Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 49
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285
    Jam dakord me dy parafolesit.
    Ose te lejohet nga kisha qe keta te martohen dhe te krijojne familje te rregullt, dhe devotshmerine ta tregojne ne familjen e tyre dhe ndaj kishes, ose nqs do lene kete rregull, le tua presin qe mos te kene mundesi ti perdorin edhe sikur te duan.
    Kjo e dyta ne fakt do i pengonte te benin punen e tyre pasi do kishin dhimbje te medha, keshtu qe me mire te lejohet martesa.

  2. #12
    Musliman Shqiptar Maska e pejani34
    Anëtarësuar
    18-04-2005
    Postime
    887
    nese e lejojn martese e prifteve,

    ju shkon puna kot 2000 vjet

    dalin te gjitha renat ne shesh, dhe vertetohet qe nuk asht krishterizmi nga ZOTI po bajn qka te deshirojn

  3. #13
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Eshte e vertete ajo qe thote fisniku, duhet te lejohet te martohen, perkundrazi do shfryjne epshet ne menyra te tjera.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    lule eshte kjo qfar bejn hoxhollaret

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Ma mirë një Skandal seksual se sa ka 100 persona në ditë me i vra me bomba!

    apo jo?

  6. #16
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897
    Citim Postuar më parë nga Rugova Lexo Postimin
    Skandali i ri seksual trondit kishën italiane
    Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980. Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.


    Nga Express më 16.09.2009 në ora 10:53
    Ka ndodhur për çdo mbrëmje, thotë mashkulli i shurdhër, nganjëherë në dhomat e fjetjes së priftërinjve, nganjëherë në banje e madje edhe në dhomat e rrëfimit.

    Kur ishte një djalosh i ri, në Institutin për të shurdhër të drejtuar nga kisha, Alessandro Vantini thotë se priftërinjtë e kanë abuzuar deri në atë masë sa që nganjëherë ai kishte ndjenjën se ishte i vdekur. Këtë vit ai dhe disa dhjetëra ish-studentë tjerë bënë një gjë, e cila është tejet e pazakonshme për Italinë: ata dolën publikisht me akuzat se ishin të detyruar të kishin marrëdhënie seksuale me priftërinjtë.

    Për dekada të tëra, kultura e heshtjes kishte rrethuar abuzimet nga ana e priftërinjve në Itali, ku anketat dëshmojnë se kisha konsiderohet si një prej institucioneve më të respektuara. Tani, në oborrin e Vatikanit, ngadalë ka filluar të lëshojë rrënjë një lëvizje, e cila synon të çrrënjosë dhe të luftojë abuzimet nga ana e priftërinjve.

    Gjatë hulumtimit të bërë për një vit me radhë, agjencia Associated Press ka dokumentuar 73 raste të akuzave për abuzim seksual të të miturve nga ana e priftërinjve, të cilat raste kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Itali, me ç’rast janë identifikuar më shumë se 235 viktima.

    Këto shifra në Itali ende janë tejet të vogla, nëse krahasohen me qindra raste të këtilla në SHBA dhe Irlandë. Kisha në Itali deri me tani, në emër të kompensimit për viktimat, ka paguar vetëm disa qindra mijëra euro, për dallim nga 2.6 miliardë dollarë sa i janë paguar viktimave në SHBA dhe 1.1 miliardë dollarë viktimave në Irlandë.

    Sidoqoftë, bëhet këtu fjalë për një vend, ku raportet për abuzimet seksuale nga ana e klerikëve kanë qenë pothuajse të panjohura para një dekade. Megjithatë, akuzat e fundit dëshmojnë për një gatishmëri gjithnjë e më të madhe në radhët e opinionit publik në Itali-e ngadalë edhe brenda vetë Vatikanit-për t’i hedhur shikimin kësaj tragjedie.

    Pasojat e abuzimeve nga ana e priftërinjve në Itali mund të jenë mjaft të mëdha: me 50.850 priftërinjtë në këtë shtet më 60 milionë banorë, Italia ka më shumë priftërinjtë se sa Amerika e Jugut dhe Afrika së bashku. Në SHBA, ku Vatikani ka numëruar 44.700 mijë priftërinjtë, që nga viti 1950 për abuzim të te miturve janë akuzuar mbi 4 mijë klerikë.

    Duke pasur parasysh statusin e kishës në Itali, të paktë janë ata që marrin guximin ta kritikojnë atë, përfshirë këtu edhe mediet e pavarura.

    “Është kjo një temë e ndaluar. Ky është provincializmi i Italisë”, thotë Jacqueline Monica Magi, e cila ka përndjekur disa raste të pedofilisë në Itali, para se të bëhej gjykatëse.

    Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980.

    Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.

    Edhe Vantini pranoi se ka heshtur për vite me radhë. “Si t’i tregoja babait tim se kam pasur seks me një prift? Nuk mund t’u tregoje prindërve, ngase prifti të rrihte”, theksoi Vantini.

    Ai me këtë rast përmendi emrat e katër klerikëve, të cilët janë ende gjallë, por kërkoi që të mos publikohen emrat e tyre.

    “Kam vuajtur nga depresioni deri në moshën 30 vjet. Bashkëshortja ime më tha se është mirë që jam shprehur, ngase kjo ka larguar një barrë të madhe nga supet e mia”, theksoi Vantini i cili në shkollë ka qëndruar nga mosha 6 deri 19 vjet.

    Një ish-nxënës tjetër i shkollës, Gianni Bisoli, 60 vjeç, gjithashtu akuzoi priftërinjtë për abuzimin e tij, duke theksuar se ata e kanë detyruar të ketë seks oral me ta.

    Në deklaratën e tij, Bisoli akuzoi edhe peshkopin e ndjerë të Veronës, Giuseppe Carraron, duke theksuar se ai e ka abuzuar në pesë raste gjatë kohës sa ka qenë nxënës në Provolo, shkollë kjo të cilën e ka ndjekur nga mosha 9 deri 15 vjet.

    Peshkopi aktual i Veronës, Giuseppe Zenti, në janar të këtij viti fillimisht kishte akuzuar ish-nxënësit për deklarata të rreme. Por, kur njëri nga klerikët e akuzuar pranoi se ka pasur seks me nxënësit, Zenti dha urdhër për hetime të brendshme. Hetimet zbuluan se ka pasur abuzime, por jo në atë masë sa kanë pretenduar ish-nxënësit.

    Zenti më pas u kërkoi falje viktimave. “Solidarizohem me viktimat e abuzimeve. U kërkoj falje atyre dhe familjeve të tyre”, theksoi Zenti.

    (AP)
    Po spaska pas faj Enver Hoxha qe i zhduku me kuc e me mac.Kur edhe ne kishe nuk mund te kesh siguri per femine tend,atehere c'mbetet?

  7. #17
    Çufo Cufo o gjumash... Maska e Mau_kiko
    Anëtarësuar
    06-03-2009
    Vendndodhja
    In the Jungle, the mighty Jungle!
    Postime
    1,576
    Citim Postuar më parë nga suadabolzano Lexo Postimin
    Kete thashe edhe me siper, pastaj tja hedhin qenve
    perse detyrimisht qeneve?? meqense u pelqejne gjera te tilla eshte qe mbasi tua presesh, tua ulesh ne nje pjate e ti detyrosh ti hane vete


    me kafshe te tilla eshte e mbushur plot bota, po kto loj kafshesh jane specie tjeter, jane specie e cila fshihet mbas rrobes se fese. keto lloj kafshesh jane me te rrezikshmet
     /l、
    (゚、 。 7
     l、 ~ヽ   
     じしf_, )ノ
    ...e Dio disse kung e kung fu...
    哈哈

  8. #18
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    haleluja !

    Mendoj qe beteja me e fort e nje prifti dhe murgeshe eshte lufta ndaj epsheve seksuale !

    E kam then diku ne kete forum, dhe po e riperseris qe keta njerez jan Ekstremist-Fundamentalist per te mar nje vendim kaq Radikal ne jeten e tyre !

    Nuk duhet ber fajtor prifterinjt e murgeshat, por fabrikes se tyre : K I S H Ë S !

  9. #19
    Ne rastin konkret kam shume rezerva. Te akuzosh nje prift apo disa prefterinje per akte te kryera ne vitet 1950, eshte nje absurditet. Pse nuk e bene me pare? Paten 60 vjet kohe.
    Per mendimin tim eshte nje manover per qellime te ndryshme.
    Ne lidhje me martesat e prifterinjeve jam dakord me ata qe thone se duhet te martohen. Pastaj nuk eshte nje "detyre" qe vjen nga mesimet e Bibles por nje "shpikje" Kishes, qe natyrisht nuk eshte e vetmja.

  10. #20
    Á Я † ι $ † Maska e Homer
    Anëtarësuar
    18-12-2008
    Vendndodhja
    Nιρρση
    Postime
    2,287
    Kur degjoj kshu skandalesh çdo dit me mbushet menja qe nuk ka Zot ne kyt bote qe lejo monstra te tille fetare duke u mundu te perhapin fjalen e mir ... me veprime n'bir ..

    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    sa i trashe qe je.....
    Po ti e ke bo pushim ramazanin sot apo e the ne ora te bukes ?
    D'Oh!

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •