Edhe pse kjo temë qenka hapur para dy viteve, une tani e lexova dhe do te provoj te shtoje mendimin tim lidhje me Cooler-Kuller.
Se lokalizma ka pasur gjithenje ne Kosove kete te gjithe e dijm por ne veqanti ne Prishtinë ka qenë me shume e theksuar.
Kjo ka te bëjë me faktin qe rinia Prishtinase ka pasur kushte me te mira se rinia e viseve tjera te Kosoves, e sidomos nga ata qe kan jetuar ne fshat.
Nje shtresë e rinisë Prishtinase ka pasur prinderit qe kan punuar ne institucione te ndryshme zyrtare(Kuvend te Kosoves e Yugoslavise, Drejtora te organizatave te ndryshme etj) dhe kjo i ka bërë te ndihen ndryshe nga te tjeret.
E njejta shtresë ka pasur kushtet te shkoj neper pushime dy here ne vit neper vende te ndryshme te Evropes-Botes dhe kjo prap i ka bere te ndihen ndryshe.
Kjo shtres pra ka pasur mundesi te blej rrobat qe rinia evropiane i ka pasur, te blej vegla muzikore, CD apo kaseta te muzikes se huaj, motorbickleta, vetura, stereos(apo studio)etj etj. Mandej vet fakti qe kan jetuar ne Prishtine, edhe dalja neper kafe e bars kan qen me frekuentuar nga kjo shtres se le te themi dikush nga nje qytet i vogel apo fshati. Kjo i ka bërë te mos kan komplekse per dallim nga nje i ri i nje qyteti apo fshati te vogel.
Me kalimin e kohes, kjo shtres formohet vetvetiu ndersa ne anen tjeter, ka qenë shtresa tjeter ku jan rritur ne familje modeste dhe me kushte normale apo me te vogela.
Ne ketë kohe qe po i permendi me lart, fjala kuller nuk ka existuar por kundershtaret e ketyre "kullerave" i emërojn me nje emer cinik dhe fillojn ti quajn "zgradali" ne gjuhën Serbo-Croate qe ne Shqip do te thote nje person qe jeton ne banesë(nese nuk gaboj ne Shqiperi e quajn Pallatë) dhe me vonë "cipiripi" emer ky i çokollates, prap nje term qe i ka indentifikuar ata qe jan rritur me çokollata, femije te funksionareve dhe kan pasur mundesi financiare te blejn çokollata.
Ky term "zgradali" fillimisht ishte cinik dhe jo i mire per ata "kullerat" mirepo me kohe ata filluan te pranojn si nje lloje identiteti dhe ndryshe nga te tjeret.
Gjate fillimit te perdorimit te termit "zgradali" kullerat ne reagim te ketij termi per ta, filluan ti nencmojn te gjitha ata qe i quanin zgradali dhe ne kunderpergjigje ata filluan ti quajn katunarë te gjithe ata qe i quanin "kullerat zgradali".
Dhe ketu filloj kjo ndarje ne klasa dhe identiteti ne mes ketyre shtresave dhe per cdo dite veq forcohej dhe kjo ndarje zgjerohej edhe me shumë.
Mund te shkruaj me dite te tëra per kete fenomen, kete ndarje, por do te shkurtoj dhe do te vij te fillimi i viteve 90-ta.
Me fillimin e viteve te 90-ta dhe mbas okupimit institucional nga Serbia, te gjithe ne Kosove kishim te njejtin problem dhe ne nje menyre te gjithe u bashkuam. Prinderit e ketyre kullerava më nuk ishin funksionar te lart, sepse te gjithe ishin larguar nga funksionet e tyre. Te njejten kohe shtresa tjeter apo "katunaret", si i quanin kullerat, ishin larguar nga Kosova dhe u largonin per cdo dite neper shtetet e Evropes.
Keta " Katunar" nga evropa dergonin veshbathje dhe te holla familjes tyre, familja e tyre, gjegjesishte te rrinjet e ketyre familjeve kishin rroba te mira dhe te holla derguar nga vellai apo motra nga diaspora. Me keto veshmbathje nga Evropa dhe te hollat ne xhep sa te duash, keta "Katunar" i kaluan kullerat te cilet prindet e tyre tani qe mbi 2-3 vite ishin pa pune dhe te ardhura. Me kete ndryshim, neper kaffe bars ishin te gjithe njejte, kullerat dhe "katunaret" dhe fjalen e fundit e kishin ata qe kishin te holla ne xhep.
Ne kete period, 92-99 "katunaret" mbizoteronin si me veshbathje si neper kaffe bars(sepse kishin para) vetura etj.
Me mbarimin e luftes dhe me ardhjen e UNMIK-ut dhe Nato ne Kosove kullerat te cilet per dallim nga te tjeret ata zotëronin gjuhen Angleze dhe gjuhe tjera te huaja me mire. Kjo per faktin qe e tregova me lart, dalja me shpesh ne evrope, shkollimi ne evrope, ndegjimi i muzikes se huaj etj.
Me punesimin e tyre me nderkombetaret, dhe me shpernguljen e shume "katunareve" ne Prishtinë, sidomos nga fshataret,kullerat prap filluan te gjejn menyren e tyre te dallohen nga keta "katunaret"
Perveq "dallimeve" qe keta i kishin me heret, tani keta u dallonin sepse punonin ne organizata te huaja dhe kjo i bente prap ndryshe me te tjeret dhe ketu prap filloj kjo ndarje, lokalizem dhe ketu filloj ai identiteti i kullerave(lexo klasave).
Se cka do te thotë fjala cooler-kuller te gjithe ata qe e dijn gjuhen Angleze e dijn. Gjithashtu fjala Cool-Kull e dijm cka dmth dhe fjala Cool-Kull ne gjuhen Angleze referohet per dicka mire, bukur etj.
Psh.
Mire po dukesh - You look Cool
Filmi ishte i mire - the movie was cool
Koncerti ishte shume i mire- The concert was very cool
Muzika e tij eshte e mire - His music is cool
Me fjale tjera fjala Cool-Kull perdoret ne shume menyra dhe kur don te pershkruash dicka mire.
Pse e kan zgjedhur fjalen Cooler e jo Cool, kete ende nuk e dij por te vetmen pergjigje qe kam mundur te gjej ne kete fenomen eshte se ose:
a):Ndonje "katunar" nuk e ka ditur mire gjuhen Angleze dhe dallimin ne mes Cool dhe Cooler dhe per ti cenuar sikur qe ka ndodhe me fjalen zgradali, kan filluar ti identiifkojn te njejten shtrese me kete emer
b):Vet kjo shtresë e "kullerave" duke e ditur mire fjalen Cool, nga kjo fjale e kan shtuar edhe ER dhe e kan krijuar nje identitet dhe e kan "shqiptarizu" fjalen cool ne cooler-kulller.
Cka eshte per te qeshur, tani edhe ata qe jan shperngulur ne Prishtine dhe qytete tjera nga fshatrat e viset e tjera te Kosoves per tu dukur se jan integruar ne qytet, dhe se edhe ata jan qytetar,tani edhe ata e quajn veten kullera.
Kjo, mesiguri veteraneve te kullerava nuk do ti pelqej dhe shume shpejt ata do te gjejn nje term tjeter te indentifikimit ne menyre qe te dallohen nga keta "kullerat-katunare" qe kan ardhur ne qytet keto 17 vitet e fundit. Sepse tani edhe ata qe jetojn ne fshat po e perdorin fjalen kuller per vetveten dhe kjo ne sy te veteraneve te Kullerave nuk po behet dallimi i drejte.
Fatkeqsishte keso ndarje ka dhe do te existojn gjithenje, jo vetem ne Prishtine e Kosove por gjithekund ne botë, perveq se ne evrope dhe gjetiu keto dallime ndahen ne klasa apo ne femije te pasurve dhe te varferve(rich kids and poor)
Edhe ne Shqiptaret nuk jemi ndryshe nga te tjeret.
Me nderime
Flag, Londer
Krijoni Kontakt