Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Postime
    316

    Skandal i ri seksual tronditë kishën italiane

    Skandali i ri seksual trondit kishën italiane
    Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980. Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.


    Nga Express më 16.09.2009 në ora 10:53
    Ka ndodhur për çdo mbrëmje, thotë mashkulli i shurdhër, nganjëherë në dhomat e fjetjes së priftërinjve, nganjëherë në banje e madje edhe në dhomat e rrëfimit.

    Kur ishte një djalosh i ri, në Institutin për të shurdhër të drejtuar nga kisha, Alessandro Vantini thotë se priftërinjtë e kanë abuzuar deri në atë masë sa që nganjëherë ai kishte ndjenjën se ishte i vdekur. Këtë vit ai dhe disa dhjetëra ish-studentë tjerë bënë një gjë, e cila është tejet e pazakonshme për Italinë: ata dolën publikisht me akuzat se ishin të detyruar të kishin marrëdhënie seksuale me priftërinjtë.

    Për dekada të tëra, kultura e heshtjes kishte rrethuar abuzimet nga ana e priftërinjve në Itali, ku anketat dëshmojnë se kisha konsiderohet si një prej institucioneve më të respektuara. Tani, në oborrin e Vatikanit, ngadalë ka filluar të lëshojë rrënjë një lëvizje, e cila synon të çrrënjosë dhe të luftojë abuzimet nga ana e priftërinjve.

    Gjatë hulumtimit të bërë për një vit me radhë, agjencia Associated Press ka dokumentuar 73 raste të akuzave për abuzim seksual të të miturve nga ana e priftërinjve, të cilat raste kanë ndodhur gjatë dekadës së kaluar në Itali, me ç’rast janë identifikuar më shumë se 235 viktima.

    Këto shifra në Itali ende janë tejet të vogla, nëse krahasohen me qindra raste të këtilla në SHBA dhe Irlandë. Kisha në Itali deri me tani, në emër të kompensimit për viktimat, ka paguar vetëm disa qindra mijëra euro, për dallim nga 2.6 miliardë dollarë sa i janë paguar viktimave në SHBA dhe 1.1 miliardë dollarë viktimave në Irlandë.

    Sidoqoftë, bëhet këtu fjalë për një vend, ku raportet për abuzimet seksuale nga ana e klerikëve kanë qenë pothuajse të panjohura para një dekade. Megjithatë, akuzat e fundit dëshmojnë për një gatishmëri gjithnjë e më të madhe në radhët e opinionit publik në Itali-e ngadalë edhe brenda vetë Vatikanit-për t’i hedhur shikimin kësaj tragjedie.

    Pasojat e abuzimeve nga ana e priftërinjve në Itali mund të jenë mjaft të mëdha: me 50.850 priftërinjtë në këtë shtet më 60 milionë banorë, Italia ka më shumë priftërinjtë se sa Amerika e Jugut dhe Afrika së bashku. Në SHBA, ku Vatikani ka numëruar 44.700 mijë priftërinjtë, që nga viti 1950 për abuzim të te miturve janë akuzuar mbi 4 mijë klerikë.

    Duke pasur parasysh statusin e kishës në Itali, të paktë janë ata që marrin guximin ta kritikojnë atë, përfshirë këtu edhe mediet e pavarura.

    “Është kjo një temë e ndaluar. Ky është provincializmi i Italisë”, thotë Jacqueline Monica Magi, e cila ka përndjekur disa raste të pedofilisë në Itali, para se të bëhej gjykatëse.

    Duke i dhënë fund konspiracionit të heshtjes, 67 ish-studentë të Institutit Antonio Provolo për të shurdhër në Veronë kanë nënshkruar deklaratën, në të cilën priftërinjtë akuzohen për abuzim seksual, pedofili dhe abuzime tjera, të cilat kanë ndodhur nga viti 1950 deri në vitin 1980.

    Përderisa jo të gjithë kanë pranuar se kanë qenë personalisht viktima, 14 prej 67 nënshkruesve detajuan abuzimet që kanë përjetuar për vite me radhë. Ata me këtë rast përmendën me emër 24 klerikë abuzues.

    Edhe Vantini pranoi se ka heshtur për vite me radhë. “Si t’i tregoja babait tim se kam pasur seks me një prift? Nuk mund t’u tregoje prindërve, ngase prifti të rrihte”, theksoi Vantini.

    Ai me këtë rast përmendi emrat e katër klerikëve, të cilët janë ende gjallë, por kërkoi që të mos publikohen emrat e tyre.

    “Kam vuajtur nga depresioni deri në moshën 30 vjet. Bashkëshortja ime më tha se është mirë që jam shprehur, ngase kjo ka larguar një barrë të madhe nga supet e mia”, theksoi Vantini i cili në shkollë ka qëndruar nga mosha 6 deri 19 vjet.

    Një ish-nxënës tjetër i shkollës, Gianni Bisoli, 60 vjeç, gjithashtu akuzoi priftërinjtë për abuzimin e tij, duke theksuar se ata e kanë detyruar të ketë seks oral me ta.

    Në deklaratën e tij, Bisoli akuzoi edhe peshkopin e ndjerë të Veronës, Giuseppe Carraron, duke theksuar se ai e ka abuzuar në pesë raste gjatë kohës sa ka qenë nxënës në Provolo, shkollë kjo të cilën e ka ndjekur nga mosha 9 deri 15 vjet.

    Peshkopi aktual i Veronës, Giuseppe Zenti, në janar të këtij viti fillimisht kishte akuzuar ish-nxënësit për deklarata të rreme. Por, kur njëri nga klerikët e akuzuar pranoi se ka pasur seks me nxënësit, Zenti dha urdhër për hetime të brendshme. Hetimet zbuluan se ka pasur abuzime, por jo në atë masë sa kanë pretenduar ish-nxënësit.

    Zenti më pas u kërkoi falje viktimave. “Solidarizohem me viktimat e abuzimeve. U kërkoj falje atyre dhe familjeve të tyre”, theksoi Zenti.

    (AP)

  2. #2
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Po po, mire qe kerkojne edhe falje.

    Pasi i shkaterruan jeten nje here me shume ketyre personave shume e thjeshte me kerkuar falje.

    Cfare tmerri, edhe ne dhomat e rrefimit.
    Te isha ne vend te ndonje familiari te ketyre djemve, gersheret ne dore edhe ja hudhja qenit.

    Kerkoj falje per fjalorin, por me ngrehen nervat kur degjoj kesoj lajmesh.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    pse habiteni nuk eshte hera e pare, iiii sa raste kane ndodhur dhe akoma nuk jane zbuluar...eee dhe sa do te ndodhin

    e pastaj disa na ngrehin hunden dhe mundohen qe topin te hudhin ne anen tjeter te fushes hehehe

  4. #4
    i nënshtruar Maska e master2006
    Anëtarësuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,238
    kujdes tani kur te shkoni te rrefeheni.....

  5. #5
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga muslimani72 Lexo Postimin
    pse habiteni nuk eshte hera e pare, iiii sa raste kane ndodhur dhe akoma nuk jane zbuluar...eee dhe sa do te ndodhin

    e pastaj disa na ngrehin hunden dhe mundohen qe topin te hudhin ne anen tjeter te fushes hehehe
    Pikerisht sepse nuk eshte here e pare habitemi si kjo ''semundje'' po perhapet kaq shume.

    Kalofsh mire.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    13-05-2009
    Postime
    795
    sa i trashe qe je.....

  7. #7
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Mos kalo ne ofendime.... Kjo tregon dobesine tende qe nuk din te shprehesh.

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    kisha ka degjeneruar,
    ketyre prifterinjve duhet ti priten gjenitalet.

  9. #9
    *Ne zemer te kam babushi* Maska e *suada*
    Anëtarësuar
    24-11-2007
    Vendndodhja
    Rruga shishe lagja tap :)
    Postime
    2,355
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    kisha ka degjeneruar,
    ketyre prifterinjve duhet ti priten gjenitalet.
    Kete thashe edhe me siper, pastaj tja hedhin qenve

    Unaza sipas gishtit,dashura sipas shpirtit.

  10. #10
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anëtarësuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nën hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Definitivisht Priftat dhe qdo klerik i krishter duhet e martohen, sepse nese vazhdohet ne kete menyre duke mohuar (para publikut se kinse nuk na mundon epshi)martesen dhe jeten seksuale ne martes, ateher Kisha do behet skandaloze dhe turpi i botes.

    Prifti si prift eshte Njeri dhe njeriu si Njeri eshte krijuar ne at menyre qe te kete espsh dhe keshtu te krijoj familje dhe xhenerata dhe pse jo te ndjej kete kenaqesi qe te ka dhuru Zoti.

    Njeriu ne baze te ketij destinimi qe ka, nuk ka gjasa qe gjat gjithe jetes te mos kete cytje epshi,(sidomos ne kohen qe jemi,ku qenja Femer eshte bere PlayBoy ne qdo qoshe te jetes publike) dhe epshi si epsh kur cytet, per tu shkarku per tipa te tille objekti(femer, femije apo mashkull) nuk qon pesh.

    Ky nuk eshte rasti i pare , mirpo shenjat tregojn se jo edhe i fundit, perderisa nuk ka ndryshim sistemi ne kete qeshtje.
    "Idea është Këshilltari më i mirë i Veprës"

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •