OK me Koalicionin
Presidenti Fatmir Sejdiu dhe Kryeministri Hashim Thaēi thonė se fushata zgjedhore nuk mund ta dėmtojė partneritetin mes PDKsė dhe LDKsė. Ata pohuan se kėto parti janė bėrė bashkė pėr ēėshtje madhore, prandaj gjėrat e vogla nuk mund ti ndajnė. Kėshtu, partnerėt u janė pėrgjigjur dilemave tė ngritura nė opinion, pas ashpėrsimit tė gjuhės nė fushatėn zgjedhore.
Nga Express mė 23.10.2009 nė ora 8:23
Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi janė shprehur tė bindur se fushata zgjedhore nuk do tė mund tė prish partneritetin ne mes Partisė Demokratike tė Kosovės dhe Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Sejdiu tha se koalicioni ėshtė nė shėrbim tė stabilitetit tė vendit, ndėrsa Thaēi i quajti kėto gjėrat e vogla qė nuk mund ta prishin koalicionin.
Koalicioni qeverisės i lidhur nė mes tė dy partive kryesore, nė kuptimin e vendeve nė Parlament. Ėshtė nė shėrbim tė qeverisjes sė mirė dhe stabiliteti tė vendit. Pjesa e konkurrencės normale, nė procesin elektoral tė nėntorit, ėshtė njė dėshmi e elektoratit dhe partive politike nė pjekurinė e tyre qė tė zgjedhin ata qė ata mendojnė. Pėr ne ėshtė me rėndėsi tė zhvillojmė njė proces plus, tha Presidenti Sejdiu.
Ngjashėm u shpreh edhe Kryeministri Thaēi. Partneriteti ynė ėshtė partneritet i interesit shtetėror, e theksoj edhe Presidenti se gjėrat e vogla nuk do tė mund ta lėkundin unitetin tonė shtet formues, tė dy partive tona, deklaroi Thaēi.
Por gjendja nė terren paraqitet krejt tjetėr ndryshe nga kėto deklarime publike tė Sejdiut e Thaēit. PDK po vazhdon gjuhėn e ashpėr tė kritikave tė saj nė adresė tė kandidatit tė LDK pėr Prishtinėn Isa Mustafa, duke e quajtur atė tė dėshtuar. Nė anėn tjetėr, LDK pėrmes Isa Mustafės po vazhdon tė kritikojė ēdo ditė punėn e Kryeministrit Hashim Thaēi duke i quajtur tė pamatura dhe tė papėrgjegjshme premtimet prej miliona eurosh qė po i bėn pėr ēdo komunė.
Ndryshe, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi bashkė me ambasadorin e SHBAve, Christofer Dell vizituan Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve, tė cilit i kanė ofruar mbėshtetje tė plotė nė punėn qė po bėnė pėr organizimin e zgjedhjeve tė 15 nėntorit.
Presidenti Sejdiu theksoi se KQZ do tė ketė mbėshtetjen e institucioneve, pėr aq sa ėshtė e nevojshme, nė kuptimin e bashkėpunimit institucional. Edhe Kryeministri Thaēi, tha se institucionet e Kosovės nė raport me KQZ kanė kryer tė gjitha obligimet dhe do tė jenė nė krye tė pėrgjegjėsive pėr ēdo kėrkesė, pėr ēdo nevojė tė KQZ vetėm qė procesi tė pėrmbyllet suksesshėm.
Ndėrsa, ambasadori amerikan, Dell, tha se kėto zgjedhje janė kruciale pėr tė ardhmen e Kosovės.
Jo vetėm se kėto janė zgjedhjet e para qė organizohen nga institucionet vendore, por janė edhe njė test pėr institucionet. Nė esencė KQZ ėshtė institucion kyē. Jam sot kėtu me presidentin dhe kryeministrin tiu demonstroj mbėshtetjen tonė pėr KQZ dhe punėn e tij, shtoi Dell.
Krijoni Kontakt