Nga D. Myrtaj mė 16.09.2009 nė ora 18:01
Policia njoftoi sot se nė fshatin Llugė tė Podujevės ėshtė zbuluar njė arė ku po kultivoheshin bimė narkotike, tė llojit Kanabis Sativa.
Drejtoria kundėr krimit tė organizuar nė Prishtinė dhe hetuesit rajonalė, pasi kanė pranuar kėtė informatė, kanė dalė nė vendngjarje dhe kanė vėrtetuar se nė afėrsi tė shtėpisė sė personit tė dyshuar nė kėtė fshat, janė duke kultivuar bimė narkotike tė llojit kanabis.
Bimėt narkotike ishin tė mbjella, nė tri parcela, nė sipėrfaqe prej rreth 70 ari, mes rreshtave tė misrit.
Tė gjitha kėto bime narkotike janė konfiskuar si dėshmi qė janė siguruar nė pėrputhje me Kodin e Procedurės Penale tė Republikės sė Kosovės dhe do tė pėrdoren gjatė procesit gjyqėsor ndaj personit tė dyshuar, thuhet nė njė njoftim tė policisė.
Gjatė kontrollit, hetuesit kanė konfiskuar rreth 100 bimė tė kanabisit sativa, dhe me urdhėr tė prokurorit i dyshuari, mashkull shtetas kosovar shqiptar ėshtė arrestuar. Gjithashtu ėshtė bastisur shtėpia e tė dyshuarit me ē rast janė konfiskuar 3 fishekė gjuetie dhe 2 fishekė tė revoles tė llojit TT.
Policia e Kosovės falėnderon tė gjithė qytetarėt pėr bashkėpunim qė mundėsoi zbulimin e drogės.
Krijoni Kontakt