Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Larguar Forum komunistesh Maska e YlliRiaN
    Anëtarësuar
    08-02-2008
    Postime
    1,221

    Si t’u mbijetojmë ndryshimeve të papritura të motit

    E përgatiti: Diella XHOKLI
    Ndryshimet e papritura të motit janë gjithnjë e më të shpeshta në hapësirën tonë, dhe më së shpeshti janë të përcjellura me raportimet e ndihmës së shpejtë të cilët thonë se për shkak të ndryshimeve të temperaturave në ajër ka pasur shumë intervenime tek të sëmurit e zemrës, personat me psikikën labile janë më të prekur se kurrë, ndërsa astmatikët kanë më së shumti mundime...

    Shkenca ka treguar se as personat e shëndoshë fizik e psikik nuk janë imun në ndryshimet që ndodhin në atmosferë. Kokëdhembja, pagjumësia, mundimet, ndjenja e lodhjes janë problemet më të shpeshta që paraqiten me rastin e ndryshimit të kohës. Varësisht nga ndikimi i motit, ekzistojnë 13 grupe të të sëmurëve të cilët janë të ndjeshëm në ndryshimet e këtilla, në mesin e të cilëve reumatikët, astmatikët, të sëmurit e zemrës (angina pektoris, personat me shtypjen e lart të gjakut), ata që kanë probleme me zorrën dymbëdhjetëgishtore dhe lukthin, pacientët që kanë mundime psikike, para së gjithash, psikozën. Sipas fjalëve të ekspertëve, astmatiku e ndjen dhe reagon në periudhë prej tri deri 48 orë para ndryshimeve të temperaturës dhe ashtu është mirë që ata të dinë bioprognozën, në bazë të këshillave themelore që i jep mjeku në mënyrë që sa më të padhimbshme t’a kalojë këtë periudhë. Këshillat për këto janë kryesisht që të rrinë në shtëpi, të mos shkojnë në udhëtime, të mos merren me punë të rënda fizike dhe psikike, si dhe të merren barnat e udhëzuara. Personat që kanë probleme psikike mundet që ato ditë të marrin barna për qetësim. Nëse duhet që t’i shmangni ndonjë këshille të mjekut, atëherë ju mund të shkoni në punë, por të përdorni mjet të shpejt që të arrini sa më parë atje, gjithsesi hani shujtë të lehtë dhe merreni një shishe me ujë. Ushqimi është shumë i rëndësishëm gjatë këtyre 'ditëve të vështira', ndërsa mjekët këshillojnë që të rritet sasia e pemëve dhe perimeve, si dhe pijet. Shmangni alkoolin dhe pijet me shumë sheqer.

  2. #2
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Po pse po ndryshon moti ne kete menyre, ky eshte problemi! Se per mbijetese ne njerzit dim ti si bejm balle situatave apo te gjejm mjete mbrojtese.

    Problemi eshte PSE?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  3. #3
    Larguar..
    Anëtarësuar
    31-08-2009
    Postime
    4,530
    Citim Postuar më parë nga Apollyon Lexo Postimin
    Po pse po ndryshon moti ne kete menyre, ky eshte problemi! Se per mbijetese ne njerzit dim ti si bejm balle situatave apo te gjejm mjete mbrojtese.

    Problemi eshte PSE?
    NGROHJA Globale apollyon

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •