Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 22
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Vienë 1683, 11 shtatori i parë

    Vienë 1683, 11 shtatori i parë

    07/09/2009

    Sfida e Islamit ndaj Perëndimit dhe fundi i rrethimit otoman

    E çuditshme koincidenca ndërmjet atyre dy 11 shtatorëve. Dhe analogjitë nuk ndalen në datën e fundit të verës. Që nga gushti i vitit 1682, Sulltani Mehmeti IV kishte planifikuar denoncimin e traktatit njëzetvjeçar të paqes me Leopoldin, i cili do të skadonte në ’84 dhe kish nisur një ofensivë, e cila nga Ballkani do të kalonte më pas përmes Hungarisë dhe do të përfundonte me pushtimin e Vjenës, kryeqyteti i perandorisë. Përfundonte? Askush nuk mund ta thotë

    Ishte në fakt mbreti katolik Luigji XIV që inkurajoi me çdo mjet të mundshëm sulltanin duke e nxitur atë që të sulmonte perandorinë austriake. Ambasadori i tij në Stamboll, Guilleragues, u përpoq deri sa bëri të qartë se, ndonëse mbreti i tij do t’i ishte përmbajtur premtimit për të shkuar në ndihmë të polakëve nëse këta do të sulmoheshin prej turqve, nuk ishte e thënë që ai do të bënte të njëjtën gjë në mbështetje të Leopoldit

    Duhet të jetë patjetër një koincidencë historike (por për studiuesin katolik Michael Novak nuk është aspak) që i pari 11 shtator që ka hyrë në librat e historisë, sidomos ata të përballjes mes botës kristiane dhe asaj myslimane, nuk ka qenë ai i vitit 2001, por pikërisht ai i vitit 1683, dita kur nisi kundërofensiva me të cilën brenda 36 orësh, trupat e Perandorit Leopoldi I, me ndihmën e domosdoshme të mbretit të Polonisë jan Sobieski, sprapsën dhe bënë të marrin arratinë dhjetëra mijëra turqit që nën urdhrat e Vezirit të madh kara Mustafa, prej dy muajsh mbanin të rrethuar qytetin e Vjenës.

    E çuditshme koincidenca ndërmjet atyre dy 11 shtatorëve. Dhe analogjitë nuk ndalen në datën e fundit të verës. Që nga gushti i vitit 1682, Sulltani Mehmeti IV kishte planifikuar denoncimin e traktatit njëzetvjeçar të paqes me Leopoldin, i cili do të skadonte në ’84 dhe kish nisur një ofensivë, e cila nga Ballkani do të kalonte më pas përmes Hungarisë dhe do të përfundonte me pushtimin e Vjenës, kryeqyteti i perandorisë. Përfundonte? Askush nuk mund të thotë nëse pushtimi i Vjenës, i cili në vetvete ishte një ngjarje e jashtëzakonshme për epokën, do të kish qenë etapa e fundit e penetrimit të turqve në Evropë; përkundrazi, duket se shumë pak gjasa mund të ketë pasur që, pas pushtimit të kryeqytetit austriak, agresioni nuk do të kish vazhduar edhe në pjesën tjetër të kontinentit.

    Ambiciet e sulltanit dukeshin të ngjashme me ato të një prej paraardhësve të tij, Sulejmanit, i cili kishte nisur fillimisht në vitin 1529 e më pas në vitin 1541 një inkursion në Evropë dhe që i solli pushtimin e një pjese të madhe të Hungarisë.

    Ndërsa në 11 dhe 12 shtator të vitit 1683 turqit u thyen keqas; e pas kësaj, atyre iu desh që të përballeshin me një kundërofensivë të gjatë 15-vjeçare, e cila për shkak të tipareve të saj të aleancës së shenjtë nga ana e papatit u quajt “kryqëzata e fundit”; dhe në vitin 1699 ata u shtrënguan që të firmosin marrëveshjen e paqes së Karlovicit e cila, në unanimitet konsiderohet prej historianëve si shenja e parë e fillimit të rënies së pakthyeshme të perandorisë osmane.

    Pra, ajo ditë ndryshoi historinë dhe së shpejti pritet që të botohet pikërisht për këtë temë një libër i historianit anglez, John Stoye, “Rrethimi i Vjenës”. Historiani, në studimin e tij të gjatë dhe shumë të thelluar, përveçse shpjegon se si shkuan gjërat, ndalet edhe në kontradiktat që ekzistonin në Evropën kristiane, që i lejuan turqve të guxonin deri në atë pikë.

    Ishte në fakt mbreti katolik Luigji XIV që inkurajoi me çdo mjet të mundshëm sulltanin duke e nxitur atë që të sulmonte perandorinë austriake. Ambasadori i tij në Stamboll, Guilleragues, u përpoq deri sa bëri të qartë se, ndonëse mbreti i tij do t’i ishte përmbajtur premtimit për të shkuar në ndihmë të polakëve nëse këta do të sulmoheshin prej turqve, nuk ishte e thënë që ai do të bënte të njëjtën gjë në mbështetje të Leopoldit. Madje, sa më shumë kalonin javët, aq më shumë Guilleragues e bënte të qartë se, në rast se turqit do të sulmonin Austrinë, francezët nuk do të lëviznin asnjë gisht dhe madje do të shkonin deri aty sa të lëshonin një goditje pas shpine Leopoldit; duke shfrytëzuar kështu rastin për t’u hakmarrë për 1673-shin, kur perandori kish bërë aleancë me heretikët holandezë për një luftë kundër Luigjit XIV.

    Një argument në vetvete tërheqës ai i Guilleragues, që nga momenti që turqit e mbanin mend mirë se sa efikase kish qenë forca goditëse që ishte dërguar nga francezët në ndihmë të Austrisë në vitin 1664, ashtu si ajo e dërguar Kretës në vitin 1669. Dhe këta nuk do të kishin rrezikuar asnjëherë duke u vënë përballë një koalicioni qoftë edhe rastësor mes austriakëve dhe francezëve.

    Por në romë dikush e kishte kuptuar se sa real ishte kërcënimi turk. Në vitin 1676 kishte hipur në fronin e Papës Inocenti XI, i cili shpalli menjëherë ambicien e tij për të paqësuar perëndimin dhe për të nisur një sulm kundër sulltanit. Megjithatë, në fillim Papa Inocenti mbështeti kundërshtitë e mbretit francez në dëm të perandorit austriak, i cili Papës i dukej si shumë hezitues përpara projektit antiturk. Papa filloi që të ndryshojë mendim bashkë me predikimin e Markos së Avianos, një frat që pati shumë popullaritet në periudhën mes viteve 1679 dhe 1680 pas një epidemie ethesh bubonike.

    Gjatë kësaj epidemie, iu atribuan këtij frati si në oborre edhe mes njerëzve, episode mrekullish shërimi, prej të cilave ai përftoi një lloj aureole prej shenjti: Karlo i Lorenës për shembull thoshte se ishte shëruar falë lutjeve të tij dhe që nga ai moment u bë biri i tij shpirtëror.

    Marko i Avianos u kërkonte popujve që të angazhoheshin në një luftë kundër turqve dhe në vitin 1681 provoi që të dërgonte mesazhin e tij në Francë, por Luigji XIV e dëboi në mënyrë brutale nga vendi i tij. Papa Inocenti ishte kundër. Dhe aq më pak i pëlqeu Papës fakti që, për të dhënë një dëshmi angazhimi kundër turqve, vetë Luigji XIV i cili në fshehtësi nxiste Sulltanin që të vihej në lëvizje kundër Vjenës, kishte dërguar marinën e tij nën urdhrat e admiralit Du Quesne në një agresion të pakuptimtë kundër qytetit të Algjerit, duke e bombarduar pa mëshirë në vitin 1682 dhe 1683, pikërisht në një kohë kur sapo po niste rrethimi i kryeqytetit austriak (duke provokuar ekzekutimin e konsullit francez në Algjer).

    Libri i Stoye përshkruan në mënyrë të përsosur lojën franceze, që synonte të përfitonte nga presioni turk kundër Vjenës për të goditur Spanjën, në ndihmë të së cilës Austria nuk mund të shkontr sepse ishte në luftë kundër turqve (dhe Spanja i kërkonte Austrisë që të angazhohej për ta mbrojtur në vend që të ngecte me myslimanët), ndërkohë që principatat e Gjermanisë lindore do të duhej të merreshin me krizën baltike e acaruar edhe ajo për shkak të Francës, e cila i kish bërë të nënvlerësonin rëndësinë e nismave të sulltanit.

    Stoye ka meritën e madhe që hedh dritë mbi përgjegjësitë evropiane në kampin kristian, të shkaktuara pikërisht nga ndarjet dhe rivalitetet, në thuajse kapitullimin e Vjenës nga e cila Leopoldi u largua në fillim të korrikut, ndërkohë që rrethimi i turqve po shtrëngohej dhe kryeqyteti austriak me siguri me kalimin e kohës do të ishte dorëzuar po të mos kish qenë për “surprizën Sobieski”. Përse surprizë?

    Jan Sobieski, i cili kishte lindur në vitin 1624 në një fshat pranë Leopolit dhe ishte arsimuar në Paris ashtu si shumë pinjollë të tjerë të aristokracisë polake, në vitin 1674 ishte shpallur mbret i Polonisë (duke marrë emrin Xhovani III) me ndihmën e madhe pikërisht të Luigjit XIV. Gjithçka linte të supozohej se gjatë atyre viteve (Franca katolike dhe Polonia katolike kishin ndihmuar madje protestantët hungarezë kundër perandorit katolik austriak) Sobieski kishte mbetur deri në fund aleat me Mbretin Diell. Aq shumë sa, siç u tha edhe në fillim, Franca, ndërkohë që inkurajonte sulltanin që të hidhej në sulm kundër Austrisë, kishte premtuar që të ndërhynte në favor të polakëve në rast të një agresioni turk kundër vendit të tyre.

    Ndërsa Xhovani III jo vetëm që u hodh në ndihmë të Leopoldit, por u bë madje edhe protagonist i betejës për çlirimin e Vjenës nga rrethimi, pushtoi vendfushimet që kishin qenë të turqve deri disa orë më parë dhe hyri në kryeqytet ku i prit si çlirimtar. Gjë e cila bëri shumë xheloz Leopoldin, të cilit nuk i falej që ishte larguar nga Vjena në momentin kur turqit ishin shfaqur në portat e qytetit dhe që e kishte braktisur në fatin e saj në ato muaj të gjatë urie, epidemie, bombardimesh dhe zjarrvëniesh.

    E vërteta, shkruan Stoye, është se Leopoldi kishte një personalitet kompleks: perandori arrinte deri në marrjen e vendimeve me një “hezitim të frikshëm”; protestantët dhe ambasadorët venecianë në Vijnë ua vinin fajin jezuitëve për edukimin shumë të ngurtë (që kishte shtypur energjinë e lindur e brendshme).

    Leopoldi nuk ishte më pak katolik se Sobieski por ai kishte një prirje më të madhe për të peshuar së tepërmi pro-të dhe kundra-t e vendimeve të tij, dhe gjithashtu kishte një ndjenjë të madhe armiqësie kundër atyre që, ashtu si Xhovani III, vepronin për shkak të impulseve (dhe qoftë edhe për këtë arsye ishte më i dashur prej njerëzve).

    Ky lloj ngërçi në marrëdhëniet mes Leopoldit dhe Sobieskit bëri të pamundur që të dy të shfrytëzonin momentin dhe të nisnin menjëherë një ndjekje kundër turqve me shanset shumë të mëdha që t’i shpartallonin brenda një kohe të shkurtër. Gjë që e bënë pas pak kohësh me ndërmjetësimin e papës, por në atë pikë u deshën pesëmbëdhjetë vite përpara se misioni të realizohej.

    Dhe koha ishte kaq e gjatë edhe për arsye se Franca ishte e vendosur që gjithmonë t’i krijonte vështirësi Austrisë. Luigji XIV ka shkruar Alberto Leoni në librin e tij “Kryqi dhe Gjysmëhëna”, një histori e luftërave mes kombeve kristiane dhe Islamit, i cili vazhdonte të quante veten “Mbreti i krishterë mbi të krishterë” demonstronte një mungesë skrupujsh aq të madhe saqë e bënte të dukej keq edhe në sytë e bashkëkohësve të tij. Aq sa, në një letër të 15 shtatorit 1690 të shkruar nga Konti Filipo Gulielmi dërguar Markos së Avianos, Mbreti Diell quhet “një turk kristian më i keq se barbari”.

    Sa për turqit, ofensiva e tyre, edhe psikologjike, ishte e rafinuar. “Pranoni Islamin”, shkruante veziri i madh Kara Mustafa në një dokument që iu prezantua austriakëve në ditët e para të korrikut si ofertë për një zgjidhje politike “dhe do të jetoni në paqe me sulltanin. Ose dorëzoni kështjellën dhe do të jetoni në paqe nën sulltanin si kristianë, dhe kushdo që e do këtë mund të niset në paqe duke marrë me vete mallrat! Nëse rezistoni, vdekja ose skllavëria do të jenë fati i të gjithëve ju!”

    Kara Mustafai kishte pasur shumë kundërshtarë dhe konkurrentë në perandorinë osmane, por Mehmeti IV e kishte mbrojtur gjithmonë deri sa i kish dhënë dorë të lirë dhe dyqind mijë ushtarë për sulmin e madh kundër Vjenës. Sa për atë që bëri gjatë dy muajve të rrethimit nuk mund të thuhet se gaboi ose vonoi: sipërmarrja ishte shumë e ndërlikuar dhe fortifikimet e qytetit mbanin.

    Pas humbjes arriti që të shmangte shpërbërjen e ushtrisë së tij edhe pse prapa shpine iu desh të durojë dezertime dhe tradhti të shumta. Të gjitha gjëra më se të parashikueshme. Në fakt duhej që të konsultohej me sulltanin për atë që duhej të bënte në muajt e mëvonshëm. Por këtë të fundit, për shkak edhe të disa problemeve kohore, nuk e takoi. Më 19 tetor, trupat e perandorisë kaluan Danubin dhe pushtuan Esztergomin: kapiteni osman u dorëzua dhe Kara Mustafa reagoi duke urdhëruar ekzekutimin e zyrtarëve (duke përfshirë jeniçerët) që kishin braktisur atë bastion shumë të rëndësishëm. Por tashmë të gjithë kishin marrë arratinë.

    Ja se si komentonte ambasadori francez nga Stambolli: “Sapo kam mësuar se ushtria e perandorisë ka pushtuar Esztergomin dhe që dezertimet, terrori, çrregullimet dhe kundërshtitë ndaj vezirit të madh dhe sulltanit vetë rriten ditë pas dite”. Fjalët që zëra të ndryshëm drejtoheshin edhe kundër vetë sulltanit duhet të kenë mbërritur në veshët e Mehmetit IV. Ky kërkoi në mënyrë të menjëhershme kokën e Kara Mustafait.

    Ky lajm mbërriti tek Veziri i madh në momentin që ky ndodhej në Beograd, në 25 dhjetor të po atij viti. Përgjigja e tij ishte: “Si të dojë Perëndia”. Dorëzoi simbolet e autoritetit të tij të lartë, vulën, shenjën s shenjtë të Profetit, si dhe çelësin e Kabasë në Mekë. U mbyt nga një emisar i Mehmetit po atë ditë. Për botën e krishterë, ishin Krishtlindjet e vitit 1683.

    Veziri i Madh

    Mustafa Pashë Merzifonliu (Qypriliu) ishte një fëmijë me prejardhje turke, por i adoptuar që në moshë të re dhe i rritur nga familja e fuqishme e qyprilinjve. Shërbeu fillimisht si një korrier në Damask për kunatin e tij, Vezirin e Madh, Ahmet Qypriliun (djalin e Mehmet Qypriliut), në vitin 1663 u caktua Komandant i Flotës së Madhe Otomane për Detin Egje, etj. Pas disa vitesh, ndërsa ai kishte dhënë prova për aftësitë dhe talentin e tij, Mustafai mori titullin e Vezirit. Pas vdekjes së kunatit, Ahmetit, më 3 nëntor 1676, mori funksionin e Vezirit të Madh.

    Nga momenti i hipjes në fron dhe gjer në vitin 1681, për gati pesë vite ai drejtoi një numër fushatash ushtarake kundër rusëve në Ukrainë, por ato nuk qenë të suksesshme. Në vitin 1681, në traktatin e nënshkruar me rusët turqit u detyruan të tërhiqen nga vijat e tyre kufitare, duke rrudhur edhe më tej kufijtë e Perandorisë.

    Por, vëmendja kryesore e Mustafait ishin territoret e rrezikuara hungareze prej austriakëve dhe ëndrra e tij, Vjena. Për këtë qëllim, në fillim të vitit 1683, ai mobilizoi dhe përgatiti një ushtri të madhe me anë të së cilës synonte të vendoste hegjemoninë përfundimtare mbi Hungarinë dhe mandej të pushtonte Vjenën, për të shmangur kështu një herë e mirë kërcënimin që i vinte nga Perëndimi. Ushtria kishte filluar marshimin nga Edreneja dhe gjatë rrugës nëpër territoret e Ballkanit ajo grumbulloi nga pashallëqet përreth reparte të reja dhe të panumërta. Ndërsa kishte mbërritur në Beograd numri i forcave të kësaj ushtrie kishte shkuar në 250 000 vetë. Rrethimi i Vjenës filloi më 14 korrik 1683, por mbas luftimeve të ashpra osmanët u detyruan të tërhiqen në fillim të shtatorit të po atij viti. Ky dështim para mureve të Vjenës i kushtoi Mustafai pasojën fatale. Më 25 dhjetor 1683 atij i prenë kokën.

    Një datë që frymëzon historianë e shkrimtarë


    Rrethimi i Vjenës vazhdon që të zgjojë interesin e historianëve dhe të frymëzojë shkrimtarë të shumtë. Vitin që kaloi u botua vëllimi i Simon Millarit “Vjena 1683: Evropa e krishterë dëbon osmanët”, i cili flet mbi të gjitha për aspektet taktiko-ushtarake dhe është i shoqëruar me ilustrime. Libri i John Stoye ka dalë si botim i parë në Angli pikërisht në shtator të vitit 2001, “Rrethimi i Vjenës”, ndërkohë që kohët e fundit ka dalë edhe versioni i redaktuar dhe përditësuar.

    Croissant dhe kafe për fitoren

    Sipas legjendës, kruasanët mendohet që të jenë krijuar prej pastiçierëve vjenezë me formën që kanë edhe sot pikërisht për të kujtuar “gjysmëhënën” e mposhtur turke. Në Poloni edhe sot e kësaj dite shiten cigaret “Sobieski”, një homazh për sovranin. Ndërkohë Franciszek Jerzy Kulczycki, i cili kryente aktivitet spiunazhi duke trafikuar me turqit në thasë kafeje, u kompensua me kafenë që u la pas prej trupave otomane. Gjë që i mundësoi që të hapte në vitin 1684 kafeterinë e parë vjenezë.

    metropol.
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    Ne betejen e Vjenes Perendoria Osmane dhe Islami e humben luften me perendimin dhe krishterimin. Pergjithmone!

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Kjo ska qene kryqzate, s'ka nevoje te lidhet besimi krishter me kete. Kjo ka qene kunder-xhihad. Sic ka xhihad, ka edhe kunder-xhihad. Me krishterimin e ka pas te humbur luften, qe para 2000 viteve.
    Ndryshuar për herë të fundit nga mesia4ever : 16-09-2009 më 20:20

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Dokumentar, per Rrethimin e Vienes. 12 shtator 1683




    Then said Jesus unto him, Put up again thy sword into his place: for all they that take the sword shall perish with the sword.

    —Matthew 26:52,

  5. #5
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Sa për turqit, ofensiva e tyre, edhe psikologjike, ishte e rafinuar. “Pranoni Islamin”, shkruante veziri i madh Kara Mustafa në një dokument që iu prezantua austriakëve në ditët e para të korrikut si ofertë për një zgjidhje politike “dhe do të jetoni në paqe me sulltanin. Ose dorëzoni kështjellën dhe do të jetoni në paqe nën sulltanin si kristianë, dhe kushdo që e do këtë mund të niset në paqe duke marrë me vete mallrat! Nëse rezistoni, vdekja ose skllavëria do të jenë fati i të gjithëve ju!
    Sa ne menyre paqesore ka ardhur ky Islami ne Europe.
    Mjafton kjo thenie te kuptosh se si eshte perhapur Islami ne Shqiperi.

    Ose i islamizuar ose i nenshtruar, e nese rezistove, zhdukesh. Fara e gabelit. "Turku do zor", kane thene pleqte. Njerezeve qe e kuptojne "Zotin" ne kete menyre, ju urinoj "Zotit" te tyre mu ne goje.



    *

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    ja vlen te permendet qe edhe data ku karl marteli i mposhti forcat islamike ne poitier qe 11 shtatori. ka njerez qe besojne se kjo date nuk qe rastesi ne 2001, pra e zgjodhen si shenje hakmarrje ndaj disfatave qe vuajten nga europianet.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    05-06-2009
    Postime
    782
    Islami është Ardhmëria !

    Evropa eshte çeshtje kohe.

    " Tik-tak-tik-tak … "

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e malo666
    Anëtarësuar
    26-04-2007
    Postime
    564
    rrini urte majmuna se nje icbm dhe e shikoni ardhmerine pastaj

  9. #9
    . Maska e alDI
    Anëtarësuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    663
    Nje qe beson se e ka prejardhjen nga majmuni therret majmun nje tjeter qe beson se eshte i krijuar nga Zoti.

    lol sa ironike.
    .

  10. #10
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Citim Postuar më parë nga r'posa Lexo Postimin
    Islami është Ardhmëria !

    Evropa eshte çeshtje kohe.

    " Tik-tak-tik-tak … "
    Eshte cudi se si kjo ideologji fetare eshte perdore per te plackitur shoqeri te tera. Islami tani per tani eshte ne kollaps total.

    E vetmja doktrine qe mund ta shkatrroje Islamin eshte Krishterimi Islami duhet te izolohet, pastaj ky religjion do ta shkatrroje vet veten, pra me lufte ndermjet sekteve, 'se kush e don ma shume allahun' Por tani per tani perderisa perendimoret mendojne me shume per 'te drejtat' dhe 'lirine e fese' (per te terrorizuar ata qe nuk e besojne kete fe) sesa per jeterat e njerezve dhe qytetareve te tyre, do te jete keshtu sic eshte sot.



    Tani edhe Shqiperia po merr pjese ne perhapjen e lirise


Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •