Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Diabolis
    Anėtarėsuar
    21-01-2003
    Postime
    1,625

    Kangjėll Hekuri Katror

    Kangjėll Hekuri Katror

    Nė vend tė fundit

    Po ėshtė more ėshtė e vėrtetė,
    Ē'tė ze dhe nuk e heq nė jetė,
    Ja mė shihni mirė, mė shihni mua,
    Murrosur me kanė kėmbė e duar,
    Mua Kangjėll Hekuri Katror,
    Dikur nderin e dheut Arbėror.

    I

    Kam lerė pėrpara ca mijrave vjet,
    Zjarr farke Ballkani, zjarr vėrtet,
    Hekur mė derdhėn, sėpatė mė bėnė,
    Pėllėmbė vend pa shkelur s'kam lėnė.
    Hej tė ndėrtuar, botėn ndryshuar,
    Pesė breza, dhjetė bishta ndėrruar.
    E qindra e qindra vite kėshtu shkuan,
    Kur ligjet dhe kohėt e vjetra ndėrruan,
    Mė shkrinė, mė rrahėn mė bėnė shpatė,
    Luftova me burrat luftova me gratė,
    Ngado fituam dhe mbrojtėm lirinė,
    Luftuam sa Hyll Drite e bėmė Ilirinė.
    Kam luftuar me trimresha e trima,
    Armiku dridhej e futej nė vrima.
    Dhe plagė tė rėnda kam marrė,
    Mė dysh jam thyer, jam prerė, e jam ēarė,
    Deri nė fund me Skėnderbeun,
    Hej ē'vite, balli i Evropės, tundėm dheun.
    Pastaj mė tretėn mė bėnė parmėndė,
    E ktheja dheu mbi dy pėllėmbė,
    Se luftrat dhe ligjet kishin ndryshuar,
    Me pushkė e penė atėhere duhej luftuar.
    Po kam punuar, oj tė punuar,
    Pyesni kėto toka, pyesni ato qe e kuaj.
    E bėja shkėmbin tė nxirrte xixa,
    E nė majė malit mbinin filiza.
    Punova nė luftė punova nė paqe,
    Djersa dhe Dielli mė shndrisnin nė faqe.
    Pastaj mė vjen turp ta them,
    Mė harruan, mė harruan ata djem,
    Qė papritur nė tė ikur u kujtuan,
    Kangjėll Hekuri Katror mė shndruan,
    Jo se druheshin nga armiqtė,
    Po nė mes tyre qenė tė liqtė.
    Ja kėshtu duarlidhur kam duruar,
    Gjithė kėto vite tė mallkuar.
    Murrosur me llaē e me gurė,
    Fatin tim mos e paēi kurrė.

    II

    Kėtu gjithė kohėn i murrosur,
    Ngrohem nė Diell si i marrosur,
    Dhe kur ka Hėnė me tė rri kuvendoj,
    Pa tė Rrugėn e Qumshtit vėshtroj.
    Nuk jam mėsuar unė, as brenda as jashtė,
    Kėshtu tė rri papunė, tė tretem si kashtė.

    Kėshtu kur sapo vjen Pranvera,
    Me lulet e kumbullės te dera,
    Ja marr me zogjtė qė cicėrojnė,
    Kur tek unė pėr pak qėndrojnė,
    Me ciu ciu e gu gu gu,
    Sa shumė duhemi ne tė dy.
    E luaj me degėn qė rreh nė xham,
    Moj shpirtja ime sa tė kam xhan,
    Me dallėndyshen lozonjare,
    Qė vjen e shkon e s'ndalet fare,
    Por ah, kur ajo nis e mėrgon,
    Foleja bosh mė pikėllon.
    Po gjithė kėto s'mė ndalin mua,
    Tė kujtoj ē'jam, tė kėrkoj ē'dua.

    Kėshtu kokulur Vera mė gjen,
    Tek shoh rrugėt e shkreta pa djem;
    Shoh nuse tė shkretėn ē'e gjeti.
    Qė pret atė tė vijė nga kurbeti,
    Se sapo erdhi ai ditėziu,
    Drejt e nė dhomė, drej e shtriu,
    Krahėt hapi ajo shqiponjė,
    E la djaloshin ta ledhatojė,
    E perdet tutje janė tutur,
    Oj ēfarė tė puthur, po tė puthur,
    S'pyesin pėr yje, s'pyesin pėr Hėnė,
    Me duart pas meje zėnė,
    E ē'dashuri qė kanė bėrė,
    Ashtu mbėrthyer natėn e tėrė.

    Kėshtu shkon djali vjen Vjeshta me stuhi,
    Mbahuni - ju them degėve - me fuqi,
    Shoh fėmijėt qė vrapojnė nė shkollė,
    Disa faqezverdhur disa faqemollė,
    E shoh dhe nusen brenda nė shtėpi,
    Me cėrre ne dorė me letra nė gji,
    E shkon dorėn lehtas tek barku,
    Jo, vetėm nuk ėshtė oxhaku.
    Jashtė fryn erė e marrė e bie shi,
    Ajo e vetme loton nė shtėpi.
    Unė me nėnė qiellit i hakrohem
    Po prej tij rrufe mė lėshohen.
    Mos u takofshim qiell njė ditė,
    Nė mos ta mban mblidh perėnditė.

    Kėshtu Dimrin me tufan pres,
    Si plakun qė radhėn ka tė vdesė,
    Ēdo gjė e ngrirė, ēdo gjė ndėr akuj,
    Po rreth shtėpisė ka ujq e ēakaj.
    Ah, qė m'u kthefshin majat brirė,
    T'ja u tregoja more faqenxirrė.
    E gjatė dhe e gjatė dhe e gjatė nata,
    Veten me dhėmbė kafshon e ngrata,
    Shpejt vjen mamia, mjekja shkund borėn,
    Pėr nė dimėr Shkurti e kishte orėn,
    Ho ho ē'buēko, ho ē'kokoroē,
    Ditė si kjo ke qejf ti shikosh.
    Paēka se janė tė ralla, eh sa tė ralla,
    Janė tė vėrteta, s'janė pėrralla.

    Po nuk mė duhen zbukurime,
    As kundrandryshk e as kostume,
    Le tė mė shkrijnė lopatė a plor,
    Mjaft mė Kangjėll Hekuri Katror.
    Po ėshtė more ėshtė e vėrtetė,
    Me punė bėn vendi pėrpjetė.

    Nė vend tė fillimit

    Po mi ē'murrosni kėto kėmbė e duar,
    O Shqiptarė, gra e burra tė bekuar,
    Mi zgjidhni shpejt nė keni besė,
    Nė ju vlon nė gjak njė shpresė.
    Tė japim krahėt, pasurinė, diturinė,
    Gjigande ta bėjmė Shqipėrinė!

  2. #2
    It's not enough to speak.
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    353
    E jashtzakonshme, e mrekullueshme...
    Kur nisi lufta isha i vogėl
    dhe nepėr tym diēka mbaj mend.
    Fill mbas ēdo lufte, bėhej si gogėl
    Atdheu im! Ja kjo mė ēmend!

  3. #3
    Te lumt dora vertet shume e bukur. .
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  4. #4
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Shume e bukur eshte D D , GJIGANDE fare

    Po ce do na thua "o dos! " nga NY

    Me respekt Geni!
    PAUCA SED MATURA

  5. #5
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    wow

    e fuqishme.
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

Tema tė Ngjashme

  1. Njė lojė me njė copė letėr (drejtkėndėsh ose katror)
    Nga Urijan nė forumin Arti i programimit
    Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 28-01-2009, 19:24
  2. Fakte nga Kurani
    Nga master2006 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-10-2006, 03:08
  3. Njė pyetje!
    Nga ~Geri~ nė forumin Komuniteti protestant
    Pėrgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 03-11-2005, 08:48
  4. Familja Kika Dhuron 5000 metra katror truall per nje shkolle
    Nga honzik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 29-06-2005, 17:31
  5. Poezi nga Diabolis
    Nga Diabolis nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 499
    Postimi i Fundit: 13-05-2004, 12:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •