyjnor ėshtė esencialisht njė. Njė Zot nė tri vetje hyjnore. Pra Hyji ėshtė njė.



    Cka eshte ne hyjin nuk e di askush pervec tij(a nuk jam i sakte apo gaboj?)
    Ēka ėshtė nė njeri askush nuk e din perveē shpirtit te tij. Kėshtu edhe ēka ėshtė nė Hyjin, askush nuk e di, pėrveē Shpirtit tė Hyjit!

    Ashtu ėshtė edhe e shkruar. Kujdes, ēka ėshtė nė ty e din shpirti qe ėshtė nė ty! Ashtu ndodhė te secili person, edhe nė mua, unė kam shpirtin I cili ėshtė I pa ndashem me mua. Secili njeri ka shpirtin dhe veprimi i secilit njeri ėshtė veprimi edhe I shpirtit te tij. Veprimi njeriut nuk ėshtė I ndarė nga veprimi I shpirtit. Mendimi dhe veprimi mishi dhe shpirti tė njeriut ėshtė esencialisht njė dhe I pa ndarė. Edhe mendimi I njeriut ėshtė I pa zbuluar por shpirti I yt qe ėshtė nė ty e din mendimin tėndė. Kjo ėshtė ajo qe thuhet nė Bibel: “Shpirti Shenjt depėrton nė gjithēka, edhe nė vetė thellėsinė e natyrės hyjnore. E njėmend, kush prej njerėzve di ēka ėshtė nė njeri pėrveē shpirtit tė njeriut qė ėshtė nė tė? Kėshtu edhe ēka ėshtė nė Hyjin, askush nuk e di, pėrveē Shpirtit tė Hyjit” (1 Kor 2, 11-12).



    Tani dua te qartesoj dicka, une jam rritur midis te krishtereve dhe gjithmone me ka bere pershtypje kjo puna e trinitetit dhe shume gjera te tjera, edhe pse kjo eshte ajo qe me ka lene me shume pyetje. Dhe askush nuk ka arritur te ma shpjegoj sakte, edhe ke shkrimi i antarit te cilin citova dalin kontradiktka. Nuk po e bej pyetjen me qellim te keq, apo per te lekundur besimin e ndonje personi, ok? Por vajta kaq i madh e akoma nuk e kam kuptuar.

    A ka ndonje njeri kompetent i cili mund ta shpjegoj trinitetin ne menyre te sakte?

    Sikurse ėshtė Ati, Zoti, qė s'mund tė shprehim edhe aq lehtė, qė shumher edhe s'mund tė tė kuptojmė, ashtu ndodhė edhe me te Birin dhe Shpirtin e Shenjt - TRININĖ.

    Shiqo, dua fillimisht tė sēaroj me qellim qe tė ndihmoj diēa kėshtu qe sa mė mire tė mund tė kuptojsh. Gjithēka nė Hyjin ėshtė thuaja se e pa spegueshme. Realish ashtu ėshtė. Edhe ata qe besojnė nė Zot ne njė formė tė tjeter, shumher hasin ne veshtirsi per te speguar dhe jetojnė nė besim te asaj qe nuk e shohin por e besojnė.

    E para:

    Noramal se sikurse ėshtė Ati Zot (HYji), qė s'mund tė shprehim edhe aq lehtė, qė shumher edhe s'mund tė tė kuptojmė; Ati qe ėshtė i padukshėm, qė vėshtirė e arrin mendja jonė, normal se ashtu janė krejtėsisht dhe Biri e Shpirti i Shenjt apo Trinia e Shenjt. Por, ēdo atribut hyjnor qė i pėrket Hyjit Atė - JETE, DASHURI, URTESI, BEKIM, FUQI, URTESI, PASTERTI, etj, i pėrkasin gjithashtu edhe Birit e Shpirtit tė Shenjt. Pra sikurse u tha edhe mė pare; Qenia, natyra, esenca, ekzistenca dhe jeta e Hyjit Atė, Bir dhe Shpirt i Shenjt, janė absolutisht dhe nė mėnyrė identike njė dhe tė njėjtat.

    E dyta;
    Secilin njeri, edhe pse dukemi vetem njė, edhe pse jemi njė, por mos harro se jemi tre ne njė. Edhe njeriu ėshtė njė njeri dhe si njeri ėshtė njeriu nė tre.
    1. I jashtem-siperfaqsor (mish-gjak eshtra);
    2. shpirti i njeriut dhe;
    3. fryma qe posedon njeriu!

    Pa kėto tria njeriu nuk ekziston, kjo nuk do te thotė se TRINIA ėshtė ashtu, por ne njėfar forme ishte njė shembull sa per te sēaruar se diēka te ngjajshem ka. Gjithēka qe bėnė njeriu dhe vepron apo kur njeriu mendon, ėshtė esencialisht njė dhe I pa ndarė. Ndoshta e ēuditshme por kjo ėshtė realitet.

    E treta:
    Doktrina e Trinisė sė Shenjtė nuk ėshtė thjesht njė besim, apo sikurse ekam lexuar dikund se nuk ėshtė thjeshtė “artikull i besimit”, pėr tė cilėn ne jemi tė ftuar te besojmė. Apo tjetra se; Trinia nuk ėshtė thjesht njė dogmė pėr tė cilėn Kisha u kėrkon anėtarėve tė saj ta pranojnė me besė. Gjithashtu, doktrina e Trinisė sė Shenjt nuk ėshtė shpikje e shekulli te kater sikurse akuzojnė njerzit e pa dieshem dhe te pa bekim. Nuk ėshtė ndonji shpikje dijetarėve, nuk arrihet si rezultat i meditimit intelektual dhe mendimit filozofik. JO, ėshtė Dhuratė e HYjit per ata qe I besojnė.

    Njohuria, doktrina e Trinisė sė Shenjtė ėshtė dhuratė e Hyjit - buron prej eksperiencės mė tė thellė tė njeriut me vet Hyjit. Ajo vjen nga njohuria e gjallė dhe e vėrtetė e atyre qė arritėn ta njohin Zotin nė besė dhe dashuri per Tė.

    Ato qe u than mė pare, edhe ato qe kan thėnė edhe tė tjeret nė artikuj te tjerė ne kete teme dhe tem ate tjera ne kete komunitet, kanė pėr qėllim tė tregojnė diēka nga ēfarė vet Zoti ka zbuluar nga Vetvetja tek fėmija e Zotit, tek gjymtyret e Krishtit - Kishes. Per ndryshe, thėnė me sinēeritet se; tė kuptosh fjalėt dhe konceptet e doktrinės sė Trinisė sė Shenjtė ėshtė njė gjė shumė e rendesishme; tė njohėsh Realitetin e Gjallė tė HYJIT pėrtej kėtyre fjalėve ėshtė diēka tjetėr te cilen ta ka thėnė edhe njė anėtar nė kėtė temė, konkretisht antari; “Dielli_ime”; qe duhet tė pėrpiqemi dhe tė lutemi qė tė mundemi tė kalojmė pėrtej ēdo fjale dhe koncepti rreth Hyjit te gjallė, qė tė arrijmė ta njohim Atė pėr veten tonė, nė bashkimin tonė tė gjallė me Atė: Atin nėpėrmjet Birit nė Shpirtin e Shenjt.


    respekte
    toni77
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 29-10-2009 mė 14:36
    Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •