Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Barrot: Asnjë dialog me Kosovën për vizat



    Nga Express më 17.09.2009 në ora 18:34
    Komisari Europian për Drejtësi, Jacques Barrot, ka deklaruar në Strasburg se Maqedonia i ka plotësuar të gjitha kushtet, ndërsa Serbia dhe Mali i Zi kanë bërë përparime domethënëse në reformat për heqjen e vizave nga ana e Bashkimit Europian nga janari i vitit 2010.

    Ndërsa për Kosovën, ai ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë lloj dialogu. “Për Serbinë mbetet që të sigurojë vërtetësinë e dokumenteve për personat që jetojnë në Kosovë, apo të personave nga Kosova që jetojnë jashtë vendit, kur kërkohet që atyre t’u jepen pasaporta biometrike”, ka thënë Barrot në Parlamentin Europian.

    Ai ka thënë se, që nga viti 1999, Qeveria e Serbisë nuk mund të kontrollojë personat që jetojnë në Kosovë. “Komisioni Europian nuk mund të marrë përgjegjësi për rrezikun e sigurisë që kjo kategori njerëzish paraqet për komunitetin (BE), si dhe për faktin se asnjë lloj dialogu për liberalizim vizash nuk është nisur me Kosovën”, ka thënë Barrot.

    Barrot ka thënë se kushti i dytë për Serbinë është kontrollimi i kufijve me Kosovën në bashkëpunim me EULEX’in si dhe hartimi i strategjisë kombëtare për migrim.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    o nale veten quni breeeee
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-02-2008
    Postime
    49
    Pa ky far zotnia I ligjit dhe drejtesise e ka pare se ne Kosove nuk ka rend e ligj ,por ligjet vetem jane te shenuara ne leter e fare nuk zbatohen .Ne Kosove ,besa edhe ne Shqiperi mbisundon anarkia dhe kaosi.Evropa nuk na pranon si te tille,sepse nuk kemi asgje te perbashket me ta.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •