
Postuar mė parė nga
Llapi
Shembulli i demokracisė
Duke uruar fitoren e partisė sė tij nė Ferizaj, Thaēi ka shprehur bindjen se pėr Xhemailin do tė votojnė edhe nga partitė e tjera. Shukri Buja premton 5 mijė vende tė reja tė punės nė Lypjan
Nga Bardh Frangu mė 12.11.2009 nė ora 21:08
Kur ka arritur kryeministri i Kosovės, njėherazi kryetar i PDK-sė, si zakonisht me vonesė, salla nė Pallatin e Sporteve Bill Clinton veē ishte e ndezur nga kėngėtarėt e estradės.
Mot tė nxehtė pėr ditėn e votimeve paralajmėroi edhe kėshilltari nė Ministrinė e Arsimit... Nehat Mustafa, kryetar i shtabit zgjedhor tė PDK-sė. Urime fitorja, Ferizaj! Urime fitorja e PDK-sė dhe kandidatit pėr kryetar komune, Bajrush Xhemailit, ishin fjalėt e para tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi.
Ju falėnderoj pėr fushatėn e qetė dhe demokratike nė Ferizaj dhe anė e kėnd Kosovės. Ju jeni shembulli i demokracisė, u ka thėnė ai tė pranishmėve.
Thaēi, pasi ka lavdėruar punėn e madhe qė ka bėrė kryetari aktual i komunės sė Ferizajt, Bajrush Xhemaili, ka shprehur besimin se pėr tė do tė votojnė edhe njerėz nga partitė tjera. Votoni njeriun e mirė, menaxherin e mirė, votoni kryetarin e tė gjithėve, votoni Bajrush Xhemailin, ka porositur Thaēi anėtarėt dhe simpatizantėt e PDK-sė nė Ferizaj.
Kryetari aktual i komunės, i cili pretendon edhe njė mandat, Bajrush Xhemaili, ka folur me njė entuziazėm tė shtuar.
Lagje mė lagje, shtėpi mė shtėpi pashė mbėshtetjen tuaj pėr atė qė kemi bėrė. Pash edhe mbėshtetjen tuaj pėr vazhdimin e ndryshimeve qė kemi nisur pėr njė Ferizaj si njė qytet modern dhe si njė komunė elitare me perspektivė evropiane, ka thėnė Bajrush Xhemaili.
Ai ka rikujtuar edhe kohėn kur ka marrė mandatin pėr kryetar para dy viteve. Qytetin e njihja vetėm pėr nga plagėt qė e ngulfatnin, ndaj kėrkova votėn tuaj nė momentin e fundit pėr ta shpėtuar kėtė qytet, ėshtė shprehur Xhemajli.
Atmosferėn e mbushur pėrplot nė Pallatin e Sporteve Bill Clinton e kanė ndezur nė veēanti kėngėtarja e estradės kosovare Leonora Jakupi dhe grupi Elita 5 nga Tetova e Maqedonisė.
Njė orė mė parė, nė Lypjan, Thaēi ua prezantoi votuesve kandidatin e tij pėr kryetar komune, Shukri Buja. Kreu i PDK-sė ka premtuar investime tė mėdha nė Lypjan nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar ndėrsa Buja planifikon tė hapė 5 mijė vende tė reja pune gjatė kėtij mandati.
Unė dua tė besoj se nė mandatin e ardhshėm katėrvjeēar Lypjani do tė ndryshojė edhe mė tepėr dhe Shukri Buja do tė bėjė punė tė mrekullueshme. Aty ku ka vullnet dhe vizion, aty ka sukses, aty ku ka guxim pėr vendimmarrje ka edhe sukses, ka thėnė Thaēi.
Ndėrsa Buja ka premtuar se gjatė katėr viteve tė ardhshme, nėse rikonfirmohet kryetar i Lypjanit, do tė krijojė 5 mijė vende tė reja tė punės. Ne po pretendojmė qė me votėn tuaj ta bėjmė realizimin e synimeve tė pėrbashkėta pėr jetė mė tė mirė, pėr zhvillim ekonomik mė tė lartė, pėr arsim cilėsor e shėndet tė mirė tė popullatės, pėr infrastrukturė tė rregulluar qind pėr qind, pėr zbutjen e papunėsisė dhe krijimin e 5 mijė vendeve tė punės, ka thėnė Shukri Buja.
Njė ditė pasi ėshtė sulmuar me gurė nė Deēan, Thaēi nuk ka pėrmendur fare incidentin, por ka bėrė thirrje pėr qetėsi nė kėto zgjedhje. Gjatė tė enjtes, PDK-ja mbylli fushatat zgjedhore me tubime edhe nė Viti, Kaēanik dhe Hani i Elezit.
Krijoni Kontakt