Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 34
  1. #1
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882

    Përgjegjëset femra, më të këqija se meshkujt?!

    Analize e Psikologeve



    Ne kembim te humbjes se reputacionit te femrave apo te falimentimit te punes se tyre, psikologet thone se per femrat ekziston gjithmone nje lloj pakti me te keqen, e thene ndryshe, iu duhet te bejne edhe gjera, te cilat nuk iu kishin shkuar kurre me pare nder mend gjate jetes se tyre.

    Nje femer, ne dukje e keqe, e perfshire nga lodhja dhe mundimi per te bere karriere me cdo kusht, si edhe ankthi per detyren e re qe do t'i caktojne. Femra te tilla, te cilat kthehen ne "shtriga" para vartesve, ne boten perendimore i gjen gjithmone e me teper. Madje, thuhet se ato jane me te keqija edhe se vete meshkujt, kur vjen fjala per te drejtuar nje vend pune me shume vartes nen veten e tyre. Si protagoniste, nje femer te tille e ka marre Majkell Klejton ne nje film te tij te fundit. Brenda tij, personazhi kryesor, e cila eshte nje femer, shfaqet si mjaft e zonja ne menyren e shfaqjes se ambicieve te saj per te bere karriere, por nderkaq, paraqitet edhe si shume e hutuar dhe aspak e sigurt tek vetja e saj. Por ama, e kupton ne fund se cili eshte sekreti i gjithe femrave per t'ia dale ne nje vend pune: te perpiqet te tregohet sa me e rrepte per te pasur ne dore situaten. Madje, duke ua kaluar edhe vete meshkujve.

    Sipas psikologeve, nje femer kur vihet ne krye te nje ndermarrjeje apo cfaredo pozicioni tjeter drejtues, nis te adoptoje nje stil te ashper pune dhe zbulon se i duhet te beje me te keqen e mundshme, jo vetem per ta mbajtur ate, por edhe per te qene e respektueshme. Sikunder zbulon edhe faktin tjeter se, te tregohet e bute apo tolerante i kthehet gjithmone ne nje arme te kundert ndaj vetes. I mbetet asaj dhe jo presidentit qe te merret me vartesit, me agjentet nderkombetare, qe mund te kete ndermarrja, pasigurite e ndermarrjes se veprimeve te ndryshme etj. Vetem ne kete menyre, ajo arrin te siguroje pak pushtet. Ky eshte modeli i sotem i femres joshtepiake, se ciles i duhet te mbaje mbi supe shume pune dhe pergjegjesi ne familje apo ndermarrje.

    Nje femer drejtuese gjendet gjithmone para ankthit, nese do t’ia dale si duhet te mbaje brenda vetes te gjithe peshen, qe i shkakton stresi i vazhdueshem i punes. Dhe per ta mposhtur ate, duhet te jape gjithmone pershtypjen se eshte nje grua e forte, s'ka problem nese i shtohet kesaj pamjeje edhe fakti se ajo eshte e keqe. Nderkaq, shume psikologe i kane shtruar vetes pyetjen: perse behen te rendesishme vetem grate e keqija? Ose e anasjellta per t'u bere te rendesishme, perse grave iu duhet te pranojne edhe role te keqija? Ne kembim te humbjes se reputacionit te tyre apo te falimentimit te punes se tyre, psikologet thone se per femrat ekziston gjithmone nje lloj pakti me te keqen, e thene ndryshe, iu duhet te bejne edhe gjera, te cilat nuk iu kishin shkuar kurre me pare nder mend gjate jetes se tyre.

    Keshtu, sipas nje studimi, te realizuar nga nje grup kerkuesish te Universitetit te Exeterit, ne Britanine e Madhe, te koordinuar nga psikologet Mishel Rajan dhe Aleks Haslam, duke krahasuar rezultatet e firmave apo ndermarrjeve, ku drejtuesit e tyre jane femra, eshte arritur ne perfundimin se femrave iu jepen me shpesh sesa meshkujve pune qe kane te bejne me menaxhimin, si edhe pergjegjesi ne kohe kritike per ndermarrjet. "Ne kete menyre,- thuhet ne kete studim,- femrave drejtuese iu ndodh shume shpesh te gjenden ne situata me te veshtira dh delikate sesa drejtuesit meshkuj. E per kete arsye, pozicionet e tyre te lidershipit jane me te rrezikshme dhe delikate ne te njejten kohe". Por ama, femrat i pranojne, gjithsesi, te tilla poste. "Dhe kjo ndodh, pasi femrat kane ende shume veshtiresi te arrijne ne maje. Dhe kur u ofrohet nje vend per te drejtuar apo menaxhuar, ato nuk kane sesi te thone jo, pasi rastet e tilla nuk eshte se iu vijne shume shpesh ne jete. Ndersa me meshkujt, sipas psikologeve, nuk ndodh e njejta gje. Ata kane gjithmone me shume zgjedhje gjate rruges se tyre te punes.

    Perse vajzat e mira kthehen ne shefe "te keqija" ?

    Shefet "e keqija", nese mund te quhen keshtu, kthehen ne te tilla per disa arsye. Njera prej tyre eshte se kur pranojne drejtimin e posteve te rrezikshme, i pari mendim qe u kalon ne koke, eshte ai se "kur me jepet nje mundesi e tille, mund te jem e para dhe e fundit qe te tregoj sesa e zonja jam". Dhe e kalojne nje moment te tille shume lehte duke pohuar: "Mbetet nje sfide e bukur". Nga ana tjeter, kur nje femer pranon nje post te rrezikshem per karrieren e saj, ajo nuk eshte se beson shume ne mbeshtetjen qe do i japin meshkujt. Sa per koleget, ata do i japin gjithmone me pak ndihme, sesa do ta benin kete me nje shef mashkull ne vend te saj. Por kjo vlen edhe per ne shtepine e kesaj shefeje "te keqe", se ciles i duhet te perballoje edhe dekurajimin qe i jep bashkeshorti apo pjesetaret e familjes, se ajo nuk ka per t'ia dale dot ne ate pune, qe eshte duke bere.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    Femrat police dhe jane te tmerrshme. Shumicen e gjobave burri im i ka marr nga femrat . Mos flasim per shefe. Jemi te pakorruptueshme.
    Feelings change - memories don't.

  3. #3
    Mendoj se nuk ka te bej fare me gjinine, por me individin edhe ne kete rast. Pervoja qe une kam pasur me shefet, ka qene positive dhe negative. Dy nga shefet qe kam pasur, kane qene grate me te pergatitura dhe easy-going qe mund te gjesh. Ama kuptohet, kur punonim, punonim, dhe kur e merrnim lehte ne pune, prape nuk na thoshin gje. Po ashtu kam pasur dhe nje shefe qe ta varje me kokeposhte se njeri me te poshter se ajo nuk kam pare. Kur largohej ndonje nga puna, po mos t'i jepte kesaj 2 weeks notice, kjo i kerkonte HR ta fuste ne listen e atyre qe nuk mund te punojne me kurre per asnje nga spitalet e asaj organizate. Per infermieret, kjo ishte nje killer. Ishte nga ato shefe qe edhe pse perpiqej te thoshte ndonje gje positive ne fillim te cdo mbledhje, te gjithe e dinim qe do e pasonte me nje BUT...Nga ana tjeter me ka ndodhur te kem nje shef qe ishte a total a..hole, qe i dukej sikur ishte on top of the world se u zgjodh assistant manager. Nderkohe shefi i tij ishte the coolest guy ever.

    Shefe e stresuar apo "e keqe" sic e quan Dito, eshte ajo qe nuk e ka arritur akoma ate konfidencen tamam ne veten e saj, por i duket sikur duhet qe akoma t'u tregoj te tjereve se eshte e afte ta bej ate pune. Femra behet me e suksesshme kur ka biznesin e saj sepse te vetmit njeri qe duhet t'i tregoj se sa e afte eshte, eshte pikerisht vetvetja.

  4. #4
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Edhe une mendoj se varet nga njeriu... Gjithsesi, femrat jane akoma te diskriminuara ne krahasim me meshkujt ne shume vende pune e prandaj perpara se te arrijne aty ku jane djersisin mire. Keshtuqe, nqs jane pak me te rrepta e meritojne, perderisa s'ka pasur shume meshire edhe me to, per vendin e punes ku kane arritur
    La vita è bella...

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Jan me te afta,e marrin seriozisht punen dhe e respektojn.

  6. #6
    Sensual
    Anëtarësuar
    17-02-2009
    Postime
    4,304
    Femrat shefe jan shume open-minded , ama kur eshte per tu sjelle seriozisht jane njesoj si meshkuj , vetem se shoqeria nuk eshte mesuar shume me kete dhe e kuptojne si nje arsye per kompensim te gjinise qe kane ..

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    08-09-2009
    Postime
    324
    Varet a të do a stë do, po i pëlqeve kënaqesh me të. Po s'i pëlqeve të han shpirtin.

    Mua më kanë ra hise të dyjat. :S

  8. #8
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anëtarësuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Femrat shefe..................hem........ mos renc ne dore te tyre se po re ta...............

  9. #9
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730
    Te kem shefe nje grua? Ne enderr po ta shihja, do trembesha e do zgjohesha.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #10
    Warranted Maska e Qerim
    Anëtarësuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Edhe une momentalisht i kam te gjitha shefe mbi koke, duke filluar qe ne shtepi ,ne zyre dhe shefja e madhe.

    Kur kane femije sikur embelsohen nje cike, se kur jane beqare te grijne.

    Cfare te them .. Varet nga njeriu. Une per vete do kisha bere me shume femra shefe. Ne kete menyre do te zhvillohej dhe shoqeria shqiptare.

  11. #11
    Puck Love Maska e Black_Mamba
    Anëtarësuar
    01-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    2,501
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Edhe une mendoj se varet nga njeriu... Gjithsesi, femrat jane akoma te diskriminuara ne krahasim me meshkujt ne shume vende pune e prandaj perpara se te arrijne aty ku jane djersisin mire. Keshtuqe, nqs jane pak me te rrepta e meritojne, perderisa s'ka pasur shume meshire edhe me to, per vendin e punes ku kane arritur
    epo paraja vjen nga djersi.


    Problem te jen femrat shefe,kemi pasur ne histori femer udheheqje por mashtrohet shpejt.

    Ne shtrat gruaja rin posh burrit shumicen e kohes.
    SIKUR EDHE 1 MILION SHQIPTAR DO VRITEN NGA SLLAVET JU PERSERI DO THONI MIRE JEMI!!TURP

  12. #12
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga Black_Mamba Lexo Postimin
    epo paraja vjen nga djersi.


    Problem te jen femrat shefe,kemi pasur ne histori femer udheheqje por mashtrohet shpejt.

    Ne shtrat gruaja rin posh burrit shumicen e kohes.
    E cfare na tregove me keto fjale ti?

    Nqs nje njeri e ben punen e eshte korrekt e serioz e ben, nuk eshte nevoja me qen burre.

    Problemi i vetem i grave eshte qe jane me teper te predispozuara te qendrojne prane familjes, per rolin qe kane si "nene" e "grua", shkurt si "kujdestare" edhe se ne kuptim te mire

    Mospasja kohe eshte gje tjeter. Ndersa zotesia ne pune, eshte tjeter. E ka me te vertete gra te zonja. Ndoshta ka me shume burra, por duke pasur parasysh qe numri i lindjeve eshte me i madh tek ai i tipit mashkullor, atehere qendron edhe kjo gje Pastaj ju burrat, shkencerisht, e keni pak te theksuar ate idene e "egos", qe dmth jeni ju e s'ka tjeter. Ne ju bejme qejfin duke ju thene Po Po, por ne fund te fundit a s'jemi ne dinaket e perfitojme me te mire ate qe duam LoL

    Kush eshte me i zoti ketu pra, ai qe beson se eshte apo ai qe fiton, duke bere rolin e budallait LoL
    La vita è bella...

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Flora82
    Anëtarësuar
    17-04-2006
    Vendndodhja
    afer detit
    Postime
    899
    Me duket se femrat janê mete perkushtura ne punê dhe kerkojne qdo gje te kryhet simbas rregullav qe ajo i synon! keshtu edhe une nuk kam deshire ta kame nje shefe

  14. #14
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    Femra dhe mashkulli kane detyra te ndryshme, por kane dhe dicka te perbashket? Ti shkaktojne dhimbje njeri tjetrit ne jete.


    Budallalleku eshte e kunderta e femres. Sa me vjeter te jete aq me shume adhurohet.

  15. #15
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anëtarësuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahçen time
    Postime
    3,882
    ) (Budalla si nje burre) thone grate: (E poshter si nje grua) thone burrat: Budallallek eshte te gruaja ajo qe nuk eshte femerore.

  16. #16
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Burri sa me i vjeter te jete, aq me pak mendohet LoL
    La vita è bella...

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e KokeKatrori
    Anëtarësuar
    18-06-2009
    Vendndodhja
    perballe Malit
    Postime
    237
    Shefja ime e pare ishte Lezbo dhe i kapte djemte pa teklif nga duart e keshtu me radhe ... Une nuk e dija dhe e kapa nga mesi dhe e afrova pak ....
    Pas kesaj ..... e ruaja me makine te ndezur .... qe ta shtypja :-D

    Varet nga Personi, por eshte fakt qe sot per sot, nje Shef eshte me i vetekuptueshem per shoqerine sesa nje Shefe dhe kjo mund te krijoje stres dhe te influencoje negativisht sjelljen e Shefes ....

  18. #18
    maraklije Maska e bombona
    Anëtarësuar
    09-02-2009
    Vendndodhja
    ne shkoder,ne shtepin time
    Postime
    4,714
    shefe eshte me mir femer se eshte e pakorreptueshme,inteligjente.e sakte.e afte.....pikat qe duhen per nje drejtues....edh si fund .......... femer......
    meso nga e djeshmja,jeto te sotmen,shpreso per te ardhmen...

  19. #19
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga Dito Lexo Postimin
    Epo pike e zeze, hajde jepi pastaj me shume pushtet kesaj gjyles dianes, me nje cope teme dhe shiko cfare ben, po le pastaj ska piken e turpit dhe te ben mp ku thote sorry edhe pastaj prap e nderron titulli. Kush ja ka var kemboren kesaj more aman se kjo eshte vetem per atje te laj pumbreket
    Ku e gjen te drejten e ofendimit ti njehere?????!!!
    Titulli temes nuk te eshte nderruar nga une !
    E bera ne fillim dhe te kerkova falje dhe u kthye siç e kishe lene ti.Me pas nuk isha une ajo qe nderhyra.
    Meso edukaten dhe te flasesh!!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DI_ANA : 20-09-2009 më 08:29
    "Carpe Diem"

  20. #20
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    A ti nderrojm vendet?
    Punonim se bashku nje kohe te gjate,lindi dashuria dhe u martuam.Punonim me orar te njejt deri pas lindjes se femiut te pare,pastaj punoja me orar te shkurtuar-tregon gruaja.Pas nje kohe kur ai kthente ne shtepi ulej ne kolltuk dhe kerkonte te gjitha nga une!Nje dite i thash:
    -Edhe une isha ne pune,jam e lodhur edhe me pune shtepie,te lutem me ndihmo!
    -Ehh!tha-Po c'far keni ju tjeter perveq te thoni se jeni te lodhura,te gjitha femrat jeni nje soj!
    -A ti nderrojm vendet per nje jave te lutem,dhe te shofim se nuk eshte leht te jesh Femer?
    -Haha,i ndrrojm more,po a mundesh ti perballosh ti punet sa une?
    -Ta provojm- ia ktheu ajo!
    U zgjonin se bashku per pune,ajo u vishte dhe ndezte makinen dhe e priste at deri te dale,kur dilte ai me kepuce gjysem te zbathura,sepse nuk arrinte ti mbaroj punet qe i kryeja une.Nga puna dilte me heret(Pasi une mora detyren e drejtorit,ishte firma jone)Duhej t'i merrte femin nga foshnjorja te pergadiste dreken e te me pret ashtu si beja une.Tre dite zgjati dhe gadi u qmend!Me perqafoj dhe me tha:
    -Te lutem me fale shum me fale,nuk mund te perballoj kurr at cka Ju femrat keni mbi koke,dhe arrini ti kryni me aq vullnet,kurr me nuk do te jem ai qe do ta perbuz femren.Ju jeni te perkryera.Arrini ti kryeni edhe punet tona po ne nuk mundemi!
    Ja pra kjo eshte FEMRA!E fort-e dobet,e dashur-E urryer,por ne fund e PERKRYER!
    PS.Ndoshta nuk dola nga tema!
    Rëndesia e një personi nuk vlerësohet nga hapësira që zë, por nga boshlleku që le kur nuk është më.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •