Close
Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 36 prej 36
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e flag
    Anëtarësuar
    24-04-2005
    Postime
    348
    Edhe pse kjo temë qenka hapur para dy viteve, une tani e lexova dhe do te provoj te shtoje mendimin tim lidhje me Cooler-Kuller.

    Se lokalizma ka pasur gjithenje ne Kosove kete te gjithe e dijm por ne veqanti ne Prishtinë ka qenë me shume e theksuar.

    Kjo ka te bëjë me faktin qe rinia Prishtinase ka pasur kushte me te mira se rinia e viseve tjera te Kosoves, e sidomos nga ata qe kan jetuar ne fshat.
    Nje shtresë e rinisë Prishtinase ka pasur prinderit qe kan punuar ne institucione te ndryshme zyrtare(Kuvend te Kosoves e Yugoslavise, Drejtora te organizatave te ndryshme etj) dhe kjo i ka bërë te ndihen ndryshe nga te tjeret.
    E njejta shtresë ka pasur kushtet te shkoj neper pushime dy here ne vit neper vende te ndryshme te Evropes-Botes dhe kjo prap i ka bere te ndihen ndryshe.

    Kjo shtres pra ka pasur mundesi te blej rrobat qe rinia evropiane i ka pasur, te blej vegla muzikore, CD apo kaseta te muzikes se huaj, motorbickleta, vetura, stereos(apo studio)etj etj. Mandej vet fakti qe kan jetuar ne Prishtine, edhe dalja neper kafe e bars kan qen me frekuentuar nga kjo shtres se le te themi dikush nga nje qytet i vogel apo fshati. Kjo i ka bërë te mos kan komplekse per dallim nga nje i ri i nje qyteti apo fshati te vogel.

    Me kalimin e kohes, kjo shtres formohet vetvetiu ndersa ne anen tjeter, ka qenë shtresa tjeter ku jan rritur ne familje modeste dhe me kushte normale apo me te vogela.

    Ne ketë kohe qe po i permendi me lart, fjala kuller nuk ka existuar por kundershtaret e ketyre "kullerave" i emërojn me nje emer cinik dhe fillojn ti quajn "zgradali" ne gjuhën Serbo-Croate qe ne Shqip do te thote nje person qe jeton ne banesë(nese nuk gaboj ne Shqiperi e quajn Pallatë) dhe me vonë "cipiripi" emer ky i çokollates, prap nje term qe i ka indentifikuar ata qe jan rritur me çokollata, femije te funksionareve dhe kan pasur mundesi financiare te blejn çokollata.

    Ky term "zgradali" fillimisht ishte cinik dhe jo i mire per ata "kullerat" mirepo me kohe ata filluan te pranojn si nje lloje identiteti dhe ndryshe nga te tjeret.

    Gjate fillimit te perdorimit te termit "zgradali" kullerat ne reagim te ketij termi per ta, filluan ti nencmojn te gjitha ata qe i quanin zgradali dhe ne kunderpergjigje ata filluan ti quajn katunarë te gjithe ata qe i quanin "kullerat zgradali".

    Dhe ketu filloj kjo ndarje ne klasa dhe identiteti ne mes ketyre shtresave dhe per cdo dite veq forcohej dhe kjo ndarje zgjerohej edhe me shumë.
    Mund te shkruaj me dite te tëra per kete fenomen, kete ndarje, por do te shkurtoj dhe do te vij te fillimi i viteve 90-ta.

    Me fillimin e viteve te 90-ta dhe mbas okupimit institucional nga Serbia, te gjithe ne Kosove kishim te njejtin problem dhe ne nje menyre te gjithe u bashkuam. Prinderit e ketyre kullerava më nuk ishin funksionar te lart, sepse te gjithe ishin larguar nga funksionet e tyre. Te njejten kohe shtresa tjeter apo "katunaret", si i quanin kullerat, ishin larguar nga Kosova dhe u largonin per cdo dite neper shtetet e Evropes.

    Keta " Katunar" nga evropa dergonin veshbathje dhe te holla familjes tyre, familja e tyre, gjegjesishte te rrinjet e ketyre familjeve kishin rroba te mira dhe te holla derguar nga vellai apo motra nga diaspora. Me keto veshmbathje nga Evropa dhe te hollat ne xhep sa te duash, keta "Katunar" i kaluan kullerat te cilet prindet e tyre tani qe mbi 2-3 vite ishin pa pune dhe te ardhura. Me kete ndryshim, neper kaffe bars ishin te gjithe njejte, kullerat dhe "katunaret" dhe fjalen e fundit e kishin ata qe kishin te holla ne xhep.

    Ne kete period, 92-99 "katunaret" mbizoteronin si me veshbathje si neper kaffe bars(sepse kishin para) vetura etj.

    Me mbarimin e luftes dhe me ardhjen e UNMIK-ut dhe Nato ne Kosove kullerat te cilet per dallim nga te tjeret ata zotëronin gjuhen Angleze dhe gjuhe tjera te huaja me mire. Kjo per faktin qe e tregova me lart, dalja me shpesh ne evrope, shkollimi ne evrope, ndegjimi i muzikes se huaj etj.

    Me punesimin e tyre me nderkombetaret, dhe me shpernguljen e shume "katunareve" ne Prishtinë, sidomos nga fshataret,kullerat prap filluan te gjejn menyren e tyre te dallohen nga keta "katunaret"

    Perveq "dallimeve" qe keta i kishin me heret, tani keta u dallonin sepse punonin ne organizata te huaja dhe kjo i bente prap ndryshe me te tjeret dhe ketu prap filloj kjo ndarje, lokalizem dhe ketu filloj ai identiteti i kullerave(lexo klasave).

    Se cka do te thotë fjala cooler-kuller te gjithe ata qe e dijn gjuhen Angleze e dijn. Gjithashtu fjala Cool-Kull e dijm cka dmth dhe fjala Cool-Kull ne gjuhen Angleze referohet per dicka mire, bukur etj.

    Psh.
    Mire po dukesh - You look Cool
    Filmi ishte i mire - the movie was cool
    Koncerti ishte shume i mire- The concert was very cool
    Muzika e tij eshte e mire - His music is cool
    Me fjale tjera fjala Cool-Kull perdoret ne shume menyra dhe kur don te pershkruash dicka mire.

    Pse e kan zgjedhur fjalen Cooler e jo Cool, kete ende nuk e dij por te vetmen pergjigje qe kam mundur te gjej ne kete fenomen eshte se ose:
    a):Ndonje "katunar" nuk e ka ditur mire gjuhen Angleze dhe dallimin ne mes Cool dhe Cooler dhe per ti cenuar sikur qe ka ndodhe me fjalen zgradali, kan filluar ti identiifkojn te njejten shtrese me kete emer

    b):Vet kjo shtresë e "kullerave" duke e ditur mire fjalen Cool, nga kjo fjale e kan shtuar edhe ER dhe e kan krijuar nje identitet dhe e kan "shqiptarizu" fjalen cool ne cooler-kulller.

    Cka eshte per te qeshur, tani edhe ata qe jan shperngulur ne Prishtine dhe qytete tjera nga fshatrat e viset e tjera te Kosoves per tu dukur se jan integruar ne qytet, dhe se edhe ata jan qytetar,tani edhe ata e quajn veten kullera.

    Kjo, mesiguri veteraneve te kullerava nuk do ti pelqej dhe shume shpejt ata do te gjejn nje term tjeter te indentifikimit ne menyre qe te dallohen nga keta "kullerat-katunare" qe kan ardhur ne qytet keto 17 vitet e fundit. Sepse tani edhe ata qe jetojn ne fshat po e perdorin fjalen kuller per vetveten dhe kjo ne sy te veteraneve te Kullerave nuk po behet dallimi i drejte.

    Fatkeqsishte keso ndarje ka dhe do te existojn gjithenje, jo vetem ne Prishtine e Kosove por gjithekund ne botë, perveq se ne evrope dhe gjetiu keto dallime ndahen ne klasa apo ne femije te pasurve dhe te varferve(rich kids and poor)
    Edhe ne Shqiptaret nuk jemi ndryshe nga te tjeret.

    Me nderime
    Flag, Londer
    Ndryshuar për herë të fundit nga flag : 26-08-2007 më 22:19

  2. #32
    ...beyond Maska e Alienated
    Anëtarësuar
    19-09-2005
    Vendndodhja
    Cassiopeia Constellation
    Postime
    3,139
    Kohe me pare kam lexuar nje artikull ne nje reviste (qe s'me kujtohet se cila ka qene) mbi te ashtu quajturin KULLERIZEM ne Kosove.

    Pak a shume, ato qe thote Davius ishin te perfshira ne ate artikull.

    Per me teper, Kullerizmi si dukuri eshte paraqitur me heret ne Angli nga te rinjte te cilet nuk jane kujdesur shume per pamjen e tyre te jashtme.

    Ata jane veshur ashtu si kane patur qejf (ne ate moment), s'kane ndenjur me ore te tera para pasqyres per t'u rregulluar por me floke te zhgarravitura, me fytyre te palare fare, me rrobe te pahekurosura, pa komplekse fare kane frekuentuar rruget e qytetit per te bere piken e qejfit per qejfin personal.


    Kullerat ne Kosove (ata qe vetequhen te tille), kalojne gjysmen e dites duke u hekurosur e duke ndenjur para dollapit te rrobeve per te zgjedhur cfare te veshin, nje pjese te madhe te kohes humbasin para pasqyrave per te rregulluar floket ne ato menyra qe vetem ata dijne, heqin vetullat, bejne dhe makiazh, etj. Me nje fjale, kullerizmi ne Kosove me duket se eshte me shume nje imitim i seksit te bukur se sa kuptimit origjinal te fenomentit kullerizem.

    S'jane kullera ata imituesit ne Kosove. Jane me shume si pune pede*rastesh.
    Koha është e maskarenjëve
    Por atdheu i Shqiptarëve

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    Per mendimin tim ne Kosove kullerizmi eshte keqkuptuar nga rinia kosovare. Ne Kosove kuller eshte ai qe merr droge femrat qe japin veten shume lire dmth eshte degjenerim asgje me shume.
    Nese del ne Prishtine neper klube te nates i shihni te rinjet kosovar qe marrin droge dhe thone kjo eshte kull bre njeri ... femrat pa pike karakteri dhe thone kjo eshte kull o njerriiii ncncncncnc o zot une vetem qeshem me ta edhe njekohesisht me vie keq per ta ... sepse nese shikon ne anen tjeter nuk din me mendue truni iu punon gabiomisht. Cool do te thote njeri i qete nese keni pasur rastin te rrini me amerikanet fjalen cool e perdorin kur dicka shkon mire dhe pa pengesa dmth per mrekulli... keta shypecat kosovaret me droga e imoralitet na i qujkan kullera veten o zot o zot. ncncncncnc e po cfar tripave kullerat kane... papapa dola ne nje klub nate me disa shoqe para nje jave po vjen ni majmun mangup mashkull po don me puth hup more ia bona, e ai tipi ma kthej tha ti skoke kull bre e shkojke u dreqinvke ish kane i pim a kish ngre pak droge pooo.. por sme itneresoj por vetem e mora si example me tregu kullerat kosovar.... shume jane qesharak aaa
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Kristiano
    Anëtarësuar
    15-01-2007
    Vendndodhja
    Lezhe
    Postime
    476
    Mallkuar qofte ai qe e shpiku

  5. #35
    i/e regjistruar Maska e Auroraa
    Anëtarësuar
    02-07-2007
    Vendndodhja
    KOSOVA dhe USA
    Postime
    399
    te marret ne Kosove jane kullera kishe .. hahahhahaha... e real cool man is a very educated man u ppl
    Always do right - this will gratify some and astonish the rest.

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e Dar_di
    Anëtarësuar
    16-08-2008
    Vendndodhja
    Dardani e lashtë (Oeneum), aty ku ajri i freskët më bën të ndihem i relaksuar.
    Postime
    1,968
    Zakonisht janë adoleshenetë ata që përdorin termin nga gjuha angleze cool (i freskët, i qetë), ku më denedur e hasim tek prishtinasit, por edhe tek adoleshentët e qyteve tjera. Ndonjëherë, si pasojë e paditurisë, ky term ngatërrohet duke gjykuar në dukejn (veshjen) e të rinjëve adoleshentë.

    Përzierje babrarizmash, si pasojë globalizimi apo kozmopolitizmi.
    "Fet` e besëtë t`i kemi, po të ndarë të mos jemi." Naim Frashëri

Faqja 4 prej 4 FillimFillim ... 234

Tema të Ngjashme

  1. Cfare mendoni per Hitlerin dhe "Mein Kampf"
    Nga wittstar në forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Përgjigje: 105
    Postimi i Fundit: 06-02-2011, 20:15
  2. A mendoni të ktheheni në Shqipëri ?
    Nga Arbushi në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 189
    Postimi i Fundit: 10-01-2011, 07:06
  3. Cfare mendoni për lakuriqësinë e femrave shqiptare?
    Nga vesaaa në forumin Votime dhe sondazhe
    Përgjigje: 454
    Postimi i Fundit: 05-12-2010, 16:02
  4. Pyetesor: Si mendoni...?
    Nga gea_07 në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-03-2007, 18:47
  5. Si mendoni...?
    Nga PRI-LTN në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2007, 16:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •