
Postuar më parë nga
Andi Ballshi
Femra ortak i naletit por edhe xhevahiri më i çmuar
Gruaja (sipas Biblës, Kuranit, filozofit, nga nje libër i lexuar, nga një film i shikuar, nga një i marrë, apo i dashuruar...
Gruaja është e bija e gënjeshtrës, roje e ferrit, armik i paqës; Përmes saj Adami e ka humbur prarajsën. Gruaja është instrument, të cilin e përdorë djalli për t’i arritur shpirtrat tanë. Gruaja është burim i dorës së djallit, zëri i saj është shushuritje e gjarpërit. Gruaja e ka helmin e gjarpërit helmues, shpirtkeqësinë e kuçedrës. Shën Pali tërë mëkatin për rënien e njeriut, përjashtimin nga Parajsa, e ka hedhur mbi gjenezën e mëkatit të gruas - Ungjilli sipas Barnaba -ës/193-94.
Femra Kafsha më dinake, na sygjeron Luçiani, Ortak i naletit, djalli vetë, burim i së keqes, e keqja më e madhe… kudo që je ti o grua atmosfera është e helmuar-thotë, shkrimtari i madh Tolstoi.
Tri të këqijat më të mëdha për njerezimin: gruaja, zjarri dhe vërshimi.
T‘i besosh sekretin gruas është njësoj si t’i Fshehësh parat nën xham. Publie Siri
Njeriu mund të jetë i lumtur me ndonjë grua derisa nuk e dashuron Vajldi.
Bukuria dhe mirësia-fisnikëria nuk mund të shkojnë-jetojnë së bashku. Dostojevski.
Gratë në përgjithësi nuk zënë besë. Andaj dhe Populli Shqiptarë i këndon: Grueja grue e zâna zânë,/ Zana diell e grueja hânë;/ Mjerë kush besë grues i ka xanë!
Kohelet (Dhjata e vjetër)... Atëherë e vura zemrën time të njohë, të hetojë dhe të kërkojë diturinë dhe shkakun e gjërave dhe të njohë ligësinë e marrëzisë dhe budallallëkun e marrëzisë.... dhe gjeta një gjë më të hidhur se vdekja; gruan zemra e së cilës është kurth dhe grackë dhe duart e së cilës janë pranga. Kush i pëlqen Perëndisë i shpëton asaj; por mëkatari do të kapet nga ajo... Por Jehezel, po ashtu Dhjata e vjeter, thotë: Gruaja është qenia më dëshiruar-gëzimi i syve.
Sokrati dhe femra:
Nuk mund t’ua rekomandoj,asnjërën, thotë, filozofi i madh, Sokrati: e bukura të tradhton, e mençura të mashtron, nëse është më e mençur se ti ikën, nëse është më budallaqe, fjalamane është e padurueshme, e shëmtuara nuk të pëlqen, e varfëra falimentim, e pasura të urdhëron…
Ta lëmë Sokrtain e të shikojmë se ç’thonë të tjerët: verdhcakja =jasemin, zeshkanja e adhuruar, thatuqja-meshollë, plotë hijeshi, trashallukja-një nuri vet, gjithë madhështi; trupmadhja -perëndeshë; dinakja –mendjehollë; e meçmja e ndershme; llafazanja kënaqësia vetë- të ka ënda =qejfi të dëgjosh kur flet…
Femra më e mira e kësaj bote (Muhameti)
Kjo botë është dëfrim, e dëfrimi më i mirë, më i madh është gruaja e ndershme! Nga të mirat e kësaj bote, më e bukura është një grua e mirë… Muhameti
Krijoni Kontakt