Lamberto Zannier ka deklaruar se UNMIK’u do tė vazhdojė tė qėndrojė nė Kosovė, pavarėsisht se kėtė nuk e dėshirojnė autoritetet e Prishtinės. Sipas tij, pas shpalljes sė pavarėsisė, roli i UNMIK’ut ėshtė politik, por me disa kompetenca nė veriun e Kosovės.
Nga Express mė 05.09.2009 nė ora 19:33
Shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier ka deklaruar se misioni i Kombeve tė Bashkuara do tė vazhdojė tė qėndrojė nė Kosovė, pavarėsisht se kjo nuk u pėlqen autoriteteve tė Prishtinės.
Nė njė intervistė pėr gazetėn beogradase “Danas”, Zannier ka thėnė se tė gjithė anėtarėt e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara mendojnė se UNMIK’u ende ka punė pėr tė bėrė nė Kosovė.
“Jam i sigurt se misioni nuk do tė largohet nga Kosova”, ka thėnė Pėrfaqėsuesi i Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė OKB’sė nė Kosovė.
“Gjithashtu mendoj se udhėheqėsit e Kosovės kanė filluar tė kuptojnė se ėshtė nė interes tė Kosovės qė tė vazhdojė angazhimi i bashkėsisė ndėrkombėtare. Ata nuk janė kundėr pranisė ndėrkombėtare kėtu, por dėshirojnė qė roli i
OKB’sė tė ndryshojė edhe mė shumė”, ka shtuar Zannier.
Ai ka thėnė se marrėdhėniet me autoritetet e Prishtinės janė vėshtirėsuar dukshėm pas shpalljes sė pavarėsisė.
“Nuk mund tė them se kemi pasur kontakte zyrtare, por jemi takuar nė ngjarje tė ndryshme, pėr herė tė fundit kemi biseduar para kėsaj vere. Nuk mund tė them se nuk ka fare dialog. Mė shpesh jam nė kontakt me ministrin e Jashtėm tė Kosovės, takohemi rregullisht pėr shkak tė mbledhjeve tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB’sė”, ka deklaruar Shefi i UNMIK’ut.
Sipas tij, dėshira e kosovarėve qė UNMIK’u tė largohet nuk ka gjetur pėrkrahje nė Kėshillin e Sigurimit.
“Njė nga kėrkesat e Qeverisė sė Kosovės ėshtė qė UNMIK’u tė largohet dhe kėtė kėrkesė ia kanė bėrė edhe Kėshillit tė Sigurimit. Megjithatė, mendoj se nė kėtė kontekst ėshtė me rėndėsi qė tė gjitha shtetet anėtare tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB’sė e mbėshtesin rolin, tė cilin e ka UNMIK’u tani”.
Nė kėtė intervistė, Lamberto Zannier ka folur edhe rreth kompetencave qė ka aktualisht UNMIK’u. Sipas tij, roli i UNMIK’ut aktualisht ėshtė politik, me disa pėrgjegjėsi ekzekutive nė veriun e Mitrovicės.
“Misioni ka mbetur me qėndrim neutral ndaj statusit dhe pasi qė autoritetet nė Prishtinė kanė shpallur pavarėsinė, kjo ka pasur ndikim nė rolin tonė tė mėtutjeshėm dhe aktivitetet tona nė terren. Megjithatė, disa kompetenca tė caktuara i kemi ruajtur, para se gjithash nė administrimin e Mitrovicės sė veriut, ku administrata gėzon pėrkrahjen e njerėzve qė jetojnė aty”, ka thėnė ai.
Shefi i UNMIK’ut ka komentuar edhe situatėn e krijuar nė Mitrovicė. Ai ka thėnė se ėshtė e drejtė e ēdokujt qė tė kthehen nė shtėpitė e tyre. Derisa u ka bėrė thirrje palėve qė t’i zbusin tensionet.
Nė intervistėn qė dha pėr gazetėn “Danas”, Lamberto Zannier ka thėnė se pjesėmarrja e serbėve nė zgjedhjet e sivjetshme lokale ėshtė shumė e rėndėsishme.
“Misioni, me qėndrimin e vet neutral ndaj statusit, nuk ka qėndrim zyrtar ndaj kėtyre zgjedhjeve. Mendimi im zyrtar ėshtė se kėto zgjedhje, si lokale qė janė, janė tejet tė vlefshme pėr pėrmirėsimin e jetės sė pėrditshme tė qytetarėve dhe se mund tė cilėsohen si ēėshtje e ndarė nga statusi”, ka thėnė ai.
“Mendoj se pjesėmarrja e tė gjitha komuniteteve kombėtare nė kėto zgjedhje ėshtė me interes tė veēantė, sidomos pėr pakicat, ngase nė tė kundėrtėn ato do tė mbeteshin tė izoluara dhe tė dobėsuara”, ka shtuar Zannier.
Krijoni Kontakt