-
Kosove: Te ardhurat nga diaspora, 8% me pak ne 2009

Sivjet diaspora nė Kosovė ka sjellė 8 pėr qind mė pak para se vitin e kaluar. Kjo rėnie nuk e ka shqetėsuar Qeverinė e Kosovės, pasi ka qenė e pritur tė ndodhė pėr shkak tė krizės. Ndėrkaq, ekspertėt thonė se ky ėshtė paralajmėrim i pėrkeqėsimit tė gjendjes sociale nė Kosovė
Nga Zekirja Shabani mė 12.09.2009 nė ora 9:24
Ndryshe nga viteve tjera, sivjet kurbetēinjtė kanė sjellė 8 pėr qind mė pak para nė Kosovė. Njė pjesė e madhe e tyre i kanė tkurrur edhe shpenzimet gjatė pushimeve qė kanė kaluar kėtė verė nė Kosovė.
Zyrtarėt e Qeverisė sė Kosovės thonė se ka qenė e pritur qė pėr shkak tė ndikimit tė krizės financiare nė vendet ku mėrgimtarėt punojnė tė ketė rėnie tė remitancave. Por, ata kėtė nuk e shohin me rrezik pėr stabilitetin ekonomik. Ndėrkaq, njohėsit e ekonomisė thonė se ky indikacion paralajmėron pėr zvogėlimin edhe mė tė madh tė fuqisė blerėse dhe pėrkeqėsimin e gjendjes sociale.
Muharrem Shahini, zėdhėnės i Ministrisė sė Ekonomisė dhe Financave, thotė se efektet e krizės globale nė nivelin e remitencave deri nė ketė periudhė tė vitit kanė qenė ashtu se janė parashikuar.
“Bazuar nė tė dhėnat e Bankės Qendrore e Kosovės, duket qė kemi njė rėnie rreth 8 pėr qind krahasuar me periudhėn e njėjtė tė vitit tė kaluar”, thekson Shahini.
Vlera e dėrgesave nga jashtė, sipas tė dhėnave tė BQK-sė, njė vit mė parė ishte 535 milionė euro, tė evidentuara si para qė kanė hyrė pėrmes sistemit bankar.
Pavarėsisht se remitencat luajnė njė rol tė rėndėsishėm nė financimin e konsumit, rritjen e investimeve private dhje ruajtjen e likuiditetit nė pėrgjithėsi, Shahini thotė se rėnia aktuale nuk pritet tė ketė ndonjė ndikim aq tė madh nė rritjen e kėrkesave pėr mbėshtetje sociale.
“Qeveria nė vazhdimėsi angazhohet nė ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe deri mė tani nuk shohim kurrfarė rreziku nė kėtė fushė”, ėshtė shprehur Shahini.
Mentor Geci, drejtor nė Drejtorinė e Statistikave tė BQK-sė, shpjegon se pėr gjashtė muajt e parė tė vitit 2009 remitancat kanė rėnė nė nivelin prej rreth 230 milionė eurosh.
“Megjithatė, bazuar nė trendin qė nga janari deri nė qershor 2009, si dhe duke marrė parasysh normėn e remitancave gjatė gjysmės sė dytė tė vitit tė kaluar, sivjet nuk pritet pėrkeqėsim i mėtejmė nė kėtė aspekt”, thekson Geci.
Shenjat e rėnies sė remitancave, kreu i statistikave tė BQK-sė thotė se kanė filluar tė paraqiten nė gjysmėn e dytė tė vitit tė kaluar, kur norma vjetore e rritjes ishte rreth 3 pėr qind, krahasuar me rritjen prej rreth 11 pėr qind qė ishte nė vitin 2007.
Zyrtarėt e BQK-sė nuk besojnė se rėnia e masės sė parasė nga jashtė do tė ketė efekt tė madh negativ nė sistemin e pėrgjithshėm ekonomik, pasi qė Kosova edhe ashtu nuk i ėshtė ekspozuar shumė krizės botėrore.
Por, prorektori i universitetit “AAB/Riinvest”, Muhamet Sadiku, thotė se ēdo rėnie e remitancave do tė ketė pasoja nė rritje ekonomike dhe situatėn sociale. Sipas tij, vetė fakti se dėgjohen zėra nga kosovarėt nė mėrgatė se kompanitė ku punojnė shkurtojnė vendet e punės, tregon se ka ndryshuar gjendja materiale e tyre.
“Kjo do tė reflektohet nė pėrkeqėsimin e situatės sociale nė Kosovė”, pohon Sadiku, duke shtuar se Kosova mbetet vend me nivel tė lartė tė varfėrisė dhe tė papunėsisė.
Ai thotė se kriza do tė pamundėsojė lėvizjet dhe ndryshimet, qofshin edhe minimale nė kėta dy sektorė, pasi qė rritja ekonomike aktuale ėshtė e pamjaftueshme tė gjenerojė vende tė reja tė punės.
“Me rritjen e punėsimit nė administratėn publike nuk zgjidhet ky problem”, thotė Sadiku. Drejtori i Institutit pėr Studime tė Avancuara, Shpend Ahmeti, mendon se niveli i remitencave i publikuar nga Banka Qendrore mund tė jetė edhe mė i madh, pasi qė njė shumė e madhe e parave vijnė pėrmes kanaleve joformale.
“Megjithatė, sivjet pritet rėnie e remitancave dhe pėrfundimisht konsumi do tė bie. Kjo shkakton probleme zinxhirore”, thekson Ahmeti. Sipas tij, qeveria duhet tė ketė shumė kujdes me shpenzime dhe tė mendojė pėr vizionin e zhvillimit, i cili nė Kosovė nuk ekziston. Po ashtu, shifrat tregojnė njė gjendje tė rėndė ekonomike, e cila pėr disa vite nuk po zbutet.
Drejtori i GAP-it thotė se ėshtė pritur qė sivjet numri i vizitoreve nga diaspora tė jetė mė i vogėl. Mirėpo, sipas tė dhėnave, gjatė verės nė Kosovė kanė hyrė 24 mijė makina mė shumė sesa vitin e kaluar. Kjo, ai thotė se, mund tė jetė pėr shkak se diaspora e ka ndėrruar mėnyrėn e udhėtimit, por nuk do tė thotė se kanė sjellė para sa vitin e kaluar.
-
-
Edhe qeveria fort eshte tu kujdes per diasporen,vetem leku i tyre ju intereson.
-
-
i/e regjistruar
Kjo nuk eshte asgje, se shpejti do te ndalen fare parat nga diaspora. Shumica kane fillu me shiku jeten e vet. Nga ana tjeter investimi ne Kosove se vlen ne asnje aspekt. Qeveria nuk jep lehtesi.
-
-
Edhe ne Shqiperi kishte shume ulje ne krahasim me vitin e kaluar
-
-
argumentet e bejne efektin... ne njeren ane kriza financiare boterore, ne tjetren diskriminimi i panderprere qe ju eshte bere mergimtareve, respektivisht "ausllanderave apo shacave..."
nuk duhet kafshuar doren qe te ushqen!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt