Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438

    Ndikimi familjes në zgjedhjet që na përkasin!

    Duke lene menjane rendesine e madhe qe ka familja ne krahasim me cdo gje tjeter, le t'i pergjigjemi disa pyetjeve, qe ndoshta ne disa momente te jetes, na vijne te gjitheve ne mendje:

    -Sa i detyrohemi familjes?
    -A duhet te pranojme perhere keshilla, qe me teper se keshilla duken si imponim?
    -Jemi me te vertete ne qe zgjedhim rrugen e jetes, apo eshte familja qe na drejton?
    -Do deshironit, ndonjehere, te ishit shume larg per te pasur jeten plotesisht nen kontrollin tuaj?
    -Cfare te ben te jesh "zot i vetes"?
    La vita è bella...

  2. #2
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    deri ne cfare moshe eshte pietja??

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Cdo lloj moshe, mund ta shikoje ne menyren e vet... por familje te ndryshme, kane menyra te ndryshme nderhyrjeje, prandaj mbase edhe nuk kuptohet kollaj nga te gjithe tema
    La vita è bella...

  4. #4
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Cdo lloj moshe, mund ta shikoje ne menyren e vet... por familje te ndryshme, kane menyra te ndryshme nderhyrjeje, prandaj mbase edhe nuk kuptohet kollaj nga te gjithe tema
    kjo varet sa liri i jep ti familjes.te themi tendes ose te burrit .nqs ke

    une ja kam vu me kohe kufirin ke thona.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Flas gjithmone per familjen nene, baba, moter, vella. Nuk hyjme tek burri e tek gruaja (Keto bejne pjese tek rruga e jetes... kur ti i ke nisur zgjedhjet).

    Po kur i ve kufi e perseri insistojne, nuk mund t'i besh besoj nje ndarje te prere, sepse eshte gjithmone familja jote. E atehere cfare mbtetet? Ndoshta te largohesh nga ai vend? Ndoshta te gjesh sa me shume pune qe te jesh i impenjuar me dicka e mos kesh shume kohe per to, qe te kapesh ne cdo aspekt... etj etj...
    La vita è bella...

  6. #6
    I love god
    Anëtarësuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Flas gjithmone per familjen nene, baba, moter, vella. Nuk hyjme tek burri e tek gruaja (Keto bejne pjese tek rruga e jetes... kur ti i ke nisur zgjedhjet).

    Po kur i ve kufi e perseri insistojne, nuk mund t'i besh besoj nje ndarje te prere, sepse eshte gjithmone familja jote. E atehere cfare mbtetet? Ndoshta te largohesh nga ai vend? Ndoshta te gjesh sa me shume pune qe te jesh i impenjuar me dicka e mos kesh shume kohe per to, qe te kapesh ne cdo aspekt... etj etj...
    prandaj te pyeta per moshen.

    nje 17-18 vjecari eshte normale qe do i kerkosh llogari.

  7. #7
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Une jam 25 e nuk behet fjala per kerkese llogarie vetem. Por bej kete se me duhet kjo... Dmth ne nje fare menyre sado qe ti mund te jesh ne rregull me mbarevajtjen tende, kane kerkesa per veten e tyre qe i kapercejne kufinjte.

    p.s. U be pyetje e pergjigje e s'po merremi vesh. Pyetjet me siper jane mese te qarta. Nuk behet fjala per moshe adoleshenciale. Flitet per nje familje ku marredheniet jane shume te forta e lidhja e madhe saqe s'prish dot qejf aq kollaj, ku ke akoma nevoje per ndihmen e tyre, por qe vijne momente ku sado te ndihmojne po aq edhe nderhyjne sa ta bijne ne maje te hundes...
    La vita è bella...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Varet Era sic tha dhe drague dhe nga mosha. Normal qe nje adoloshent i shkolles se mesme ka nevoje per keshilla, dhe pak kontroll. Me vone pastaj dhe prindi kur e shikon qe femija eshte ne rruge te mbare, apo i zoti i vetes nuk besoj se e bezdis me. I jep me shume liri veprimi.
    Une sinqerisht do kisha dashur qe prinderit e mi te me kishin mesuar shume gjera qe i kam mesuar nga te tjeret per here te pare. Prinderit e mi nuk na kane nderhyre apo keshilluar shume. Varet dhe nga rrethanat e jetes. Kam patur moter afer me moshen time dhe e kisha dhe moter dhe shoqen time me te mire. Ngaqe gjithmone rrinim bashke prinderit nuk na nderhynin shume me keshilla.
    Femija ne cdo moshe ka nevoje per keshillen e prinderit. Prindi te keshillon kur e shikon te nevojshme dhe jo vend e pa vend. Pastaj ka dhe prinder qe kontrollojne femijet ne cdo gje. Keta nuk me duken normale, sepse dhe vet femijet e ketyre dalin me te paaftet per te perballuar jeten vetem.
    Feelings change - memories don't.

  9. #9
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga dea_07 Lexo Postimin
    Pastaj ka dhe prinder qe kontrollojne femijet ne cdo gje. Keta nuk me duken normale, sepse dhe vet femijet e ketyre dalin me te paaftet per te perballuar jeten vetem.
    S'eshte e thene qe femijet te dalin me te paafte... por behen agresive edhe aty ku nuk duhet

    Pastaj nuk behet fjale per kontroll mbi gjithcka, por per venien e interesave personale perpara asaj te personit nen fjale e madje edhe shpesh duke mos degjuar fare se cfare po te thote...


    p.s. Gjithsesi ketu s'na intereson psikologjia e bijeve te prinderve, por pyetjet me siper
    La vita è bella...

  10. #10
    Happy Maska e milanistja_el
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    ne krahet e dashurise... por me mendje ne Elbasanin tim te dashur...
    Postime
    2,065
    Ku i ke gjetur keto pyetje moj [era], duken te lehta ne pamje te pare, por e veshtire te hysh ne thellesi te asaj qe kerkohet.

    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    -Sa i detyrohemi familjes?
    Kjo eshte e vetmja pyetje qe sinqerisht nuk di si t'i pergjigjem... sepse personalisth mendoj se familjes i detyrohem shume, po aq shume sa i detyrohem dhe vetes sime.
    Per prinderit tane mjafton t'u jemi mirenjohes per ate qe kane bere per ne, t'i duam e t'i respektojme dhe te bejme te pamunduren te jemi te lumtur ne jeten tone dhe me kete i kemi shlyer te gjithe detyrimet ndaj tyre. Per prinderit s'ka gje me te bukur se te shoh femijen te lumtur dhe te realizuar ne jete.


    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    -A duhet te pranojme perhere keshilla, qe me teper se keshilla duken si imponim?
    Per kete do te thoja varet si i krijojme marredheniet me prinderit tane. Personalisht kam nje marredhenie te shkelqyer me prinderit, sidomos me mamin, i flas perhere per problemet e mia apo per gjerat qe me bejne te ndihem e lumtur, ne menyre qe te mos ndihen te perjashtuar nga jeta ime... ndonjehere i degjoj dhe keshillat e tyre, por ne fund jam une ajo qe vendos gjithmone, edhe atehere kur kam gabuar ne zgjedhjet e mia s'kam degjuar kurre te me thonin "te pata thene", gjithmone me kane ngushelluar e me kane qendruar prane dhe pse shume here ne heshtje... e heshtja ndonjehere flet me teper se fjalet.


    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    -Jemi me te vertete ne qe zgjedhim rrugen e jetes, apo eshte familja qe na drejton?
    Nje familje e mire duhet te jete gjithmone nje busull orientuese per femijen e vet, duke e liruar litarin atehere kur e sheh te arsyeshme dhe duke e shtrenguar kur e sheh se gjerat mund te dalin nga kontrolli... nje prind i mire e le femijen te lire t'i marri vete vendimet e jetes, nuk i imponon asgje, por e edukon te dije ta perdori mire lirine qe u eshte dhene... kur ke liri nga ana e prindit, ben te pamunduren te mos i zhgenjesh e mendon 100 here para se te marresh nje vendim. Nga eksperienca kjo.

    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    -Do deshironit, ndonjehere, te ishit shume larg per te pasur jeten plotesisht nen kontrollin tuaj?
    Personalisht jo... dhe prane prinderve e kam plotesisht nen kontroll jeten time, fatmiresisht.

    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    -Cfare te ben te jesh "zot i vetes"?
    Besimi i fituar dhe ajo qe kam arritur deri tani. Ndihem e plotesuar.
    Mos ua bej te tjereve ç'ka s'do te doje qe te tjeret te ta benin ty...

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •