Presidenti Topi dekreton ngritjen nė gradė madhore, Gjeneral Brigade tė katėr ushtarakėve, duke plotėsuar njė nga kushtet kryesore qė ka NATO pėr vendet anėtare, qė numri i ushtarakėve nė kėtė gradė tė jenė nė tetė. Presidenti i dha gradėn Gjeneral Brigade, kolonel Sandėr Lleshit, kolonel dr. Abaz Lleshit, kolonel Dhori Spirollarit dhe kolonel Xhemal Gjunkshi. Me gradimin e tyre, numri i ushtarakėve nė kėtė nivel shkon nė nėntė, dhe tejkalon numrin e kėrkuar nga NATO. Presidenti, gjithashtu dekretoi me gradėn Kundėradmiral, Kapiten tė Rangut I, Kristaq Gėrvenjin, i cili mė 4 shtator u emėrua po nga Presidenti, zėvendėsshef i Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura tė Republikės sė Shqipėrisė. Gėrvenji njihet edhe si koloneli qė i dha njė pjesė tė hapėsirės detare shqiptare Greqisė, por duket qė Ministria e Mbrojtjes e promovon atė edhe mė tej.
Vetėm njė javė mė parė, Gazeta Shqiptare zbuloi dokumentin ku vėrtetohet se Komisioni i Veēantė i Karrierės, i cili pėrbėhet nga pesė gjeneralė, kanė vendosur nė krye tė propozimeve qė iu dėrguan Presidentit nė fillim tė muajit, katėr ushtarakėt e dekretuar dje nga Topi me gradėn Gjeneral Brigade. Lista e hartuar pėrmbante 15 ushtarakė tė lartė dhe renditja pėrcaktohej nė bazė tė pikėve qė u jepte pikėrisht ky Komision i Karrierės.
Nė krye tė saj ishin emrat e Perikli Koliqit, shef i Shtabit tė Komandės sė Forcės sė Bashkuar, Foto Duros, drejtor nė Shtabin e Pėrgjithshėm dhe Bardhyl Hoxhės, zėvendėskomandant i Komandės Mbėshtetėse. Kėta ushtarakė u zėvendėsuan me Sandėr Lleshin, Abaz Lleshin, Xhemal Gjunkshin, Dhori Spirollarin, pėr gradėn Gjeneral Brigade dhe Kristaq Gėrvenjin, pėr gradėn Kundėradmiral.
Krijoni Kontakt