Cili eshte misioni i organizates qe vepron brenda Kishes Katolike dhe qe quhet Opus Dei? A ka shqiptare katolike qe i takojne kesaj organizate?
Pershendetje
Cili eshte misioni i organizates qe vepron brenda Kishes Katolike dhe qe quhet Opus Dei? A ka shqiptare katolike qe i takojne kesaj organizate?
Pershendetje
OPUS DEI asht institucion katolik, Prelautre personale e Papatit, qe shperndan dhe celebron fjalen dhe Fen e Zotit Jezu Krisht ne popull dhe cdo aspekt te jetes se tyne per tju afru sa ma shum, RRUGES, te VERTETES dhe JETES.... Zotit Jezu Krisht.
Per shpejgime te detajume vizito sitin e Opus Dei ne Singapore
http://www.opusdei.org.sg/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga GANGO of SG : 16-09-2009 mė 06:02
Yevgeny Rodionov
Rroft AMERIKA!
Opus Dei – Ta kėrkosh Zotin nė jetėn e pėrditshme
Opus Dei (lat. "Vepra e Hyjit") apo me emrin e plote Praelatura Sanctae Crucis et Opus Dei (Prelatura e Kryqit te Shenjte dhe Vepres se Hyjit) eshte nje organizate konservative e kishes katolike romake.
Parimi i saj i fundem sipas themeluesit te saj eshte perhapja kudo nje "jete te vetdijshme te thirrjes se pergjithshme ne shenjteri dhe ne apostullimin e jetes se perditshme, ne menyre te veēante ne ushtrimin e punes profesionale dhe mbi nje praktikim te jetes se frymezuar nga nje shpirt i vazhdueshem vdekesimi. Pra, me pak fjale, organizata thekson se te gjithe besimtaret jane te grishur te behen shenjter dhe se jeta e rendomte eshte nje shteg qe te shpie ne shenjteri.
Pjesa me e madhe e organizates prej rreth 86 deri 87.000 anetaresh te te dyja gjinive jane njerez te thjeshte qe drejtohen nga nje prelat i zgjedhur nga nje mbledhje e pergjithshme e pranuar nga Papa.
Organizata "Vepra e Hyjit" u themelua nga prifti Josemaria Escriva ne Spanje ne vitin 1928 dhe u miratua ne vitin 1950 nga Papa Piu XII.
Sipas Kodit te se Drejtes Kanonike te vitit 1983, Prelaturat personale perbehen nga prifterinj, diakone dhe besimtar.
Ne Kosove ne fillim te viteve '90 eshte shtypur, nga Ipeshkvia e Kosoves (Shtepia Botuese "Drita"), libri i Themeluesit Escriva "Rruga". Ndersa gjate viteve 1993 ka qene nje tendence e fort per hapjen e aktiviteteve te tyre ne Shqiperi (Tirane ose Shkoder). Deri sot nuk kane hapur asnje zyre apo qender te tyre. Nderkohe ne Kroaci dhe Slloveni veprojne qe nga viti 2003.
Sidoqofte Prelatura publikon vazhdimisht veprimtarite e saja ne webfaqen Romana. Mbi jeten e Josemaria Escriva, qe eshte themeluesi i tyre.
Sė pari, Opus Dei-n nė fillimet e veprimtarisė sė Prelaturės?
“Prelatura, e nisi veprimtarinė e vet apostolike mė 1928 dhe ideja themelore ishte tė mobilizonte e tė rizgjonte tek tė gjithė tė krishterėt thirrjen pėr shenjtėri, atė qė mė pas do tė ishte ideja e shpallur nga Koncili II i Vatikanit: ideja e thirrjes universale pėr shenjtėri. Kjo ėshtė ideja themelore e Shenjtit. Me kalimin e kohės kuptoi se njė ide e tillė duhej veshur edhe me pekt juridik, brėnda Kishė”.
Me miratim tė Papės Gjon Pali II, Opus Dei bėhet prelaturė. Dėshirojmė t'i sqarojmė dėgjuesit tanė ē'do tė thotė Prelaturė?
“Po e shpjegojmė thjeshtė, pa hyrė tepėr nė hollėsitė e pėrcaktuara nga e Drejta Kanonike: Koncili II i Vatikanit parashikoi, posaēėrisht nė Dekretin "Presbiterorum Ordinis", mundėsinė pėr tė ndėrmarrė nisma tė posaēme baritore nga ana e grupeve tė ndryshme shoqėrore nė njė komb ose nė mbarė botėn, pėr tė themeluar dioqeze tė veēanta ose prelatura personale. Kėto lloj prelaturash personale, duhet tė ishin nė ndihmė tė Kishės universale pėr realizmin e veprimtarive tė posaēme. Pas Koncilit, Papa Pali VI hartoi Dekrete qė e aktualizuan kėtė parashikim e kėshtu, mė 1982, u arrit nė themelimin e asaj qė deri nė atė kohė njihet si prelatura e parė dhe e vetme personale. Ėshtė fjala pėr njė strukturė qė bėn pjesė nė Kishė dhe jep ndihmesėn e vet nė asistencėn shpirtėrore, formimin apostolik dhe mbėshtetjen pėr zhvillimin e veprimtarive apostolike nė shėrbim tė Kishės nė mbarė botėn, me njė thirrje personale. Prandaj njerėzit apo besimtarėt qė hyjnė nė Opus Dei nuk e bėjnė kėtė mbi bazė tė njė marrėveshjeje asociative, me njė fjalė shqipe, duke jetuar nė kuvend, por duke iu pėgjigjur njė thirrjeje qė besojmė se ėshtė plotėsisht e mbinatyrshme”.
Po shpjegojmė me dy fjalė edhe strukturėn e Opus Dei-t:
“Opus Dei ėshtė prelaturė personale qė kryesohet nga njė prelat, i cili nė rastin tonė ka edhe autoritet ipeshkvnor; ndahet nė disa rrethe, sipas vendeve tė ndryshme tė botės, ku ėshtė e pranishme dhe nė ēdo vend ka njė zėvendės tė prelatit i cili - i ndihmuar nga kėshilli - vė nė lėvizje dhe organizon ndihmėn shpirtėrore pėr tė cilėn kanė nevojė besimtarėt e prelaturės; pastaj nė ēdo qytet ekzistojnė qendra, tė cilat kryejnė veprimtari tė ndryshme apostolike, qė kanė nė bazė kolegjialitetin e jo idetė personale tė njėrit apo tė tjetrit. Ideja tjetėr ėshtė ajo e decentralizimit, domethėnė e mishėrimit tė veprės nė mendėsinė e nė mėnyrėn e jetesės tė ēdo Kombi, duke iu pėrgjigjur kėshtu kėrkesave tė ndryshme nė vende tė ndryshme".
E duke kaluar te organizimi, shpjegojmė se:
Ėshtė tepėr i thjeshtė. Si vetė Kisha: pėrbėhet nga njėra anė prej besimtarėve laikė - pjesa mė e madhe kjo, sepse rreth 98% janė besimtarė laikė, tė cilėt mund tė jenė beqarė, tė martuar ose tė vejė, njerėz tė lidhur ngushtė me Kishėn. Njė pėrqindje e vogėl janė meshtarė, qė pėrbėjnė klerin e Prelaturės dhe zhvillojnė veprimtari tė dyfishtė: nė shėrbim tė formimit tė posaēėm tė anėtarėve tė Prelaturės dhe nė shėrbim tė tė gjithė besimtarėve tė tjerė, qė e kėrkojnė kėtė asistencė baritore. Veprimtaria e secilit varet nga rrethanat personale, familjare e profesionale. Ka edhe njerėz qė ia kushtojnė tė gjitha energjitė e tė gjithė kohėn e tyre e qė jetojnė nė Qėndrat e Veprės pėr tė drejtuar veprimtaritė formuese. Ata qė jetojnė nė familje, kryejnė njė apostullim mė tė rėndėsishėm, atė personal, japin dėshminė e krishterė tė doktrinės dhe shembullin e mirė kudo qė ndodhen.
Por, si duhet vepruar pėr tė hyrė nė Opus Dei?
“Secili duhet ta zbulojė kėtė thirrje personale, qė nuk e merr nė mėnyrė - si tė themi - mistike, por pėrmes njohjes, ndihmės, veprimtarive apostolike, leximit dhe thellimit nė shkrimet e shenjtit Hose Maria si dhe pėrmes lidhjeve tė miqėsisė personale. Eshtė diēka qė fiton pjekurinė e vet nė shpirtin, nė ndėrgjegjėn e secilit. Nuk ėshtė thjeshtė ēėshtje antarėsimi, siē mund tė bėhet, bie fjala, nė njė klub ose shoqatė. Themeluesi u thoshte me shaka, posaēėrisht tė rinjve, se siguria e thirrjes nuk fitohet sepse zbret njė engjėll, shkul njė pendė nga flatrat e veta e me tė shkruan aktin, i cili vėrteton se njė njeri ka thirrje. Thirrjen mund ta zbulosh vetėm pėrmes lutjes!”.
Pėr tė pėrfunduar, po kujtojmė disa shifra: cili ėshtė numri i meshtarėve dhe ai i besimtarėve qė bėjnė pjesė nė Prelaturė:
“Po tė flasim nė pėrgjithėsi, duke rrumbullosur shifrat e viteve tė fundit, besimtarėt e Prelaturės janė 84 mijė, nė tė cilėt pėrfshihen edhe 1. 800 meshtarė. Numri i grave ėshtė i barabartė me atė tė burrave. Nė Evropė jetojnė rreth 49 mijė besimtarė; nė Amerikė - 29 mijė; nė Afrikė – 1. 600 besimtarė; nė Azi e Oqeani 4. 700. Shumica e besimtarėve janė tė martuar, jetojnė nė familje, ndėrsa tė tjerėt i kushtohen veprimtarive tė Prelaturės me kushtin e ēelibatit apostolik..
http://www.romana.org/
http://www.josemariaescriva.info/
http://www.escrivaworks.org/
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga toni77_toni : 14-11-2009 mė 21:36
Gjej kohen tė lexosh, ėshtė themel i tė diturit.
Krijoni Kontakt