Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424

    Plani per zhvillimin e Rivieres Shqiptare

    Bregdeti i Jugut, Superplani i turizmit qė do tė realizohet nė vitin 2014

    TIRANE (22 Korrik) - Njė superplan pėr ndėrtimin e bregdetit tė jugut. Kjo ėshtė ideja e fundit e qeverisė shqiptare pėr tė ruajtur nga Vlora nė Sarandė turizmin elitar. Ėshtė e pasens kur dėgjon nga zyrtarėt nė zyra qė "bregdeti Adriatik na shpėtoi nga duart". Tani tė gjitha pėrpjekjet, janė pėrqėndruar mbi bregdetin Jon. Kjo edhe pėr faktin se bregdeti jugor shqiptar ėshtė cilėsuar si "Perla" e Shqipėrisė. A nuk u fol njėherė se edhe kryeministri Italian Silvio Berluskoni parapėlqente njė vilė nė bregdet? Ndoshta rregullimi i Jonit, mund tė jetė njė realitet, por njė realitet qė do tė finalizohet, sipas parashikimeve tė po tė njėjtėve zyrtarė, nė vitin 2014. Nuk ėshtė vonė. Eshtė koha kur Shqipėria pretendon tė hyjė nė Evropė. Nėse planit qė po bėhet gati pėr turizmin, "nuk i futen shkopinj nėn rrota", ndoshta nesėr shqiptarėt, pėrpara se tė drejtohen nė brigjet e Antalias, Spanjės, Kroacisė, Italisė apo Malit tė Zi, do tė parapėlqejnė bregdetin nga Vlora nė Sarandė. Sigurisht, nėse ēmimet nuk do tė jenė tė kripura…. Qeveria shqiptare po shpall njė tender ndėrkombėtar pėr tė vendosur pėr projektin e jugut tė vendit. Nuk ėshtė e vetme, sepse kėtė projekt, e bashkėfinancon edhe Banka Botėrore. Nė fazėn e parė, kur idenė nuk e kishin pėrqafuar ende ekspertėt e Bankės Botėrore nė internet kishte dalė kėrkesa e palės shqiptare. Dhe sipas zv.ministrit tė Turizmit Artan Lame, shumė firma gjermane, franceze, londineze, italiane etj shprehėn interesin e tyre pėr projektin. Qeveria shqiptare ka vėnė nė dispozicion 400 mijė euro, ndėrsa pas pėlqimit tė kėsaj ideje nga BB, kėta tė fundit u treguan tė gatshėm tė shtojnė edhe 200 mijė dollarė pėr projektin, nėse Ministria e Turizmit pėrfshinte nė tė njėjtin projekt edhe pjesėn jugore nga Saranda nė Butrint, si njė zonė pėr tė cilin ata kishin mjaft interes. Pėr palėn shqiptare kjo nuk pėrbėnte ndonjė problem. Por ideja nuk mbeti vetėm kėtu. Pėr tė mbikqyrur projektin dhe gjithė punėn qė do tė bėhet pėr bregdetin, Banka Botėrore ka ofruar edhe 1.3 milionė dollarė pėr ngritjen e njė Autoriteti tė Bregdetit me disa funksione pėrkatėse, tė cilėt janė nė hartim e sipėr nga ana e Ministrisė sė Turizmit. Pėr njė vit me rradhė, Banka Botėrore do tė krijojė mundėsinė pėr pagesėn e stafit, godinėn, ambjentet e punės etj. Dhe pas njė viti, qeveria shqiptare duhet ta shtojė kėtė autoritet si njė strukturė tė vetėn nė organikėn e saj. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    E drejta vonon, por nuk harron!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-01-2003
    Postime
    424
    Duket njė projekt shumė i mirė, por vetėm njė gjė ta vret veshin: Autoriteti i Bregdetit.
    Cfarė ėshtė ky autoritet? Qė pėr mė tepėr do tė futet nė organikėn e qeverisė si njė strukturė mė vete.
    Ndoshta nuk ėshtė gjė, por kur vjen nga Nano sepse tė vete mendja pėr keq...
    E drejta vonon, por nuk harron!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ka shume ide per zhvillimin e turizmit te dhene nga individe,qeveritare,biznesmen dhe ideja e mesiperme eshte pozitive.
    Ndoshta duke krijuar nje mekanizem me specialiste te zote e te fokusohen ne zonat e bregdetit me qellim per te nxitur e drejtuar nje turizem cilesor.
    E ndoshta duke ndare gjithe bregdetin shqiptare ne zona e te japi plane zhvillimi per cdo zone dhe te nxit investimet e huaja ne e fshatet turistike te biznesmeneve huaja ne keto zona se kjo fton turistet e huaj e zhvillon gjithe zonen.
    Nje frances do bej nje fshate e do sjell franceze e keshtu nje gjerman e nje anglez,austriak e suedez e keshtu me rradhe do thithin vete keta biznesmen njerezit nga vendi i tyre te vinin ne shqiperi e kjo do qe shume e mire.
    Ajo qe me shqeteson mua eshte se qeveria jone pavaresisht ideve qe vijne ngado e jane me mijera ecen me avash se breshka ne kete kohe kur me e pakta duhet te vraponte per te kapur shancet dhe kohen.
    Shto ketu qe vete kryeministri jone me te shumten e kohes nuk eshte ne zyre e aq me teper vete ai nuk preferon e nxit e reklamon bregdetin shqiptare po vete e zgjedh bregdetet dhe pushimet ne vendet e huaja.
    Ketu nje penges eshte dhe korrupsioni qe eshte frenus se per hir te interesave te vogla digjen gjithe ato mundesi.
    Shikoni rrugen Durres-Prishtine nje ide e shkelqyer dhe u ve dhe nje takse e ju qe jeni ne forum e jetoni ne vendet e zhvilluara e dini qe parate per rruget e bukura e te gjera te Amerikes e Europes nuk bien nga qielli po paguen me taksat.
    Ku jemi tani pas 4 vjetesh c'eshte berre,asgje, qe jo vetem duhej te kishte fillluar po te behej e panumerta te mbaronte sa me shpejte.
    Ne shqiperi vazhdojme me stilin e vjeter mbajme fjalime kur koha eshte te besh vepra e sic thuej ne kohen e monizmit 'e kemi te lidhur motorin me borine jo me rrotat'.
    Shqiperia jo vetem ka mundesi po i ka keto shume te medha po keto per shume arsye nuk shfrytezohen e nje nga keto eshte turizmi bregdetar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 22-07-2004 mė 09:51

  4. #4
    kill your idol Maska e Pedro
    Anėtarėsuar
    15-01-2003
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    410
    Mua ma vret veshin togfjaleshi "turizem elitar".
    Cfare kuptohet me kete?
    Cfare eshte "turizmi joelitar" dhe ku gjendet ai?
    Kush eshte "turisti elitar"?
    Po "turisti joelitar"

    Me te vertete ka ngelur tek investimet e huaja?

    Perse duhet patjeter qe te jene te huaja?

    Perse pengohen akoma shqiptaret, qe te investojne ne vendin e tyre?

    Argumenti, qe nje francez ndertoka nje "fshat" dhe sillka franceze eshte nje budallallek me oke. E shumta ky fshataro-francezi ka per te sjelle veten dhe te afermit e tij, ja edhe disa "te genjyer" te tjere, por keta te genjyer i genjen vetem njehere. Heren tjeter te tregojne gishtin e mesit dhe te thone gjithe delikatese "encule!"

    Tani nuk po marrim vesh kush eshte "mjeti" dhe kush eshte "qellimi".
    A eshte turizmi nje "qellim" ne vetvete apo nje "mjet" per zhvillimin ekonomik?
    Dhe a eshte turizmi nje "mjet" per zhvillimin ekonomik te Shqiperise apo qejfkenaqje e sqimes se "turizmit elitar"?

    Keto pyetje duhen sqaruar njehere, pastaj eshte kollaj per te gjetur zgjidhjet.
    Lista nr5

    6 kanatjere
    6 mbathje
    6 shami

    prej kohesh ka vene studjuesit ne mendime,per arsye te mungeses totale te corapeve

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Ne ameriken e veriut shume kompani amerikane kane krijuar qendra te medha pushimi ne meksike,karaibe e gjithe vendet e gjirit te meksikes.

    Keto vende kane kohen e mire kurse amerikanet e kanadezet kane parate qe duan te investojne dhe njerezit qe duan te vene per pushime.
    Disa nga keto vende jane te varfera e pa infrastrukture po ata kane krijuar qendra ku i ke te gjitha brenda.
    Kjo eshte nje forme qe sjell investime e para per keto vende dhe sjell dhe turistet qe pak veshtire per keto vende me shume mungesa e me emer jo shume te mire ti thithnin vete ne fillim.
    E me ane te ketyre investimeve shume nga keto vendet kane hapur kete industri te turizmit e kjo ka qene nje shtyse per fillimin e me vone eshte rritur shume kjo industri e nga kjo kane fituar te gjithe ne ato vende qe ne fillim ishin te varfera,pa infrastrukture e pa mundesi finaciare te medhaja.
    E pas kesaj faze te pare biznesi vendas eshte stimuluar dhe eshte zhvilluar dhe ka marre dhe ai pjesen e tij ne kete industri.
    I mora shembujt e mesiperm per krahasim se dhe ne ate gjendje qe eshte sot shqiperia eshte shume e veshtire te thithesh turista te huaj e kjo eshte nje forme qe vendet e tjera jo vetem ato qe citova me siper e kane perdorur ne fazat e para te zhvillimit te industrise se turizmit.
    Turizmin nuk e zhvillon dot vetem pa bashkepunim me vendet ku do pretendosh se do te vine turistet pasi thelbi i industrise qendron se si ta thithesh kete turiste te vije ne vendin tend e sidomos kur je ne fillim.


    Nuk e kuptoj ca she ti budallek ketu???
    Apo ne shqiptaret jemi te zgjuar se dime te shajme e sidomos ketu qe kemi koken e mbuluar?

    Ka shume mundesira per turizmin e ne vete shqiptaret kemi mundesira me invetimet private te gjithesecilit dhe me biznesmenet shqiptare.
    Po me kete qeveri qe kemi e me keto ritmet e breshkes qe ecen ajo dhe korrupsionin nuk ja vlen as te diskutosh fare.
    Po prape e theksoj se mundesite e shqiperise per turizmin jane shume te medhja.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iliriani : 22-07-2004 mė 18:58

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Iliriani
    Anėtarėsuar
    24-03-2004
    Postime
    986
    Koha Jone

    E Premte, 23 Korrik 2004


    TURIZMI, KJO BRAKTISJE E PAFUND....

    Nga Stavri Marko

    Ne nje nga seancat e fundit parlamentare, ku edhe nje here e pame veten ne pasqyre se cfare politikanesh ne prodhojme, me ngeli te analizoj kartat e pahapura per pjesen me te madhe te atyre qe ne, populli simpatik (proamerikan(, i quajme ligjvenesit tane. Pra (kartat( per te cilat nje kolegu yne gazetar, por njekohesisht politikan, i permblodhi me nje fjali (po i hapem kartat, do te na dale ky parlament me hotele dhe vila luksoze te paligjshme ne gjithe bregdetin tone( u mbyllen serish dhe asnjehere nuk kane per t'u hapur, per sa kohe dialogu i njohur per pasurite Nano-Berisha do te vazhdoje te triumfoje. Por sot ne ditet me te nxehta te vitit, nje konglomerat i ketij lloji, ku politikane dhe biznesmene te lidhur me median, po fundosin shpresen e turisteve shqiptare

    per te patur ate kohe ne dispozicion qe te pushojne ne qetesi, papritur degjon nga pushues te shumte se dritat, plehrat dhe propaganda e gabuar turistike bejne qe plazhet tona, kryesisht te bregdetit jonian, te braktisen me shume se kurre nga turistet shqiptare. Themi keshtu se ne vijim te kesaj propagande, edhe ata pak turiste qe vijne ne qytetin e Sarandes, kur do Ministria e Turizmit dhe bashkia i klasifikon si turiste te huaj edhe pse ata jane vizitore vetem per qytetin e Butrintit (nen masa te rrepta sigurie(. Le t'i marrim me radhe cilesite e ketij sezoni turistik.

    E para, propaganda per te pritur turiste eshte perqendruar ne dy

    drejtime, ne hapesiren territoriale Golem-Durres-Kavaje dhe ne linjat turistike jashte vendit, kryesisht ne Turqi dhe Malin e Zi. Ne kete aspekt interesat e biznesit turistik jane te lidhura drejtperdrejt me konglomeratin e mesiperm, e cili dirigjon median shqiptare per te propaganduar vende turistike te lidhura me hotelet dhe vilat turistike te politikaneve dhe bizneseve mediatike, si dhe me agjencite qe e bejne kete fushate. Ne kete drejtim kane ngelur pa u shijuar bregdeti shqiptar jugor si dhe ai verior, duke u bere nje propagande e keqe kushtesh te veshtira, duke filluar nga cmimet e shtrenjta, mungesa e ujit dhe e dritave.

    E dyta, nderprerja e dritave si dhe ulja e qellimshme e tensioneve elektrike, ka bere qe turistet tane te ndiejne mungesen e papergjegjshmerise se organeve kompetente qeveritare, ku grupe te organizuara te KESH-it ende nen akuzen kolektive, qe kujt nuk paguan do t'i nderpresim dritat, nderpresin dritat vecanerisht ne jug te vendit, duke demtuar keshtu imazhin e turizmit tone jugor jonian. Nga ana tjeter ky KESH-i yne, nuk mban asnje pergjegjesi ne se konsumatoreve u jane djegur me mijera frigorifere dhe pajisje elektro-shtepiake, edhe pse nje kontrate mes tyre e detyron ate ligjerisht te demshperbleje ate, te pakten kete e kemi mesuar nga Avokati i Popullit. Informacione sekrete, thone se interesat e grupeve mafioze te lidhura me KESH dhe biznesin elektro-shtepiak ne vend, bejne qe bizneset elektro-shtepiake te rrisin fitimet e tyre kolosale duke shitur me mijera pajisje vetem per muajt e nxehte te veres.

    E treta, propaganda qe behet se bregdeti jonian eshte mjaft i shtrenjte ne krahasim me ate Adriatik dhe te huaj, eshte nje strategji antikombetare, e cila buron pikerisht nga energjite e konglemeratit mediatik, i cili abuzon ne drejtime te ndryshme, duke demonstruar qellimisht interesa te kunderta mediatike qe lidhen me bisneset e tyre. Ne kete drejtim jane dhe bllokimi i fondeve per pastrimin e plehave dhe te plazheve ne bregdetin jonian ne plazhet e Vlores, Himares, Dhermiut, Sarandes, duke u bllokuar gjithashtu me mijera euro fonde te Bashkimit Europian nga organizata jofitimprurese, te cilat administrojne keto fonde. Ne kete aspekt heshtja qe karakterizon Ministrine e Turizmit, e cila kete vit

    cuditerisht ose per mungese fondesh, ose per mungese idesh, nuk ka bere te mundur rritjen e te ardhurave nga turistet vendas dhe te huaj.

    E katerta, e cila lidhet drejtperdrejt me institucionet financiare, ne emer te abuzuesve, tatimore te shumte, kane nisur nje fushate e cila demostrohet edhe ne media, per te kontrolluar cdo forme abuzimi nga elemente te cilet nuk paguajne taksat. Kjo verehet ne forcen e zakonit qe e karakterizon tatimorin, i cili me nje pistolete pas ***** dhe aspak fisnik, demonstron shenja arrogante tek klubistet e thjeshte, te cilet edhe pse punojne vetem nje ose dy muaj ne vit si sezon plazhi vecanerisht ne bregdetin jugor, u kerkojne te paguajne per gjashte muaj tatim te detyrueshem. Kjo politike po ndiqet aktualisht ne zonen joniane, ku episodet e dhunes nuk mungojne nga te dyja palet. Ne kete prizem, ne bregdetin jugor jonian, nuk eshte bere asnje politike favorizuese per te ndihmuar biznesin turistik, qofte te derdhe detyrimet pas sezonit, vecse i kerkojne qimet e kokes, per nje pune mujore, te paguash edhe per pese muaj te tjere.

    E pesta, Ministria e Financave duhet te shpjegohet se perse makinat e emigranteve shqiptare, kryesisht ne Itali dhe Greqi, paguajne nje takse prej 1 euro ne dite, per te mbajtur makinat e tyre ne Shqiperi. Nese eshte parashikuar kjo takse, atehere i bie qe shteti me shume te humbase sesa te fitoje, pasi shume prej tyre u detyruan dhe u larguan nga Shqiperia per te bere pushime ne vendet e tyre origjine edhe pse ndaj emigranteve ka kushte lehtesuese. Keta emigrante, nuk mjaftojne te rripen nga shteti i tyre si ne kufi, ne polici per te bere pasaporte ose patenta, ne gjykata per te ndryshuar emrat apo ne policet rrugore qe te heqin skalpin, por u duhet te shpenzojne disa euro me pak edhe per copen e letres qe te japin ne kufi. Pra si perfundim ky sezon, i cili eshte ne gjysmen e kohes se tij, reflektohet me te mirat dhe te keqijat qe ka, pasi fenomeni turizem nuk duhet konceptuar si pjese e taktikes qe shteti duhet te ushtroje me konsumatoret, por ne radhe te pare me bizneset, pa te cilat nuk mund te kete perfitim te njeanshem. Duhet thene troc, qeveria shqiptare nuk ben politike favorizuese per te ndihmuar biznesin turistik, per te bere politika financiare favorizuese ne dy drejtime te turistit dhe sherbimeve, por

    vecse ushtron me gjithe makinen e tij propagande policeske, presion te vazhdueshem, pa patur te drejta ekskluzive mbi to. Ky shtet, haracet qe ka ne deshtimin e politikave te jashtme, kryesisht me mungesen e fondeve ga Bashkimi Europian, nuk duhet te bien si gjyle ndaj ketij sezoni i cili po karakterizohet per shtrenjtesi ne nje kohe qe xhepat e shqiptareve jane gjithmone dhe me te varfer.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. 2 muaj para zgjedhjeve
    Nga Alienated nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 18-02-2009, 07:16
  3. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  4. Letėrsia Shqiptare
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:02
  5. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •